“Hajnat thyejnë veturën, vjedhin dy pasaporta” plus 9 more Ferizaj Press

“Hajnat thyejnë veturën, vjedhin dy pasaporta” plus 9 more Ferizaj Press


Hajnat thyejnë veturën, vjedhin dy pasaporta

Posted: 03 Apr 2017 09:28 AM PDT

Persona të panjohur kanë thyer veturën e një femre në Ferizaj duke ia vjedhur çantën në të cilën gjendeshin dy pasaporta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e "Reçakut", mbrëmë rreth orës 19:00 ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.

Shqiptarët çmenden për “Big Brother”. Të dhënat e audiencës e përligjin!

Posted: 03 Apr 2017 09:18 AM PDT

Big Brother” vazhdon të jetë programi i audiencës rekord edhe në edicionin e tij të 9-të.

Ky fakt po vërtetohet javë pas jave në ekranin e televizionit kombëtar “Top Channel”, që ka rrëmbyer audiencën më të madhe edhe për fundjavën që lamë pas.

Ashtu siç edhe raportojnë kompanitë kryesore të matjes së audiencës, “Big Brother” ka gozhduar përpara ekranit të “Top Channel” në mbrëmjen e tretë të Reality Show më të famshëm, pjesën më të madhe të shqiptarëve, deri në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, duke regjistruar shifra rekord të audiencës, si rrallë herë në vitet e fundit.

Jehona e spektaklit është amplifikuar edhe më shumë sërish nën logon e “Big Brother”, me programin “Fans’ Club” mesditën e së dielës, që po ashtu rezulton me një rekord shikueshmërie.

Me sa duket “Top Channel” po e shfrytëzon “Big Brother” për të rrëmbyer audiencën maksimale ndaj rivalëve, pikërisht në fashat orare më të forta të televizioneve të tjera kombetare.

LDK akuzon PDK-në për shkelje të privatësisë

Posted: 03 Apr 2017 09:17 AM PDT

Degës së PDK-së në Ferizaj, i ra në dorë një letër e LDK-së.

Në fakt, partia më e madhe opozitare në Ferizaj, ka siguruar një listë me emra që partia në pushtet i ka rekomanduar t'i kryejnë trajnimet për t'u bërë drejtor shkolle.

Përfaqësues të PDK-së thanë se kjo listë tregon qartë se si LDK-ja ka planifikuar që për drejtorët e ardhshëm në Ferizaj, të përgatisë militantët e saj me rekomandim nga njerëzit e besueshëm të partisë.

Përveç të tjerëve, PDK-ja ka vënë në pah se në këtë listë janë edhe emrat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Shpëtim Sojeva, Hysnie Mustafa dhe  Arta Tahiri.

"Skandaloze është që një subjekt politik përmes një forumi partiak të krijoj lista që ata të shkojnë në trajnime dhe pastaj të bëhen drejtorë. Kjo na jep të kuptojmë që sistemi arsimor në komunën e Ferizajt është tej mase i politizuar, që kjo parti politike përveç që vendos për drejtora, vendos edhe për mësimdhënës, por edhe për punëtorë teknik të shkollave", tha Gazmend Bytyqi nga PDK-ja.

Në anën tjetër, dega e LDK-së thotë se kjo listë është legale dhe nuk prishë punë nëse kjo parti bënë rekomandime që i duhen brenda subjektit të vetë.

Balton Dërguti nga LDK-ja duke treguar se kjo listë nuk është komunale, akuzoi PDK-në, se ka bërë shkelje të privatësisë, në momentin kur e ka publikuar atë listë ku figurojnë edhe numrat e telefonave.

"Lista e cila është publikuar nuk është ilegale, atë listë nëse PDK-ja e kish kërkuar ne do t'ua kishim dhënë. Nuk është mirë që PDK-ja e ka publikuar me numër të telefonave, sepse është privatësi e gjithë atyre. Ajo është vetem një listë e komisionit për arsim të LDK-së dhe nuk ka të bëjë asgjë me komunën. Ata kanë sugjeruar për persona që mund t'i kryejnë trajnimet për drejtorë, e ato organizohen nga ministria, sepse partia politike nuk bënë një gjë të tillë, por shpeshherë ato sugjerojnë për njerëz të ndryshëm", tha Balton Dërguti,transmeton Televizioni Tema.

"Në fakt nëse kjo quhet shkelje e privatësisë, ka bërë pikërisht ky komision i LDK-së, që në bazë të disa informatave që kemi marrë sot, ka persona të propozuar që se kanë ditur fare që janë pjesë e kësaj liste'',tha Bytyqi

Ndërkaq, në Drejtorinë e Arsimit thonë se sivjet ende nuk kanë dërguar në ministri ndonjë emër që t'i kryej trajnimet obligative për t'u bërë drejtor shkolle. Adem Muhaxheri nga kjo drejtori thotë se ministria as që e ka kërkuar një gjë të tillë.

"Nëse ne e bëjmë ndonjë listë, ne e dërgojmë përmes ministrisë së Arsimit, pasi që vetëm ajo është kompetente për t'i mbajtur këto trajnime. Nëse ne marrim vizë nga ministria, ne kërkojmë nga shkollat që t'i caktojnë nga një ose dy kandidatë dhe pastaj i dërgojmë për t'i kryer ato trajnime, por është edhe dëshirë e kandidatëve të cilët i paguajnë vetë këto trajnime dhe i kryjenë", tha Muhaxheri.

Sido që të jetë, dega e PDK-së e cila e publikoi këtë listë la të kuptohet që ajo në zyrat e tyre ka arritur nga anëtarët e revoltuar të LDK-së, transmeton Televizioni Tema.

Sa ka kushtuar operacioni plastik i Fjolla Morinës?

Posted: 03 Apr 2017 09:15 AM PDT

Ndoshta keni menduar se ndërhyrjet estetike kushtojnë qindra mijëra euro, por në fakt, në "Xing me Ermalin" Skerdi Faria ka treguar çmimet reale.

Ndërsa komentonin ndërhyrjen më të fundit të Fjolla Morinës, Ermal Mamaqi ka pyetur Skerdin se sa kushton një operacion liposuksioni, i cili tërheq dhjamin në zonën e barkut, për ta vendosur më pas në vithe.

Sipas Skerdit, gjithçka është në varësi të masës që duhet operuar, ndaj çmimi ndryshon. "Nis nga 2000 e 2200 euro, deri në 3000, apo 3500 euro maksimumi", ka thënë Faria.

Çaste paniku në shesh­xhirimin e Ertugrulit

Posted: 03 Apr 2017 09:08 AM PDT

Aktorët kalojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në sheshet e xhirimit dhe shpesh përveç çasteve të gëzuara përjetohen edhe çaste paniku.

Media turke raporton se në shesh¬xhirimin e serialit Ertugrul, një prej më të ndjekurve aktualisht në Turqi, është përjetuar panik kur Esra Bilgiç, e njohur për rolin e Halimesë në serial, tha se kishte humbur unazën e saj të fejesës. Ajo i jep shumë rëndësi rrethit të fejesës saqë përveçse në setin e xhirimit nuk e heq kurrë nga dora.

"CNN Turk" tha se Esra u "mbyt" në lot kur kuptoi se e kishte humbur unazën dhe të gjithë u përfshirë në kërkimin e saj. Shokët në sheshin e Xhirimit u përpoqën ta qetësonin por pa rezultat. Të nesërmen, "Halimeja" u gëzua tej mase kur lexoi shkrimin "ta kemi gjetur rrethin dhe ta kemi lënë tek çanta".

Tepër e gëzuar, ajo falënderoi të gjithë pjesëtarët e ekipit të xhirimit që e ndihmuan. Aktorja e bukur është fejuar disa muaj më parë me futbollistin e West Hamit dhe Kombëtares turke, Gokhan Tore.

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Posted: 03 Apr 2017 09:05 AM PDT

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë, ata jeshilë apo të kaltër kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Një studim që është bërë publik nga portali "Health", ku janë përdorur rreth 170 persona tregon se cila prej ngjyrave të syve është më e shëndetshme.Aty thuhet se sytë e errët kanë më pak gjasa të preken nga degradimi makular i syrit, gjendje që krijon një pikë të zezë në mes të shikimit, ndërsa në anën tjetër njerëzit me sy ngjyrë të çelët kanë dyfishin e rrezikut që lidhet me këtë problem.

Sytë e errët

Irisët e syve të errët kanë një rrezik më të ulët të kancerit të lëkurës. Në një studim, kërkuesit morën mostra të ADN-së të 500 fëmijëve nga mosha 6 deri në 10 vjeç. Fëmijët me sy të kaltër kishin më shumë gjasa të zhvillonin nishane krahasuar me fëmijët e tjerë. Numri i nishaneve që njerëzit kanë në fëmijëri, parashikon rrezikun e melanomës në moshë të rritur.

Sytë me ngjyrë të çelët

Një grup hulumtuesish australianë nga një analizë që i kanë bërë 336 personave kanë ardhë në përfundim se personat me sy të ngjyrës së errët kishin më tepër gjasa të gjenin veten në fjalë si "bujari, miqësi dhe simpati" sesa njerëzit me sy të ngjyrës së hapur. Këta e gjenin veten te llojet e personalitetit që binin më pak dakord dhe ishin më konkurrues.

Sytë e errët konsiderohen si më të besueshëm

Ndërsa në një studim tjetër ku u pyetën 238 vullnetarë të shprehnin mendimin e tyre se cili ndillte më tepër besim, ata me sy ngjyrë kafe, u cilësuan si më të besueshëm sesa ata me sy ngjyrë të kaltër.

Sytë e çelët nuk rrezikohen nga humbja e pigmentit të lëkurës

Në një studim nga Universiteti Mjekësor i Kolorados, kërkuesit analizuan rreth 3000 persona me këtë lloj sëmundjeje. Ata identifikuan 13 gjene të lidhur me një predispozim më të madh ndaj gjendjes shëndetësore. Ata zbuluan se njerëzit me këtë sëmundje, kishin më pak gjasa të kishin sy me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër.

Njerëzit me sy të errët pinë më pak alkool

E në një analizë tjetër ku u morën në pyetje rreth 12 mijë burra dhe gra, dolën në përfundim se njerëzit me ngjyrë sysh më të çelët, pinin më tepër alkool.
Njerëzit me sy të zinj ose kafe, dehen më shpejt sesa ata me sy të çelët

Policia konfiskon armë në Ferizaj

Posted: 03 Apr 2017 09:01 AM PDT

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri AK47 në qytetin e Ferizajit.

Policia ka njoftuar se deri te konfiskimi ka ardhur pasi që kanë marrë informacion se ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac, transmeton lajmi.net

"Me datën 02 mars 2017, rreth orës 14:45, pas marrjes se informatës, se në fshatin Polac, në vendin  e quajtur ''Mali i Kerollve'' ka të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë arritur ta bëjnë identifikimin e vendit të ngjarjes, dhe ta ndalojnë veturën  e dyshuar, ku gjatë kontrollimit në veture ju është gjetur dhe konfiskuar  një armë e gjate AK-47, një karikator si dhe 6 gëzhoja si provë materiale nga i dyshuari G.S., 22 vjeçar", thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo komunikatën e plotë nga Policia:

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, me datën 02 dhe 03 mars 2017, në zonën e Skenderaj, kanë konfiskuar dy armë zjarri AK 47.

Me datën 02 mars 2017, rreth orës 14:45, pas marrjes se informatës, se në fshatin Polac, në vendin  e quajtur ''Mali i Kerollve'' ka të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë arritur ta bëjnë identifikimin e vendit të ngjarjes, dhe ta ndalojnë veturën  e dyshuar, ku gjatë kontrollimit në veture ju është gjetur dhe konfiskuar  një armë e gjate AK-47, një karikator si dhe 6 gëzhoja si provë materiale nga i dyshuari G.S., 22 vjeçar.

Ndërsa  sot, me datën 03.04.2017, rreth orës 09:02, është pranuar një informatë se në fshatin Runik ka të shtëna me armë zjarri, dhe njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë  vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar të dyshuarin A.S.,63 vjeçar, i cili edhe ka pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në shenjë gëzimi, ku si provë materiale është konfiskuar një armë  e gjatë e tipit AK-47, një karikator, 35 fishek dhe një gëzhojë.

Për rastet e lartcekura janë arrestuar dy persona G.S., 22 vjeçar dhe A.S.,63 vjeçar, të cilët pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar rasti për "mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës''.

Kosovarit ia grabisin 4 mijë euro hajnat serbë në Kralevë (FOTO)

Posted: 03 Apr 2017 08:49 AM PDT

Rrahman Krasniqi bashkë me gruan e tij, në mbrëmjen e 28 marsit, ishte duke u kthyer nga Kosova për në Francë, kur në Kralevë të Serbisë nga disa persona u detyrua që ta ndalë veturën në rrugë, për të pasuar me një grabitje nga e cila pësoi me vjedhjen e afro 4 mijë eurove dhe dokumenteve personale

Sikur të mos mjaftonte me kaq, familja kosovare që ishte në pushimet në vendlindje pësoi edhe me dëmtim të veturës nga ana e hajdutëve serbë.

Afro 4 mijë euro si dhe disa gjëra të tjera me vlerë ia vodhën kosovarit Rrahman Krasniqi disa hajdutë serbë në Kralevë të Serbisë, në mbrëmjen e 28 marsit.

Krasniqi ka rrëfyer për Gazetën Express, momentin kur të martën e kaluar, dy vetura në këtë pjesë të Serbisë ia thyen xhamin dhe shqyen gomën e prapme të veturës me të cilën kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Ai thotë se rastin e ka lajmëruar në stacionin policor në Kralevë por që deri më tani lidhur me këtë çështje nuk ka asnjë të dyshuar."Jetoj në Kaçanik, prej pushimit kam qenë duke u kthyer për Francë. E kemi ndal veturën në Kralevë për të pushuar bashkë me gruan. Por pas disa minutave kanë ardhur dy vetura dhe na kanë thyer xhamin si dhe marrë dy çanta të cilat përmbanin dokumente si dhe disa gjëra tjera me vlerë", ka rrëfyer Krasniqi të hënën.

Ai thotë se nuk ka mundur që t'i evidentojë personat të cilët kryen grabitjen, por që, sipas tij, njëra veturë ka qenë e tipit xhip.

Thotë se ka provuar që të shkojë pas tyre por që goma e veturës ka qenë tërësisht e shqyer nga grabitësit serbë.

"E kam thirë policinë serbë, kanë ardhur pas një 30 minutave.  Ju kamë thanë policisë se po i ndërrojë gomat, policia doli me shikua terrenin, pas asaj shkuam në stacion të policisë ku edhe e paraqita rastin", ka thënë ai.

Tutje Rrahman Krasniqi rrëfen se hajdutët serbë i  kanë marrë 3 mijë e 990 euro, qaforen e shoqes që ka qenë në çantë, dy unaza, çelësat e veturës dhe banesës, komplet dokumentacionin e Francës, kuletën e gruas dhe kartelën e bankës, derisa ai po kthej nga pushimet në Francë, përmes Serbisë.

Studentët e UShAF vizitojnë  monumentet e mbrojtura me vlera kulturore dhe historike

Posted: 03 Apr 2017 07:59 AM PDT

Studentët e UShAF të Fakultetit të Arkitekturës së Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit të udhëhequr nga ligjëruesi, z. Kushtrim Cukaj realizuan një vizitë ditore nëpër objektet e vjetra të banimit me vlera të mbrojtura kulturore dhe historike.

Qëllimi i vizitës studimore në temën "Mirëmbajtja dhe Restaurimi i Objekteve nga Druri", si dhe identifikimi i objekteve të vjetra kultutore – historike me elemente druri në regjionin e Ferizajt kishte të bënte me njohjen e trashëgimisë kulturore, si dhe ruajtjen e këtyre objekteve me vlerë dhe rëndësi të lartë.

Studentët patën rastin që për së afërmi të vizitojnë shtëpinë e Hasan Fazliut në fshatin Koshare, dy mullinjë në fshatërat Jezerc dhe Neredime e Epërme, me ç'rast veterani i arsimit z. Gani Rekaj, përveç njoftimeve që dha për studentët, dhuroi disa ekzemplar (libra) për bibliotekën e UShAF, të cilat do të shërbejnë për njohjen e historisë dhe traditën e fshatit Neredime.

Studentët e UShAF shfaqën interesim të jashtëzakonshëm gjatë kësaj përvoje për objekte të vjetra dhe mbetën të kënaqur me njoftimet tradicionale e historike, vizitë e cilësuar nga ana e tyre si mjaft atraktive.

Asfaltohen rrugët e Talinovcit të Muhaxherëve

Posted: 03 Apr 2017 07:28 AM PDT

Ferizaj.03.04.2017. Të hënën në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, ka filluar të bëhet asfaltimi i i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën kryesore të fshatit por edhe rrugicat.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjellë  kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë Ismet Vranovcin, drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Feratin si dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.
Me këtë rast kryetari Svarqa tha se kjo rrugë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e këtij fshati, sepse sipas tij lidh qarkullimin me rrugët kryesore dhe rrugët alternative që shpiejnë në drejtim të magjistrales.

"Me këtë ne po përmbyllim ciklin e investimeve prej mbi 150 mijë euro në këto rrugica, me dy shtresa asfalti njëra 7 dhe tjetra 5 centimetra, që garantojnë një afat më të lartë të qëndrueshmërisë së këtyre investimeve, që është synim kryesor i qeverisjes komunale për t'i hapur rrugë edhe investimeve të tjera të parapara në projektet tona buxhetore për fshatin Talinovc të Muhaxherëve, të cilin ne e konsiderojmë si një paralagje të qytetit, dhe i cili meriton investime shumë të mëdha përkundër asaj që ka qenë një nga fshatrat gjeografikisht shumë afër qytetit, por shumë larg investimeve në këto vitet e pasluftës", është shprehur kryetari Svarqa.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se ky vit , do të jetë vit i investimeve në qytete sepse, tashmë po përmbyllet edhe cikli i investimeve nëpër fshatra, duke llogaritur kështu edhe vazhdimin e projekteve të viteve të mëparshme, por edhe të vitit që sapo e lame pas.

"Është mirë që në këtë vit, do të realizojmë investimet kryesore sa i përket përmbylljes së ciklit të asfaltimeve nëpër fshatra, dhe investimeve të domosdoshme në qytet, të cilat investime do të ndryshojnë pamjen e qytetit, do të krijojnë mundësin e lidhjes së rrugëve në mes vete, rrënime të shtëpive të cilat kanë qenë pengës për lidhje të rrugëve dhe të qarkullimit normal të qytetarëve dhe automjeteve siç është lidhja e rrugës "Astrit Bytyqi", përmes rrugës kah "Bajraktarët" për tu lidhur me magjistralen, si dhe rruga "Fehmi Lladrovci" e cila ka qenë një rrugë pa kryeje, ndërsa tash do të lidhet më rrugën "Astrit Bytyqi", tha Svarqa, përderisa shtoi se do të evidentojnë të gjitha mundësitë për hapjen e rrugëve të qytetit në mënyrë që edhe qarkullimi i këmbësorëve, por edhe i automjeteve të bëhet ma i lehtë.

Nga ana tjetër edhe banorët e këtij fshati, kanë mirëpritur realizmin e asfaltimi të rrugëve të tyre, duke thënë se një asfaltim i tillë është dashur të bëhet qysh më parë.

U bë e ditur se asfaltimi i rrugëve në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, komunës së Ferizajt, i ka kushtuar 150 mijë euro, ndërsa gjatësia e këtyre rrugëve është mbi 3 kilometra.