“Guterres e ka zgjedhur Malalën për lajmëtare të paqes së OKB-së” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Guterres e ka zgjedhur Malalën për lajmëtare të paqes së OKB-së” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Guterres e ka zgjedhur Malalën për lajmëtare të paqes së OKB-së

Posted: 08 Apr 2017 09:45 AM PDT

Malala Yousufzai, fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, së shpejti do të bëhet Lajmëtare e Paqes, tha mbrëmë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai tha se kjo ceremoni e dhënies së nderimit më të lartë të Kombeve të Bashkara në përmasa globale, do të bëhet më 10 prill. Malala u bë e njohur në përmasa ndërkombëtare pasi ishte qëlluar me armë në kokë në autobusin e saj shkollor në Pakistan, në vitin 2012, nga një person i armatosur taliban, për shkak se ajo kishte bërë fushatë për arsimin e vajzave. Malala, e lënduar rëndë, mbijetoi pas trajtimit mjekësor në Britani, ku ajo tash jeton dhe shkollohet. Deri tash, ajo ka udhëtuar nëpër botë, duke e promovuar arsimin e vajzave si mundësi kundër dhunës së paraqitur nga grupi militant, Shteti Islamik. Për këto përpjekje, ajo në vitin 2014 u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. "Megjithqë e ballafaquar me rrezik, Malala Yousufzai ka treguar përkushtim të palëkundur për të drejtat e femrave, vajzave dhe gjithë popullit", tha Guterres.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grupi separatist bask i dorëzoi armët

Posted: 08 Apr 2017 08:56 AM PDT

Organizata separatiste baske, e njohur me shkurtesën ETA, sot i ka dorëzuar armët, duke e përfunduar fushatën e armatosur për pavarësi, që ka zgjatur afro pesë dekaka. Ky grup u ka dorëzuar autoriteteve të Francës një listë me vendet ku i kanë të fshehur bunkerët e armatimit, materjet eksploduese dhe municionin. Qeveria e Spanjës tha se dorëzimi i armatimit nga ana e organizatës ETA, në qyetin francez, Bajone, është veprim pozitiv, por jo i plotë dhe ka krkuar nga grupi që të shpërbëhet dhe viktimave tu kërkojë falje. Në vitin 2011, ETA pat shpallur armëpushim, por deri tash nuk i kishte dorzuar armët, që i ka përdorë si mjet për ta fituar pavarësinë e Baskisë. Çarmatosja e këtij grupi paraqet përfundim të një periudhe të dhunës politike për dekada, e kishte tronditur gjithë Evropën Perëndimore. ETA ishte e klasifikuar si organizatë terroriste nga Spanja, Britania, Franca, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sekretari i jashtëm britanik nuk udhëton në Moskë për shkak të Sirisë

Posted: 08 Apr 2017 08:23 AM PDT

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, thotë se e ka anuluar vizitën në Moskë, të paraparë për 10 prill, duke i cituar zhvillimet në Siri, ku një sulm i dyshuar me armatim kimik i ka nxitur Shtetet e Bashkuara, që të lansojnë sulme ajrore. "Zhvillimet në Siri e kanë ndryshuar situatën në mënyrë fundamentale", tha Johnston në deklaratën e sotme. "Pritoritet imi tash është t'i vazhdoj kontaktet me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, para takimit të grupit G-7 më 10 - 11 prill, për të ndërtuar mbështejtje të koordinuar ndërkombtare për armëpushim në terren dhe për një proces të intensifikuar politik", thuhet në deklaratën e zotit Johnson. "Është për keqardhje mbrojtja e vazhdueshme e Rusisë për regjimin e Assadit, bile edhe pas sulmit me armatim kimik kundër civilëve të pafajshëm", tha Johnson. Vendet perëndimore e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për sulmin ajror, me shpërndarje të asaj që duket se ishte gaz nervor helmues në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 vetë. Shtetet e Bashkuara e sulmuan një bazë ajrore në Siri me dhjetëra raketa speciale që fluturojnë ulët, dje herët në mëngjes, në përgjigje të sulmit kimik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Protestë kundër zgjedhjes së Vuçiqit për president

Posted: 08 Apr 2017 08:12 AM PDT

Mijëra njerëz janë mbledhur sot para ndërtesës së qeverisë së Serbisë për të protestuar kundër zgjedhjes së kryeministrit të fuqishëm, Aleksandar Vuçiq, për president të ri të Serbisë. Protesta e sotme ishte e gjashta me radhë kundër fitores së Vuçiqit në zgjedhjet e 2 prillit, për të cilat opozita thotë se ishte përshkruar me shumë parregullësi, përfshirë heshtjen e mediave, frikësim të votuesve dhe ryshfet. Demonstruesit në kryeqytetin Beograd, u janë bashkuar qindra policëve dhe ushtarëve, të cilët mbanin protestë të ndarë për shkak të rrogave të ulëta dhe standardit të varfër për jetë. Protestuesit konsiderojnë se Aleksandar Vuçiq është një lider autokrat, ndërsa Partia Progresiste Serbe është e korruptuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje bën përgjegjës presidentin Thaçi për moskrijimin e ushtrisë

