INSAJDERI: “Serbi demolon xhaminë në Novobërdë” plus 19 more

INSAJDERI: “Serbi demolon xhaminë në Novobërdë” plus 19 more


Serbi demolon xhaminë në Novobërdë

Posted: 15 Apr 2017 09:31 AM PDT

Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, një serb ka sulmuar dhe demoluar shkollën e fshatit, ambulancën, xhaminë dhe disa shtëpi private.

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, e ka konfirmuar sulmin e ndodhur për Klan Kosovën, por nuk ka mundur të japë detaje se me çfarë është kryer sulmi nëpër këto objekte dhe për çfarë arsye.

Ndërsa imami i fshatit, Nazmi Gashi, ka thënë se sulmuesi ka thyer inventarin e xhamisë me një mjet të fortë – pa mundur ta përcaktojë atë.

Gashi tregoi se, fatmirësisht, më momentin kur është kryer sulmi nuk ka pasur persona në xhami, ndaj nuk është lënduar askush.

Ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga sulmi që ka ndodhur në objektet tjera, apo shtëpitë private.

Klan Kosova mëson se agresori është arrestuar nga policia, por ende nuk dihen motivet e sulmit të tij./Insajderi.com

The post Serbi demolon xhaminë në Novobërdë appeared first on INSAJDERI.

Lineker thurr elozhe për supergolin e Shaqirit [video]

Posted: 15 Apr 2017 09:26 AM PDT

Ish-reprezentuesi i kombëtares angleze dhe njëri nga futbollistët më të mirë në histori të Anglisë, Gary Lineker ka thurrur elozhe për golin e shënuar sot nga Xherdan Shaqiri.

Lineker, i cili është moderator i emisionit “MOTD” në BBC One, e ka cilësuar si një “bukuri të pakontestueshme” golin që Shaqiri e shënoi ndaj Hull Cityt.

“Shumë gola për t’u parë sot në MOTD, përfshirë një bukurie të pakontestueshme nga Xherdan Shaqiri”, ka shkruar Lineker në profilin e tij në Twitter.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit realizoi gol në fitoren 3-1 të Stoke Cityt ndaj Hull Cityt në Premier Ligë. Shaqiri edhe asistoi tek një gol i skuadrës së tij. /Insajderi.com

The post Lineker thurr elozhe për supergolin e Shaqirit [video] appeared first on INSAJDERI.

Mbi tre milionë euro investime në rrugën për Veternik

Posted: 15 Apr 2017 09:17 AM PDT

 

Të martën, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të inaugurojnë fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet.

"Ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi. Po ashtu, në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biciklistëve" thuhet në njoftimin  MI.

"Projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,589,674.34 eurosh, ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh.

Në njoftimin e dërguar medieve thuhet se punimet e llotit 2, sipas kontratës, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh pune./Insajderi.com

The post Mbi tre milionë euro investime në rrugën për Veternik appeared first on INSAJDERI.

Një Isco “i çmendur” i siguron fitoren Real Madridit [video]

Posted: 15 Apr 2017 09:16 AM PDT

Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 32-të në La Liga, duke e mposhtur 3:2 në udhëtim Sporting Gijonin.

Gijon shënuan të parët në minutën 14-të me anë të Duje Cop, por nuk kaluan as tre minuta (17′) dhe Isco barazoi rezultatin për të mbyllur me barazim pjesën e parë.

Me fillim të pjesës së dytë përseri Gijon kaloj në epërsi me anë të Vesga, por sërish madrilenët barazuan rezultatin me golin e Alvaro Moratës.

Isco, shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, për t'ia siguruar fitoren e radhës ekipit të Zinedine Zidane. /Insajderi.com

Një Isco “i çmendur” i siguron fitoren Real Madridit

 

 

 

The post Një Isco “i çmendur” i siguron fitoren Real Madridit [video] appeared first on INSAJDERI.

Khodorkovsky bën thirrje për mbështetjen e Navalnyt në zgjedhjet presidenciale

Posted: 15 Apr 2017 09:09 AM PDT

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati rus i naftës, që ishte burgosur nga Kremlini, ka bërë thirrje që të mbështetet kandidatura për president, e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalny, në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Këto deklarata, Khodorkovsky i bëri sot gjatë mbledhjes së organizatës së tij "Rusia e Hapur". Këto janë manovrat e fundit politike, përpara zgjedhjeve të vitit 2018, në të cilat, presidenti aktual rus, Vladimir Putin, pritet të kërkojë mandatin e dytë.

