Koha.net: “Urrejtja dhe dhuna në internet - kush e mban përgjegjësinë?” plus 29 more |
- Urrejtja dhe dhuna në internet - kush e mban përgjegjësinë?
- Dhunë në futbollin kosovar, “Plisat” sulmojnë zyrtarët e Trepçës
- Nora Gjakova e Distria Krasniqi kthehen triumfale në Kosovë
- Higuain i jep pikët e plota Juves
- Barcelona dështon të shfrytëzojë gabimin e Realit
- Historia e piktores turke dhe një portret për Mbretin Zog
- Jeta dhe veprimtaria e Alidemës si dëshmi e historisë shqiptare
- Xhudistja Flaka Loxha merr të bronztën në Kupën Evropiane për Juniorë
- Kololli shënon gol të bukur ndaj Thunit
- Mali i Zi i interesuar që të gjejë një zgjidhje për demarkacionin
- Pepe thyen brinjët ndaj Atleticos
- Samsungu do të ndalë prodhimin e fotoaparateve digjitale
- Synimi i NPB-së për 2017: Renovimi dhe mirëmbajtja e 100 hyrjeve
- Irani: Vetëm terroristët i gëzohen sulmit amerikan në Siri
- Fitore e ngushtë e KB Trepçës ndaj Rahovecit
- Shkon në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Poloni
- Rashica asiston në fitoren ndaj Heerenveenit
- Hamilton niset i pari në Shanghai
- Bayerni “shkel” Dortmundin
- Chelsea vazhdon me formën e lartë
- Dr. Selajdin Boshnjaku flet për deformimet e shputave të këmbëve te fëmijët
- “Politika e rrenës” dhe qasja manipulative e presidentit Thaçi
- Tahiri takon Nishanin në Stamboll
- “Politika e Rrenës”, kryetemë në “E diela me Koha Ditore”
- Mustafa: Po i paguajmë skandalet e së kaluarës
- Tregu ditor i fermerëve të Suharekës vazhdon të mbetet i zbrazët
- Gjobitet me 5 mijë euro Komuna e Dragashit – s’e ka zbatuar projektin e ujësjellësit
- QKUK-ja humb kontratën prej 600 mijë eurosh
- Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’janë ata që bëjnë spastrim etnik
- “Thirrjet e Nënave” e cilësojnë të vonuar padinë për gjenocid ndaj Serbisë
| Urrejtja dhe dhuna në internet - kush e mban përgjegjësinë? Posted: 08 Apr 2017 02:40 PM PDT Mendimet janë të lira. Kjo vlen edhe për shprehjen e mendimit dhe ndjenjave. Por mund të dënohet përhapja e tyre, sepse gjuha - e shkruar apo e folur - është një veprim që arrin efekte të caktuara. Ndaj sanksionohet me ligj. Se kur janë thirrjet për dhunë dhe ofendimet personale të dënueshme - këtë duhet ta vendosin gjykatësit. Por kush duhet të dënohet për përhapjen e tyre? Personi që i ka përhapur, si dhe ai që ka ndihmuar në përhapjen e gjërave të tilla, thuhet në ligjet gjermane,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dhunë në futbollin kosovar, “Plisat” sulmojnë zyrtarët e Trepçës Posted: 08 Apr 2017 02:03 PM PDT Ka qenë një javë e vështirë për futbollin e Kosovës. Një ndeshje do të hetohet për “kurdisje”, transmeton KTV. Një gjyqtar dhe një trajner i Superligës dyshohen për manipulime dhe të shtunën në Obiliq, shpërtheu dhuna. Kurse në fitoren e Prishtinës ndaj Trepçës, “Plisat” sulmuan disa zyrtarë të Trepçës, në përleshjen pas përfundimit të ndeshjes. Pamjet janë të huazuara nga Tribuna Channel. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nora Gjakova e Distria Krasniqi kthehen triumfale në Kosovë Posted: 08 Apr 2017 01:56 PM PDT Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kanë arritur t’i sjellin Kosovës tjetër sukses nga arena ndërkombëtare. Gjakova e Krasniqi në Grand-Prixi që u mbajt në Antalya të Turqisë, rrëmbyen medaljet e arta, transmeton KTV. Pas suksesit të arritur, xhudistet kosovare kanë arritur të shtunën në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës. Ato kanë për KTV-në kanë folur për suksesin që patën në Turqi. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Higuain i jep pikët e plota Juves Posted: 08 Apr 2017 01:46 PM PDT Juventusi ka shënuar fitore prej 2 me 0 ndaj Chievos. Dhe ishte pikërisht sulmuesi Gonzalo Higuain ai që shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar të dy golat e fitores, raporton Koha.net. Ai shënoi në minutat 23 dhe 84. Juve, që është në lider, tani ka 77 pikë pas 31 xhirove në Serie A. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Barcelona dështon të shfrytëzojë gabimin e Realit Posted: 08 Apr 2017 01:42 PM PDT Barcelona është mposhtur në udhëtim te Malaga. Katalunasit u mposhtën me rezultat 2 me 0, ndeshje në të cilën u përjashtua ylli i saj Neymar, transmeton Koha.net. Ramirez dhe Jony i dhanë pikët e plota Malagas. Barcelona nuk e shfrytëzoi barazimin e Realit me Atleticon, dhe pas këtij rezultati vazhdon të jetë në vendin e dytë me 69 pikë, tre më pak se Reali që është lider. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Historia e piktores turke dhe një portret për Mbretin Zog Posted: 08 Apr 2017 01:49 PM PDT Pak vjet para se të fillonte Lufta e Parë Botërore, ajo do të vinte në jetë. Më 1905, Stambolli ishte qyteti i parë ku ajo u njoh me këtë botë. Edhe pse në një kohë aspak të qetë për njerëzimin, në mes të plumbave dhe gjakut, ajo do të mendonte për artin. Hale Asaf, artistja e madhe turke, e cila që e vogël do të njihej me artet e bukura, falë tezes së saj të famshme, Mihri Myshhik Hanëm, piktore e famshme, profesoreshë e parë e arteve të bukura në Perandorinë Osmane,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Jeta dhe veprimtaria e Alidemës si dëshmi e historisë shqiptare Posted: 08 Apr 2017 01:31 PM PDT Libri i prof. dr. Hysen Matoshit “Mr. Halil Alidema - Jeta dhe veprimtaria” është një studim monografik që u kushtohet sakrificave dhe përpjekjeve të pandalura të intelektualit atdhetar, Halil Alidema, në rrugëtimin e tij për jetësimin e lirisë dhe të drejtave të plota të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Autori i librit që në fillim thekson se subjekti studimor i tij, Halil Alidema, që si fëmijë kishte parë pasojat e drejtpërdrejta të pushtimit të huaj. Pra, siç edhe thotë studiuesi prof....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Xhudistja Flaka Loxha merr të bronztën në Kupën Evropiane për Juniorë Posted: 08 Apr 2017 01:26 PM PDT Edhe një xhudiste kosovare sot ka rrëmbyer medalje në garat ndërkombëtare. Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Juniorë të zhvilluar në Lignano të Italisë, transmeton Koha.net. Lajmin e bën të ditur Federata kosovare e xhudos përmes faqes së saj në Facebook. “Në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë, Flaka Loxha (57kg) u stolis sot me medalje të bronztë, me katër fitore dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kololli shënon gol të bukur ndaj Thunit Posted: 08 Apr 2017 01:15 PM PDT Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Benjamin Kololli ka shënuar një gol të bukur në fitoren e thellë të Lausannes ndaj Thunit. Kololli shënoi golin e dytë në fitoren prej 2 me 4 të ekipit të tij, transmeton Koha.net. Ai shënoi me një solo aksion të bukur, kurse në zonën e rreptësisë plasoi një goditje të fuqishme në këndin e portës së kundërshtarit. Benjamin Kololli Goal HD - Thun 1 - 2 Lausanne... by enteritament ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mali i Zi i interesuar që të gjejë një zgjidhje për demarkacionin Posted: 08 Apr 2017 12:56 PM PDT Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën. Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet, raporton VOA. Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pepe thyen brinjët ndaj Atleticos Posted: 08 Apr 2017 12:53 PM PDT Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi i saj, Pepe, që shënoi në barazimin 1-1 ndaj Atleticos, ka thyer dy brinjë. Pas testeve të bëra, Reali ka konfirmuar se Pepe ka thyer brinjët e shtatë dhe tetë në anën e majtë, transmeton Koha.net. “Pas ekzaminimeve të bëra sot në spitalin universitar Sanitas La Moraleja, është diagnostifikuar se ai ka thyer brinjët e shtatë dhe tetë në anën e majtë”, thuhet në një deklaratë të klubit madrilen. Ky lëndim i Pepes i sjell kokëarje...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Samsungu do të ndalë prodhimin e fotoaparateve digjitale Posted: 08 Apr 2017 12:41 PM PDT Para dy vitesh ka pasur raportime se Samsung planifikon të mbyllë departamentin e vet për prodhimin e kamerave digjitale. Po sipas këtyre raportimeve sugjerohej se kompania jugkoreane mendon për largim nga afarizmi me fotoaparate. Kompania më vonë demantoi se do të braktisë tregun, por The Investor thotë ndryshe. Në raport citohet një zyrtar i Samsung-ut që deshi të mbetej anonim. “Nuk do të prodhojmë më dhe as të shesim fotoaparate digjitale. Megjithatë, do të krijojmë prodhimin e ri të kësaj kategorie në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Synimi i NPB-së për 2017: Renovimi dhe mirëmbajtja e 100 hyrjeve Posted: 08 Apr 2017 12:18 PM PDT Përmirësimi i gjendjes në hyrjet e ndërtesave në bashkëpronësi është mision i nisur së fundmi nga Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës. Rezultatet e para veç janë shfaqur në njërën prej hyrjeve të para që i është nënshtruar renovimit. Pakoja e re e shërbimeve përfshin pastrimin dhe lirimin e hapësirës, e më pas renovimin e saj, duke bërë ndryshime që nga dyert, interfonët, ndriçimi e gjëra të tjera përcjellëse deri te...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Irani: Vetëm terroristët i gëzohen sulmit amerikan në Siri Posted: 08 Apr 2017 12:13 PM PDT Presidenti iranian Hassan Rouhani ka deklaruar se vetëm terroristët po festojnë për sulmin amerikan ndaj bazës siriane. Komentet e tij janë në të njëjtën linjë me ato të Rusisë, që njësoj si Irani është aleate e Sirisë. Të paktën 6 persona raportohet të kenë mbetur të vrarë në sulmin me raketa “Tomahowk” në orët e para të së premtes, ndaj bazës ajrore siriane. Në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror, Rouhani tha: “Personi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fitore e ngushtë e KB Trepçës ndaj Rahovecit Posted: 08 Apr 2017 12:12 PM PDT KB Trepça ka fituar në udhëtim te Rahoveci me mjaft vështirësi, transmeton Koha.net. Mitrovicasit arritën të fitojnë vetëm me dy pikë epërsi ndaj Rahovecit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. 76-78 ishte rezultat përfundimtar i këtij takimi. Montreal Scott ishte më i miri në radhët e Trepçës duke shënuar 24 pikë, kurse u ndihmua nga Samir Zekiqi që shënoi 22 pikë. Kurse për Rahovecin më i miri në parket ishte Ronald Farmer-Blanchard, që shënoi 19...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shkon në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Poloni Posted: 08 Apr 2017 12:10 PM PDT Është rritur në pesë numri i personave që kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese që ka ndodhur sot në mëngjes në jugperëndim të Polonisë. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy fëmijë, ndërsa një ende është i zhdukur, kurse katër persona janë lënduar. Fillimisht ishte raportuar për dy persona të vdekur dhe katër të lënduar, ndërsa nuk dihej për fatin e 11 personave, që besohej se ndodheshin në ndërtesë në momentin e shembjes së...