Shirley Cloyes DioGuardi: Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshën në Tribunalin e Hagës
Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti Joseph Dioguardi, dhe Shirley DioGuardi flasin për ndalimin në Francë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe për çështjen shqiptare në Maqedoni.
Shirley Dioguardi ka thënë se është arrestuar personi i cili është liruar nga Tribunali i Hagës dy herë i pafajshëm. Ajo ka thënë se nëse vërtet Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi kjo do të çojë në kryengritje të shqiptarëve.
Ish-Kongresmeni Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi ishin të ftuar në emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus ku folën rreth situatës pas ndalimit të Ramush Haradinajt .
Shirley Cloyes DioGuardi tha se është e trishtueshme që çdo anëtar i parlamentit të Kosovës me pasaportë diplomatike mund arrestohet dhe ekstradohet në Beograd. Unë jam shumë e shqetësuar për këtë.
Po flasim për dikë që ka qenë dy herë në Tribunalin e Hagës, vijon Shirley Cloyes DioGuardi, dhe prej andej ka dalë dy herë i pafajshëm. Mendoj se gjendemi në një kohë shumë të vështirë. Nëse Haradinaj do të ekstradohet vërtetë në Serbi kjo do të çojë në kryengritje të shqiptarëve”.
Mendoj se është shumë e rëndësishme në Europën Juglindore që të thuhet “mjaft”, “është mjaft”.
Më tej Shirley DioGuardi ka kritikuar politikanët që kanë përfaqësuar Kosovën në tryezën e bisedimeve. Janë nënshkruar 18 marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit dhe vetëm 5 janë plotësuar pjesërisht.
“Nuk është rasti i vetëm Ramush Haradinajt. Edita Tahiri dhe shqiptarët e tjerë që ka përfaqësuar shqiptarët në tryezën e bisedimeve duhej të kishin thënë me kohë që këto mandate arresti duhet të hiqen”.
Më poshtë ndiqini flalën e tyre ne emision.
Ajo ka thënë se nuk është çështja vetëm te Ramush Haradinajt, por, Edita Tahiri dhe të tjerët që e kanë përfaqësuar Kosovën në bisedime, sipas saj, do duhej që këto mandate arresti duhet hequr.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të mbahet ende në Francë për shkak të arrestimit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Tashmë kur pritet që të enjten më 9 shkurt, të dihet edhe vendimi i gjykatës franceze për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, organizatat e dala nga lufta të rajonit të Dukagjinit i kanë nisur një memorandum autoriteteve franceze, transmeton Telegrafi.
“Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Istog dhe Gjakovë, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Bekë Berisha dhe Sadri Hoxha, në një takim që u zhvillua sot ora 16:30 me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, i kanë dorëzuar atij një Memorandum lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Më tej në njoftim thuhet se memorandumi i drejtohet krerëve të shtetit Francez.
“Ambasadori Chabert shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me Organizatat e dala nga Lufta dhe të dyja palët presin një vendim pozitiv rreth çështjes Haradinaj”, thuhet më tej në njoftim.
Përmes Ambasadës së Francës në Kosovë dhe përmes postës elektronike, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, u ka dërguar autoriteteve të Francës Memorandumin lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt.
“Në këtë memorandum janë sjellë fakte që dëshmojnë se “Dosja Haradinaj” është dosje e porositur nga strukturat politike të regjimit të Millosheviqit, e sajuar nga Shërbimi Sekret Serb dhe e shpërndarë nga njerëzit e këtij regjimi. Si e tillë, akuza kundër Ramush Haradinaj është një akuzë e motivuar politikisht dhe urdhër-arresti i lëshuar nga Serbia është urdhër- arrest i porositur nga politika e Beogradit”, thuhet në komunikatën e Nismës.
Që të shmang grackën e politikës serbe Nisma thotë se drejtësia franceze duhet ta lirojë menjëherë dhe pa asnjë kusht Ramush Haradinajn.

Arianit Akil Koci, përmes një statusi në Facebook, ka pyetur se pse është e nevojshme që vazhdimisht, krerët shtetërorë të Serbisë, të deklarohen për këtë çështje.
“Pasnesër prej orës 14.00 në Colmar, do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë, për ekstradimin e z. Haradinaj. Dua të theksoj që është evidente që kërkesa e Serbisë është politike. Pse duhet Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, në kontinuitet të deklarohen në media, për këtë çështje?”, ka thënë Koci, raporton Koha.net.
Koci ka kujtuar se Aleksandar Vuçiq ka qenë ministër për informacion në kohën e Millosheviqit dhe Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i partisë SPS.
“Pushtetarët serbë nuk do t’ia falin kurrë z. Haradinaj, angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”, ka shkruar më tej ai.
Sidoqoftë, Koci thotë se kërkesa për ekstradim është e pabazuar, madje, edhe është një keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë.
“Z. Haradinaj është liruar nga ana e Tribunalit të Hagës, dhe të gjitha pretendimet e Serbisë janë reciklim i atyre akuzave. Ramush Haradinaj do të kthehet. Asgjë s’e ndalë”, ka theksuar ai.