Posted: 08 Apr 2017 06:47 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas tërheqjes së projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga procedimi i mëtutjeshëm, një ditë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Gjatë një konference për media deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka theksuar se veprimet e tilla të presidentit Thaçi 'rrezikojnë edhe formimin e ushtrisë, por edhe raportet me NATO-n e SHBA-në'. "Me gjithë vërejtjet tona që kemi për këtë projektligj, për strukturën e tij, ndaras nga neni 4 dhe 5, ne e kemi mbështetur këtë projektligj në parim, duke i dhënë vërejtjet tona për shumë parregullsi. Prandaj, jemi këtu që ta bëjmë përgjegjës pikërisht Hashim Thaçin dhe gjithë ata që kanë bërë Kosovën që ta ketë të rrezikuar jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, duke mos e pasur të sigurt themelimin e ushtrisë së Kosovës", ka thënë deputeti Selimi. Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosjembetet e përkushtuar dhe do të angazhohet për themelimin e ushtrisë, "e cila është garantuese e tërësisë territoriale të vendit dhe mundëson paqen e qëndrueshme në vend"  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka tërhequr të premten zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision të ri ushtarak. Thaçi kishte bërë të ditur se i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suedi: Konfirmohet se i dyshuari për sulm me kamion ishte nga Uzbekistani

Posted: 08 Apr 2017 05:44 AM PDT

Zëvendësprokurori i Suedisë, Hans Ihrman, i ka konfirmuar raportet se personi i arrestuar lidhur me sulmin vdekjeprurës me kamion në Stokholm, është një 39 vjeçar nga Uzbekistani. Autoritetet suedeze thanë sot se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar, më parë ishte nën vëzhgim të autoriteteve. Më herët, policia tha se personi i arrestuar si "i dyshuar për krim terrorist" ishte, po ashtu, i dyshuar se dje e kishte drejtuar kamionin në turmën e njerëzve në pjesën qendrore të Stokholmit. Nga ky sulm nga Drotingatam, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë. Kamioni, që ishte rrëmbyer, ka lëvizur më tepër se 500 metra përgjatë shtegut kryesor të këmbësorëve, e pastaj është përplasur në turmën e njerëzve, që ishin jashtë qendrës luksoze të shitjes, Ahlens, aty kah ora 15. Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusët pyesin se ku ishte sistemi i lavdëruar i mbrojtjes ajrore?

Posted: 08 Apr 2017 05:35 AM PDT

Para gjashtë muajsh, duke e konfirmuar vendosjen e sistemeve më të reja të mbrojtjes raketore në Siri, të tipit S-300 dhe S-400, presidenca e Rusisë ishte shprehur krenare se i kishte siguruar bazat ajrore në këtë vend nga sulmet raketore amerikane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Dy policë të vrarë në rajonin e Kaukazit Verior

Posted: 08 Apr 2017 03:51 AM PDT

Hetuesit e Rusisë thonë se dy policë të trafikut janë vrarë nga të shtënat në makinën e tyre në rajonin e trazuar rus, Kaukazi Verior. Sulmuesit e paidentifikuar "kanë shtënë shumëherë nga armatimi automatik"kundër dy policëve, që ishin në automobilin e tyre gjatë patrullimit në qytetin, Malgobek, në Ingusheti, sot herët në mëngjes, thuhet në deklaratën e degës lokale të Komitetit të hetimeve të Rusisë. Njëri prej policëve ishte vrarë në vendin e sulmit, ndërsa tjetri kishte vdekur në spital nga plagët e pësuara, tha policia. Dhuna në rajonin e Kaukazit Verior në Rusi është pothuajse e zakonshme, pasi militantët islamikë i kanë intesifikuar sulmet kundër policëve dhe zyrtarëve, ndërsa disa prej këtyre militantëve kanë shprehur besnikëri për grupin ekstremist, Shteti Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza politike në Maqedoni bllokon funksionimin e komunave

Posted: 08 Apr 2017 02:54 AM PDT

Kryetarët e Komunave në Maqedoni thonë se moszgjidhja e krizës politike dhe zvarritja ekonsolidimit të Kuvendit, po bllokon punën e institucioneve komunale, sepse kjo pamundëson shpalljen e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin paraparë të mbahen në maj të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Scott: Serbia po afrohet me BE-në e jo me Rusinë

