Mesazhi.com: “Veteranët reagojnë ndaj arrestimit të Haradinajt” plus 9 more

Mesazhi.com: “Veteranët reagojnë ndaj arrestimit të Haradinajt” plus 9 more


Veteranët reagojnë ndaj arrestimit të Haradinajt

Posted: 04 Jan 2017 12:25 PM PST

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj arrestimit të Komandantit Ramush Haradinaj, që u bë sot nga policia franceze me urdhërarrest nga Serbia, transmeton Klan Kosova.

"E ritheksojmë se të gjitha akuzat e bëra ndaj luftëtarëve të UÇK-së, për kinse krime lufte, kanë qenë dhe janë politike dhe bazën e kanë tek pushtuesi serb, i cili në vend se të ndiqet penalisht për krimet e gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar, është falur nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave politike . Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të vendos sa më shpejt kontaktet me autoritetet franceze, me qëllim që z. Haradianj të lirohet sa më parë".

The post Veteranët reagojnë ndaj arrestimit të Haradinajt appeared first on Mesazhi.com.

Gratë në SHBA planifikojnë protestë kundër Trump

Posted: 04 Jan 2017 12:22 PM PST

Dhjetëra mijëra gra në SHBA më 21 janar do të mbajnë protestë në afërsi të Kongresit amerikan kundër “qasjeve diskriminuese ndaj grave” nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “Washington Post”, avokatja në pension Teresa Shook që jeton në Hawaii të SHBA-ve në llogarinë e saj në Facebook kur u bënë të ditura rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura me 8 nëntor ngriti idenë për mbajtjen e një proteste në Washington kundër Trump-it në një datë të afërt me marrjen e detyrës më 20 janar.

Në protestën ku në fillimin pranuan të merrnin pjesë fillimisht 40 persona të njohur të saj, për një kohë të shkurtër dhjetëra mijëra persona kanë shfaqur dëshirë për pjesëmarrje. Më shumë se 160 mijë përdoruese në median sociale kanë njoftuar se do të marrin pjesë në marshimin i cili do të mbahet në afërsi të Kongresit amerikan në Washington.

Gjtihashtu edhe aktivistë të shquar dhe organizata të shoqërisë civile amerikane kanë vendour të marrin pjesë në këtë marshim, ku bëhet e ditur se deri më tani janë përgatitur pajisjet e nevojshme të zërit dhe qindra autobusë që do të transportojnë protestuesit në vendin e protestës.

The post Gratë në SHBA planifikojnë protestë kundër Trump appeared first on Mesazhi.com.

Ajeti mbetet në Torino

Posted: 04 Jan 2017 12:00 PM PST

Arlind Ajeti, mbrojtësi shqiptar, ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Torinos, pavarësisht se nuk ka pasur minutazh në ekipin e parë.

Trajneri Sinisa Mihajloviq raportohet se i ka premtuar 23-vjeçarit më shumë hapësirë në pjesën e dytë të sezonit, dhe kjo është pranuar nga futbollisti, sipas "Tuttosport".

Kohët e fundit Ajeti është përfolur për një largim të mundshëm nga Torino pasi disa skuadra të njohura janë interesuara për shërbimet e tij ndërsa Torino nga krahu tjetër e ka konsideruar lojtarin si të pashitshëm

The post Ajeti mbetet në Torino appeared first on Mesazhi.com.

MPJ konfirmon ndalimin e Haradinajt, pritet lirimi i tij

Posted: 04 Jan 2017 11:59 AM PST

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet zvicerane.

Bashmir Xhemaj, shef i Kabinetit të Ministrit Enver Hoxhaj, ka thënë për KTV-në se Haradinaj pritet të lirohet sa më parë.

"Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004 që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë", ka thënë Xhemaj.

The post MPJ konfirmon ndalimin e Haradinajt, pritet lirimi i tij appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohet në Basel të Zvicrës Ramush Haradinaj

Posted: 04 Jan 2017 11:51 AM PST

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt, sipas fletarrestit të vjetër të Serbisë.

"Ka qenë vizitë e planifikuar e tij", ka thënë ai për RTV Dukagjini, i cili shton se kanë kontaktuar me Haradinajn dhe se ai është mirë.

Ai bën thirrje që shteti i Kosovës të marrë masa që gjërat e tilla të mos ndodhin më.

Berisha po ashtu konfirmon se arrestimi ka ndodhur në Zvicër, në Aeroportin e Bazelit, ku thotë se kanë ingerenca autoritetet franceze.

The post Arrestohet në Basel të Zvicrës Ramush Haradinaj appeared first on Mesazhi.com.

SHBA: Miliona fëmijë jetojnë në zona pa anesteziolog pediatrik

Posted: 04 Jan 2017 11:51 AM PST

Mbi 10 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara nuk jetojnë afër një anesteziologu pediatrik, apo mjeku i cili është i specializuar në mpierjen e fëmijve gjatë operacionit.

Të dhënat e këtij studimi të ri janë raportuar nga Reuters.

Anestiozologët pediatrik iu japin fëmijve medikamente që janë të nevojshme për mpierje lokale apo edhe për t'i vënë në gjumë në tërësi derisa i nënshtrohen operacioneve dhe procedurave të tjera mjekësore.

Ata gjithashtu i monitorojnë të rrahurat e zemrës dhe gjëra të tjera rreth shëndetit të fëmijve gjatë kohës së ata janë në operacion.

The post SHBA: Miliona fëmijë jetojnë në zona pa anesteziolog pediatrik appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata izraelite dënon dy fëmijë palestinezë me nga dy vite burg

Posted: 04 Jan 2017 10:01 AM PST

JERUSALEM (AA) – Një gjykatë në Izrael ka dënuar me nga dy vite burgim dy fëmijë palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Mahmud, avokati i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se Gjykata qendrore e Izraelit ka dënuar me nga dy vite burgim dy fëmijë 13-vjeçarë, Shadi Ferah dhe Ahmed ez-Zateri.

Mahmud ka vënë në dukje se dy fëmijëve nuk u është llogaritur koha prej një viti që kanë kaluar në paraburgim. Ai ka theksuar se data e fillimit të vuajtjes së dënimit është caktuar 29 nëntori i vitit 2016, duke shtuar se fëmijëve në këtë mënyrë u është dhënë dënim prej tre vitesh.

Përndryshe, autoritetet izraelite kanë burgosur dy fëmijët palestinezë në nëntor të vitit 2015 me pretendimin se "kanë kryer tentativë për goditje me thikë".

The post Gjykata izraelite dënon dy fëmijë palestinezë me nga dy vite burg appeared first on Mesazhi.com.

Stamboll, turistët të mahnitur nga “Pallati nën ujë”

Posted: 04 Jan 2017 09:58 AM PST

STAMBOLL (AA) – Qindra turistë u mblodhën sot në mëngjes në hyrje të Bazilikës Sternë në Stamboll për të vizituar disa nga sternat më të mëdha të ndërtuara në nëntokë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sterna, të cilën e quajnë edhe "Pallati nën ujë", është ndërtuar në shekullin e gjashtë gjatë sundimit të mbretit bizantin Justiniani, ku me rritjen e qytetit siguronte ujë të pijshëm.

Disa dokumente të lashta tregojnë se në ndërtimin e sternës, e vendosur rreth 150 metra nga ndërtimi histori Aja Sofja në sheshin Sulltan Ahmet, janë angazhuar 7.000 punëtorë.

Dhoma e madhe është e mbushur me radhë shtyllash dhe harqe të tullave, si dhe me mure të trashë prej 3.5 metrave.

Kapaciteti i paraparë i dhomave është 100.000 ton ujë, por sot fundi i saj është i mbuluar me disa centimetra ujë. Për turistët pjesa më interesante e "Pallatit nën ujë" janë gurët e kokës së Meduses, të cilat janë të orientuara 90 dhe 180 shkallë.

The post Stamboll, turistët të mahnitur nga "Pallati nën ujë" appeared first on Mesazhi.com.

Sulmohet kopshti i femijeve nga nje person i armatosur me thike

Posted: 04 Jan 2017 09:44 AM PST

Nje grup femijesh kopshti ne Kine jane sulmuar nga nje agresor i armatosur me thike. Agresori 41 vjecar u arrestua nga autoritetet policore, ndersa motivet e sulmit mbeten te paqarta.

