“Izraeli kthehet në mollë sherri në Uashington” plus 9 more 24 ore lajme

“Izraeli kthehet në mollë sherri në Uashington” plus 9 more 24 ore lajme


Izraeli kthehet në mollë sherri në Uashington

Posted: 27 Mar 2017 07:52 AM PDT

Emërimi i David Friedman ambasador i ri i SHBA në Izrael është një sinjal i keq. Me një përfaqësues ekstremist në rajon, SHBA e humbasin rolin si ndërmjetësuese në konfliktin në Lindjen e Afërt, mendon Maya Schwayder. Nën presidentët e kaluar puna ishte ndryshe: kur senati konfirmonte emërimin e një ambasadori të ri për Izraelin, ...

Zoran Ivanov emërohet shef i ri i Agjencisë së Kundërzbulimit

Posted: 27 Mar 2017 07:46 AM PDT

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka emëruar shef të ri të Agjencisë për kundërzbulim, në vend të drejtorit të deritanishëm, Naqe Çulev, mandati i të cilit ka tejkaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në vend të Çulev është emëruar Zoran Ivanov që deri tani e ka kryer funksionin e shefit të kundërzbulimit ushtarak në kuadër të shërbimit ...

Kocijançiq: Vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e merr Këshilli Evropian

Posted: 27 Mar 2017 07:41 AM PDT

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, në konferencë për shtyp ka vërtetuar se për hapjen e bisedimeve për përafrim të Maqedonisë në BE vendos Këshilli Evropian, e jo Komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni. "Besoj se jeni të njohur me rregullat dhe udhëzimet e Komisionit për hapjen e bisedimeve me vendin tuaj, të kushtëzuara me zbatimin, ...

Zgjedhjet në Bullgari, triumf i proeuropianëve

Posted: 27 Mar 2017 07:34 AM PDT

Politikani veteran Boiko Borisov dhe partia e tij e qendrës së djathtë pro-Bashkimit Europian mposhtën socialistët e orientuar drejt Moskës në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Nga numërimi i shumicës së votave rezulton se "GERB" siguroi rreth 33% të tyre, por pa mundur sidoqoftë t'i afrohej një shumice të qartë në Parlamentin 240 vendesh. Borisov ...

Ekskluzive / CDU, Bashës: Futu në zgjedhje. Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, investimi ynë

Posted: 27 Mar 2017 06:52 AM PDT

Më 23 mars kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë. Në letrën, të cilën e disponon edhe Top Channel, funksionari i ...

Vuçiq kërkon leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin

Posted: 27 Mar 2017 06:44 AM PDT

Zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë kohëve të fundit nuk po u lejohet hyrja në territorin e Kosovës pa lejen e institucioneve të vendit. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq i cili ka kërkuar leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin. Kështu merr vesh Telegrafi nga burimet brenda ...

Hoxhaj takon diplomatët austriakë: BE të bashkëpunojë më ngushtë me Ballkanin

Posted: 27 Mar 2017 06:28 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur një delegacion diplomatësh austriakë, Drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorët austriakë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Hoxhaj i ka falënderuar diplomatët austriakë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës për vite me radhë, derisa i ...

Konjufca: Presidenti është tërhequr nga Projektligji për FSK-në

Posted: 27 Mar 2017 06:24 AM PDT

Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kuvendit tha se që një muaj e gjysmë Kuvendi s'po arrin t'i kalojë pikat e caktuara. Ai po ashtu deklaroi se Kuvendi i Kosovës nuk po funksion në kuadër të parametrave që i ka ...

“Ende nuk dihet nëse zgjedhjet presidenciale serbe do të mbahen edhe në Kosovë”

Posted: 27 Mar 2017 06:21 AM PDT

Edhe pse kanë mbetur disa ditë për zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat pritet të mbahen më 2 prill, ende nuk dihet se a do mbahen votimet edhe në Kosovë. Në vitet e kaluara, votimet në Kosovë janë mbajtur me lejen e Qeverisë së Kosovës, të lehtësuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, raporton Anadolu ...

Trump i kërkon Gjermanisë pagesën e 370 miliardë $

Posted: 27 Mar 2017 06:07 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dorëzuar Kancelares gjermane, Angela Merkel, një raport të parave të supozuara "të munguara" e që i detyrohen NATO-s, kur u takuan fundjavën e kaluar në Uashington. Gjesti, sipas asaj që shkruan "The Sunday Times" duke cituar një ministër gjerman në kushte anonimati, ishte "mizor". "Ajo që fshihet pas kërkesave ...