Opozita ndaj Putinit është e ndarë në shumë grupe, parti dhe individë, shumë prej të cilëve, kanë kundërshtuar njëri-tjetrin për vite të tëra.

Që prej se u fal nga Putini më 2013, Khodorkovsky ka përdorur lëvizjen e tij "Rusia e Hapur", për të tentuar që të ndërtojë një lëvizje më të qëndrueshme opozitare.

Popullariteti i Navalny është rritur, duke rritur shpresën se grupet opozitare do të bashkohen rreth tij.

"Zëvendësimi i Putinit me një Putin tjetër, nuk do të funksionojë për ne. Prandaj, unë propozoj që ta mbështesim Navalnyn në ztjedhjet presidenciale", ka shkruar Khodorkovsky në rrjetin social Twitter.

The post Khodorkovsky bën thirrje për mbështetjen e Navalnyt në zgjedhjet presidenciale appeared first on INSAJDERI.

Veseli viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, diskuton për investime

Posted: 15 Apr 2017 09:09 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të takojë zyrtarë të lartë për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet direkte që investitorët e Emirateve mund të bëjnë në Republikën e Kosovës.

Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryetari Veseli do të pritet në Abu Dhabi nga homologia e tij, Dr. Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi, me të cilën përveç diskutimeve për investime, do të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi në fushën ndërparlamentare.

“Po ashtu, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga ministri i shtetit për Punë të Jashtme, Dr. Anwar Bin Mohammed Gargash, si dhe nga ministri për Ekonomi, Sultan Bin Saeed Al Mansouri, me të cilët do të diskutojë për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe", njofton komunikata drejtuar mediave.

The post Veseli viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, diskuton për investime appeared first on INSAJDERI.

Shaqiri realizon supergol ndaj Hull Cityt [video]

Posted: 15 Apr 2017 08:58 AM PDT

Stoke City ka fituar 3-1 ndaj Hull Cityt në ndeshjen e javës së 32 të Ligës Premier.

Goli i tretë i takimit erdhi nga anësori me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një supergol nga rreth 25 metra.

Shaqiri shënoi në minutën e 80′ pas asistimit të Marko Arnautoviç.

Shaqiri realizon supergol ndaj Hull Cityt

The post Shaqiri realizon supergol ndaj Hull Cityt [video] appeared first on INSAJDERI.

Shtëpia luksoze e Angelina Jolie [foto]

Posted: 15 Apr 2017 08:54 AM PDT

Ajo u nda nga bashkëshorti i saj prej 12 vjetësh, Brad Pitt shtatorin e kaluar. Por duket se Angeline Jolie, e cila ka 6 fëmijë, duket se është gati të nisë një fillim të ri.

Mësohet se ajo ka blerë një shtëpi historike në Los Angeles, me një vlerë prej 25 milionë dollarësh.

41-vjeçarja thuhet se do të vendoset përfundimisht në Kaliforni, duke jetuar në një nga ndërtesat më të mira të qytetit.

Prona me një supërfaqe 700 m2 ndodhet në kodër me një pamje të mrekullueshme të qytetit të Los Angeles dhe fqinj do të ketë Casey Affleck, Natalie Portman, Lauren Graham, Will.I.Am dhe David Fincher.

Një shtëpi me 6 dhoma gjumi, 10 banja, shitet me çmimin 25 milionë dollarë, për të cilat thuhet se Jolie është gati ta blejë.

Përveç kësaj, ka një kopësht të madh, një pishinë dhe është e rrethuar nga me gjelbërim dhe burime arkitekturore historike.

The post Shtëpia luksoze e Angelina Jolie [foto] appeared first on INSAJDERI.

Kur ministri i Brendshëm del në kundërshtim me Këshillin e Sigurisë

Posted: 15 Apr 2017 08:38 AM PDT

Të enjten kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mblodhi Këshillin për Sigurisë të shtetit. Një ditë më pas, ai njoftoi se institucionet janë alarmuar pasi kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të caktuara, të cilat kanë planifikuar akte kundër disa liderëve institucionalë.

Nëpërmjet një komunikate të lëshuar të premten nga Zyra e Kryeministrit, u bë e ditur se se këshilli u mblodh pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik rreth sigurisë.  Ndërkaq, Policia e Kosovës rriti masat e sigurisë, duke e rritur orarin e punës për policë, nga 8 orë në ditë në 12 orë në ditë.

"Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues", njoftoi të premten Zyra e Kryeministrit.

Për alarmimin e institucioneve shtetërore ndaj masave të sigurisë foli edhe vet kryeministri Mustafa. Ai tha se "kemi kërkuar të ndërmerren hapa ndaj individëve që rrezikojnë rendin kushtetues."

"Kemi kërkuar nga institucionet e drejtësisë që ato të ndërmarrin masa ndaj individëve të cilët e rrezikojnë rendin kushtetues dhe e rrezikojnë jetën e qytetarëve", ka thënë kryeministri Mustafa.

Masat e shtuara të sigurisë në Kosovë, nuk ndërlidhen me ndonjë kërcënim konkret, por kanë si qëllim ofrimin dhe garantimin e sigurisë për qytetarët gjatë festës së Pashkëve, ka deklaruar sot ministri i Punëve të Brendshme.

Por, në të njëjtën vazhdë të mendimeve me Këshillin për Siguri të Kosovës dhe shefin e ekzekutivit nuk është edhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni. Ai thotë se Kosova nuk po përballet me një kërcënim konkret.

"Kjo bëhet për të shtuar sigurinë dhe assesi për të krijuar panik. Pra, qytetarët në vend që të mos ndjehen në panik, duhet të kenë një ndjenë më të fortë të sigurisë, sepse këto masa të sigurisë shtohen që atyre t'u mundësojnë një festim të lirë dhe pa asnjë brengë", ka thënë Hyseni për Radio Evropën e Lirë.

Hyseni ka theksuar se shtimi i masave të sigurisë është i lidhur me festën e Pashkëve, raporton Insajderi.

"Prandaj këto masa nuk lidhen me asgjë konkrete, me asnjë kërcënim konkret. Por, është shtim rutinë i masave të sigurisë karshi festës fetare kësaj radhe. Nëse iu kujtohet, apriori gjatë festave të ndryshme bëjmë kësi lloji veprimesh, bëjmë shtim të masave të sigurisë. Policia e Kosovës i bën vlerësimet e saj profesionale dhe mbi vlerësimet profesionale edhe vlerëson masat", ka thënë Hyseni.

Për dallim nga ministri Hyseni, ekspertë të çështjeve të sigurisë, thonë se ka kërcënime dhe se Kosova po ndërmerr masa parandaluese.

Agim Musliu, ekspert i kësaj fushe, ka thënë se që sipas informacioneve të siguruara nga institucionet e sigurisë ekziston një kërcenim real sa i përket festës se Pashkëve, për ndonjë veprimi eventual. Për këtë arsye thotë ai, janë shtuar edhe masat e sigurisë në territorin e Kosovës.

Megjithatë, Musliu shprehet se qytetarët nuk duhet të shqetësohen dhe të mbështeten në organet e sigurisë se Kosovës.

Këto masa janë masa preventive për parandalimin eventual të çdo vepre kriminale. Por, mesazhi që duhet të marr qytetari i Kosovës është që duhet të kemi plotësisht mbështetjen e Policisë se Kosovës dhe instrumentit të sigurisë dhe të mbështetemi në punën dhe veprimin e tyre .Dhe, thjeshtë të mësohemi të jetojmë me rreziqe potenciale sikurse e gjithë bota e qytetëruar", ka thënë Musliu. /Insajderi.com

The post Kur ministri i Brendshëm del në kundërshtim me Këshillin e Sigurisë appeared first on INSAJDERI.

Ish-ministri i Brendshëm i Egjiptit dënohet me 7 vite burg për korrupsion

Posted: 15 Apr 2017 08:28 AM PDT

Një gjykatë egjiptiane dënoi sot ish-ministrin e Brendshëm, Habib al-Adly me shtatë vite burg për korrupsion, në një prej proceseve të fundit gjyqësore kundër një zyrtari të periudhës së Hosni Moubarakut.

Gjenerali Habib al-Adly drejtonte me dorë të hekurt të gjithë pushtetshmen policinë egjiptiane, ku aktet e dhunës dhe abuzimet kanë qenë një nga nxitësit e revoltës popullore që çoi në largimin e Moubarakut nga pushteti në 2011.

Ky vendim, vjen së paku një muaj pas lirimit të Moubarakut, i cili u la i lirë pas akuzave të ngritura kundër tij për përfshirje në vdekjen e protestuesve gjatë së njëjtës revoltë.

The post Ish-ministri i Brendshëm i Egjiptit dënohet me 7 vite burg për korrupsion appeared first on INSAJDERI.

Dhjetëra të vrarë nga një shpërthim në afërsi të Alepos

Posted: 15 Apr 2017 08:16 AM PDT

Të paktën 22 persona janë vrarë, pasi një makinë-bombë ka goditur autobusë që bartnin sirianë të cilët po evakuoheshin nga qytetet e rrethuara nga rebelët.

Media shtetërore ka raportuar se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët që kanë lënë të vdekur 22 persona.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se nga ky shpërthim janë vrarë mbi 24 persona.

Autobusët po bartinin mijëra shiitë, të cilët mbështesin qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad,

Ata po evakuoheshin për në Alepo nga disa disa fshatëra që gjenden në vijat e luftës, ndërmjet forcave qeveritare dhe grupeve rebele.

Shumica e popullsisë në Siri janë sunitë.

The post Dhjetëra të vrarë nga një shpërthim në afërsi të Alepos appeared first on INSAJDERI.

Nëna e 7 fëmijëve që ruan prej dy dekadash Xhaminë e Profetit Ibrahim

Posted: 15 Apr 2017 07:47 AM PDT

Emine el-Kadi është një roje besnike e xhamisë së Profetit Ibrahim në qytetin El-Khalil në Bregun Perëndimor.

Kujdesin për xhaminë e konsideron si detyrë dhe obligim tashmë 22 vite. Në bisedë për AA, 51-vjeçarja ka shprehur lumturinë dhe nderin që ka për detyrë të ruaj vendin ku ndodhen varret e Profetit Isak dhe Jakub.

“Këtë e bëj për 22 vjet. Intensivisht bëj kërkime në burimet islame në lidhje me këtë xhami për t’u dhënë vizitorëve sa më shumë informacion”, tha Kadi, një nënë e shtatë fëmijëve.

Ajo rikujtoi se hebrenjtë në vitin 1994 pushtuan pjesën më të madhe të xhamisë.

“Jam krenare që punoj këtu. Kjo është, nga njëra anë edhe si obligim fetar. Jam shpirtërisht e lidhur me këtë punë. Falem, por edhe e shfrytëzoj kohën për të mësuar”, tha Kadi.

Turistët që vijnë për të vizituar xhaminë duhet të kalojnë pikat e kontrollit izraelit. Ajo tregon për konfliktet e shpeshta të palestinezëve dhe izraelitëve të cilat kryesisht përfundojnë me vdekjen e ndonjë palestinezi.

“Pushtuesit izraelitë rrethinën e xhamisë e kanë kthyer në kazermë ushtarake. Palestinezët që dëshirojnë të vizitojnë xhaminë janë ekspozuar ndaj kontrolleve në derë dhe fyerjeve. Kur kam filluar të punoj këtu me vështirësi kam kaluar pikat e kontrollit ushtarak dhe në mes të kolonëve hebrenjë. Sot nuk mendoj për këtë, sepse kjo është një xhami që na përket neve”, thekson Kadi, raporton AA.

Kadi, punon si roje e xhamisë dhe njëherësh edhe si cicerone për turistët që vijnë për vizitë. Edhe hebrenjtë deri në vitin 1994 në kohë të caktuar vinin për të vizituar varrin e Profetit Ibrahim.

Hebreu i ekstremit të djathtë Baruch Goldstien më 25 shkurt 1994 hapi zjarr në xhami dhe me këtë rast vrau 29 palestinezë dhe plagosi 125 të tjerë.

Pas kësaj, autoritetet izraelite për arsye sigurie gjysmën e xhamisë e kthyen në një strehë për hebrenjtë. Në afërsi të xhamisë së Profetit Ibrahim janë vendosur rreth 1.500 ushtarë izraelitë të cilët mbrojnë 400 kolonët hebrenjë.

The post Nëna e 7 fëmijëve që ruan prej dy dekadash Xhaminë e Profetit Ibrahim appeared first on INSAJDERI.

Rajonet më të pasura dhe më të varfra në Evropë

Posted: 15 Apr 2017 07:37 AM PDT

Katër rajone në Evropë kanë regjistruar një Produkt të Brendshëm Bruto, PBB, për kokë banori dy herë më të lartë se mesatarja e BE-së, të barabartë me 28.900 euro.