Asnjeri nga femijet e lenduar nuk jane ne gjendje rreziku per jete. Edhe pse krimet e ngjashme jane me te rralla ne Kine, sulmet ndaj femijeve kane shenuar rritje vitet e fundit. /MESAZHI/

 

The post Sulmohet kopshti i femijeve nga nje person i armatosur me thike appeared first on Mesazhi.com.

Themelimi i Asociacionit nga serbët do ta tensionojë situatën në Kosovë

Posted: 04 Jan 2017 07:57 AM PST

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të mbetet sfidë edhe në këtë vit për Qeverinë e Kosovës.

E përfaqësuesit politikë të serbëve kanë paralajmëruar se ditën e shtetësisë së Serbisë më 15 shkurt, serbët në Kosovë mund ta themelojnë vetë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

E një gjë e tillë sipas kryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq do të bëhet më përkrahjen e krerëve të shtetit të Serbisë, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e formon vetë AKS-në deri më 15 shkurt.

Lidhur me këtë, analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se themelimi i Asociacionit është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës dhe se qeveria duhet ta themelojë atë bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Serbët mund të bëjnë spektakël më 15 shkurt, por akti i themelimit nuk do të ketë vlerë. Qeveria e ka obligim themelimin e Asociacionit… dhe duhet ta themelojë atë, duke mos iu lënë hapësirë përfaqësuesve politikë serbë që të ndërmarrin veprime, të cilat pastaj po i kushtojnë shumë vendit", ka thënë Mushkolaj.

Themelimi i AKS-së nga vetë serbët sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Burim Ramadanit do ta fuste Kosovën në një fazë të thellë të tensionimit krejtësisht të panevojshëm dhe të dëmshëm.

"Tensionimi po rritet gradualisht, por me hapa të fuqishëm. Retorika publike politike ndër-etnike është përkeqësuar dukshëm, në krahasim me vitet e kaluara. Paaftësia e institucioneve të Kosovës për të adresuar në mënyrë konsensuale dhe strategjike raportet me serbët e Kosovës, normalisht se po çon në tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të dëmshëm për Kosovën", ka thënë Ramadani për Telegrafin.

Ai ka shtuar se nuk mund të paragjykohet veprimi apo mosveprimi i njëanshëm në themelimin e Asociacionit, porse nëse kjo ndodh, atëherë Kosova mund të hyjë në një fazë të thellë të tensionimit me dimensione edhe të jostabilitetit.

"Dorën në zemër, krejt kjo situatë nuk ka qenë e paparashikuar, porse institucionet e Kosovës asnjëherë gjatë këtyre dy viteve të fundit nuk ka treguar shenja apo aftësi të të menduarit strategjik. Derisa telashet politike brenda-shqiptare në Kosovë kanë arritur shkallën e pashembullt, politikisht janë serbët që kanë luajtur rol në orientimin e të gjithave kah planet e veta, kryesisht të hartuara në Beograd", u shpreh Ramadani.

Ramadani shtoi se fatkeqësisht, institucionet e Kosovës asnjëherë nuk kanë gjetur mënyrat për të ndërtuar qasje konsensuale, për shkak të një arrogance krejtësisht të panevojshme.

Sipas tij, siguria kombëtare e Kosovës mund të sfidohet rëndë me veprim të njëanshëm të serbëve dhe, pastaj, shqiptarët sërish do të drejtojnë gishtin ndaj njëri-tjetrit për fajësi.

Lidhur me themelimin e AKS-së, kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë për fundvit për Telegrafin, u shpreh se Asociacioni do të themelohet në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

"Kjo do të ndodhë në kuadër të realizmit të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, disa prej të cilave po sabotohen nga Serbia. Ne tani do të lëvizim më tutje në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në bërjen e Statutit, i cili po ashtu do të konfirmohet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, kjo do të ndodhë pasi që përfaqësuesit e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës, në institucionet e Republikës së Kosovës, të cilët shpeshherë po keqpërdoren pa fije turpi dhe konsiderate nga politika hipokrite e Beogradit për interesa të politikës ditore në Beograd, të kthehen në institucione", u shpreh Mustafa.

The post Themelimi i Asociacionit nga serbët do ta tensionojë situatën në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: