Klan Kosova : “Koci: Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt do të refuzohet” plus 24 more |
- Koci: Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt do të refuzohet
- Fjala: Arrestimi i Haradinajt, dëshmi se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten
- “Presim që Haradinaj të lirohet nesër rreth orës 13:00”
- Çaji forcon kockat
- Veseli: Haradinaj duhet të lirohet sa më parë
- Jetonin në kontejner, sot u bënë me shtëpi të re (VIDEO)
- AAK pas arrestimit të Haradinajt: Të ndalet çdo kontakt me Beogradin
- Sipas “Le Figaro” Haradinaj është paraqitur para prokurorit në Mulhouse
- Ja çka pati thënë Haradinaj për Klanin kur qe arrestuar në Slloveni (VIDEO)
- Qeveria reagon ndaj arrestimit të Haradinajt
- Shega, ilaçi natyral për kurimin e zemrës dhe tensionit
- Ymeri kërkon urgjentisht lirimin e Haradinajt
- “Arrestimi i Haradinajt turp për institucionet e vendit”
- Limaj kërkon lirimin e Haradinajt
- Brozoviq mund të largohet nga Inter
- Thaçi dënon arrestimin e Haradinajt
- “Ndalja e Haradinajt në Francë, produkt final i bisedimeve Kosovë-Serbi”
- NISMA kritikon Qeverinë për arrestimin e Haradinajt
- AKR kërkon nga Qeveria hapa të menjëhershëm për lirimin e Haradinajt
- “Normalizimi i marrëdhënieve sjell arrestime si ky e Ramush Haradinajt”
- Veteranët reagojnë për arrestimin e Haradinajt
- Ndalimi i ngjashëm i Haradinajt dy vjet më parë (VIDEO)
- Pas ndalimit të Haradinajt, AAK kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë
- Haziri s’kandidon më për kryetar komune (VIDEO)
- Sistemi i ri shkakton probleme në ofiçari (VIDEO)
Koci: Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt do të refuzohet Posted: 04 Jan 2017 04:01 PM PST Avokati Arianit Koci ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nesër do të paraqitet para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur poashtu se kērkesa e Serbisë për ekstradim do tē refuzohet. “Ramush Haradinaj, sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Colmar.Me këtë rast, dhoma hetuese e kësaj gjykate, do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim”. “Franca është një prej shtetëve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatē dhe pas luftës në Kosovē”. Prandaj, kērkesa për ekstradim do tē refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
|
Fjala: Arrestimi i Haradinajt, dëshmi se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten Posted: 04 Jan 2017 03:15 PM PST Partia Fjala ka reaguar ndaj arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj "Arrestimet e vazhdueshme të ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, mosdorëzimi i të pagjeturve dhe mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit, janë argumente të forta se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten".