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rashica asiston në fitoren ndaj Heerenveenit Posted: 08 Apr 2017 11:55 AM PDT Vitesse ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Heerenveenit. Vendasit fituan me rezultat 4 me 2, ndërsa me një asistim në këtë përballje ndihmoi edhe përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica, raporton Koha.net. Rashica asistoi për Van Wolfswinkel, i cili shënoi hat-trick, në golin e tij të minutës së 75. Në bankën rezervë për Heerenveenin ishte edhe Arbër Zeneli. Ricky van Wolfswinkel GOAL - Vitesse 4... by billiemccarroll ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hamilton niset i pari në Shanghai Posted: 08 Apr 2017 11:48 AM PDT Lewis Hamilton nuk ka të ndalur dhe e fiton pozitën e parë në provat kualifikuese në Kinë, duke e përfunduar garën me paraqitje të jashtëzakonshme, në kohë rekord. Britaniku e siguroi pole-position, të dytin këtë sezon dhe të 63 në karrierë, ndërsa në këtë garë e la pas gjermanin Sebastian Vettel me Ferrarin e tij. Do të jetë një fundjavë tejet interesante në Formula 1, pasi Ferrari kërkon që ta zbresë nga froni Mercedesin, edhe pse në dy sesionet e para Ferrari fillimisht me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 08 Apr 2017 11:30 AM PDT Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë prej 4-1, sot ndaj Dortmundit Ribery shënoi golin e parë në minutën e 4, kurse pas gjashtë minutave epërsinë e dyfishoi Lewandowski, raporton Koha.net. Dortmundi ngushtoi epërsinë në minutën e 20 përmes Guerreiros. Dhe në pjesën e dytë Robben e Lewandowski shënuan për rezultatin pëërfundimtar, 4-1. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Chelsea vazhdon me formën e lartë Posted: 08 Apr 2017 11:25 AM PDT Chelsea po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit të Premier Ligës pasi sot fitoi ndaj Bournemouthit me rezultat 1-3, transmeton Koha.net. Smith i dha epërsinë Chelseat, duke shënuar autogol në minutën e 17, kurse pas tre minutave Hazard e dyfishoi epërsinë. King ngushtoi epërsinë në minutën e 42. Në pjesën e dytë mesfushori Alonso shënoi golin e tretë për Chelsean në minutën e 68, që doli të ishte edhe i fundit në këtë ndeshje. Chelsea tani është në krye të tabelës me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dr. Selajdin Boshnjaku flet për deformimet e shputave të këmbëve te fëmijët Posted: 08 Apr 2017 10:59 AM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Politika e rrenës” dhe qasja manipulative e presidentit Thaçi Posted: 08 Apr 2017 02:06 PM PDT “Politika e rrenës” është kryetemë e së dielës në Koha Ditore. Në shkrimin kryesor mund të lexoni për qasjen manipulative të presidentit Hashim Thaçi, dhe nismat e tij mashtruese, që nga ushtria, reforma zgjedhore, dekriminalizimi i skenës politike e deri te formimi i Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin. Për temën e së dielës vjen komenti “Çka duhet bërë nëse presidenti është një gënjeshtar?” Në “intervistë” gazetari dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tahiri takon Nishanin në Stamboll Posted: 08 Apr 2017 10:52 AM PDT Ministrja për Dialog, Edita Tahiri u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në të dyja shtetet si dhe rritjen e bashkëpunimit në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për integrimet euroatlantike. Në këtë takim, që u zhvillua në Stamboll me rastin e pjesëmarrjes në Samitin Ekonomik Euroaziatik, Tahiri vlerësoi lartë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e shtetit të Kosovës, rritjen e njohjeve si dhe përshpejtimin e integrimit të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Politika e Rrenës”, kryetemë në “E diela me Koha Ditore” Posted: 08 Apr 2017 10:50 AM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa: Po i paguajmë skandalet e së kaluarës