Posted: 08 Apr 2017 02:03 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, thotë se e sheh këtë vend ballkanik duke i forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian dhe e ka minimizuar pikëpamjen se Beogradi po i afrohet Rusisë. "Serbia po i afrohet Rusisë... jo po ndodhë krejtësisht e kundërta, mendoj se Serbia po synon dhe po lëvizë më afër Bashkimit Evropian. Por, Serbia ka paraqitur një pozicion tjetër, që është shumë i qartë se dëshiron të jetë ushtarakisht neutrale dhe ne e respektojmë këtë, por se ajo dëshiron të integrohet në BE, dhe ne shumë e mbështesim këtë proces, po ashtu, pasi mendojmë se është për të mirën e popullit serb, ne mendojmë se është në të mirën e rajonit dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë", tha ambasadori amerikan, Kyle Scott, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë. Mëtutje, ai ka thënë se protestat në rritje në Serbi janë shenjë e "demokracisë energjike" dhe një "element shumë i shëndoshë". Zoti Scott, i cili e flet gjuhën serbe dhe ruse, në muajin shkurt të vitit të kaluar u bë ambasador në Serbi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: “Progres i jashtëzakonshëm” në raportet me Kinën

Posted: 08 Apr 2017 01:48 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ai ka bërë "progres të jashtëzakonshëm" në raportet me Kinën, pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping. Në të kaluarën, Trump e kishte kritikuar ashpër Kinën. Duke mos paraqitur të dhëna specifike, Trump tha mbrëmë se "ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, mendoj se është bërë progres i vërtetë". Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë fjalimit të tij ishte i paqartë, por në përgjithësi është shprehur pozitivisht në konferencën e përbashkët për gazetarë, pas takimit në pushimoren, Mar-a-Lago në Floridë. Presidenti Xi Jinping tha se "për paqen dhe stabilitetin në botë, ne po ashtu, do ta plotësojmë përgjegjësinë historike". Komentet e mbrëmshme të zotit Trump ndryshojnë nga fjalët e ashpra të përdorura gjatë fushatës zgjedhore për president amerikan, me ç'rast e kishte akuzuar Kinën për manipulim monetar dhe praktika jokorrekte tregtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Politikanëve nuk u konvenon Ligji “anti-mafia”

Posted: 08 Apr 2017 01:46 AM PDT

Një ligj i quajtur anti - mafia, përmes së cilit do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe rrjedhimisht do të luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka vite që është iniciuar, por i njëjti, thonë njohës të rrethanave, nuk është hartuar pothuaj asnjëherë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson: I zhgënjyer me reagimin e ashpër të Rusisë

Posted: 08 Apr 2017 01:18 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se ishte i "zhgënjyer por jo i befasuar" nga reagimi i ashpër i Rusisë ndaj sulmeve ajrore amerikane në Siri. Moska i ka kritikuar ashpër sulmet e djeshme raketore në një bazë ajrore në Siri duke i vlerësuar si "akt të agresionit" dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Rusia, po ashtu, tha se do t'i pezulloj linjat e komunikimit me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Siri dhe do ta ndihmoj regjimin sirian për shtimin e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve të ardhshme. "Jam i zhgënjyer me këtë përgjigje të rusëve, sepse indikon për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, për regjimin i cili kryen këso lloje të sulmeve të tmerrshme kundër popullit të vet", tha Tillerson, i cili javën e ardhshme udhëton në Moskë, në vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi kishte për qëllim ta ndëshkoj Sirinë për përdorim të armatimit kimik kundër civilëve gjatë një aksioni vdekjeprurës këtë javë. Pentagoni tha se baza ajrore, Shajrat, që pjesërisht është shkatërruar nga sulmi amerikan, ishte shfrytëzuar nga forca ajrore e Sirisë për lansim të sulmit me gaz nervor në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suedi: Policia thotë se i arrestuari është i dyshuar se ishte shofer i kamionit

Posted: 08 Apr 2017 12:55 AM PDT

Policia e Suedisë tha sot se një person i arrestuar për "dyshim për krim terrorist", po ashtu, është i dyshur se ishte shofer i kamionit, që dje u përplas në turmën e njerëzve në pjesën qendrore të Stokholmit, duke i vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë. "Ne konsiderojmë se personi i arrestuar është i dyshuar se e kishte kryer" sulmin, tha zëdhënësi i policisë në Stokholm, Lars Bystrom. Ky person ishte arrestuar dje në një lagje veriore të Stokholmit. Radioja publike suedeze dhe gazeta, Aftonbladet, kanë raportuar se i dyshuari në paraburgim është një person 39 vjeçar me origjinë nga Uzbekistani. Duke cituar burime policore, transmetuesi suedez, SVT, ka raportuar se ishte arrestuar edhe një person tjetër, por policia nuk ka bërë komente lidhur me këtë çështje . Autoritetet e Stokholmit thanë sot herët në mëngjes se gjashtë persona të plagosur janë liruar nga spitali, ndërsa tetë vetë të tjerë dhe një fëmijë, ende mbeten në spital.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Bashkim doganor”, ide e Vuçiqit e rrezikshme për Kosovën

Posted: 08 Apr 2017 12:32 AM PDT

Ideja për një bashkim doganor dhe treg të përbashkët të Ballkanit perëndimor, nuk i konvenon Kosovës, bazuar në rrethanat aktuale politike dhe ekonomike të saj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ekonomike -politike dhe integruese të vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now