|
“Presim që Haradinaj të lirohet nesër rreth orës 13:00” Posted: 04 Jan 2017 02:59 PM PST Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka thënë se gjatë ditës së nesërme rreth orës 13:00 pritet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga stacioni policor ku është duke u mbajtur. "Lirimi i zotit Haradinaj pritet që të ndodhë nesër dikur rreth orës 13:00. Ndalimi i tij ishte i pa drejtë dhe pa kurrfarë baze", ka thënë Lekaj për Indeksonline. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet në një stacion policor në Francë pasi u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, sipas një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2014. |
Posted: 04 Jan 2017 02:40 PM PST Konsumimi i të paktën tre filxhanëve çaj në ditë, ul me një të tretën rrezikun për fraktura të legenit. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga "Framingham State University" në SHBA, të cilët thonë se çaji mund të kthehet në një armë të fortë kundër osteoporozës, sëmundje ku kockat bëhen të dobëta e të brishta. Studimi tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si "flavonoids", mund të ndihmojnë në uljen e numrit e të prekurve nga sëmundjet e kockave. Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikates antioksiduese ulin rrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri, apo sëmundje të zemrës. Por zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes. Trashëgimia, përdorimi i duhanit e alkoolit janë disa prej faktorëve kryesorë që çojnë në prekjen nga osteoporoza. Po ashtu të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme dhe të çrregullt gjatë rinisë, rrisin rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje. |
Veseli: Haradinaj duhet të lirohet sa më parë Posted: 04 Jan 2017 02:20 PM PST Kryekuvendari Kadri Veseli ka reaguar për ndalimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj në Bazel. “Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm”. “Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Klan Kosova. |
Jetonin në kontejner, sot u bënë me shtëpi të re (VIDEO) Posted: 04 Jan 2017 02:00 PM PST Një familje kosovare që deri tani jetonte në një kontejner u bë me shtëpi të re. Ajo u arrit fal ndihmës së njerëzve vullnetmirë. Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Merita Neziri. |
AAK pas arrestimit të Haradinajt: Të ndalet çdo kontakt me Beogradin Posted: 04 Jan 2017 01:34 PM PST Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media lidhur me ndalimin në Bazel të liderit të saj, Ramush Haradinaj. Në të kërkohet të kihet kujdes me gjuhën, duke vënë theksin tek dallimi mes fjalës ndalim dhe asaj arrestimm. Më pas ndalimi është cilësuar si i papranueshëm, pasi qytetarët e Kosovës nuk mund të ndalohen me urdhërarreste të Serbisë, pa asnjë bazë ligjore. Kërkohet po ashtu ndalimi i cdo kontakti me Beogradin, derisa ky i fundit nuk heq dorë nga kjo logjikë e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës. |
Sipas “Le Figaro” Haradinaj është paraqitur para prokurorit në Mulhouse Posted: 04 Jan 2017 01:21 PM PST Gazeta e njohur franceze "Le Figaro" ka raportuar për arrestimin e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, duke treguar se ai është arrestuar bazuar në një fletëarrest të Serbisë, për krime lufte. Sipas gazetës, Haradinaj është arrestuar nga Policia kufitare në aeroportin Basel-Mulhouse-Friburg, pas burimeve të policisë franceze. "Haradinaj është arrestuar pasi ka dalë nga aeroplani duke kaluar proceduar kufitare në Aeroport dhe më pas është dërguar për tu paraqitur në Zyrën e Prokurorit Publik në Muhouse (Haut Rhin)", shkruan gazeta franceze, transmeton insajderi. Një mandat arresti ndërkombëtarë, raporton gazeta, është lëshuar në vitin 2004 nga ana e Serbisë, teksa tregohet se Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës duke u shpallur i pafajshëm nën akuzën për krime lufte. |
Ja çka pati thënë Haradinaj për Klanin kur qe arrestuar në Slloveni (VIDEO) Posted: 04 Jan 2017 01:17 PM PST Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është ndalur të mëkurën nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit të Baselit, njofton Klan Kosova. Ndalimi është bërë mbi bazën e një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm sic ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015. Më poshtë mund të ndiqni intervistën e Haradinajt të dhënë në atë rast për Info Magazine të Klan Kosovës. |