Sipas raportit të Zyrës së statistikave në Bashkimin Europian Eurostat, rajoni me PBB-në më të lartë për kokë banori është Inner London – West në Britani të Madhe, me 212,800 euro, sipas të dhënave të vitit 2015. Vijojnë më pas Grand Ducato në Luksemburg (89.900 euro), Hamburgu në Gjermani (61,700 euro) e Brukseli në Belgjikë (63.300 euro). Të dhënat janë të vitit 2015 dhe shprehen sipas fuqisë së blerjes për kokë banori.

Po sipas këtyre të dhënave në vitin 2015 ishin 20 rajone me PBB-në rreth 50% më të lartë se mesatarja e BE-së, shkruan Albinfo.

Pesë prej tyre ishin në Gjermani, katër në Mbretërinë e Bashkuar, në Holandë, një në Austri e nga një në Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Francë, Sllovaki, Zvicër, sikundër edhe në Luksemburg.
Ndërsa sa u përket rajoneve më të varfra: në Bullgari (29% nën mesatare), rajonet e tjera janë: Mayotte në Francë (32%), Severen e Yuzhen në Bullgari (të dyja 33%) e verilindja e Rumanisë (34%).

Nga 19 rajonet me PBB-në për kokë banori më të ulët se 50% e mesatares së BE-së, pesë ndodhen në Bullgari, katër në Hungari e në Poloni, tri në Rumani, dy në Greqi dhe një në Francë.

The post Rajonet më të pasura dhe më të varfra në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Stoke kalon në epërsi, Shaqiri asiston [video]

Posted: 15 Apr 2017 07:31 AM PDT

Xherdan Shaqiri ka asistuar sërish për Stoke Cityn në Premier Ligën angleze.

Mesfushori me nënshtetësi zvicerane asistoi për Marko Arnautoviç në sfidën ndaj Hull Cityt që po zhvillohet në kohë reale.

Ishte minuta e 6′ e takimit, kur Shaqiri asistoi për Arnautoviç dhe Stoke City kaloi në epërsi 1-0. /Insajderi.com

Stoke kalon në epërsi, Shaqiri asiston

The post Stoke kalon në epërsi, Shaqiri asiston [video] appeared first on INSAJDERI.

Hyseni: Masat e sigurisë nuk kanë të bëjnë me ndonjë kërcënim konkret

Posted: 15 Apr 2017 07:31 AM PDT

Masat e shtuara të sigurisë në Kosovë, nuk ndërlidhen me ndonjë kërcënim konkret, por kanë si qëllim ofrimin dhe garantimin e sigurisë për qytetarët gjatë festës së Pashkëve, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Nga dita e enjte, vërehet shtim i numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nëpër rrugë, sheshe, qytete dhe pranë objekteve të ndryshme fetare.

Ministri Hyseni ka theksuar se situata e përgjithshme e sigurisë në vend vlerësohet stabile dhe pa asnjë shenjë përkeqësimi. Kështu që, sipas tij, qytetarët nuk kanë nevojë për panik.

"Duke pasur parasysh zhvillimet e ndryshme, aktet e ndryshme terroriste në Stokholm, Dortmund dhe gjithandej Evropës, është krejtësisht e natyrshme që institucionet e sigurisë t'i shtojnë masat gjatë festave të ndryshme, ose gjatë festave fetare".

"Kjo bëhet për të shtuar sigurinë dhe assesi për të krijuar panik. Pra, qytetarët në vend që të mos ndjehen në panik, duhet të kenë një ndjenë më të fortë të sigurisë, sepse këto masa të sigurisë shtohen që atyre t'u mundësojnë një festim të lirë dhe pa asnjë brengë", ka thënë Hyseni.

Nisur nga disa informacione që posedonin organet e sigurisë në Kosovë dhe rajon, Këshilli për Siguri i Kosovës, kishte njoftuar se ka kërcënime që drejtoheshin kundër bartësve të institucioneve të shtetit dhe kundër objekteve qeveritare e fetare në Kosovë.

Por, ministri Skender Hyseni tha se angazhimi i policisë edhe sot do të jetë sikurse edhe viteve tjera, në festa të ndryshme.

"Prandaj këto masa nuk lidhen me asgjë konkrete, me asnjë kërcënim konkret. Por, është shtim rutinë i masave të sigurisë karshi festës fetare kësaj radhe. Nëse iu kujtohet, apriori gjatë festave të ndryshme bëjmë kësi lloji veprimesh, bëjmë shtim të masave të sigurisë. Policia e Kosovës i bën vlerësimet e saj profesionale dhe mbi vlerësimet profesionale edhe vlerëson masat", ka thënë Hyseni.

Për dallim nga ministri Hyseni, ekspertë të çështjeve të sigurisë, thonë se ka kërcënime dhe se Kosova po ndërmerr masa parandaluese.

Agim Musliu, ekspert i kësaj fushe, ka thënë se që sipas informacioneve të siguruara nga institucionet e sigurisë ekziston një kërcenim real sa i përket festës se Pashkëve, për ndonjë veprimi eventual. Për këtë arsye thotë ai, janë shtuar edhe masat e sigurisë në territorin e Kosovës.

Megjithatë, Musliu shprehet se qytetarët nuk duhet të shqetësohen dhe të mbështeten në organet e sigurisë se Kosovës.

“Kërcënimet eventuale mund të jenë të aspektit fetar, por edhe ato të sigurisë së personaliteteve të shquara dhe qytetarëve të Kosovës”.

Këto masa janë masa preventive për parandalimin eventual të çdo vepre kriminale. Por, mesazhi që duhet të marr qytetari i Kosovës është që duhet të kemi plotësisht mbështetjen e Policisë se Kosovës dhe instrumentit të sigurisë dhe të mbështetemi në punën dhe veprimin e tyre .Dhe, thjeshtë të mësohemi të jetojmë me rreziqe potenciale sikurse e gjithë bota e qytetëruar", ka thënë Musliu.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, të premten, ka thënë se "është kërkuar një vigjilencë më e madhe, një prezencë më të madhe, një aktivizim më të madh të të gjitha organeve të sigurisë”.

“Kemi kërkuar nga institucionet e drejtësisë që ato të ndërmarrin masa ndaj individëve të cilët e rrezikojnë rendin kushtetues dhe e rrezikojnë jetën e qytetarëve", ka thënë kryeministri Mustafa.

Kurse, ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, përmes faqes zyrtare, kanë këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare (Festën e Pashkëve) dhe gjatë pjesëmarrjes në festivale apo ngjarje të caktuara(REL).

The post Hyseni: Masat e sigurisë nuk kanë të bëjnë me ndonjë kërcënim konkret appeared first on INSAJDERI.

Konsumimi i çajit i shëndetshëm për kujtesën e njeriut

Posted: 15 Apr 2017 07:25 AM PDT

 

Konsumi i rregullt i çajit mund të zvogëlojë rrezikun e humbjes së kujtesës me 50 për qind, tregon studimi i shkencëtarëve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Singaporit.

Studimi është realizuar me ndihmën e 957 kinezëve, konsumatorë të çajit. Ata në periudhën 2003-2005 kanë pirë rregullisht çaj sipas zakoneve dhe të dhënat e tyre në lidhje me sasinë e çajit të pirë ia dorëzuan studiuesve. Deri në vitin 2010, të anketuarit një herë në dy vite i janë nënshtruar testeve të cilat, ndër të tjera, duhej të tregonin nivelin e kujtesës së tyre.

Sipas rezultateve, konsumi ditor i çajit për 50 për qind ul rrezikun e problemeve të humbjes së kujtesës. Sa i përket të moshuarve, kur paraqitet rreziku i prekjes nga sëmundja e Alzheimerit, atëherë kjo shifër arrin në madje 86 për qind njofton AA.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal of Nutrition Health&Aging”./Insajderi.com

The post Konsumimi i çajit i shëndetshëm për kujtesën e njeriut appeared first on INSAJDERI.

Cila është prova historike që Jezus Krishti ka jetuar dhe vdekur?

Posted: 15 Apr 2017 07:12 AM PDT

Sa të sigurt mund të jemi që Jezus Krishti ka jetuar me të vërtetë?

Dëshmitë historike për Jezusin e Nazarethit janë themeluar gjatë dhe janë shumë të përhapura. Për disa dekada të jetës së tij, ai është përmendur nga historianë çifutë dhe romakë, si dhe nga shumë shkrime krishtere. Duke krahasuar këtë me, për shembull, mbretin Artur, i cili supozohet të ketë jetuar në rreth 500 pas erës sonë. Burimet historike për ngjarjet e asaj kohe nuk përmendin fare Arturin, dhe së pari është përmendur 300 apo 400 vite pasi që supozohet të ketë jetuar. Evidenca për Jezusin nuk është e limituar te folklori i vonshëm, siç është puna me Arturin.

Çka na thonë shkrimet krishtere?

Vlera e kësaj evidence është që është edhe e hershme edhe e detajuar. Shkrimet e para të krishtere që flasin për Jezusin janë vargjet e Shenjtit Paul, dhe dijetarët pajtohen që letrat më të hershme ishin shkruar brenda 25 vitesh pas vdekjes së Jezusit, përderisa të dhënat biografike të Jezusit në ungjijtë e Testamentit të Ri vijnë 40 vite pasi ka vdekur. Këto janë shfaqur përgjatë jetës së shumë dëshmitarëve okularë, dhe japin përshkrime të cilat sillen me kulturën dhe gjeografinë e Palestinës së shekullit të parë. Është gjithashtu e vështirë të imagjinohet pse shkrimtarët e krishterë do të shpiknin një figurë shpëtuese tërësisht çifute në një kohë dhe vend – nën sundimin e perandorisë romake – ku ka pasur dyshime të forta të judaizmit.

Çfarë kanë thënë autorët jo të krishterë për Jezusin?

Për aq sa dihet, autori i parë jashtë kishës i cili ka përmendur Jezusin është historiani çifut Flavius Josephus, e cila ka shkruar një histori judaizmi rreth vitit 93 pas Krishtit. Ai kishte dy referenca për Jezusin. Njëra ishte kundërthënëse sepse mendohet të jetë prishur nga shkrimet e krishtere (me gjasë duke e kthyer vlerësimin negativ të Josephus në një më pozitiv), por tjetri nuk është i dyshimtë – një referencë për James, vëllait të "Jezusit, të ashtu quajturit Krisht".

Pas rreth 20 viteve të Josephusit, kemi politikanët Romakë Pliny dhe Tacitus, të cilët kanë mbajtur disa nga postet më të larta në fillim të shekullit të dytë pas Krishtit. Nga Tacitur mësojmë që Jezusi është ekzekutuar përderisa Pontius Pilate ishte prefekt romak në detyrë të Judejës (26-36 pas lindjes së Krishtit) dhe Tiberius ishte perandor (14-36 pas krishtit) – të dhënat të cilat përputhen me të dhënat kohore të ungjijve. Pliny kontribuon në informacion, ku ai ishte guvernator i Turqisë, krishterët adhuronin Krishtin si zot. Asnjërit prej këtyre nuk u pëlqenin të krishterët – Pliny shkruan për "kokëfortësinë prej kokë-derri" dhe Tacitus quan religjionin e tyre si një besëtytni shkatërruese.

A kanë diskutuar shkrimtarët e lashtë për ekzistencën e Jezusit?

Për çudi, nuk ka pasur asnjë debat në botën e lashtë nëse Jezusi i Nazarethit ishte një figurë historike. Në literaturën më të hershme të çifutëve rabinë, Jezusi ishte përmendur si fëmija jolegjitim i Marisë dhe një magjistar. Ndër paganë, satiristi Lucian dhe filozofi Celsus e cilësuan Jezusin si një faqezi, por ne nuk dimë dikë në botën e lashtë të ketë vënë në pyetje nëse Jezusi ka jetuar.

Sa kundërthënëse është ekzistenca e Jezusit tani?

Në një libër së fundmi, filozofi francez Michel Onfray flet për Jezusin si thjeshtë një hipotezë, ekzistenca e tij si një ide më shumë se sa figurë historike. Rreth 10 vite më parë, "The Jesus Project" (Projekti Jezus) ishte themeluar në SHBA; njëra nga pyetjet kryesore për diskutim ishte që nëse Jezusi ka ekzistuar apo jo. Disa autorë edhe kanë argumentuar që Jezusi i Nazarethit ka qenë me gjasë jo-ekzistent, duke pretenduar që edhe Jezusi edhe Nazarethi ishin shpikje krishtere. Nuk vlen asgjë, sidoqoftë, që dy historianë qendrorë kanë shkruar më së shumti kundër argumenteve hiper-skeptike janë ateistë: Maurice Casey (më parë nga universiteti i Nottinghamit) dhe Bart Ehrman (nga univestieti i Karolinës). Ata kanë ngritur kritika thumbuese për qasjen "Jezusi-mit", duke e quajtur këtë pseudo-dituri. Megjithatë, një anketë së fundmi ka zbuluar që 40 për qind e të rriturve në Angli nuk besojnë që Jezusi ka qenë një figurë e vërtetë historike.

A ka prova arkeologjike për Jezusin?

Pjesë nga konfuzioni i njohur rreth historikut të Jezusit mund të jetë shkaktuar nga argumentet e pazakonta arkeologjike të cilat janë ngritur në relacion me të. Së fundmi ka pasur pretendime që Jezusi ka qenë stërnipi i Kleopatrës, së bashku ma monedhat e lashta që pretendohet që shfaqin Jezusin duke mbajtur kurorën e tij me thera. Në disa rrathë, ka ende interesa në "Qefinin e Torinos", qefini i supozuar i varrosjes së Jezusit. Papa Benedikti XVI ka thënë që ka qenë diçka që "asnjë mjeshtri njerëzore nuk mund ta prodhojë" dhe një "ikonë e të Shtunës së Shenjtë".

Është e vështirë të gjesh historianë të cilët cilësojnë këtë material si të dhënë serioze arkeologjike, sidoqoftë. Dokumentet e prodhuara nga shkrimtarët të krishterë, çifutë dhe romakë formojnë provat më bindëse.

Këto referenca të bollshme historike na lënë me pak dyshime të arsyeshme që Jezusi ka jetuar dhe vdekur. Pyetja më e rëndësishme – e cila shkon përtej fakteve historike dhe objektive – është nëse Jezusi ka vdekur dhe jetuar.

Artikull është shkruar për The Guardian nga Dr. Simon Gathercile, drejtor i studimeve për Teologji në kolegjin Fitzwilliam dhe studion në Universitetin e Kembrixhit.

The post Cila është prova historike që Jezus Krishti ka jetuar dhe vdekur? appeared first on INSAJDERI.

Balotelli i gëzohet barazimit të Milanit

Posted: 15 Apr 2017 07:06 AM PDT

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit, Mario Balotelli nuk ka mbetur jashtë derbit të Milanos të zhvilluar sot në San Siro.

Balotelli është përfshirë pas ndeshjes duke përgëzuar Milanin për pikën e marr.

Ai nuk heziton të tregojë hapur se është tifoz i flaktë i Milanit duke shkruar në Tëitter, "Forza Milan".

"Më ofendoni si të dëshironi, nuk më intereson… Forca Milan, shhhh", ka shkruar Balotelli në llogarinë e tij në Tëitter.

Sigurisht se ky postim i Balotellit nuk do të pritet mirë nga tifozët e Interit.

Kujtojmë se Balotelli kaloi te Milani nga Manchester City, ku u transferua nga Interi pasi hodhi në tokë fanellën Nerazzure në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës në vitin 2010./Insajderi.com

The post Balotelli i gëzohet barazimit të Milanit appeared first on INSAJDERI.

Parada e ushtrisë së Koresë Veriore për nder të 105 vjetorit [foto]

Posted: 15 Apr 2017 06:53 AM PDT

Koreja Veriore po feston sot 105 vjetorin e themeluesit dhe udhëheqësit, Kim II-sung, me një paradë ushtarake.

Në vazhdim sjellim disa nga fotot më interesante nga ushtria e Kores së Veriut nga kjo paradë e mbajtur sot.

The post Parada e ushtrisë së Koresë Veriore për nder të 105 vjetorit [foto] appeared first on INSAJDERI.

Akuzohen 8 persona për vrasjen e një studenti

Posted: 15 Apr 2017 06:51 AM PDT

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se 8 persona janë akuzuar për vrasjen brutale të një studenti.

Një grup i studentëve të Universitetit Abdul Wali Khan, në qytetin Mardan, kishin rrahur për vdekje studenin Mashal Khan, më 13 prill, duke e akuzuar atë se në mediat sociale ka shpërndarë përmbajtje blasfemike.

"Tetë studentë sot janë paraqitur në gjykatën anti-terrorizëm në Mardan n5n akuzat për vrasje", ka thënë prokurori publik, Rafiullah Khan.

Në një video të publikuar të sulmit, shfaqet viktima, i identifikuar si 23-vjeçari, Mashal Khan, teksa është i shtrirë në tokë dhe goditet nga studentët me dërrasa druri.

Viktima u varros më 14 prill në qytetin e tij të lindjes Suabi.

Të paktën 65 persona janë vrarë në Pakistan, nën akuzat për blasfemi që prej vitit 1990.

The post Akuzohen 8 persona për vrasjen e një studenti appeared first on INSAJDERI.