“Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video)
- I kërkoi fotografi ku shfaqet e zhveshur, ajo i ktheu diçka të pa pritshme (Foto)
- Provoi ta merrte qenin me vete në konvikt, gjërat nuk shkuan si duhet (Video)
- Tigri i cirkut lidhet për tavolinë, që pranë tij të pozohet për fotografi (Video)
| Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video) Posted: 11 Jan 2017 01:07 PM PST Një i ri nga Skocia, është filmuar teksa drogohej me kokainë sipër dollapit të kuzhinës dhe më pas vë dorën në akuariumin e peshqve. Pranë miqve që qeshnin me të, adoleshenti e ka futur gjallesën në gojë dhe e ka përtypur, transmeton Telegrafi. Ai ka pirë vodkë nga shishja dhe më pas ka treguar gojën e zbrazët, meqë e kishte përpirë të ashtuquajturin peshk të artë. Reagimi tij është konsideruar i shumë i ulët dhe një alarm për autoritetet, që të bëjnë më shumë për të rinjtë që konsumojnë drogë. "Nuk është faji i tij, rrethi që e lejon të konsumojë drogë është fajtor për këtë degjenerim", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post Pasi u drogua, adoleshenti përpiu një peshk të gjallë (Video) appeared first on Telegrafi. |
| I kërkoi fotografi ku shfaqet e zhveshur, ajo i ktheu diçka të pa pritshme (Foto) Posted: 11 Jan 2017 11:12 AM PST Leona Loir nga Britania e Madhe, i është kundërpërgjigjur në mënyrë të shkëlqyer një burri, që i ka kërkuar asaj t'i dërgojë fotografi ku është e zhveshur. Për dallim nga shumica e femrave, që e ndërprenë bashkëbisedimin, ajo ka filluar të dërgojë imazhet ku tregon kofshët, gjoksin dhe këmbët e pjekura të pulës, transmeton Telegrafi. Ende pa u njohur mirë, i kërkon fotografi ku është e zhveshur Madje, ajo ka vënë edhe tërë trupin e shpezës, ndërsa afër kishte një enë me sos. "A jam mjaft e lëngshme për ty, unë mund të zhvishem" ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive. Kofshët, gjoksi dhe këmbët e pulës, jo të saj Këto fotografi duket se e kanë frikësuar këtë njeri, i cili nuk ka kthyer asnjë përgjigje dhe është larguar. E zhveshur dhe e copëtuar "Është mënyra më e mirë që të shmanget një pervers i tillë", ka komentuar dikush lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post I kërkoi fotografi ku shfaqet e zhveshur, ajo i ktheu diçka të pa pritshme (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| Provoi ta merrte qenin me vete në konvikt, gjërat nuk shkuan si duhet (Video) Posted: 11 Jan 2017 10:33 AM PST Studenti i njohur vetëm si Sean nga Oregon i Shteteve të Bashkuara, me tu nisur për studime jashtë vendit, ka dashur ta merr me vete edhe qenin e familjes. Por, kur ishte në mes të rrugës, nëna i ka dërguar mesazh dhe e ka pyetur se ku ndodhet Willy, transmeton Telegrafi. Me të kuptuar se ai është duke udhëtuar së bashku me të, nëna e ka detyruar të kthehet prapa dhe ta sjellë në shtëpi. "Nuk kisha mundësi ta kem pranë, andaj e bëra këtë xhirim lamtumirës", ka shkruar Sean në videon e postuar në Twitter. Sidoqoftë, autoritetet në konvikt, vështirë se do t'ia linin qenin të qëndronte brenda. /Telegrafi/ The post Provoi ta merrte qenin me vete në konvikt, gjërat nuk shkuan si duhet (Video) appeared first on Telegrafi. |
| Tigri i cirkut lidhet për tavolinë, që pranë tij të pozohet për fotografi (Video) Posted: 11 Jan 2017 08:54 AM PST Në një cirk në Hunan të Kinës, vizitorët kanë pasur rastin të pozojnë pranë një tigri të lidhur dhunshëm për tavolinë. Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen stërvitësit, që ia lidhin gjymtyrët kafshës së egër, ndërsa ia shtypin kokën për platforme, transmeton Telegrafi. Më pas, pranë krijesës që është shumë e rrallë, shkojnë shumë njerëz që ta prekin dhe të bëjnë nga një fotografi. Në momentin që dy fëmijë nisin të qajnë nga frika, nëna e tyre i inkurajon të qëndrojnë aty dhe të mos bëjnë panik. Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë kërkuar që të ndalohen ky veprim i stërvitësve të cirkut dhe kafsha të lëshohet menjëherë në liri. Në anën tjetër, sipas një besimi kinez tigri konsiderohet si rimishërim i Perëndisë së Pasurisë dhe çdo kontakt me të, konsiderohet se sjellë të mira dhe begati. /Telegrafi/ The post Tigri i cirkut lidhet për tavolinë, që pranë tij të pozohet për fotografi (Video) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





