Mesazhi.com: “Historianët: Sulmi ndaj xhamisë në Novobërdë, sulm ndaj tolerancës fetare” plus 9 more

Mesazhi.com: “Historianët: Sulmi ndaj xhamisë në Novobërdë, sulm ndaj tolerancës fetare” plus 9 more


Historianët: Sulmi ndaj xhamisë në Novobërdë, sulm ndaj tolerancës fetare

Posted: 15 Apr 2017 01:42 PM PDT

Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" ka dënuar sulmin e sotëm në një xhami në Novobërdë nga një serb.

Sipas historianëve, ky sulm është ndaj vlerave të tolerancës fetare që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës.

Ky është reagimi i plotë:

Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, dënon ashpër sulmin ndaj objektit të Xhamisë në Novobërdë që është bërë sot në orët e pasdites.

Ky sulem në këtë ditë të festës për besimtare kristian ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës. Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe respektit të ndërsjellët ndër komunitetet e ndryshme fetare në Kosovë.

I bëjmë thirrje të gjitha subjektet fetare që të kontribuojnë në ruajtjen e tolerancës nder fetare në Kosovë sepse kjo është vlerë e rralla e popullit tonë e posaçërisht e shqiptarëve të Kosovës.

Po ashtu ky sulm nga një qytetare serb ndaj objektit të xhamisë është edhe një dëshmi për të prishur bashkëjetese e komuniteteve fetare në Kosovë. Sulmet e tilla duhet të jetë të lokalizuara dhe të dënuara nga gjithë akteret e shoqërisë sonë.

I bëjmë thirrje edhe përfaqësuese serb si ata fetare dhe politik që të dënojnë këtë akte sepse po të ndodhte ndonjë sulm ndaj objekte sakrale serbe atëherë kishte reaguar edhe KS i OKB-së.

The post Historianët: Sulmi ndaj xhamisë në Novobërdë, sulm ndaj tolerancës fetare appeared first on Mesazhi.com.

Promovohet Libri Për Prefektët Dhe Nënprefektët E Tiranës

Posted: 15 Apr 2017 12:10 PM PDT

Është zhvilluar në Tiranë, ceremonia e promovimit të librit me titull "Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj, 1912-2017, botim ky i mbështetur nga Fondacioni "Alternativa e së Ardhmes" (ALSAR), raporton Anadolu Agency (AA)

Në këtë aktivitet merrnin pjesë ministrja Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, kryetari i ALSAR-it, Mehdi Gurra, ish-prefektë, familjarë të tyre dhe shumë të ftuar.
Kryetari i fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, në fjalën e tij ka shpalosur disa informacione mbi veprimtarinë e fondacionit që ai drejton duke thënë se ky është botimi i tyre i 103-të.
Gurra nuk ka lënë pa përmendur edhe donatorët e organizatës që ai drejton duke veçuar ato nga Turqia të cilët sipas tij janë shtylla e punës së këtij fondacioni.
Ndërkohë një fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet ka mbajtur edhe ministrja Kodheli, e cila ka ushtruar detyrën si prefekte e Tiranës nga 7 janar 2005- 21 maj 2005.
Duke thënë se edhe pse nuk i përket familjeve tradicionale tiranase, ajo është bijë e këtij qyteti, Kodheli u shpreh se "Tirana nuk mund të jetë dhe nuk mund të ishte vetëm i autoktonëve pasi në të kanë jetuar qytetarë nga të gjitha trevat. Është qarku më i larmishëm."
Kodheli në vijim ka falënderuar organizatorët, ndërsa botimin e ka konsideruar si një pjesë e rëndësishme e historisë së Prefekturës së Tiranës.
Në këtë ceremoni ka mbajtur një fjalë përshëndetëse edhe prefekti aktual i Tiranës, Sadi Vorpsi. "Përmes këtij botimi ne nuk shtojmë thjesht një libër në bibliotekë, por nderojmë figurat e këtij institucioni. Një libër i tillë është pasuri dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, tha Vorpsi.
Pas ceremonisë fondacioni ALSAR ka shpërndarë edhe librin e promovuar gjatë këtij aktiviteti.
Libri përmban informacione rreth historikut të Tiranës, formimit të qytetit, si dhe një katalog mbi të gjithë emrat e prefektëve nënprefektëve të cilët kanë kryer detyrën në drejtimin e Tiranës. Libri pasqyron shkurtimisht biografinë e 19 nënprefektëve dhe 24 prefektëve të Tiranës.
Ndërkohë fondacioni ALSAR ka zhvilluar dhe më parë projekte të ngjashme ku në fokus kanë qenë drejtuesit e Bashkisë së Tiranës. Në botimin e titulluar "Kryetarët e Tiranës", me autor Valter Gjoni, pasqyrohet biografia dhe aktiviteti i kryetarëve të Bashkisë së Tiranës ndër vite.
Huazuar nga AA – Shqip