Posted: 08 Apr 2017 10:49 AM PDT Dega e Lidhja Demokratike të Kosovës në Shtime ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit. Në manifestimin e organizuar me këtë rast, ku ishin prezent qytetarë dhe aktivistë të shumtë të LDK-së, të pranishmit i përshëndeti kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Akademik Isa Mustafa dhe kryetari i Degës, Selim Shabani. Mustafa, pasi falënderoi shtimjanët për mbështetjen e tyre ndaj LDK-së, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që Komuna e Shtimes të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tregu ditor i fermerëve të Suharekës vazhdon të mbetet i zbrazët Posted: 08 Apr 2017 01:23 PM PDT Që nga viti 2015, kur u përurua, tregu ditor i fermerëve në Suharekë ende nuk është bërë funksional. I destinuar për fermerët e kësaj komune që t’i shesin produktet e tyre, tregu vazhdon të mbetet i zbrazët, pavarësisht se është ndërtuar me standarde evropiane, raporton KTV. Të frikësuar nga konkurrenca, fermerët zgjedhin që produktet e tyre t’i shesin në rrugë, e jo brenda objektit të tregut. Drejtori i Bujqësisë në komunën e Suharekës, Xhemajl Kabashaj, thotë se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjobitet me 5 mijë euro Komuna e Dragashit – s’e ka zbatuar projektin e ujësjellësit Posted: 08 Apr 2017 12:18 PM PDT Me 5 mijë euro, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjobitur Komunën e Dragashit për shkak se nuk ka zbatuar vendimet dhe urdhëresën e këtij organi lidhur me ndërtimin e ujësjellësit. Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se zyrtarët komunalë në këtë projekt të prokurimit kanë shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, rregullat e tij dhe i janë shmangur përmbarimit të vendimeve të nxjerra nga OSHP-ja, raporton KTV. Por Kryetari i kësaj Komune, Salim Jonuzi thotë se dyshon në vendimin e OSHP-së. Sipas Jonuzit,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| QKUK-ja humb kontratën prej 600 mijë eurosh Posted: 08 Apr 2017 10:16 AM PDT Mungesa e fondeve ka lënë pa nënshkruar një kontratë rreth 600 mijë euroshe QKUK-në pavarësisht se për këtë ishte obliguar nga OSHP-ja. Kjo e fundit kishte kërkuar nga ky institucion që tenderin për servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore radiologjike- ritender, ta rivlerësoj, raporton KTV. Por, në këtë institucion thonë ta kenë kryer edhe këtë procedurë, por që për shkak se nuk kanë mjete nuk e kanë nënshkruar kontratën dhe tash pas ankesës së operatorit,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’janë ata që bëjnë spastrim etnik Posted: 08 Apr 2017 10:14 AM PDT Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Punës së Serbisë, Aleksandar Vulin. Vulin ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj kërcënimeve të Daut Haradinajt, për “spastrim të Kosovës nga Serbët”. Ndërkaq, Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë ruajtur kishat me shekuj të tërë, ndërsa ka thënë se po të ishte në dorën e Vulinit dhe shefave të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Thirrjet e Nënave” e cilësojnë të vonuar padinë për gjenocid ndaj Serbisë Posted: 08 Apr 2017 11:12 AM PDT 15 mijë persona të vrarë, në mesin e tyre fëmijë e pleq, 800 mijë të dëbuar e 5 mijë të zhdukur, infrastruktura tërësisht e shkatërruar, përfshirë edhe monumentet historike e kulturore. Ky është pak a shumë bilanci i krimeve të kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë, pa llogaritur vitet e persekutimit, dëbimeve masive nga puna dhe vjedhjen e fondit të pensioneve. Por është dashur të kalojnë 18 vjet, që liderët institucionalë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





