Koha.net: “Në Shqipëri, dënohet me burgim për një fije kanabis që garanton se i mbiu vetë” plus 29 more

Koha.net: “Në Shqipëri, dënohet me burgim për një fije kanabis që garanton se i mbiu vetë” plus 29 more


Në Shqipëri, dënohet me burgim për një fije kanabis që garanton se i mbiu vetë

Posted: 15 Apr 2017 02:52 PM PDT

Muajt e fundit, Qeship Kaja ka udhëtuar drejt qytetit për dy arsye. Jo vetëm për të shitur prodhimet bujqësore dhe blegtorale, por edhe për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë. Pasi i ofruan një avokat kryesisht për shkak të gjendjes së tij ekonomike, Gjykata e Kavajës e dënoi 57-vjeçarin nga Kryevidhi për akuzën e kultivimit të drogës. Ai u gjet fajtor pas një aksioni policor që zbuloi në bahçen e tij një rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike i kushtoi atij 5 ditë burg e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BIK: Sulmi në Llabjan dëmton seriozisht përpjekjet për mirëbesim ndërfetar e ndëretnik

Posted: 15 Apr 2017 02:45 PM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një reagimi për media ka thënë se sulmi në xhaminë e Llabjanit dëmton seriozisht përpjekjet e komuniteteve fetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik. “Sot pasdite xhamia e Llabjanit është demoluar nga një pjesëtar i komunitetit serb i cili përveç dëmtimit të xhamisë ka bërë edhe përdhosjen e sallës së lutjeve si dhe ka dëmtuar e përdhos lehvat me ajete nga Kurani famëlartë që kanë qenë të vendosura......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A do të duket kështu iPhone 8?

Posted: 15 Apr 2017 02:44 PM PDT

Spekulimet në lidhje me iPhone 8 kohëve të fundit janë mjaftë kontradiktore. Në raportet e mëhershme thuhej se pjesa e përparme e iPhone 8 do të jetë tërësisht nga qelqi, por informacionet më të reja thonë se ai ende do të jetë telefoni më konvencional, edhe pse thuhet se do të ketë korniza shumë të holla rreth ekranit. Raporti i publikuar nga iDrop News, duke cituar burimin nga Foxconn, transmeton Koha.net, edhe një herë konfirmon se pjesa e përparme e iPhonet të ri do të ketë ekran pa asnjë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfaqësuesit e pushtetit që s’arrijnë paqen për të gjithë, akuzojnë njëri-tjetrin, thotë Gjergji

Posted: 15 Apr 2017 02:41 PM PDT

Gjatë meshës solemne të Pashkëve të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza”, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji tha se paqja e vërtetë është ajo që e ka burimin në drejtësinë e Zotit, ndërsa ka kërkuar që çdonjëri prej nesh të promovojë tolerancën ndër fetare dhe dashurinë ndër njerëzore. Ai i ka bërë thirrje bashkësisë fetare shumicë, që të mos hesht, e as të mos struket në pafajësinë e vet. Imzot Dodë Gjergji njoftoi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PD uron për Pashkët, thotë se shqiptarët përherë kanë kultivuar tolerancën

Posted: 15 Apr 2017 02:32 PM PDT

Partia e Drejtësisë, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. “Partia e Drejtësisë, me rastin e Festës së Pashkëve, përgëzon të gjithë besimtarët e besimit të krishterë, duke shprehur dëshirën që mesazhet dhe porositë që dalin nga kjo festë të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë”, thuhet në urimin e PD-së. PD thotë se “populli shqiptar ndër shekuj ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Isco: Dua të qëndroj te Reali

Posted: 15 Apr 2017 02:22 PM PDT

Isco ka thënë se mund të vazhdojë kontratën me Real Madridin pas dy golave vendimtarë në fitoren ndaj Sporting Gijonit, transmeton Koha.net. Spanjolli ka dështuar që të zë një vend në formacionin bazë të Zinedine Zidanet në këtë sezon, dhe është lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, me destinacionin e mundshëm Barcelonën. “Gjithmonë e kam thënë se dua të jem këtu edhe për shumë vjet. Nuk e di pse befasohen njerëzit kur them se dua të luaj këtu. Dua......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Simiq dënon sulmin ndaj xhamisë, falënderon Policinë për kapjen e shpejtë të kryerësit

Posted: 15 Apr 2017 02:17 PM PDT

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka reaguar për vandalizimin e xhamisë në Llabjan të Novobërdës, nga një qytetar serb 25 vjeçar. “Në prag të festës më të gëzuar të krishterë, festë që na përkujton të jemi më tolerantë, më të sinqertë, më të mirë, të falim, e të jetojmë në paqe e mirëqenie, të luftojmë për familjet tona, është e palejueshme përdhosja e objektit fetar”, ka thënë Simiq në reagimin e tij,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historianët e Deçanit sulmin në xhami e cilësojnë tendencë për prishje të harmonisë

Posted: 15 Apr 2017 02:02 PM PDT

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një reagimi për media ka dënuar ashpër sulmin ndaj objektit të xhamisë në Novobërdë që është bërë sot në orët e pasdites. “Ky sulm në këtë ditë të festës për besimtarë kristianë ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës. Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Celina asiston në fitoren e Twentes

Posted: 15 Apr 2017 01:46 PM PDT

Twente ka fituar me rezultat bindës ndaj Nijmegenit në elitën e futbollit holandez, dhe pjesë e kësaj fitore ishte edhe Bersant Celina. Celina ndihmoi me një assist skuadrën e tij në fitoren 3-0, raporton Koha.net. Ai bëri një asist të bukur për golin e minutës së 90+2 të shënuar nga Unal. Enes Unal GOAL - Twente 3-0 Nijmegen 15.04... by sofiene-l ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndezja e zjarrit të shenjtë nis meshën e Pashkëve në Prishtinë

Posted: 15 Apr 2017 01:37 PM PDT

Me ndezjen e zjarrit të shenjtë dhe me leximin e “Lutjes së Hyit”, sonte filloi mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Mesha po udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ku janë duke u kënduar lutje kushtuar Zotit dhe besimit të krishterë dhe po lexohen pjesë nga Bibla. Dita e Pashkëve shënohet nesër, ku gjatë tërë ditës do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Messi shkëlqen në fitoren ndaj Sociedadit

Posted: 15 Apr 2017 01:36 PM PDT

Barcelona ka shënuar fitore prej 3 me 2 në Camp Nou ndaj Real Sociedadit. Ishte Leo Messi ai që shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar dy herë, transmeton Koha.net. Ai shënoi dy golat e parë në minutat 17 dhe 37. Umtiti ngushtoi epërsinë e Barcelonës duke shënuar autogol në minutën e 42. Por, Barcelona shënoi edhe njëherë përmes Pacos në minutën e 44, pas asistimit nga Messi. Dhe pas dy minutave Prieto shënoi golin e fundit në këtë përballje. Barcelona vazhdon të jetë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Operatorët turistikë kërkojnë zgjatjen e sezonit turistik në Shqipëri

Posted: 15 Apr 2017 01:24 PM PDT

Sektori i turizmit në Shqipëri po përgatitet për sezonin e ngarkuar të verës, ndërkohë që grupet e para të vizitorëve po mbërrijnë në qytetet historike. Operatorët turistikë vlerësojnë nevojën për zgjatjen e sezonit dhe sidomos shtrirjen e vizitave turistike edhe në zonat rurale. Qeveria shqiptare pak ditë më parë uli ndjeshëm detyrimet tatimore për hotelet për t'i dhënë nxitje këtij sektori./VoA ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes personi që jetoi në tre shekuj

Posted: 15 Apr 2017 01:18 PM PDT

Italiania Emma Morano, e cila besohet të jetë personi i fundit i lindur në shekullin e 19-të dhe e cila u ka mbijetuar dy luftërave botërore, ka vdekur sot në moshën 117 vjeçare, raportojnë media italiane. Morano u lind më 29 nëntor 1899 ka vdekur në shtëpinë e saj në Verbania, në veri të Italisë, transmeton kp. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dua Lipa sjell versionin akustik të “Genesis”

Posted: 15 Apr 2017 01:11 PM PDT

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka publikuar versionin akustik të këngës së saj “Genesis”. “Genesis” është pjesë e albumit të saj të parë, i cili pritet të lansohet në qershor, transmeton Koha.net. Zyrtarisht ishte lansuar në dokumentarin e saj “See in Blue”, i cili paraqet udhëtimin e saj muzikor deri në realizimin e albumit të saj debutues. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkon në 100 numri i të vdekurve në sulmin ndaj civilëve në Aleppo

Posted: 15 Apr 2017 01:11 PM PDT

Ka arritur në 100 persona numri i personave të vrarë nga shpërthimi që ka ndodhur sot në afërsi të autokolonës së autobusëve, që ishte në pritje për të hyrë në qytetin sirian Aleppo, ka njoftuat Mbrojtja Civile Siriane. Kjo organizatë humanitare civile, e njohur si “Helmetat e bardha”, thotë se vullnetarët e tyre morën të paktën 100 trupa nga skena e shpërthimit, raporton AP. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në Siri, më parë kishte raportuar për 43 persona të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Numri i të vrarëve nga “Nëna e të gjitha bombave” është trefish më i madh seç raportohej

Posted: 15 Apr 2017 12:56 PM PDT

Zyrtarët afganë thonë se numri i konfirmuar i ekstremistëve të vrarë nga bomba masive amerikane të enjten është thuajse trefishuar. Zyrtarët thonë se të paktën 92 ekstremistë mbetën të vrarë nga shpërthimi, krahasuar me 36 që ishte numri i njoftuar të premten. Zona e goditur ende nuk është pastruar plotësisht, prandaj pritet që numri i të vrarëve do të rritet. Deri tani nuk ka shenja që mes të vrarëve ka civilë apo personel ushtarak. Presidenti Ashraf Ghani tha se forcat afgane dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për radarin në Golesh s’u paguan 200 mijë euro, tash duhen 4.5 milionë

Posted: 15 Apr 2017 12:50 PM PDT

Radari i Goleshit po vazhdon të thithë miliona euro të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Për 191 mijë euro e prishi kontratën 8 milionëshe, por për ato punë që nuk u kryen, Agjencia do të paguajë mbi 4 milionë euro. Disa dokumente të siguruara nga KTV-ja tregojnë se menaxhmenti i kësaj Agjencie ka paraparë të shpallë tender për të përfunduar punët e pakryera në Radarin e Goleshit dhe të zgjerojë kapacitetet për Shërbim Ajror. 4.5 milionë euro është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rasti i 15 vjeçes që vendosi të bashkëjetojë me një djalë alarm për martesat e hershme te vajzat RAE

Posted: 15 Apr 2017 12:43 PM PDT

Të shtunën e kaluar, një 15-vjeçare nga Medveci i Lipjanit kishte ikur nga shtëpia pa i treguar askujt. Një ditë më pas, prindërit e saj, që i takojnë komunitetit ashkali, e kishin paraqitur rastin në polici, raporton KTV. Ajo është lajmëruar te familja e saj 4 ditë më vonë. KTV-ja ka kontaktuar me prindërit e vajzës që për katër ditë ishte konsideruar si e zhdukur. Ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, por e rëndësishme për ta ka qenë që është ajo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nënkryetari i Novobërdës thotë se qytetarët janë të shqetësuar me atë që ndodhi në Llabjan

Posted: 15 Apr 2017 12:41 PM PDT

Një serb i moshës 25-vjeçare pasditen e sotme ka demoluar brenda dhe jashtë xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës më pas ka thyer dyert e shkollës “Asdreni” e po ashtu ka dëmtuar edhe dy-tri shtëpi private. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka arrestuar serbin me inicialet B. F. “Ende nuk dihet motivet që e kanë shtyrë atë të kryejë një akt të tillë, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë ka”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vandalizimi i xhamisë në Llabjan të Novobërdës përmes fotografive

Posted: 15 Apr 2017 12:37 PM PDT

Një serb ka demoluar sot xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës. KTV-ja ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes, në të cilën shihet se janë dëmtuar disa orendi brenda xhamisë, si dhe jashtë është dëmtuar një matës i rrymës. 48 orë ndalesë për serbin që demoloi xhaminë në Llabjan të Novobërdës I njëjti dyshohet se ka dëmtuar një shtëpi private dhe një shkollë, ndërsa ende nuk dihen motivet. dyshuarit me inicialet B.F., i lindur më 1992 i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Me Serbinë gjërat mund t’i zgjidhim për tre muaj

Posted: 15 Apr 2017 12:35 PM PDT

Kosova do ta ketë ushtrinë e saj këtë vit. Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për Top Channel, thotë se do të tentojë që të bindë serbët që të jenë pjesë e procesit, por askush nuk mund të vendosë veto. Thaçi thotë se beson tek procesi i ripajtimit me Serbinë dhe vlerëson se dialogu duhet të ketë një dinamikë tjetër në mënyrë që çështjet të marrin zgjidhje sa më shpejt. TCH: Zoti president, i jeni futur procesit të krijimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Golf VII i ri vjen me ndryshime në pamje dhe motor

Posted: 15 Apr 2017 12:29 PM PDT

Golf MK7 ka arritur deri në ristilizimin. Megjithatë, me performancën dhe dizajnin e tij, kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, ABT, nuk është e kënaqur. Golf VII i ri, sipas ABT, vjen me pamje të re mbresëlënëse falë dizajnit të spoilerit shumë tërheqës, rrotave dhe profilin e ulët, transmeton Koha.net. Këto ndryshime pronarëve të modelit serik Golf VII do të kushtojë rreth 4 mijë euro. Megjithatë, kjo nuk është e tëra. ABT pak ka ndërhyrë edhe në motor. Motorin e tij......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Golat dhe rastet nga ndeshja Gjilani – Llapi

Posted: 15 Apr 2017 12:16 PM PDT

Gjilani dhe Llapi i kanë ndarë pikët, duke luajtur 1:1, në ndeshjen e javës së 26-të të Vala Superligës, e cila u zhvillua të shtunën dhe u ndoq nga një numër i vogël i shikuesve. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, kurse 45 minutat e dytë, përveç që nuk sollën gola, të pranishmit nuk panë as lojë cilësore, raporton KTV. Gjilani dominoi dhe krijojë disa mundësi të mira shënimi në fillim të ndeshjes, por në të dyja rastet, Haxhimusa nuk arriti të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

2 Korriku mposht Flamurtarin, rastet dhe intervistat

Posted: 15 Apr 2017 12:08 PM PDT

2 Korriku ka fituar derbin e kryeqytetit në ligën e parë duke mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal, 1:0. “Kuqezinjtë” janë ndalur pas 14 ndeshjeve pa humbje në Ligën e parë, ndërsa disfatën e fundit e kishin pasur pikërisht nga 2 Korrikut, në pjesën e parë të kampionatit. Skuadra e trajnerit, Samuel Nikaj e nisi më mirë takimin duke rrezikuar qysh në minutën e 3-të. Almir Ajzeraj përpak sa nuk e befasoi portierin nikoqir nga gjuajtja e lirë. Njëherësh ky ishte rasti i vetëm serioz në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkimi fiton derbin ndaj Trepçës

Posted: 15 Apr 2017 12:03 PM PDT

Derbi i javës së 26-të në Superligën e basketbollit të Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, i ka takuar kësaj të fundit. Klubi nga Prizreni fitoi me rezultat bindës 77-99, raporton Koha.net. Justin Black ishte më i miri në radhët e Bashkimit me 31 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime. Kurse te Trepça më i miri ishte Scott Montreal me 30 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

48 orë ndalesë për serbin që demoloi xhaminë në Llabjan të Novobërdës

Posted: 15 Apr 2017 11:59 AM PDT

I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, serbit i cili demoloi brenda dhe jashtë xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës. Lajmin e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Nuk dihet ende për motivet që e kanë shtyrë qytetarin e Kosovës me kombësi serbe, me inicialet B. F., i lindur më 1992. Demolimi i xhamisë nga ana e këtij personi kishte ndodhur në orët e pasdites, menjëherë pas së cilës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gili paralajmëron baladën e re

Posted: 15 Apr 2017 11:57 AM PDT

Këngëtarja e njohur Fevzije Konjushefci - Gili sot ishte mysafire e emisionit “Talk” të KTV-së. Në “Talk”, ajo zbuloi se së shpejti do të sjellë këngën e saj të re. Kënga do të jetë një baladë dhe detajet për të mund t’i kuptoni më poshtë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Vandalizimi i xhamisë në Novobërdë, i papranueshëm

Posted: 15 Apr 2017 11:48 AM PDT

Komunitetet në Kosovë pa dallim feje e nacionaliteti duhet të jenë në mirëkuptim e në harmoni të plotë, kështu i ndihmojmë vendit dhe vetes secili prej nesh. Këtë bindje e ka shprehur shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, “Është koha për paqe, është koha që të jemi ‘sy-katër’”, ka thënë Lekaj, teksa ka kritikuar ashpër veprimin e sotëm të vandalizmit të një xhamie në fshatin Llabjan të Novobërdës. Lexoni edhe:  48 orë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Facebook vazhdon luftën kundër pëlqimeve dhe llogarive të rreme

Posted: 15 Apr 2017 11:45 AM PDT

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, është duke avancuar mjetet e veta të brendshme për të ndjekur pëlqimet dhe llogaritë e rreme. Mbi gjashtë muajt e kaluar, rrjeti ishte duke luftuar kundër një operacioni të pëlqimeve të rreme, të cilin edhe përfundimisht e mbylli, transmeton Koha.net. Ky operacion ka gjeneruar mijëra pëlqime të rreme në faqet e ndryshme. Ato pëlqime ishin pjesë e planit për të legjitimuar llogaritë e rreme të cilët pastaj do të mund të bëheshin miq me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bayerni ndalet nga Leverkuseni

Posted: 15 Apr 2017 11:30 AM PDT

Bayern Munich nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim te Bayer Levekuseni, duke luajtur pa gola të shtunën mbrëma në 29-të të Bundesligës. Derbi i kësaj fundjave mes dy skuadrave të njohura gjermane, ka dhënë lojë të kënaqshme, por golat i munguan kësaj ndeshje. ‘Bavarezët’ pas disfatës nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, as në duel me Leverkusenin nuk ia dolën që të arrijnë fitore. Të dy skuadrat patën rastet e tyre, edhe pse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now