The post Promovohet Libri Për Prefektët Dhe Nënprefektët E Tiranës appeared first on Mesazhi.com.

Kështu serbi “terrorist” e demoloi xhaminë në Llabjan

Posted: 15 Apr 2017 10:31 AM PDT

Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, një serb ka sulmuar dhe demoluar xhaminë e fshatit, shkollën, ambulancën dhe disa shtëpi private njofton Klan Kosova.

Por dëmet më të mëdha kanë ndodhur në xhami.

Imami i fshatit, Nazmi Gashi, në një prononcim për Klan Kosovën, ka deklaruar se sulmuesi ka thyer inventarin e xhamisë me një mjet të fortë – pa mundur ta përcaktojë atë.

"Te gjitha gjërat në xhami janë dëmtuar; ka ndodhur demolim i brendshëm. Gjithçka është dëmtuar, aparatet e rrymës, pjesa e brendshme, zhveshtorja etj. Sulmi është bërë nga një mjet i fortë", ka thënë imami.

Gashi tregoi se, fatmirësisht, më momentin kur është kryer sulmi nuk ka pasur persona në xhami, ndaj nuk është lënduar askush.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar për Klan Kosovën se agresori është arrestuar.

Në konfirmimin e policisë për Klanin, nuk janë bërë të ditura motivet e këtij sulmi.

faegefgasef

fxgbfgh

faefafa

The post Kështu serbi “terrorist” e demoloi xhaminë në Llabjan appeared first on Mesazhi.com.

Në Ditën e Pashkëve policia ruan kishat, ndërsa sulmohet një xhami

Posted: 15 Apr 2017 10:01 AM PDT

Në ditën e Pashkëve Policia është parë teksa ruan kishat, me arsyetimin se mund të ndodhë ndonjë sulm.

Mesazhi.com ka siguruar foto teksa shihet një polic duke ruajtur Kishën Ortodokse në Kampusin e UP-së.

Por ka ndodhur e kundërta. Një xhami në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës është dëmtuar sot pasdite. Xhamia është dëmtuar brenda dhe jashtë saj.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit serb, shtetas i Kosovës.

"Në orët e pasdrekës Policia e Kosovës është njoftuar për dëmtim pronë në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës. Njësitet patrolluese kanë dalë me urgjencë dhe nga hetimet e para është parë që në xhaminë e fshatit ka disa dëme në brendi të xhamisë, janë thy disa orendi aty brenda, është thy jashtë një matës i rrymës. Policia e Koosvës pas një kohe të shkurtër ka arritur ta identifikojë një person të nacionalitetit serb, i moshës madhore shtetas i Kosovës, i cili për momentin është duke u intervistuar në lokalet tona të stacionit policor në Novobërdë", ka thënë ai.

Hashani ka sqaruar se serbi edhe më herët është përfshirë në rastë të njëjta për dëmtim prone.

"I njëjti besohet se është i involuar në raste të njëjta për dëmtim pronë, në një shkollë në Llabjan, së paku dy-tri shtëpi, të gjitha këto dyshohet se lidhen me këtë person", ka shtuar ai.

Kujtojmë se sot po shënohet Dita e Pashkëve, por nuk dihet nëse ky sulm lidhet me këtë festë.

The post Në Ditën e Pashkëve policia ruan kishat, ndërsa sulmohet një xhami appeared first on Mesazhi.com.

Koreja e Veriut shfaq muskujt, prezanton arsenalin

Posted: 15 Apr 2017 04:27 AM PDT

Koreja e Veriut parlajmëroi SHBA të mos ndërmarre akte provokuese në rajon, pasi në të kundërt do t’i përgjigjej me sulme bërthamore.

Komentet vijnë ndërsa shteti komunist shënon 105 -vjetorin e lindjes së themeluesit të tij Kim Il Sung…Një paradë madhështore u mbajt në zemër të Phenianit, gjatë së cilës regjimi prezantoi arsenalin e fundit.

Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror treguan ushtarët teksa marshonin  së bashku me tanket në sheshin Kim Il Sung, në praninë e mijëra njerëzve si dhe të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un. Ai ishte i veshur me kostum të zi, e dukej i relaksuar teksa qeshte me bashkëpunëtorët.

Mes arsenalit të prezantuar gjatë asaj që njihet si ‘dita e diellit’ ishin edhe raketat e reja balistike ndërkontinentale. Avionët ushtarakë krijuan numrin 105 në qiell. Për herë të pare u prezantuan edhe raketat balistike Pukkuksong që lëshohen nga nëndetëset.

Shfaqja e muskujve vjen mes tensioneve në rritje, ndërsa një flotë luftëanijesh amerikane i është drejtuar gadishullit korean. ‘Jemi gati t'i përgjigjemi luftës me luftë..sulmeve bërthamore do t'i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, sipas stilit tonë’-ishte komenti i Choe Ryong-hae, që besohet të jetë zyrtari i dytë më i rëndësishëm në Korenë e Veriut.

Mes shqetësimeve se Pheniani po i afrohet gjithmonë e më shumë qëllimit për të prodhuar një arsenal bërthamor, parada e së shtunës ishte një mundësi për udhëheqësin autoritar, që të shfaqte kapacitetet ushtarake.tch

The post Koreja e Veriut shfaq muskujt, prezanton arsenalin appeared first on Mesazhi.com.

PROPAGANDA E STILIT MILLOSHEVIQIAN

Posted: 15 Apr 2017 03:17 AM PDT

Shkruan: Nexhmedin Ademi

Ka disa ditë që në opinionin publik shqiptarë është duke u përmendur rreziku i "ekstremizmit dhe radikalizmit islamik" në Luginë të Preshevës. Në fokus të kësaj fushate tendencioze është konstatimi i pavend se në rritje e sipër është fuqizimi i identitetit fetarë islamik në dëm të identitetit nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse do të ishte ky konstatim i vërtetë, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të vendoseshin para një rreziku real; lënia anash e kërkesave për fuqizimin e të drejtave politike që forcojnë identitetin nacional të shqiptarëve si entitet politik para kauzave tjera, madje të motivuara e të veshura edhe me petkun fetarë. Nuk e shikoj të arsyeshme të merrem me emrat e atyre që qëndrojnë prapa kësaj fushate ndjellakeqe. Është përgjegjësi morale dhe intelektuale të reagohet ndaj këtyre deformimeve që rëndë e dëmtojnë kohezionin politik, kulturorë, e social, të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në të kundërtën një veprim i këtillë kap dimensione shqetësuese, me pasoja shumë të rënda.
Le të jemi të qartë. Të gjithë duhet të mobilizohemi si shoqëri ndaj çdo lloj ekstremizmi apo radikalizmi që rrezikon rendin dhe sigurinë e qytetarit, pa marrë para sysh se me çfarë ngjyre ideologjike ai ekstremizëm apo radikalizëm suportohet për të mbijetuar. Në rend të parë "ekstremizmin dhe radikalizmin islamik", duhet ta denoncojnë vetë myslimanët praktikant dhe institucionet që i përfaqësojnë ata, sepse dëmet dhe pasojat e tij janë duke i bartur pikërisht ata dhe feja e tyre Islame e cila përmes veprimeve të këtilla është duke e zhvendosur fatin e vet nga një kontest kulturorë e social me natyrë paqësore e integruese në një kontest të kundërt, që unisohet me dhunën, terrorin, frikën dhe izolimin. Studimet themeltare sociologjike tregojnë se shfaqja e ekstremizmit dhe dhunës në jetën sociale është e ndikuar nga shume faktorë. Ekstremizmi i dhunshëm nuk ka asnjë justifikim që do të ndërlidhet me racën, etninë, kombësinë apo besimin fetarë. Ai zë vend aty ku ka të kushte të vështira ekonomike, nivel të ulët të programeve arsimore, mungesa e politikave integruese të grupeve të ndryshme sociale në shoqëri, mungesa e ndërtimit të shtetit ligjorë, pabarazia sociale, pamundësia e ofrimit të mundësive të barabarta për socializimin e të rinjve që sigurojnë perpspektivë etj.
Në opinionin publik shqiptarë ka një tendencë të përgjithësimit të islamit si fe, duke e identifikuar me sintagmën "radikalizëm", "dhunë", "terror islamik". Është e ditur se përgjithësimet nuk merren si argument për shtjellimin e ngjarjeve dhe dukurive. Ky përgjithësim i etiketimit të Islamit si fe e dhunës dhe terrorit, po vazhdon të ushqej një islamofobi e cila vazhdon të mbështetet nga agjenda të caktuara. Kjo islamofobi e shprehur është duke favorizuar qarqet e caktuara të grupeve ekstremiste se shoqëria shqiptare me qëndrimin armiqësorë ndaj islamit si fe dhe kulturë nuk është e gatshme që myslimanët shqiptarë t'i shikoj si pjesë normale e trungut shqiptarë brenda identitetit nacional. Islamofobia e orkestruar është kafshata me e mirë e rritjes së qarqeve që ushqejnë pikëpamje dhe qëndrime radikale islamike në shoqërinë shqiptarë. Kjo isalmofobi është duke kapur përmasa irracionale për t'u shndërruar në ideologji të urrejtjes brenda kombëtare, e cila rrezikon të bëhet faktorë deintegrues brenda shqiptarë. Mendoj se me këtë tematik duhet të merren ekspert të fushave të veçanta.
Në Luginë të Preshevës aktualizimi i idesë së "ekstremizmit dhe radikalizmit islamik" është ngushtë i lidhur me zhvillimet aktuale politike. Pas prishjes se partnerëve të koalicionit PVD – APN, janë intensifikuar arsyetimet për të gjetur shkaktarët e mosfunksionimit të këtij koalicioni. Mundë të numërosh shumë shkaktarë pse nuk ka funksionuar ky koalicion, por asnjë me motive fetare. Një nga faktorët shantazhues në këtë drejtim është evidentuar edhe prirja islamike e ish – kryetarit të Komunës. Është bërë trend, që shumë dështime, në jetën publike, me sfond politik, kulturorë e akademikë te shqiptarët, për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë profesionale; p. sh. në poltikbërje, ato mbulohen duke u instrumentalizuar me arsyetime anësore të paqena, sikur është "radikalizmi dhe ekstremizmi islamik".
Jemi në dekadën e tretë të pluralizmit politik. Politika lokale ka dështuar në avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Aktet madhore me sfond patriotik, si Referendumi i vitit '92, Platforma Politike e vitit 2006 e tre kuvendeve me këshilltarë shqiptarë, themelimi i Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës, Lapidari i Dëshmorëve, mos zyrtarizmi i gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, punësimi jo proporcional në raport me numrin e popullsisë etj. Vetëm një mendje e çoroditur mundë ta pranoj një konstatim se për këto dështime politike është faktori fe apo tendenca në rritje e identitetit fetarë ne dëm të atij kombëtarë. Pikërisht, kjo politikë e paaftë për 24 vite me radhë në Luginë të Preshevës, nuk ka arritur që këto akte madhore për fatin politik të popullit shqiptarë t'i materializoj në dobi të fuqizimit të shqiptarëve si entitet juridik dhe politik në vete. Madje, as rezultatet e luftës së UCPMB – së nuk janë materializuar në nivelin e pritur të avancimit për të drejtat politike dhe nacionale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. I tërë ky kapital u reduktua në të drejta ekonomike të "Planit të Çoviqit", më vonë të "Trupit Koordinues", që realisht nuk u jetësuan asnjëherë, sigurisht jo për faj të hoxhallarëve dhe të identitetit fetarë që ushqen "radikalizëm dhe ekstremizëm islamik". Hoxhallarët kemi një faj. Ai është paaftësia për shkak të interesave dhe rivaliteteve te pakuptimta, për të vendosur organizimin fetarë, autokton, autonom, në binarët e duhura. Kjo do të ndikonte që ta ruajmë këtë organizmi nga influencat e Novi Pazarit dhe Beogradit, duk e fuqizuar edhe më shumë lidhjen me Bashkësinë Islame të Kosovës konform realiteteve të reja të krijuara pas pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Konstatimi se futja e mësim besimit fetarë në shkollat publike në Serbi është tregues i demokratizimit dhe shtetit liberal të Serbisë që meriton mirënjohje nga komuniteti mysliman shqiptarë në Luginë të Preshevës, është ose tendencioz ose paraqet mosnjohje fillestare të problemit në fjalë. Mësim besimi fetarë në shkollat publike në Serbi nuk është futur pse është bërë ndonjë lëshim ndaj ndonjë kërkese të komunitetit mysliman shqiptarë këtu. Një të tillë as që ka pasur ndonjëherë. Janë rrethana krejt tjera politike që kanë mundësuar futjen e mësim besimit fetarë ne shkollat publike në Serbi, që fare nuk kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ato kanë të bëjnë me ekstradimin e Millosheviqit për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Ish – kryeministri i ndjerë Zoran Gjingjiq, ka pasur një dilemë shumë të vështirë, para se të vendoste për ta ekstraduar Millosheviqin në Hagë. Ai është frikësuar nga reagimi i ashpër i Kishës Ortodokse e cila siç e dimë ka një influencë të madhe në jetën politike në Serbi. Para një kërkese të këtillë vendimtare, ai i ka ofruar kompromis Kishës Ortodokse për ta futur mësim besimin fetarë në dobi të një reagimi më të butë të klerit ortodoks, ndaj vendimit për ekstradim të Millosheviqit i cili po gjykohej për krime lufte.
Ka një tendencë të vazhdueshme në opinionin shqiptarë sidomos në Luginë të Preshevës të paraqitet, lidhja organike mes Lëvizjes Besa në Maqedoni dhe Alternativës për Ndryshim në Luginë të Preshevës, e forcuar edhe nga disa politikan, me qëllim që këto dy subjekte të etiketohen si agjenda "islamiste, erdoganiste" etj. Nuk shoh se qëndron një konstatim i këtillë. Lëvizja Besa në Maqedoni, është themeluar dhe formuar konceptualisht edhe ideologjikisht ndryshe nga Alternativa për Ndryshim në Preshevë. Sa për agjendën armiqësore shqiptare të Lëvizjes Besa në Maqedoni që po diskutohet jo vetëm në Luginë të Preshevës, mjafton të përmendet fakti, se po mos të ishte kjo lëvizje, agjenda maratonike në Parlamentin e Maqedonisë nuk do të kishte ndodhur fare, sepse formimi i qeverisë nga partnerët ish koalicionit VMRO – DPMNE – BDI, moti do të kishte përfunduar.
Makineria propaganduese e mediave të Millosheviqit pat investuar tepër në propagandën e paraqitjes së "transversales së gjelbër", apo "rrezikut të gjelbër islamik", që kalon nga Bosnja, ne Sanxhak, Kosovë, Luginë të Preshevës, e përfundon në Maqedoni. E tërë kjo arsyetohej me hipotezën se bashkësia ndërkombëtare duke i ndihmuar shqiptarët e Kosovës dhe popullin boshnjak për pavarësi kombëtare është duke suportuar krijimin e zonave të rrezikshme të radikalizmit dhe terrorizmit islamik të influencuara nga bota e "orientit të dhunshëm". Nëse atëherë kjo agjendë e rrezikshme u tregua e dështuar, një përpjekje e këtillë për ta riaktualizuar në këto momente nuk e di kujt i shërben! Apo thënë ndryshe kushdo që e mbështet apo e aktualizon këtë agjendë për ta paraqitur Luginën si vendburim i radikalizmit dhe ekstremizmit, duhet të pyetet se a është i vetëdijshëm se në cilat ujëra është duke lundruar? Aktualizimi i kësaj fushate propagandistike është me pasoja shumë të rrezikshme për shqiptarët në tërësi, e në veçanti për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ne këtu kemi një mijë halle tjera me realizmin e të drejtave kolektive dhe atyre politike, zhvillimin ekonomik, krijimin e një perspektive të qëndrueshme në mënyrë që të mbijetojmë biologjikisht si entitet me identitet të fuqishëm kombëtar dhe fetarë.
Eksperienca e veprimtarisë politike jo vetëm në Luginë të Preshevës, e ka dëshmuar se angazhimi politik në vendet ballkanike me mentalitet despotik dhe oriental, referencë e ka mbijetesën dhe luftën e paskrupullt për të mbetur në pushtet, pa kursyer asnjë mjet. Është e udhës që të mobilizohemi të gjithë që së paku edhe këtë kafshim të radikalizmit dhe ekstremizmit islamik mos ta lejojmë t'ia faturojmë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sikur ka ndodhur shumë herë, me raste tjera, gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit politik. Populli shqiptarë në Luginën e Preshevës është i lodhur dhe demoralizuar. Atyre po i vdes shpresa për mbijetesë biologjike. Andaj është mirë të mendohet për një politkbërje të shëndoshë, duke hartuar një platformë politike e mbështetur nga Prishtina, Tirana dhe miqtë tanë. Kjo platformë veprimin politik duhet ta vendos në shërbim të qytetarit dhe për qytetarin, e jo ta politizoj qytetarin në shërbim të interesave të ngushta nepotiste, klanore, grupore, sikur ka ndodhur shpesh herë deri tani. Nëse këtë nuk do ta bëjnë subjektet politike, mbetet detyrë e shoqërisë civile për të bërë presion që të realizohet kjo ide.
Kafshimi i atyre që i lansojnë dhe i atyre që për llogari të ulëta i përmbajnë këto hipoteza hamendësuese, në krahasim me atë të "Suarezit", është shumë më helmues.

The post PROPAGANDA E STILIT MILLOSHEVIQIAN appeared first on Mesazhi.com.

Bregu Perëndimor, xhamia e Profetit Ibrahim dy dekada ruhet nga një grua

Posted: 15 Apr 2017 03:10 AM PDT

Emine el-Kadi është një roje besnike e xhamisë së Profetit Ibrahim në qytetin El-Khalil në Bregun Perëndimor, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kujdesin për xhaminë e konsideronë si detyrë dhe obligim tashmë 22 vite. Në bisedë për AA, 51-vjeçarja ka shprehur lumturinë dhe nderin që ka për detyrë të ruaj vendin ku ndodhen varret e Profetit Isak dhe Jakub.

“Këtë e bëj për 22 vjet. Intensivisht bëj kërkime në burimet islame në lidhje me këtë xhami për t’u dhënë vizitorëve sa më shumë informacion”, tha Kadi, një nënë e shtatë fëmijëve.

Ajo rikujtoi se hebrenjtë në vitin 1994 pushtuan pjesën më të madhe të xhamisë.

“Jam krenare që punoj këtu. Kjo është, nga njëra anë edhe si obligim fetar. Jam shpirtërisht e lidhur me këtë punë. Falem, por edhe e shfrytëzoj kohën për të mësuar”, tha Kadi.

Turistët që vijnë për të vizituar xhaminë duhet të kalojnë pikat e kontrollit izraelit. Ajo tregon për konfliktet e shpeshta të palestinezëve dhe izraelitëve të cilat kryesisht përfundojnë me vdekjen e ndonjë palestinezi.

“Pushtuesit izraelitë rrethinën e xhamisë e kanë kthyer në kazermë ushtarake. Palestinezët që dëshirojnë të vizitojnë xhaminë janë ekspozuar ndaj kontrolleve në derë dhe fyerjeve. Kur kam filluar të punoj këtu me vështirësi kam kaluar pikat e kontrollit ushtarak dhe në mes të kolonëve hebrenjë. Sot nuk mendoj për këtë, sepse kjo është një xhami që na përket neve”, thekson Kadi.

Kadi, punon si roje e xhamisë dhe njëherësh edhe si cicerone për turistët që vijnë për vizitë. Edhe hebrenjtë deri në vitin 1994 në kohë të caktuar vinin për të vizituar varrin e Profetit Ibrahim.

Hebreu i ekstremit të djathtë Baruch Goldstien më 25 shkurt 1994 hapi zjarr në xhami dhe me këtë rast vrau 29 palestinezë dhe plagosi 125 të tjerë.

Pas kësaj, autoritetet izraelite për arsye sigurie gjysmën e xhamisë e kthyen në një strehë për hebrenjtë. Në afërsi të xhamisë së Profetit Ibrahim janë vendosur rreth 1.500 ushtarë izraelitë të cilët mbrojnë 400 kolonët hebrenjë.

The post Bregu Perëndimor, xhamia e Profetit Ibrahim dy dekada ruhet nga një grua appeared first on Mesazhi.com.

FSK-ja me plot angazhime, stërvitet nga shtetet më të fuqishme në botë

Posted: 15 Apr 2017 03:03 AM PDT

Ndonëse ende s'ka marrë dritën jeshile për tu bërë ushtri, Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit ka në plan një sërë trajnimesh jashtë vendit. Ky institucion pritet që pjesëtarët e saj ti dërgoj në vendet të cilat kanë ushtritë më të përsosura.

Ministria e cila udhëhiqet nga Haki Demolli, në një përgjigje për "Indeksonline", ka treguar se kanë disa marrëveshje me Ministritë e Mbrojtjes të disa shteteve mike.

"MFSK ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe me  Ministritë e Mbrojtjes me 13 shtete mike. Pjesëtarët e FSK-së trajnime  mbajë në shumë shtete si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli,  Gjermani, Turqi,  Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Maqedoni si dhe Holandë", thuhet në përgjigjen e këtij dikasteri qeveritar.

Ndërkohë, armatimi që aktualisht posedon FSK-ja  i plotëson standardet e NATO-s.  Armatimi është prodhim, austriak, gjerman dhe  i SHBA-ve.

Poashtu, FSK-ja përdorë armë të lehta për përdorim personal, ku hyjnë armë brezi dhe armë të gjata.

Ndryshe, buxheti i MFSK-së për vitin 2017 është 51 milionë euro.

The post FSK-ja me plot angazhime, stërvitet nga shtetet më të fuqishme në botë appeared first on Mesazhi.com.

Sherfi: Ta rrëzojmë Qeverinë PDK-LDK

Posted: 15 Apr 2017 02:57 AM PDT

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se Qeveria PDK-LDK duhet të largohet sa më shpejt, sepse ajo, sipas tij është e ndërtuar në mosbesim e pabesi.

Ai ka thënë se këto dy parti për vite të tëra akuzuan njëra tjetrën për të këqijat që i kanë ndodhur vendit.

Sherifi në një postim në facebook ka thënë se edhe pas tri viteve në qeverisje ato nuk i ndalën akuzuat ndaj njëra tjetrës.

Postimi i plotë i Sherifit:

MOCIONI I MOSBESIMIT si mundësi për t'i dhënë fund modelit qeverisës "Triumviratian" PDK-LDK-LS!

Për vite të tëra akuzuan njëra tjetrën për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur para dhe pas luftës në këtë vend. Nuk lanë epitete pa i vënë njëra tjetrës. Përderisa njëra akuzonte tjetrën për tradhti kombëtare, tjetra ia kthente me akuza po aq të rënda, për vrasje të aktivistëve të tyre politik, për kapjen dhe kriminalizimin e shtetit e për çka jo tjetër.

Përkundër të gjitha këtyre akuzave që i bënin në adresë të njëra tjetrës, pas një drame pothuajse 6 mujore për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të fundit, PDK dhe LDK nga dhjetori i vitit 2014 hynë përsëri në koalicion qeverisës. Sikurse ato të mëparshmet, as qeverisja aktuale tre vjeçare mes tyre nuk arriti as t'i zbusë se lëre më t'i eliminojë kundërthëniet dhe akuzat që i kanë përcjellë këto dy parti që nga fillimi e deri më sot. Kjo gjë u pa sapo filloi të fryjë era e zgjedhjeve sepse bashkë me te u rikthyen edhe temat e vjetra si tradhtia dhe vrasjet.

Kjo qeveri që nga formimi i saj më shumë ka funksionuar si një "Triumvirat" i PDK-LDK-LS-së, se sa sikur një qeveri unike. Këtë e dëshmon lufta e pandërprerë që kanë zhvilluar "partnerët" e koalicionit kundër njëra tjetrës për t'i vendosur njerëzit e tyre në pozita të rëndësishme në ndërmarrjet publike si në PTK, RTK, si dhe në shumë pozita tjera të rëndësishme shtetërore si në doganë, administratë tatimore, borde të institucioneve të pavarura etj. Kur bëhej fjalë për mbrojtjen e interesave partiake ishin luftarak dhe të pa kompromis ndaj njëra tjetrës por jo edhe kur ishte fjala për të mbrojtur interesat e vendit kundër veprimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

Isa Mustafa vetëm në aspektin formal ishte kryeministër i qeverisë ndërsa kryeministër real ka qenë vetëm për ministrat e partisë së tij atyre të LDK-së. Ministrat e PDK-së shef gjithnjë e kanë pasur dhe e kanë kryetarin partisë së tyre. Për ministrat e Listës Serbe nuk kemi as çka të flasim, ata në vazhdimësi kanë deklaruar hapur se kryeministër i tyre është kryeministri i Serbisë Akeksandër Vuçiqi. Objektivë e tyre ishte dhe vazhdon të jetë pengimi shtetit të Kosovës dhe forcimi i shtetit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, në veçanti në pjesën veriore të vendit.

Mosbesimi total, deri në pabesi ndaj njëra tjetrës, janë fjalët e vetme që i shpjegojnë marrëdhëniet e "partnerëve" të këtij koalicioni. Për tre vite qeverisje nuk kanë arritur ta prodhojnë asnjë rezultat pozitiv. Por e njëjta nuk vlen kur bëhet fjalë për rezultatet negative të tyre. Të tilla kemi mjaft. Duke filluar nga ikja e mbi njëqindmijë të rinjve nga Kosova në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, themelimi i Gjykatës Speciale, nënshkrimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e vendit, atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me Serbinë dhe marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Dhe, në vend se të mbajnë përgjegjësi për të gjitha keto rezultate negative, kanë filluar të akuzojnë njëri tjetrin dhe të gjithë të tjerët për dështimet e tyre. Madje, kanë zbritur sërish në popull për të kërkuar edhe njëherë besimin e tij. Thuajse deri më tani nuk ishin ata që e kanë qeverisur vendin!

Në fund, për tre vite me radhë vendi është udhëhequr nga një qeveri partnerët e së cilës nuk i kanë besuar asnjëherë njëri tjetrit ndërsa në anën tjetër kërkojnë nga populli t'ju besojë atyre sërish.

Për tre vite me radhë vendi është udhëhequr nga një qeveri për të cilën pas çdo matje të opinionit publik ka rezultuar se mbi 80% e qytetarëve nuk i besojnë kësaj qeverie!

Për këto dhe shumë arsye tjera, tani është koha që të gjithë ata deputet, qoftë nga mazhoranca qoftë nga opozita, të cilët për çfarëdo arsye kanë qenë dhe janë kundër këtij koalicioni, përmes Mocionit të Mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvendin e Republikës, t'i japin fund këtij modeli të qeverisjes me MOSBESIM dhe PABESI!/

The post Sherfi: Ta rrëzojmë Qeverinë PDK-LDK appeared first on Mesazhi.com.

Përmbytje në Iran, 17 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Posted: 15 Apr 2017 01:46 AM PDT

Televizioni shtetëror iranian njofton se në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në veriperëndim të vendit jetën e kanë humbur 17 persona ndërsa 20 llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës për menaxhim me kriza në krahinën Azerbajxhani Lindor, Khalil Saei tha se ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 17 personave pas përmbytjeve në qytetet Ajabshir dhe Azarshahr.

Saei shtoi se punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe, policisë, ushtrisë dhe ekipet e shpëtimit që nga orët e hershme të mëngjesit janë të shpërndarë në terren për të ofruar ndihmë për të pambrojturit.

Në shtator të vitit të kaluar, të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në Teheran dhe krahinën Hormozgan.

The post Përmbytje në Iran, 17 të vdekur dhe 20 të zhdukur appeared first on Mesazhi.com.