Qeveria reagon ndaj arrestimit të Haradinajt Posted: 04 Jan 2017 01:09 PM PST Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë, transmeton Klan Kosova. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar nga autoritetet në aeroportin e Bazelit, në pjesën franceze, njofton Klan Kosova. Kjo si pasojë e një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm sic ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015. |
Shega, ilaçi natyral për kurimin e zemrës dhe tensionit Posted: 04 Jan 2017 01:00 PM PST Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular dhe nervor. Doza ditore e ekstraktit të shegës, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq. Konsumi i shegës mund të reduktojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës në masën 17%. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, si dhe parandalojnë ndryshimet të çilat nxisin zhvillimin e kancerit. Acidet yndyrore që përmban ky frut, reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj, shkruan noa.al. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe para menopauzës si ndryshimi i humorit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos. Përveç këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe rrit kualitetin e spermës, shkruan living. Mundësitë për përdorimin e shegës janë të mëdha, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji. |
Ymeri kërkon urgjentisht lirimin e Haradinajt Posted: 04 Jan 2017 12:58 PM PST Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Përmes një statusi në Facebook, Ymeri ka kërkuar urgjentisht lirimin e Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e institucioneve të vendit deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së, njofton Klan Kosova. “Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet. Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkledhja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t'ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht”, ka thënë Ymeri në Facebook. |
“Arrestimi i Haradinajt turp për institucionet e vendit” Posted: 04 Jan 2017 12:51 PM PST Arrestimet si ai i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mund të ndalen, ka thënë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti. I pyetur nga Klan Kosova ai ka thënë se përderisa Kosova nuk është pjesë e policisë evropiane, nuk mund të ketë qasje në informacionet që shpërndahen nga ajo. Ndërsa Serbia si pjesë e saj, mund të fus të dhëna e fletarreste për qytetarët e Kosovës. Por, sipas Hotit, kjo mund të parandalohet vetëm me anëtarësimin në Interpol dhe në Europol. Megjithatë, derisa Kosova nuk është pjesë e asnjërës prej tyre, profesori i së drejtës ndërkombëtare ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta obligoj Serbinë që t'i ndërpres këto veprime. Kjo, sipas tij mund të bëhet në dialogun në mes këtyre dy vendeve dhe me bashkëpunimin e Bashkimit Evropian. Arrestimet e tilla, Hoti i ka quajtur të turpshme për institucionet vendore, pasi ato do duhej të vepronin shumë më herët në këtë aspekt, që të mos ndodhin eksese të tilla. E veprimi i Serbisë në raport me fletarrestet ndaj, Haradinaj dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës, Afrim Hoti ka thënë se janë propaganda të shtetit serb, duke u bërë me dije, se kinse në institucionet e Kosovës ka pjestarë të ndjekur nga Interpoli e Europoli. /klankosova.tv |
Limaj kërkon lirimin e Haradinajt Posted: 04 Jan 2017 12:50 PM PST Për arrestimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që u bë sot në Basel, ka reaguar edhe Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, Lexojeni më poshtë postimin e plotë të tij të bërë në Facebook: Rasti i sërishëm i ndalimit të z. Ramush Haradinaj, tani nga autoritetet franceze, duke u bazuar në urdhërarreste të Serbisë, tregon më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur çlirimtaret dhe qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të qeverisë së Serbisë. Në vend që të kushtëzojnë Serbinë për t'i ndalur këto veprime dhe për të bërë tërheqjen e këtyre urdhërarresteve të Serbisë për ish-luftëtarët e UÇK’së, ata as që e kanë ngritur ndonjëherë këtë çështje në bisedime me palën serbe. Sot, z. Haradinaj sërish po ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet franceze të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit. U bëj thirrje autoriteteve franceze që t'ia mundësojnë kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar, e po ashtu kërkoj nga autoritet e BE'së dhe të shteteve europiane që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të lëshuar nga Serbia. |
