Ervin Hatibi mes Përditës dhe Qiellit

Ervin Hatibi është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Ervin Hatibi (1974-) është një nga poetët e brezit te ri, ose më mirë i brezit rinor të fundkomunizmit. Ka lindur ne Tiranë dhe ka studiuar Frengjisht ne Institutin e Gjuheve te Huaja.

Ismail Kadare ka thene se Hatibi është vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te "modeleve" te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij.

Dallohet për origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Poezia e dhene me lart është shkruar nga Hatibi për grupin e muzikes se lehte Ritfolk, te cilet e kane kthyer ate ne kenget e tyre me te preferuara nga publiku shqiptar.

Pothuaj gjitha tekstet e kengeve te Ritfolk kane dale nga pena e Ervin Hatibit.


Krijimtaria letrare:

Përditë shoh qiellin (Tiranë, 1989)
Poezi (Tiranë, 1995)
Pasqyra e lëndës (Tiranë, 2004)
Republick of Albanania (Tiranë, 2005)

Image result for ervin hatibi






Viteve `90 kur e bëja aq dendur rrugën e ngeshme Shkodër-Tiranë e kthim, si përpjekje për me nxjerrë në dritë ndonjë poezi, kam ndeshur edhe Ervin Hatibin, librin e parë të të cilit e kisha përpirë tashmë në krye e në trup. Manifesti i parë dhe i parakohshëm i lirisë poetike dhe asaj qytetare. Ervin Hatibi, ndër ata pak njerëz emri i të cilit kumbon ende e gjithnjë dhe kryet e ka të rrethuar me një fashë të pandryshueshme drite.



“Qyteti është ajo gjë, e cila ndriçon natën” (E.H.)


Nga Ledia Dushi

Viteve `90 kur e bëja aq dendur rrugën e ngeshme Shkodër-Tiranë e kthim, si përpjekje për me nxjerrë në dritë ndonjë poezi, kam ndeshur edhe Ervin Hatibin, librin e parë të të cilit e kisha përpirë tashmë në krye e në trup. Manifesti i parë dhe i parakohshëm i lirisë poetike dhe asaj qytetare.

Ervin Hatibi, ndër ata pak njerëz emri i të cilit kumbon ende e gjithnjë dhe kryet e ka të rrethuar me një fashë të pandryshueshme drite.

“Përditë shoh qiellin”(1989) paraqitja e parë e Hatibit, atëherë 14-15 vjeçar. Poezia shqipe që deri atë ditë as që e kishte konsideruar përmasën shpirtnore të sendeve (edhe kur e kishte pasur, ishte bërë e pamundura për me e leçitë), nuk kishte si të mos e vinte re e thuajse ta pësonte Hatibin si prani e protagonist të padiskutueshëm në poezinë dhe eseistikën shqiptare të mbas viteve `90.

Të bëhet se poezitë e para ndërtohen nga një ndjenjë e thellë e cila vjen e ruajtur mirë nga mendime më shumë të bukura se sa të thella…

“Pellgu me baltë që po thahet, / Është Nata / Kurse yje janë lulet e shegës të rëna aty. / Mos e shkelni qiellin me yje”.

Tirana e Ervin Hatibit, ajo e fillimviteve `90 është një qytet realitetet tranzitore të të cilit nuk janë as poliedrike e as kozmopolite; nuk shquhej sigurisht as për shfaqje universale të cilat mund të promovonin ndonjë aspekt të posaçëm dinamik kulturor, ekonomik apo industrial.

Vëmendja e poetit evokon këtë hapësirë që e rrethon, që në krye të herës. Duket se gjithçka ai e sheh diku prej nalt, mbase nga naltësia e mansardës së tij, si një sy i madh e i kthjellët kundrues rreth të cilit sendet lëvizin vazhdimisht dhe pa ndaluar.

“Goca të mira, të njohura, të Tiranës së natës / Me zhargonin tuaj të zhdukur tashmë / Bashkë me baret efemere / Në jug t’Unazës / Bashkë me pseudonimet romantike të spaçatorëve të Vjetër / Që në fakt e nxirrnin bukën / Me ndonjë zanat tjetër / Zhdukur zërat tuaj si mente në mitingun e opozitës / Që zgjaste sa besimi ndaj politikës / Zhdukur përfundimisht silueta juaj e mirë”.

Në përmbledhjet poetike që do të pasojnë, “Gjashta Maç” (Marin Barleti, 1995) si dhe tek “Pasqyra e lëndës” (Ora, 2004), Hatibi i kushtohet gjithësisht fjalës, pra gjuhës, metaforës. Fjala është vetë metafora. Poezia e tij është tashmë nji plotni ndjenje e mendimi, simbioza e të cilave duket sikur krijon qytetarin që shkruan poezitë e Ervinit.

Poetizimi i pangatërrueshëm i Hatibit te “Gjashta Maç” sidomos, të bën ta konsiderosh pa kushte atë se çka heqin poetët kur shkruajnë poezi… Kjo zeje pa zanat i shkakton kaq lëkundje të forta e ku gjithçka u përplaset ndër sy, filtrohet prej syve.

Hatibi poet mban largesë ndaj sendeve dhe kundron. Kundron dhe përjetëson gjithçka në ikje, me vëzhgim prej piktori, çka edhe është, nën një proces “fotografimi”, pra një korpus poetik ushqyer e shuar me imazhe. Secili gjest poetik nuk është tjetër, veçse provë e shenjës.

Hatibi është bartës i shikimit të dyfishtë, siç e quante dikur Leopardi, nji aftësi e bebes së syrit dhe e shpirtit paralelisht, një duplicitet konstant i gdhendur në vështrimin e poetit, një ushtrim real jete.

Vështrimi poetik i Hatibit ka aftësinë të lexojë brenda dritës, ngjyrave, formës, prespektivës së një veprimi, apo edhe brenda lëvizjes, ashtu si brenda kohës, për të përkthyer mandej gjithçka, çdo entitet në një botë fjalësh e metaforash.

Presupozohet që poeti “punon” mbi një material verbal, por tek Hatibi duket sikur në të vërtetë zëri i parë bulëzon prej syve, hapur apo mbyllur qofshin, në dialog të vazhdueshëm me unin i cili do t`i “përkthejë” lexuesit atë që ka menduar dhe atë që e ka bërë të vuajë.

Ajo çka e përshkon poetin, nuk është thjesht një paqe e kundrimit, por një tanësi iluminacionesh figurative e shndërruar në vargje, në një rënie ritmike, asnjëherë në rënie rastësore.

“Të shtëna / Nata shpohet e pikon / U mbush qyteti me ujë prej macesh / Të shtëna, të shtëna / Rrëzohet gjumi përmbi nënat / Të shtëna, të shtëna / Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda / Me këmbë të mitura ushtarësh brenda”.

Poezia e Hatibit qysh tek “Përditë shoh qiellin” deri tek përmbledhja e fundit e botuar, i ngjan një rrugëtimi për kah vetja, brendësia. Vjen si një mundësi endjeje nga “përdita” e fillimit tek “qielli” i pafundit, nga mjegullnaja e tranzicionit (aq poetikisht e me ironi shënuar përgjithnjë prej tij) tek drita e sigurt (nga Ferri tek Parajsa).

Qielli dhe drita nuk janë më referenca të qashtra e të përkora simbolikash të thjeshta të adoleshentit që “sheh përditë qiellin”, por tashmë një raport i ngushtë i pasur me implikime e i mbarsur me frymëzim e refleksione, që nga mitet e legjendat, për t`u shtrirë më tej në një tjetër dimension, në artikulimin e saj (dritës) si mundësi për të ndriçuar ndërgjegjen dhe shpirtin njerëzor.

“o hënë mos ma humb gjakun / klithte / njëri tek vdiste në këmbët e tjetrit / që vazhdonte ta vriste-mbytur në gjak e hëna / sipër e plotë s’humbiste / mes resh mbi shtegun shkretan…/

në i rrëfen gruas ç’ke sipër brezi-janë të njëjtët gjinj: / ajo të hedh e rend të gjejë ndonjë / që ia del të mbajë më gjatë të errët / fshehur / në një këmishë burri me kuadrata / gjysmëhënat e njëjta të anës tjetër”.

Më vjen ndër mend Borgesi kur thotë꞉ “Poezia mundohet ta sjellë gjuhën në rrënjët e veta“.

E po ashtu Ervin Hatibi, përpiqet dhe e sjell poezinë tek rrënjët e gjuhës shqipe.


******

Ervin Hatibi, Albanian poet, essayist and painter. Ervin Hatibi was born in Tirana, Albania, in 1974. At the age of 14, Ervin Hatibi published his first poems in the literary pages of the main newspapers of the epoch. His first poetry collection Përditë Shoh Qiellin, Naim Frashëri, Tirana prefaced by Ismail Kadare, was published in 1989 when he was only 15 and was widely acclaimed by the critics of the communist regime. At that time, following the sudden fame of the young author and his grooming as future national poet of the communist state, the National Film Studios of Albania "Shqiperia e Re", produced a documentary film on his works, entitled "The 15 Year Old Poet".


His first painting exhibition was held in spring 1991 at the National Gallery of Fine Arts. In 1992, while finishing up his studies at the School of Foreign Languages "Asim Vokshi" in Tirana, Ervin Hatibi co-founded the literary avant-garde magazine "e per-7-shme". In the ensuing years, he wrote extensively on matters of social and literary import, and also actively took part in youth movements, which preceded the democratic changes in his country. He wrote memorable lyrics for well-known pop singers and bands in Tirana, and had his own share of rock scene with his band, as a front man.

Education

Having finished his studies in Albanian Literature & Language at the University of Tirana, and before moving to Jordan with the purpose of studying the Arabic language and Islamic Theology, Ervin Hatibi published his second and most notorious poetry collection 6, Tirana, 1995. From that point on his poetry was published in various anthologies on major Albanian poets: Anthology of Albanian Poetry, in Macedonian, Republic of Macedonia, 1998, Anthology of Contemporary Italian and Albanian Poetry, in Italian & Albanian, Italy, 1998, Three Albanian Poets, in Spanish, Spain, 2003, Lightning from the Depths: An Anthology of Albanian Poetry, Northwestern University Press, Evanston, Illinois, 2008, in English. During these years he served as editor in chief of Drita Islame magazine of the Muslim Community of Albania but resigned from his post as editor in chief of Drita Islame after the killing of Salih Tivari, the secretary general of Muslim Community.

Writings

His most recent collection of poems, Pasqyra e Lëndës (Table of Contents), came out in 2004 in Albania. This book and many of his essays after 2000 reflect strong Islamic overtones.
Along the years Ervin Hatibi's writing has progressively intensified in the genre of essays. He has periodically written and published articles and essays in all major newspapers and magazines in Albanian language: the leading Albanian newspaper Shekulli and the historical Albanian Macedonian magazine Lobi, Bota Shqiptare, in Italy and Fjala, in Albania, have also frequently been tribunes of his writings. Ervin Hatibi has written in length on issues related to culture, religion and arts.
His collection of essays, Republick of Albanania, Albania, 2005, is a colourful collage of some of his best essays written during this past decade where he displays his Sufi Islamic ideals regarding the reshape of the Albanian society.
Ervin Hatibi has exhibited his works in Paris, France 2003, Ferrara, Italy 2004, Skopje, Republic of Macedonia 2004, Istanbul, Turkey 2008. In 2007 he was called upon by the National Gallery of Fine Arts and the Ministry of Culture of Albania to curate the yearly international visual arts contest Onufri '07, Albania's most important visual art event.

Works

Përditë Shoh Qiellin, Naim Frashëri, Tirana, 1989
Poezi, Marlin Barleti, Tirana, 1995
Pasqyra e Lëndës, Ora, Tirana, 2004
Republick of Albanania, Ora, Tirana, 2005