Cikël poetik nga Mentor Thaqi


Image result for mentor thaqi


SALIHU DHE SHOQATA E PAVARËSISË!


(Sali Çeku, Esat Mushkolaj,
 Rrustem  Bruqi, ... Nderim!)


Eh! Mbaj mënd njëherë,
Urtia ishte Nderë
dhe ecej përtokë,
me arësye dhe kokë!

Ato ditë të vështira,
kur vriste errësira,
trimëri, urti, vendosmëri,
të gjitha në një qenë shkri!

Në ballë dolën Viganët,
n´shërbim t´Kombit e t´Atdheut,
bënë strategjitë dhe planet
dhe, Heronjtë mbinë prej Dheut!

Historianë e Juristë,
njerëz të kokës, profesionistë,
rreth Shoqatës në Deçan,
një Model bëjnë, për Vatan!

E thamë me 2 Korrik,
kur shpallëm Republikë,
e shkruam në Haçanik,
dilemës i vuam pikë!

Tha, fjalët marrin erë,
veç puna e mirë sjellë Nderë,
fjala e fundit n´tytë Dyfeku,
jam Ushtar, m´thonë Salih Çeku!

Tashmë kemi Kushtetutë,
do bëjmë Ligj dhe Statut,
gjithsesi do bëjmë Shtet,
Kombi ka të Drejtën e Vet!

Punë kërkohet, jo veç fjalë,
mençuri n´veprim, guxim,
do nxjerrim një Statut Komunal,
Populli po pret, kemë obligim!

Aty, Salihu dhe Esati,
Rrustem Bruçi, krejt Shoqata,
n´ballë t´Kosovës del Deçani,
del me vepra e jo fjalë t´thata!

Historisë i shtuan Kapitull,
nga mbarë Kombi respekt kanë,
me gërma të arta shkruan Titull:
>Kushtetutën, zbatojmë n´Deçan!

Në nderim t´Kombit, t´Arbërisë,
në Deçan e mori nismën,
Republika e Dardanisë,
vitet pas ia rriten Krismën!

Sa n´Prekaz, Gllogjan e Llap,
Logjë, Reçak, ...Arenë Kombëtare,
një Legjendë shkruar me gjak,
Bekimin mori në Koshare!

Sot Liria e thot vet fjalën,
atë Fjalë, këngë e bëri Shqipnia,
e këndon fusha, jehojnë malet,
ua ngritë Nderin Pavarësia!!!



THA BARDHI I BARDHIT 
TË GËRVALLË DUKAGJINIT


dje, n´themelet e Kullës në Dubovikun e Kanjushave të verdha
gjeta t´fshehur, t´ruajtur … një fletore … shkollore


letra të vjetra, e verdhë tashmë nëpër mote
me kopertina epoke
edhe shkrimi ishte zverdhur
nga koha e blozës, mbi të derdhur


një vjershërim kryengritës, një zgjim … këndim … nxitës,
aty diku … kështu … Unë, Bardhi i Bardhit të Din Dukagjinit
të falem o Dardani …


ke Përroni i Gërvallëve, peng lash lojen time
që të burrërohem pak më heret … o Nënë,
ajo loja tjetër e hardallëve … me ngile pas shpine
nga të mjerët … më bëri të nemë


do ti shes gështënjat që mblodha në Belle e kah Çelia,
do të blejë një Gitarë … ma paratë e mia
dhe, me Jusufin, bashk, do këndojm këngën që kemë dashtë


tevona, nga puna e mërgimit, kur të vjen baca Hysen,
neve, burra do të na gjenë … o Nënë …


ah … shmova … rënkova … përanash Ditarin … ia lashë motit,
dhe fshina sytë … me mëngën e mitanit të grisur … të qullur prej lotit


paj, Bardhët janë aty … Bardhi i Bardhit të Bardhit të Bardhëve
të Gërvallëve të mi, Lisa me Plisa në Përjetësi, o Arbëri


Atdhetarët, kanë sall k’të emër!
(Atdhetarit Marjan Tunaj, nderim postmortum)
Eh, lapsi im majëzi,
rrëfimin tim krejt ndryshe doja ta nisja,
me ndonjë dolli, ndonjë uratë …
apo edhe me një lëshim zani
… ehehe … tunjattëjeta o Marjan tuna

nuk doja të na ngushëllojnë ofshamët … eh …
e as të na pushton dhimbja …
as, as dhe as të numëroj të gjallët për një më pak

po të pavdekshmët, ata le të jenë për një më shumë

eh, mordja doli më tinzare, më bizare

përzgjedhja e mjetit në shprehje
donim të ishte shtrëngimduarsh e ngrykëmarrje
pa takuar në kryqëzim
shikimet në cakun e zi

Atdhetarët, ata mund t´quhen ndryshe nga njëri tjetri,
me emra, nofka, shifra e kode,
por … kanë sall një emër
dhe një t´madhe zemër

po ç´vlerë do të kishte Liria ime
po nuk ia njoha murimin …
themelet, shtyllat, shkallët,
kulmin ka kohë që ia shohim nga lartë
me Flamurin kuq e zi … dritarëzeve frënxhi

eh, Marjan vëllau, ishte mot i lig
kur na lindi NanëLokja,
mot i lagësht, lotësh, gjaku …
e ne me pak thërrime buke, të bëhemi bujarë deshtëm
as kur heshtej, nuk heshtëm

n´kroniken e Atdheut tim, mbeten të shkruara,
të gdhendura … të nduarnduarta,
u shpëtua një copë shqipni
nga zi buke, nga mungesë baruti …
Aachen-i flet, uron, bekon …


KULLË-KËSHTJELLË N`BOLETIN

KULLË-KËSHTJELLË N`BOLETIN!

(Homazh nderimi Isë Boletinit)

Isa Beg, po dil n´atë breg,
ia l´sho sytë n´jasaj lugine,
a lanë derë, a zunë çdo shteg,
k´ta bajloza, k´ta bij shkine?!

Kulla Jote, dukagjinçe,
ka n´themele shtatë kurbana,
shoqe e saj veç Kullë Isni(k)qse,
një pash gjanë, mure-murana!

Dil dhe ´i herë n´Verra t´Llukës,
t´presin burrat, pajtimtarët,
Shaban Binaku, Aga i Batushës,
Zef Mirdita dhe çlirimtarët!

T´fala zemre, Hasan Prishtina,
m´i pajtoni hasmëni e gjaqe,
se shpejt vjen Moti e Stina,
t´nisim Dasem me 12 Bajraqe!

Eh, kur t´ia m´syesh kah Oso Kuka,
Zot me i dalë ti ke Vranina,
po t´bëj be në Shtatë copë Lluka,
ai Knjaz Cubi t´ka zënë prita!

Ah, e lashtë Cetinen shkret!
Na doli i lig, qen i pabesë.
Të japë buken e fshehtas t´vret,
mos gjettë kurr një vend për rr´nesë!

Ev, ev! Po t´thrret Shala e Mitrovica,
mbushi prapë ato Nagane,
se do shkije me kapica,
kan l´shu lozë nën hijen tande!

Dhe nuk paska hiç më rëndë,
me u pajtu me Shtatë Krajli,
na ndalen g´zimin bashk me këngë,
dhe e bënë se nuk je TI!

Kulla Jote, kjo Kështjellë,
mos t´na ngeli veç Muze,
se disi zymtësi po sjellë,
e mos t´thuhet: Na ishte dje!

Ev, Isa Burri, i ke do nipa,
n´Dukagjin e ndaç në Shalë,
kanë ngulë këmbë në ato rripa,
Mitrovicës, Zot me i dalë!

Po po, Emri Yt është Kushtrim,
mbjellë guxim, trimni, çëndresë,
Kullen tënde në Boletin,
nuk guxojmë ta lëmë n´harresë!

Epo, Kullen ta ruajnë banorët,
nuk i lënë jo vatrat shkret,
veç Shqiptarët, Ilirë-Arbërorët,
mund ta g´zojnë Trollin përjetë!



MEDET E MEDET




hu as tirqi n´dorë s´na mbetën

as mbathë e as dathë n´gjumin gjysmëvdekës

aq sa na morën poaq dhamë, më shumë nga vetvetja t´vramë

sall vetrrahjen veshëve kush t´na i merr s´pat

pasmbetje n´k´të shekull, n´tjetrin (s)je më …

kujdes Kombi im, gjumi rritë fëmij, por, vret liri

të rritur e mendjendritur, mëkat t´kthehen n´t´përhitur …



VETNGACMIM A VETNGUSHLLIM


Unë heshta
atë ditë,
turpi foli
atë natë,
ai-ajo heshtë sot,
e turpi
s´po heshtë dot,
por,
ne po heshtim!

Po kush do flet
për ne
e për keqbërjen
e atyre,
pa fije
fytyre?!