Brozoviq mund të largohet nga Inter Posted: 04 Jan 2017 12:47 PM PST Inter ka marrë ofertë prej 50 milion eurosh për mefushorin Marcelo Brozoviq. Kroati ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga San Siro deri më 2021, por drejtuesit e Inter e vlerësojnë të volitshme ofertën e bërë nga Azia. 24 vjecari ka regjistruar 11 paraqitje për Inter këtë edicion, duke shënuar tre gola. |
Thaçi dënon arrestimin e Haradinajt Posted: 04 Jan 2017 12:45 PM PST Arrestimin e Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj e ka dënuar edhe Presidenti i Kosovës Hashim, Thaçi. Ai ka shkruajtur në facebook se është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë, njofton Klan Kosova. “Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe”, ka shkruajtur shefi i shtetit. Sipas tij, institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton. “Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë”, shkruajti Presidenti Hashim Thaçi. |
“Ndalja e Haradinajt në Francë, produkt final i bisedimeve Kosovë-Serbi” Posted: 04 Jan 2017 12:42 PM PST Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ndalja e Ramush Haradinajt në Francë në bazë të akuzës së Serbisë nga viti 2004 është produkt final i bisedimeve të Qeverisë se Kosovës me Serbinë, njofton Klan Kosova. Ai më tutje ka thënë se nga këto bisedime “vetëm kësi produktesh dalin”. "Kjo është epoka e Isës me Hashimin". Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar nga autoritetet në aeroportin e Bazelit, në pjesën franceze, njofton Klan Kosova. Kjo si pasojë e një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm sic ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015. |
NISMA kritikon Qeverinë për arrestimin e Haradinajt Posted: 04 Jan 2017 12:32 PM PST NISMA për Kosovë një pjesë të fajit për arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt ia hedhë Qeverisë së Kosovës. Në komunikatën e këtij subjekti politikë thuhet se ata që po dialogojnë me Serbinë duhet t’i kushtëzojnë bisedimet në Bruksel për tërheqjen e urdhërarresteve ndaj pjesëtarëve të UCK-së, transmeton Klan Kosova. Më poshtë e keni reagimin e plotë të NISMA për Kosovë: Rasti i sërishëm i ndalimit të z. Ramush Haradinaj, tani nga autoritetet franceze, duke u bazuar në urdhërarreste të Serbisë, tregon më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur çlirimtaret dhe qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të qeverisë së Serbisë. Në vend që të kushtëzojnë Serbinë për t'i ndalur këto veprime dhe për të bërë tërheqjen e këtyre urdhërarresteve të Serbisë për ish-luftëtarët e UÇK’së, ata as që e kanë ngritur ndonjëherë këtë çështje në bisedime me palën serbe. Fatkeqësisht kjo është gjëndja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojten e qytetarëve dhe interesat e shtetit. Sot z. Haradinaj sërish po ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet franceze të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t'i mundësojnë kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar, e po ashtu kërkojmë nga autoritet e BE'së dhe të shteteve europiane që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të lëshuar nga Serbia. |
AKR kërkon nga Qeveria hapa të menjëhershëm për lirimin e Haradinajt Posted: 04 Jan 2017 12:31 PM PST Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate për media ka thënë se me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për arrestimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Z. Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër- arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. “Duke marrë parasysh që urdhër-arrestet e lëshuara ndaj qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Serbe, janë kryesisht të pabaza dhe të motivuara politikisht, Aleanca Kosova e Re kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë më e përgjegjshme dhe të ndërmerr hapa të menjëhershëm për lirimin e z.Haradinaj. AKR po ashtu i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të angazhohet konkretisht që rastet e tilla kur qytetarët e Kosovës arrestohen bazuar në fletë arrestet e Serbisë, të mos ndodhin më”, thuhet në komunikatë. |
“Normalizimi i marrëdhënieve sjell arrestime si ky e Ramush Haradinajt” Posted: 04 Jan 2017 12:27 PM PST Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar për arrestimin e Ramush Haradinajt, përmes një postimin në profilin e tij në Facebook duke thënë se dialogu i udhëhequr nga Presidenti Thaçi, Kryeministri Mustafa dhe kryenegociatorja Tahiri, kanë sjellë rezultate të tilla si arrestimi i Haradinajt në Francë, njofton Klan Kosova. “Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot. A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek “poternicat” e Serbise për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve? Kur do të mbushemi mend që ska normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. |
Veteranët reagojnë për arrestimin e Haradinajt Posted: 04 Jan 2017 12:20 PM PST Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj arrestimit të Komandantit Ramush Haradinaj, që u bë sot nga policia franceze me urdhërarrest nga Serbia, transmeton Klan Kosova. "E ritheksojmë se të gjitha akuzat e bëra ndaj luftëtarëve të UÇK-së, për kinse krime lufte, kanë qenë dhe janë politike dhe bazën e kanë tek pushtuesi serb, i cili në vend se të ndiqet penalisht për krimet e gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar, është falur nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave politike . Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të vendos sa më shpejt kontaktet me autoritetet franceze, me qëllim që z. Haradianj të lirohet sa më parë". |
Ndalimi i ngjashëm i Haradinajt dy vjet më parë (VIDEO) Posted: 04 Jan 2017 12:19 PM PST Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në aeroportin e Bazelit, në anën franceze, njofton Klan Kosova. Ai është arrestuar mbi bazën e një fletëarresti të vitit 2004 të lëshuar nga shteti serb, pak a shumë ngjashëm sic ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene në vitin 2015. Atëbotë ai po udhëtonte për në Kosovë, pas një vizite zyrtare në Berlin, dhe ishte ndaluar në aeroportin e Lubjanës. Ditën e nesërme në Kosovë protestë, të cilës i qenë bashkuar edhe të tjerë, pati organizuar subjekti të cilin drejton Haradinaj. Ai qe liruar dy ditë pas arrestimit, më datën 19 qershor, duke u kthyer në Kosovë. klankosova.tv |
Pas ndalimit të Haradinajt, AAK kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë Posted: 04 Jan 2017 12:09 PM PST Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, transmeton Klan Kosova. Kështu ka konfirmuar edhe zyrtarisht AAK përmes një komunikate për media. “Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë. Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”. |
Haziri s’kandidon më për kryetar komune (VIDEO) Posted: 04 Jan 2017 11:57 AM PST Lutfi Haziri duket se është ngopur me të qenit i pari i Gjilanit, pasi paralajmëroi se definitivisht nuk do të rikandidohet për këtë post. Haziri po pretendon se i ka realizuar të gjitha objektivat. Deri diku me këtë konstatim pajtohet edhe Burim Haliti, Sekretari i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike. Haliti si pozitive po e vlerëson edhe përmirësimin e e infrastrukturës gjatë qeverisjes së Hazirit. Ai përmend disa lëshime, por që sipas tij nuk kanë ndikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarit. Për qeverisjen e Lutfi Hazirit mendim krejt tjetër ka Sahit Abazi, asambleist i PDK-së, që kritikon qeverisjen e të parit të qytetit. Lutfi Haziri ka edhe disa muaj për të qeverisë me Gjilanin dhe po aq kohë për t’i ndryshuar mendjen qytetarëve për punën që ka bërë. Kronikë e Valon Rashitit. |
Sistemi i ri shkakton probleme në ofiçari (VIDEO) Posted: 04 Jan 2017 11:55 AM PST Kuponi fiskal nuk mund të merrej për asnjë pagesë që kryhej të mërkurën në Komunën e Prishtinës. Ky problem ishte pasojë e implementimit të sistemit të ri të Intranetit, që bërë me kërkesë të Ministrisë së Administratës e Pushtetit Lokal. E ky sistem po ka telashe. Ndaj administrata në komunën e Prishtinës ka bërë zgjidhje të përkohshme. Të njejtin problem e kishin edhe në Komunën e Ferizajt. Por asnjëri prej zyrtarëve këtu nuk pranoi të flas për këtë problem para kamerës. E disa prej punëtorëve i konfirmuan Klan Kosovës se nuk po arrijnë t'i regjistrojnë pagesat në sistem. Të dhënat për shërbimet e ofruara, po shënohen në një libër edhe në komunën e Gjilanit. Drejtori i Administrtës së Përgjithshme në këtë qytet Nazim Gagica, po ankohet se nuk u trajnuan sa duhet për këtë sistem. Në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal pranuan të komunikojnë veç me postë elektronike. Në këtë formë Blerim Hasani, Udhëheqës i Sektorit të Përgjithshëm, ka thënë se problemet eventuale do të rregullohen me kompaninë implementuese të projektit. Kronikë e Blerta Ahmetit. |
You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |