INSAJDERI: “Tre shqiptarë në “Fast and Furious”” plus 19 more

INSAJDERI: “Tre shqiptarë në “Fast and Furious”” plus 19 more


Tre shqiptarë në “Fast and Furious”

Posted: 13 Apr 2017 09:44 AM PDT

Data 13 prill mund të mos jetë një numër me fat për shumicën e atyre që besojnë në bestytni, ndërsa për aktorët e "Fast and Furious" duket të jetë një datë suksesi.

Mbrëmja e sotme rezervon për protagonistët e serisë së 8 të sagës së famshme të shpejtësisë, premierën botërore të "The Fate of the Furious", që vjen si premierë botërore edhe në kinematë shqiptare.

Producentët janë përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë krah Vin Diesel, Dwayne Johnson e Jason Statham në një përballje të paharrueshme.

Prania e Charlize Theron është një tjetër risi e këtij prodhimi. Aktorja, në film shfaqet si një grua manipulative, e cila përpiqet të joshë Domin në botën e krimit. Njerëzit e afërt të tij, përfshi edhe Lettyn, do të kuptojnë që ai nuk është më i njëjti.

Ajo që e bën më të veçantë për publikun shqiptar këtë film është fakti se, kastit të zgjedhur të aktorëve hollivudianë i bashkohen 3 emra shqiptarë. Erigerta Deda nuk është e panjohur për publikun e huaj, pasi imazhi i saj është familjar në prezantimin e produkteve të shumta në rolin e modeles. Në "Fast and Furious 8" ajo vjen në rolin e një kalimtareje.

Erand Hoxha është një tjetër aktor shqiptar, që në këtë film do të interpretojë rolin e një turisti. Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film.

The post Tre shqiptarë në "Fast and Furious" appeared first on INSAJDERI.

Historia i jep të drejtë Bayernit për të besuar përmbysjen e rezultatit ndaj Realit

Posted: 13 Apr 2017 09:37 AM PDT

Përmbysja më sensacionale e realizuar nga bavarezët në Kupat e Europës është ajo në edicionin 1988-1989 të Kupës UEFA (sot Liga e Europës).

Asokohe ekipi gjerman arriti të përmbysë disavantazhin e dy golave ndaj Interit në Mynih në 1/8-at.

Në takimin e parë të luajtur më 23 nëntor të 1988, Interi fitonte në Mynih me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Serenës dhe Bertit. Ndërkohë që, në ndeshjen e kthimit në "San Siro", gjermanët arritën të fitonin 3-1 dhe të prisnin një biletë për më tej.

The post Historia i jep të drejtë Bayernit për të besuar përmbysjen e rezultatit ndaj Realit appeared first on INSAJDERI.

Rusia: Pranimi i Malit të Zi në NATO – thellësisht i gabueshëm

Posted: 13 Apr 2017 09:21 AM PDT

Ministria e Jashtme e Rusisë sot ka vlerësuar se pranimi i Malit të Zi në NATO është lëvizje "thellësisht e gabueshme", që krijon ndarje në Evropë.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për ta nënshkruar pranimin e Malit të Zi në NATO, "reflekton logjikë të konfrontimit në kontinetin evropian dhe krijon linja të reja ndarëse", tha kjo ministri nëpërmjet një kumtese.

Nga ana tjetër, presidenti Trump mbrëmë vonë në Uashington, tha se prej themelimit të saj, NATO-ja e ka dyfishuar numrin e shteteve anëtare, përfshirë tash edhe Malin e Zi.

"Prej vitit 1949, shtetet anëtare të NATO-s janë shtuar më tepër se dy herë, duke u rritur prej 12 në 28. Të hënën unë e nënshkrova protokollin për ta miratuar të 29-tin: vendi i Malit të Zi", tha presidenti amerikan, Donald Trump.

Popullata e Malit të Zi në Detin Adriatik, është kryesisht e përbërë nga sllavët ortodoksë dhe Moska për një kohë të gjatë konsiderpon se është në sferën e saj të interesit, raporton agjencia AFP.

Për shkak të procedurave, Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s në fund të këtij viti, me ç'rast do të përforcohet prania e aleancës veri-atlantike në Ballkan, pasi tash shtete anëtare janë Shqipëria, Kroacia dhe Greqia.(rel)

 

The post Rusia: Pranimi i Malit të Zi në NATO – thellësisht i gabueshëm appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet dënim maksimal për burrin që vrau bashkëshorten me 20 therje – nesër protestë në Prishtinë

Posted: 13 Apr 2017 09:05 AM PDT

Me 14 prill, në ora 12:00, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, protestojnë tek Sheshi "Zahir Pajaziti" për të kërkuar që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale.

Gjatë tërë kësaj tragjedie, ishte lënduar edhe vajza e tyre, andaj institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin veprimet e duhura në pajtim me ligjin, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile që bëjnë thirrje për protestë.

"Me 12 prill, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit vrasësi i viktimës është dënuar me vetëm 12 vjet burgim. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në nenin 179 mbi Vrasjen e Rëndë thotë se "Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili: … 1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes". Duke marrë parasysh rrethanat se si ka ndodhur kjo vrasje, peshën e veprës dhe dhunën sistematike që viktima ka përjetuar, konsiderojmë se dënimi nuk është proporcional me veprën e shkaktuar", thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile thonë se fakte të shumta tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra./Insajderi.com

The post Kërkohet dënim maksimal për burrin që vrau bashkëshorten me 20 therje – nesër protestë në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Policia i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt, edhe për përgjimet

Posted: 13 Apr 2017 08:53 AM PDT

Disa orë pasi sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, doli në një konferencë për media për të treguar atë që ai e quajti një skemë kriminale të udhëheqjes së Policisë së Kosovës nga kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli, ka ardhur reagimi i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate pretendimet e Molliqajt se "Policia udhëhiqet nga strukturat kriminale të PDK-së", dhe "Për vite përgjimet nga Policia e Kosovës janë bërë jashtëligjshëm", i cilëson si të pavërteta.

"Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në mandatin e sajë ligjor ka për mision Ruajtjen e Rendit dhe Sigurisë Publike, Sigurinë e Përgjithshme në vend, si dhe funksionon në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore", thuhet në këtë komunikatë.

Struktura udhëheqëse e Policisë së Kosovës sipas kësaj komunikate mundëson "menaxhim profesional sipas metodave të njohura menaxhuese për të gjitha çështjet organizative, operacionale dhe hetimore brenda PK-së".

"Sa i përket dyshimeve dhe deklarimeve të pavërteta të z.Molliqaj, i cili përpiqet të paraqes Policinë e Kosovës si institucion jo profesional, dëshirojmë edhe një herë të ri-theksojmë se Policia e Kosovës është institucion profesional, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga çfarëdo ndikimi apo pretendimi nga jashtë, duke përfshire edhe pretendimet e pavërteta dhe tendencioze të z.Molliqaj", thuhet në reagim.

Sipas PK-së, tendenca për të paraqitur Policinë, si institucion i ndikuar nga faktorë të jashtëm e në veçanti duke u përpjekur të linçojë stafin menaxherial të PK-së, nuk kuptohet ndryshe veç se "njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë personelin policor, të cilët  sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës".

Policia i është përgjigjur edhe përgjimet që Molliqaj tha se Policia i kryen pa ndonjë vendim.

"Referuar edhe deklarimeve rreth realizimit të përgjimeve, sigurojmë opinionin e gjerë  se përgjimi i telekomunikimeve realizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, të  Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, dhe Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike Nr. 5/L-030, si dhe gjithë herë bazuar në urdhër të ligjshëm të Gjykatës kompetente", thuhet në reagimin e Policisë.

"Policia e Kosovës vlerëson se është shume indikativë deklarata e z.Molliqaj, për faktin se  në të gjitha rrethanat kur ne jemi të fokusuar njëqind përqind në çështjet jetike dhe madhore për sigurinë dhe interesin kombëtar të Kosovës, personi i njëjtë shfaqet me deklarime tendencioze duke u munduar të krijoj huti në opinionin publik, dhe kjo qasje i shkon në dobi vetëm armiqve të shtetit të Kosovës e jo qytetarëve të saj", thuhet tutje në këtë komunikatë.

“Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret nga z.Molliqaj”, përfundon komunikata./Insajderi.com

VV thotë se Veseli i prinë një skeme kriminale brenda Policisë

Policia i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt, edhe për përgjimet

 

The post Policia i kundërpërgjigjet Dardan Molliqajt, edhe për përgjimet appeared first on INSAJDERI.

Ish-mafiozët e penduar italian nderohen nga Papa me larje këmbësh

Posted: 13 Apr 2017 08:41 AM PDT

Papa Françesku do të lajë sot këmbët e të burgosurve të penduar të mafias dhe do të mbajë një meshë në burgun e tyre, duke shënuar gjithashtu afërsinë e tij me botën e të burgosurve gjatë Javës së Shenjtë.

"Kjo vizitë me karakter privat, në burgun Paliano (komunë prej 8 000 banorësh, 60 kilometra nga Roma) do të zhvillohet pa kamera", theksoi Vatikani.

Burgu strehon rreth 50 ish-mafiozë që vuajnë dënime të gjata, por të shkurtuara për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë italiane.

Papa Françesku u ka kërkuar disa herë protagonistëve të organizatave mafioze italiane të ndryshojnë mënyrën e jetesës.

Në traditën e krishterë, të enjten e shenjtë përkujtohet dita kur Krishti ua lau këmbët apostujve.

The post Ish-mafiozët e penduar italian nderohen nga Papa me larje këmbësh appeared first on INSAJDERI.

Kallet bërlloku – ndotet ajri në Prishtinë

Posted: 13 Apr 2017 08:34 AM PDT

Cilësia e ajrit u përmirësua muajve të fundit pas ngritjes së temperaturave, por ai sot përsëri është ndotur, por tash si pasojë e djegies së një deponie në lagjen Arbëria.

Fotografitë e publikuara në rrjete sociale tregojnë një pamje të tmerrshme të tymit që del nga djegia e kësaj betonie që sipas Policisë është shkaktuar nga kallja e disa gomave.

The post Kallet bërlloku – ndotet ajri në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Pse kabineti i Erdoganit po rrisin mustaqet? – Kjo është domethënia politike e mustaqeve turke

Posted: 13 Apr 2017 08:25 AM PDT

Përderisa qimet e fytyrës në vendet perëndimore janë bërë një trend gjatë viteve të fundit (siç është fenomeni 'mjekra hipike'), në Turqi mustaqet e mira kanë qenë të famshme për dekada të tëra.

Në qytete të mëdha ndodh të shohësh më shumë fytyra të rruara, por në pjesët rurale të kesh qime në fytyrë është ende diçka që duhet tu përmbahesh si rregull.

Në Turqi, burrat thuhet që vënë mustaqe të duken më të fuqishëm dhe të shfaqin burrërinë e tyre. Mustaqet qëndrojnë për dominim dhe respekt, por më e rëndësishmja, ka një domethënie politike. Forma e mustaqeve të një burri mund të të tregojë se a është nacionalist apo majtist.

Tradita e mustaqeve në Turqi ka filluar në Turqi që nga shekulli i 19-të, në periudhën e tanzimatit të kohës së otomanëve. Ata që ishin pro reformave rrisnin mjekra dhe mustaqe, ndërsa ata që ishin kundër rruanin mjekrën.

Ndërsa tani një lloj i mustaqeve i quajtur "ülkücü", mbahet kryesisht nga nacionalistët. Fundi i mustaqeve zgjatet për poshtë si anët e patkoit të kalit. Sipas disave vetë forma në formë të shkronjës M tregon preferencën politike "Milliyteçi" (nacionalist).

Stili i majtistëve është mustaqe më e trashë e cila duket sikur e lopëve të detit dhe mbulojnë buzën e sipërme. Ky stil i mustaqeve është inspiruar nga Stalini, komunist majtist, dhe është i famshëm më shumë tek kurdët.

Mustaqja në formë bademi është mustaqe e cila nuk mbulon buzën e sipërme dhe nuk bie poshtë nga dy anët e gojës, dhe mbahet nga fetarët konservativë. Presidenti i tanishëm Erdogan e ka këtë lloj mustaqeje, si edhe ish-presidenti Abdullah Gul.

Sidoqoftë në funksione publike më parë i kanë detyruar të mos mbajnë asnjë lloj mustaqeje në mënyrë që të mos tregohet preferenca politike dhe njerëzit të duken politikisht neutral.

Pasi që mustaqet qëndrojnë për pushtet dhe respekt shumë burra nga bota arabe po shkojnë në Stamboll për të bërë impiante të mustaqeve. Tani kompanitë e mbjelljes së mustaqeve po ofrojnë edhe pako turistash, kur përderisa babai mbjell mjekrën, familja shijon pushimet.

Në Turqi tani sidoqoftë, mustaqja po bëhet gjithmonë e më pak e famshme. Tani vetëm burrat e meso-moshës mbajnë mustaqe.

Të rinjëve mustaqet po u duken të dala mode, mbase edhe për shkak se ua kujton periudhën otomane. Ata duan të shfaqin qëndrime tjera prej atyre të dala mode të otomanëve, duan të tregojnë që janë perëndimorë dhe modernë. Kështu që për momentin mjekrat e hipsterëve janë të pranuara./Insajderi.com

Kabineti i Erdoganit po i rrisin mustaqet për t'iu ‘përshtatur’ liderit

Pse kabineti i Erdoganit po rrisin mustaqet? – Kjo është domethënia politike e mustaqeve turke

The post Pse kabineti i Erdoganit po rrisin mustaqet? – Kjo është domethënia politike e mustaqeve turke appeared first on INSAJDERI.

Sondazhet parashohin se referendumi në Turqi do të kalojë

Posted: 13 Apr 2017 08:00 AM PDT

Dy sondazhe të opinionit treguan sot se shumica e turqve do të votojnë me "po" në referendumin e së dielës për ndryshimin e Kushtetutës.

Ndryshimi parasheh kompetenca të reja për presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kompania e sondazheve Konda tha se numri i votuesve me "po" qëndron në 51.5 përqind dhe sqaroi se anketat e saj kanë pasur një margjinë gabimesh prej plus ose minus 2.4 përqind.

Sondazhi i kompanisë Gezici tha se mbështetja për ndryshimin e Kushtetutës qëndron në 51.3 përqind.

Nëse kalon, referendumi do ta kthejë Turqinë nga një republikë parlamentare në republikë presidenciale.

Në atë rast, presidenti do të ketë fuqi të pambikëqyrur për të emëruar dhe shkarkuar ministra, do të mund të shpërndajë parlamentin për çfarëdo arsye dhe do të mund të miratojë ligje me urdhra ekzekutivë.

Fushata për referendum ka dëmtuar marrëdhëniet e Turqisë me disa aleatë në Evropë, pasi këta të fundit nuk u kanë lejuar autoriteteve turke të mbajnë tubime politike në territoret e tyre.(REL)

The post Sondazhet parashohin se referendumi në Turqi do të kalojë appeared first on INSAJDERI.

Bale alarmon Real Madridin para El Clasicos

Posted: 13 Apr 2017 07:53 AM PDT

Gareth Bale rrezikon të mungojë në "El Clasico". Sulmuesi i Realit të Madridit ndjen shqetësime në pulpën e djathtë dhe ky fakt ka alarmuar stafin mjekësor të klubit "Los Blancos", pasi më 23 prill kryesusesit e kampionatit spanjoll kanë një takim shumë të rëndësishëm në Santiago Benrabeu, atë përballë Barcelonës, sfidë në të cilën me shumë gjasa do të përcaktohet dhe se kush do të jetë ekipi kampion në këtë sezon të La Ligas.

Uellsiani do ti nënshtrohet një sërë testeve mjeksore për të kuptuar shkallën dëmtimit dhe më pas do të mësohet nëse do të jetë apo jo i gatshëm për "El Clasicon".

Në të kalurën 27-vjecari ka kaluar jo pak momente të  vështira për shkak të dëmtimeve muskulare, gjë që e kanë detyruar atë të qëndrojë larg fushës së blertë për një periudhe kohore jo te vogël.

Deri më tani i vetmi konfirmim është se në transfertën e fundjavës kundër Sporting Gijon, Bale do të qëndrojë pushim.(supersport)

The post Bale alarmon Real Madridin para El Clasicos appeared first on INSAJDERI.

Me 2 Maj Microsoft mban aktivitetin ku do të prezantohen pajisje të reja

Posted: 13 Apr 2017 07:40 AM PDT

Në Tetor Microsoft prezantoi Surface Studio, një desktop All-in-One dhe një model të ri të Surface Book.

Por në Janar kompania la të kuptohej se pajisje të reja me kosto të ulët dhe Windows 10 po vinin nga partnerët Acer, HP dhe Lenovo. Sot kompania dërgoi ftesa për një aktivitet i cili do të mbahet më 2 Maj dhe titullohet #Microsoftedu.

Në këtë aktivitet i cili do të transmetohet live do të marrë pjesë vetë shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella i cili do të prezantojë softuerë dhe harduerë të rinj. Megjithatë sipas disa raporteve nuk pritet një Surface Pro 5 e as një telefon Surface.

Duke qenë se dy ditë më parë filloi dërgimi i përditësimit të Krijuesve, kompania ka shumë gjëra për të cilat do të flasë për Windows-in. Disa media sugjerojnë një version të ri të sistemit operativ quajtur Windows 10 Cloud.

Së fundi duke pasur në konsideratë ngjyrat dhe kreativitetin e ftesës, kompania pritet të zbulojë pajisje dedikuar proceseve mësimore.

The post Me 2 Maj Microsoft mban aktivitetin ku do të prezantohen pajisje të reja appeared first on INSAJDERI.

Cili është hapi tjetër, Z. Vuçiq?

Posted: 13 Apr 2017 07:25 AM PDT

Derisa Serbia po përballet me protesta të vazhdueshme tash e disa ditë, është rritur presioni edhe ndaj medieve. Një Fondacion i ka dërguar letër të hapur presidentit të ri Vuçiq, duke ia përmendur masat që ndërmerreshin gjatë viteve të 1990-ta ndaj medieve, në kohën kur Vuçiq ka shërbyer si Ministër i Informacionit.

Fondacioni Slavko Curuvija me bazë në Serbi, ia ka rikujtuar presidentit të zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiqit, marrëdhënien e vështirë të Serbisë në vitin 1998 me mediet kritike ndaj liderit të atëhershëm Slobodan Millosheviq.

Në kohën kur Serbia është duke u përballur me protesta të mëdha kundër Vuçiqit tash e disa ditë, ky fondacion ka ngritur kritika ndaj presidentit të ri për qasjen e tij ndaj medieve.

Në këtë kontekst, Fondacioni ka përmendur artikullin e titulluar "Cili është hapi tjetër, Z. Millosheviq" të publikuar në vitin 1998, që ishte pasur me dënimin më të ashpër deri në atë kohë ndaj ndonjë medium serb.

Ky fondacion e cilëson shkrimin që ishte publikuar në Evropljanin' Magazine si një nga më të guximshmit të asaj kohe. Evropljanin' Magazine ishte përballur edhe me konfiskim prone.

Në fakt, ka qenë pikërisht Vuçiq që kishte nënshkruar një ligj të informacionit në atë kohë që kishte mundësuar gjobën prej rreth 250 mijë markave gjermane.

Vuçiq ka shërbyer në vitet 1990-ta si Ministër i Informacionit.

Në reagimin e Fondacionit, thuhet se në këto ditë protestash, ndihmësit e Vuçiqit de fakto kanë marrë nën kontroll Serbinë duke krijuar një gjendje emergjente, joformale.

"Veprimi i parë i ndërmarrë nga ky grup është që të ndalojë serbët që të dëgjojnë, flasin e shohin. Tri gazeta ditore dhe një radio janë ndaluar, një masë kjo e padëgjuar më herët në historinë e Serbisë. Kjo ndalesë brutale është pasuar me demonstrim të fuqisë dhe papërgjegjësisë," thuhet në reagim.

"Kjo është e turpshme për Serbinë, z. President. Por, larg nga më e keqja që mund ti ndodhë vendit dhe qytetarëve të saj," thuhet në reagimin e Fondacionit.

"Ju e keni lejuar një rreth të vogël prej rreth 100 familjeve, të cilat përfitojnë nga përkrahja dhe mbrojtja e juaj", thuhet në letër.

Ky Fondacion ka bërë një listë me kërkesa drejtuar presidentit, përfshirë këtu ndalimin e persekutimit ndaj medieve. Sipas tyre, 13 kërkesat paraqesin një zgjedhje mes shpresës e dëshpërimit.

"Letra jonë drejtuar juve është një kontribut i yni modest në luftën kundër frikës", thuhet në fund të letrës./Insajderi.com

The post Cili është hapi tjetër, Z. Vuçiq? appeared first on INSAJDERI.

McCain: Ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese

Posted: 13 Apr 2017 07:12 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta lënë vetëm Kosovën dhe Uashingtoni mbetet i përkushtuar ta ndihmojë atë, ka deklaruar të enjten në Prishtinë, senatori John McCain.

Këto komente, McCain i ka bërë në një fjalim para Kuvendit të Kosovës, i cili është mbledhur në një seancë solemne, pikërisht për senatorin republikan.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për paqe e stabilitet në gjithë Evropën, e në këtë kuadër edhe në rajonin e Ballkanit.

Sa i përket Kosovës, McCain ka lavdëruar angazhimin e institucioneve të Kosovës për luftimin e terrorizimit.

"Kosova është aleate në luftimin e terrorizmit dhe duke treguar kontributin e saj, dëshmon se mund të jetë anëtare e familjes së shteteve në luftimin e kësaj dukurie", ka theksuar McCain.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me Kosovën në angazhimin e saj për t'i përmbushur standardet që e drejtojnë atë në Bashkimin Evropian dhe strukturat tjera ndërkombëtare, ka theksuar ai.

McCain u ka bërë thirrje edhe deputetëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që vendi të sigurojë heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Në vijim, McCain tha se Kosova është shtet sovran dhe se përpjekjet për krijimin e ushtrisë janë legjitime, por sugjeroi që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se Kosova duhet të ndërtojë raporte politike me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aletarët, kështu që ky transformim duhet të jetë i koordinuar dhe gjithëpërfshirës.

"Është shumë me rëndësi që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës të bëhet përmes amendamenteve kushtetuese", ka thënë Mccain.

McCain ka inkurajuar Prishtinën zyrtare që ta vazhdojë dialogun me Serbinë deri në normalizimin e raporteve. Ai tha se ky proces nuk është aspak i lehtë, por Kosova, si tha ai, duhet t'i tregojë botës se është në gjendje që të falë dhe se në këtë rrugë, ajo nuk është vetëm.

"Le të jetë Kosova ajo që do t'i tregojë botës së pajtimi është i mundshëm. Dhe, përderisa Kosova të ecë në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë, Kosova nuk do të jetë vetëm. Amerika është me ju", ka thënë senatori amerikan.

Ai ka porositur institucionet, që të vazhdojnë dhe me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan REL.

Kurse në aspektin ekonomik, ka sugjeruar vazhdimin e reformave ekonomike, ndërtimin e "Termocentralit Kosova "C" si dhe vazhdimin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore.

The post McCain: Ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese appeared first on INSAJDERI.

Kabineti i Erdoganit po i rrisin mustaqet për t’iu ‘përshtatur’ liderit

Posted: 13 Apr 2017 06:54 AM PDT

Kabineti i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, po tregojnë mbështetjen për liderin e tyre duke i rritur mustaqet për t'u përshtatur me presidentin.

Elita e zgjedhur në Turqi tani përmban 27 meshkuj me mustaqe, duke i lënë vetëm tre të "rruar" –përfshirë ministren e vetme femër.

Edhe ata që më herët rruanin mustaqet, kanë filluar që t'i mbajnë ato për t'u përshtatur me pamjen e presidentit të tyre.

Mustaqet e stilit të Erdoganit janë bërë shumë të popullarizuara në mesin e ministrave të qeverisë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim para referendumit thelbësor të dielën ku pritet të zgjerohen kompetencat e presidentit.

Fotografitë e publikuara në internet, shfaqin kabinetin e Erdoganit me mustaqe të rritura.

The post Kabineti i Erdoganit po i rrisin mustaqet për t'iu ‘përshtatur’ liderit appeared first on INSAJDERI.

Strasburg refuzon tre kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën Europiane

Posted: 13 Apr 2017 06:50 AM PDT

Për të dytën herë Strasburgu rrëzon kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sot byroja e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës ka deklaruar se tre kandidatet e përzgjedhur nga qeveria shqiptare, Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Aleksander Muskaj nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar për Gjykatën Europiane prandaj duhen refuzuar.

"Duke qenë se jo të gjithë kandidatët janë mjaftueshëm të kualifikuar, komiteti rekomandon që lista duhet të refuzohet nga asambleja dhe qeverisë shqiptare duhet t`i kërkohet të sjellë një listë të re kandidatesh", thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që Strasburgu rrëzon kandidatët e qeverisë shqiptare për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Një vit më parë tre kandidatët e përzgjedhur nga Shqipëria Gent Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama as nuk u morën në intervistë pasi nuk ishin respektuar procedurat e kërkuara nga Keshilli i Europes.

Këtë herë tre kandidatet e rinj realizuan procesin e intervistave, por u rrëzuan në fazën e dytë.

The post Strasburg refuzon tre kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën Europiane appeared first on INSAJDERI.

2 miliardë persona konsumojnë ujë të ndotur në botë

Posted: 13 Apr 2017 06:29 AM PDT

“Uji i pijshëm i kontaminuar vlerësohet se ka shkaktuar çdo vit më shumë se 500 mije vdekje nga diarreja”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se pothuajse 2 miliardë njerëz në botë nuk mund të gjejnë ujë të pijshëm.

OBSH në një raport, për analizimin dhe vlerësimin global të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujit për vitin 2017, thekson se nuk janë kryer përpjekje të mjaftueshme për të arritur objektivat për ujin dhe kanalizimet në kuadër të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të pranuar në OKB në vitin 2015.

Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Publik në OBSH, Maria Neira në një deklaratë është shprehur se “Sot, pothuajse dy miliardë njerëz përdorin një burim uji të pijshëm të ndotur me feçe, duke i vënë ata përballë rrezikut të kolerës, dizenterisë, tifoidit dhe poliomelitit.”

“Uji i pijshëm i kontaminuar vlerësohet se ka shkaktuar çdo vit më shumë se 500 mijë vdekje nga diarreja dhe uji i ndotur është një faktor kryesor në disa sëmundje tropikale të lëna pas dore, duke përfshirë krimbat e zorrëve, schistosomiasis dhe trakoma”, shtoi Neira.

Në raportin ku tërhiqet vëmendja se vendet në 3 vitet e fundit kanë rritur 4.9 për qind buxhetet për ujin, kanalizimet dhe higjienën (WASH), thuhet se sipas kësaj, 80 për qind e vendeve ndodhen nën objektivin e përcaktuar në nivel kombëtar për shërbimet e WASH.

Ndërsa Guy Ryder, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) është shprehur se “Kjo është një sfidë që kemi aftësinë për ta zgjidhur. Rritja e investimeve në ujë dhe kanalizime mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për shëndetin dhe zhvillimin njerëzor”.

Mungesa më e madhe e ujit të pijshëm në botë, në Indi dhe Kinë

Në një hulumtim të publikuar vitin e kaluar në revistën “Science Advances” ishte vënë në dukje se 4 miliardë njerëz në të gjithë botën kryesisht në Kinë dhe Indi kanë probleme me ujin e pijshëm të paktën për një muaj në vit.

Në një raport të përgatitur për 2.103 burime të ujit nga Ministria e Burimeve të Ujit të Kinës theksohet se 33 për qind e burimeve të ujërave janë të përshtatshëm dhe vetëm për përdorimin në fushën e industrisë, ndërsa pjesa tjetër prej 47 për qind është ujë jo i pijshëm. Gjithashtu ishte theksuar se uji i pijshëm i përdorur në qytet sigurohet nga burime të sigurta dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë që kërcënon shëndetin e popullatës.

The post 2 miliardë persona konsumojnë ujë të ndotur në botë appeared first on INSAJDERI.

Në Shqipëri nënshkruhet kontrata për qeranë prej 1 euro

Posted: 13 Apr 2017 06:29 AM PDT

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e Shqipërisë kanë nënshkruar kontratën e qerasë me tarifën simbolike 1 euro me kompaninë "Rozafa" lidhur me objektet dhe truallin e  Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit, që gjenden në Elbasan.

Marrëveshja  ka të bëjë me sipërfaqen e përgjithshme prej 52 mijë e 514 metra katrorë, në të cilën pritet që kompania të investoj duke i shndërruar në fabrika për përpunimin e peshkut.

Ministrja Milva Ekonomi tha se kjo ministria e ka në prioritet që të gjitha pronat që janë shtetërore, të lëna diku në harresë, të rikthehen dhe të vitalizohen, duke i dhënë mbështetje sipërmarrjes.

"Kontrata që nënshkruam sot është një kontratë e re, me tarifën simbolike 1 euro kontrata, në fushën e përpunimit të peshkut, por aktiviteti ekonomik do të jetë në disa nën sektorë të përpunimit", tha Ekonomi, shkruan Monitor.al.

"Aktualisht sot kemi rreth 1000 njerëz që merren me peshkimin në det dhe ata gjenerojnë punësim në raportin 1 me 3 apo 1 me 4. Kështu që përpunues peshku në Shqipëri sot kemi rreth 3000-4000 persona që punojnë në këtë sektor" tha Ekonomi.

Nga ana tjetër pronari i "Rozafës", tha se do të investojë në total 86 milion e 662 mijë 656 lekë, i cili do të përfundojë brenda vitit 2019.

Gjithashtu, ai tha se deri në fund të vitit 2019, do të punësojnë rreth 130 punonjës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë ka nënshkruar gjithsej 21 Kontrata  nga 1 euro ku 11 janë kontrata ndërtimi ndërsa 10 kontrata përpunim aktiv i mallrave.

The post Në Shqipëri nënshkruhet kontrata për qeranë prej 1 euro appeared first on INSAJDERI.

VV thotë se Veseli i prinë një skeme kriminale brenda Policisë

Posted: 13 Apr 2017 06:26 AM PDT

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka prezantuar "strukturën e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës".

Vetëvendosje thotë se një skemë e tillë drejtohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

"Kjo skemë e paraqitur ka në krye Kadri Veselin, i cili për një kohë të gjatë ishte në krye të Shërbimit Informativ të Kosovës, kurse tash është në krye të Kuvendit dhe PDK-së. Në skemë shfaqen qartë lidhjet e drejtuesve të departamenteve kryesore në Policinë e Kosovës me Kadri Veselin dhe PDK-në," thuhet në një komunikatë të VV-së.

Sipas VV-së, një skemë e tillë ka "bërë që Kosova të renditet si vend me nivel të lartë të krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore dhe drogë në raportet e progresit dhe raporte të tjera ndërkombëtare."

Partia më e madhe opozitare ka përfshirë në këtë skemë edhe deputetin e PDK-së, Ilmi Recica si dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni./Insajderi.com

The post VV thotë se Veseli i prinë një skeme kriminale brenda Policisë appeared first on INSAJDERI.

Blendi Fevziu ‘zbulon’ planin për vrasjen e Lulzim Bashës

Posted: 13 Apr 2017 06:17 AM PDT

Shtimi i truprojave të kryedemokratit Lulzim Basha ka ardhur pas informacioneve se ndaj tij ishte planifikuar atentat për ta eleminuar fizikisht. Gazetari Blendi Fevziu, zbulon gjithë skenarin, në një shkrim të publikuar në Opinion.al.

Shkrimi i plotë:

Kush e kërcënon Lulzim Bashën? Kjo ishte pyetja që bënte dje një media e rëndësishme në vend, duke ju referuar faktit që eskorta e Bashës ishte përforcuar edhe me efektive të një policie private. Basha nuk e komentoi lajmin, por sot në mëngjes, befas, masat ndaj tij ishin përforcuar ndjeshëm nga vetë Grada e Republikës, që është përgjegjëse për sigurinë e tij fizike. Masat janë shtuar në kohën që ai është në lëvizje por edhe në banesë. Opinion.al ka tentuar prej disa ditësh të zbulojë misterin e këtyre lajmeve, sipas një kronologjie që ka qenë befasuese edhe për ne vetë.

Mbrëmjen e së hënës, një burim i besueshëm i yni, nga një prej vendeve fqinjë, i tha Opinion.al se në ditët e fundit, pa e përcaktuar ekzaktësisht kur, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eliminimin e tij fizik.

Po sipas të njëjtit burim, atentati synonte destabilizimin e situatës politike në vend dhe me gjasë, ishte organizuar diku jashtë Shqipërie. Për 48 orë ne u interesuam në gjithë burimet tona dhe mësuam në linjë konfidenciale se informacioni kishte mbërritur realisht në Shqipëri, në një rrugë pak të çuditshme dhe të largët.

Por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, ai kishte emrat konkretë të personave të kontaktuar për atentatin, madje sqaronte se për të qenë kontaktuar dy grupe të ndryshme, pa pasur dijeni për njëri – tjetrin. Emrat konkretë të personave janë në informacionin zyrtar, i tha Opinion.al një burim i rezervuar.

Personi më i përfolur dhe më i rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërisë dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gatishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë.

Informacioni duhet t'i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.

Për të pasur një informacion më të sigurt, ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend.

Asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al, ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet. I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.

Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitetit. Por njëkohësisht , përdorimi politik i saj, pra qoftë edhe i informacionit, do ishte tejet i papranueshëm në një çështje të tillë kaq delikate.

Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjesht ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabilizimi i vendit në një moment delikat.

The post Blendi Fevziu ‘zbulon’ planin për vrasjen e Lulzim Bashës appeared first on INSAJDERI.

McCain tregon për takimin me Nënën Terezë që ia ndryshoi jetën

Posted: 13 Apr 2017 06:08 AM PDT

Senatori amerikan John McCain, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ka treguar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës një takim me Nënën Terezë, që sipas tij ia ka ndryshuar jetën.

Shën Tereza i kishte rekomanduar atij adoptimin e një vajze të vogël që kishte qenë e sëmurë.

"Kur gruaja ime ka qene ne Bangladesh, kemi takuar Nenën Terezë. Ajo erdhi ne takim me dy vajza te vogla dhe na tha qe duhet ti marrim në Amerike sepse janë te sëmura keq. I morëm, njërën e ka adoptuar një çift amerikan, njërën e kemi adoptuar ne", ka treguar ai, në fillim të fjalimit të tij para deputetëve.

"Sot Brigete është vajza jone qe e duam shumë. Falënderojmë Nenën Terezë që na ka ndryshuar jetën," ka shtuar McCain./Insajderi.com

The post McCain tregon për takimin me Nënën Terezë që ia ndryshoi jetën appeared first on INSAJDERI.