Zëri: “Shpërthim i fuqishëm në Meksikë lëndohen 60 persona (Video)” plus 29 more |
- Shpërthim i fuqishëm në Meksikë lëndohen 60 persona (Video)
- Fëmijët e Kosovës janë të rrezikuar nga përdorimi i pakontrolluar i internetit
- Avdijaj flet pas golit të parë me Schalken në Bundesliga (Foto)
- Xhaka kthehet te Gladbach, pritja madhështore nga tifozët (Video)
- Trupi i ambasadorit të vrarë kthehet në Moskë - kështu reaguan nëna dhe bashkëshortja (Foto)
- Nesër mblidhet Qeveria
- Thaçi: Kemi kontakte me administratën e Trumpit
- Skandali në kufirin drejt Kosovës, po nuk dhe para polici të nxin jetën (VIDEO)
- Ndiqeni këto këshilla për të luftuar gripin
- Tahiri thotë se ka ardhur koha të ndryshohet formati i dialogut
- MSA-ja e çon Kosovën drejt statusit të kandidatit në BE
- Rita Ora ju provokon (FOTO)
- Alarmojnë ekspertët: Kosova ti rrisë masat e sigurisë
- Donis Avdijaj shënon supergol për Schalken (Video)
- ISIS: Luftëtari ynë kreu sulmin në Berlin
- Rexhep Selimi e quan skizofren Isa Mustafën (Video)
- BE hesht për murin në veri (Video)
- Çka ka Prishtina?
- Peja, eliminim me kokën lartë
- 3 gjenerata të familjes Fejzullahu në një kornizë emocionuese! (Foto)
- Angela Merkel: 'Jam e tmerruar dhe e tronditur'
- Ata që kanë pushtet, lëndojnë ata që skanë pushtet
- Vrasësi i ambasadorit fotografohet gjatë sulmit të përgjakshëm: Ky detaj në dorën e tij ka rrëqethur të gjithë (Foto)
- Të gjithë do ta donin një të dashur si ai i Angela Martinit
- Zbatimi i MSA-së hap rrugën për aplikim për statusin kandidat në BE
- Putin i jep urdhër shërbimeve sekrete ruse, pas vrasjes së ambasadorit në Ankara
- Kosovës i duhen edhe 10 vjet për tiu afruar BE-së
- Së shpejti telefonat celularë nuk do ekzistojnë më
- E dhimbshme: Ja çfarë bënte Shaqiri për të fituar para kur nuk ishte futbollist
- Policia serbe arreston tre shqiptarë, u kapën me 39 kg heroinë
| Shpërthim i fuqishëm në Meksikë lëndohen 60 persona (Video) Posted: 20 Dec 2016 02:59 PM PST Një shpërthim i madh në një treg të famshëm të fishekzjarrëve në Meksikë, ka lënë të lënduar të paktën 60 persona. Një video e postuar në rrjetet sociale, tregon se si një numër i madh i fishekzjarrëve kanë shpërthyer, transmeton Express. Tymi i madh ka mbuluar gjithë qiellin mbi tregun San Pablito në Tultepec, që gjendet në Shtetin e Meksikës. Drejtori i shërbimit të Emergjencës, Lusi Felipe Puente, ka thënë se numri i të lënduarve mund të rritet. Ai ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fëmijët e Kosovës janë të rrezikuar nga përdorimi i pakontrolluar i internetit Posted: 20 Dec 2016 02:53 PM PST Fëmijët e Kosovës janë të rrezikuar nga përdorimi i pakontrolluar i internetit. Këtë e bënë të ditur Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë. Sipas një raporti që nesër do të bëhet prezantimi nga Save the Children në Kosovë, fëmijët e shtatë komunave të Kosovës kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike. “26% e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Avdijaj flet pas golit të parë me Schalken në Bundesliga (Foto) Posted: 20 Dec 2016 02:48 PM PST Donis Avdijajt i vjen keq që nuk kanë marrë të paktën një pikë kundër Hamburgut Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj ka shënuar gol në humbjen e skuadrës së tij ndaj Hamburgut. Avdijaj thotë se kanë merituar të paktën një pikë, por premton se do të punojnë shumë gjatë pushimit dimëror që të kthehen edhe më të fortë. “Ndeshja e fundit para pushimit dimërorë, ku fatkeqësisht nuk e morëm pikën që merituam. Ne do të punojmë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Xhaka kthehet te Gladbach, pritja madhështore nga tifozët (Video) Posted: 20 Dec 2016 02:18 PM PST Granit Xhaka është kthyer te Borussia Monchengladbachu të martën në mbrëmje për të përshëndetur fansat e ish-skuadrës. Mesfushori iu bashkua Arsenalit gjatë verës, por nuk pati rast të përshëndetej me tifozët e Gladbachut për shkak se sezoni tashmë kishte përfunduar. Ai kaloi katër vjet te klubi gjerman duke u paraqitur 140 herë në fanellën e Gladbachut. Para takimit me Wolfsburgun në Bundesligë, Xhaka doli në fushë dhe u brohorit nga tifozët e klubit, ndërsa mori si dhuratë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trupi i ambasadorit të vrarë kthehet në Moskë - kështu reaguan nëna dhe bashkëshortja (Foto) Posted: 20 Dec 2016 02:15 PM PST Nëna dhe e veja e ambasadorit rus të vrarë në Ankara kanë pritur trupin e vdekur të ambasadorit në Moskë, së bashku me një gardë ushtarake në nderim të tij. E veja e ambasadorit shpërtheu në lotë pasi trupi i pajetë i burrit të saj u kthye në vendlindje, transmeton Express. I pranishëm, në mbëshetje të familjes Karlov, ishte edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 20 Dec 2016 02:14 PM PST Qeveria e Kosovës, nesër do të mbaj takimin e radhës me Kabinetin ministror. Në këtë mbledhje të Qeverisë së vendit, do të marr pjesë dhe Kryeministri Isa Mustafa. Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë për media,ku raportohet se mbledhja do të fillojë nga ora 09:00 e mëngjesit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thaçi: Kemi kontakte me administratën e Trumpit Posted: 20 Dec 2016 02:11 PM PST I ftuar special në Forumin Liberal të Universitetit Europian të Tiranës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët. Sipas Presidentit Thaçi, ai dhe administrata e tij, janë në kontakt dhe në marrëdhënie me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të drejtohet nga Presidenti i ri i sapozgjedhur, Donald Trump, raporton Mapo. “Nuk është më sekret që të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Skandali në kufirin drejt Kosovës, po nuk dhe para polici të nxin jetën (VIDEO) Posted: 20 Dec 2016 02:02 PM PST Festat e fundvitit po afrojnë dhe si çdo vit në pikat doganore shtohet fluksi i emigrantëve. Emisioni “STOP” transmetoi një rast të shëmtuar të një efektivi policie, i cili në mënyrë indirekte i kërkon para qytetarit nga Rugova e Kosovës. Qytetari kishte të ngarkuar në makinën e tij, disa rroba dhe dy televizorë të vjetër, por polici i pikës doganore drejt Kosovës i kërkon atij të shkarkojë mallin. Qytetari i kërkon të mos e vonojë më tepër, pasi ndjehej i lodhur prej...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ndiqeni këto këshilla për të luftuar gripin Posted: 20 Dec 2016 02:00 PM PST Gripi dhe virozat në stinën e dimrit prekin shumë njerëz. Më poshtë rekomandojmë disa mënyra për të kaluar këto sëmundje, duke filluar që nga regjimi ushqimor e deri tek kurat popullore për të reduktuar simptomat e tyre. -Hani një lugë mjaltë. Mjalti jo më kot është konsideruar si ilaç sepse ka aftësinë që të zbus grykët dhe të lehtësoj irritimin e tyre. -Ushqehuni me supë pule dhe me perime. Studiuesit shprehen se supa e pulës ka aftësinë të ngadalësojë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tahiri thotë se ka ardhur koha të ndryshohet formati i dialogut Posted: 20 Dec 2016 01:49 PM PST Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se ka ardhur koha të shikohet mundësia e ndryshimit të formatit të dialogut me Serbinë. Ajo ka deklaruar se faza në vazhdim e këtij procesi duhet të jetë përmbyllës. Në intervistën për Epokën e Re, Tahiri ka mbrojtur procesin e dialogut të Brukselit, duke thënë se ai ka sjellë shumë të mira Kosovës. Sipas saj, ky proces ka kontribuar dukshëm në realizimin e objektivave strategjike të Qeverisë për forcimin e shtetit brenda dhe jashtë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| MSA-ja e çon Kosovën drejt statusit të kandidatit në BE Posted: 20 Dec 2016 01:47 PM PST Konferenca e katërt e Ambasadorëve, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në pjesën e dytë ka vazhduar me tre panelet e radhës ku është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës dhe aplikimin për statusin e kandidatit, diplomacinë ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e vështira me Serbinë. Më shumë se 40 panelistë nga fusha të ndryshme kanë paraqitur pikëpamjet e tyre lidhur me temat përkatëse. Punimet e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 20 Dec 2016 01:36 PM PST Rita Ora në instagram këtë herë ka hedhur një foto mjaft provokuese. Ajo ka publikuar një foto ku shihet se kishte veshur një robdishan. Rita ka kapur njërën anë të robdishanit duke e hapur pak dhe ka nxjerr kështu më në pah gjoksin e saj. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Alarmojnë ekspertët: Kosova ti rrisë masat e sigurisë Posted: 20 Dec 2016 01:22 PM PST Kosova nuk është imune ndaj sulmeve, të ngjashme me ato që ndodhën natën e kaluar në Ankara, Berlin dhe Cyrih. Prandaj institucionet tona duhet të rrisin nivelin e sigurisë, e veçmas tash në kohë të festave të fundvitit. Kështu alarmojnë ekspertët e sigurisë në vend. Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se sulmet e mbrëmshme duhet ta alarmojnë edhe Kosovën që të përgatitën në parandalim të sulmeve që po rrezikojnë çdo ditë Evropën. Edhe eksperti...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Donis Avdijaj shënon supergol për Schalken (Video) Posted: 20 Dec 2016 01:15 PM PST Donis Avdijaj ka shënuar golin e parë në Bundesliga me skuadrën e Schalkes Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj ka shënuar golin e tij të parë për skuadrën e Schalkes. Avdijaj ka shënuar në minutën e 89’, në humbjen 2:1 nga Hamburg në udhëtim. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| ISIS: Luftëtari ynë kreu sulmin në Berlin Posted: 20 Dec 2016 01:15 PM PST Grupi militant, Shteti islamik (ISIS), ka thënë se njëri nga militantët e tyre kanë kryer sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë. Identiteti i sulmuesit, megjithatë nuk është bërë publik dhe këto pretendime të grupit militant nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, transmeton Express. Sot gjatë ditës, autoritetet gjermane kanë liruar të dyshuarin e vetëm të sulmit me kamion në Berlin, për shkak të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rexhep Selimi e quan skizofren Isa Mustafën (Video) Posted: 20 Dec 2016 12:25 PM PST Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi nuk ka nguruar ta quajë skizofren kryeministrin e vendit, Isa Mustafa. Selimi këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, duke komentuar pikërisht postimet e kryeministrit Mustafa nëpër rrjetet sociale. “Mirë tash, a të merrem me skizofreninë e kryeministrit? Ky është qëndrim skizofren. Nuk e kuptoj, deri atje ka arritur ai me këto postime publike, nganjëherë i shkruan, nganjëherë i shlyen”, tha Selimi. Selimi foli edhe për seancën e sotme ku u...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| BE hesht për murin në veri (Video) Posted: 20 Dec 2016 11:51 AM PST Që nga fillimi i ndërtimi të murit në afërsi të urës mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thanë se ky mur do të rrënohet. Ata e cilësuan ndërtimin e tij si një veprim të paligjshëm dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër. Për më të tepër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ngritja e një muri në veri të Mitrovicës...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 20 Dec 2016 11:45 AM PST Sigal Prishtina nuk po di assesi të këndellet këtë edicion. Pas dështimit në FIBA Europe Cup, Bardhekaltrit po kanë paraqitje të zbehtë edhe në Ligën Ballkanike, në të cilën kanë dominuar në dy edicionet e fundit, shkruan zeri.info. Skuadra kosovare e ka pësuar mbrëmë humbjen e katërt këtë edicion në këtë kompeticion nga gjashtë ndeshje të zhvilluara (ka edhe dy fitore), derisa është dorëzuar në Mal të Zi përballë ekipit vendës, KK Teodo, i cili fitoi me rezultat...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 20 Dec 2016 11:38 AM PST Klubi i volejbollit Peja është eliminuar me kokën lartë nga kompeticioni evropian CEV Cup, shkruan zeri.info. Skuadra kosovare e ka mposhtur mbrëmë në palestrën e sporteve “Karagaç” kundërshtarin OK Mladost Brçko me rezultat 3-2 në sete, por kjo ishte e pamjaftueshme pasi lojën e parë e kanë fituar boshnjakët me rezultat zyrtar, 3-0 në sete pasi ekipi pejan nuk ishte lejuar të hynte në territorin e Bosnje e Hercegovinës për shkak të mos pajisjes me viza dhe Federata Evropiane konsideroi se nuk i ka bërë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 3 gjenerata të familjes Fejzullahu në një kornizë emocionuese! (Foto) Posted: 20 Dec 2016 11:35 AM PST Ermal Fejzullahu ka publikuar një fotografi në Instagram në të cilën shihet ai bashkë me babain e tij Sabriun dhe me djalin. Mënyra se si është realizuar kjo foto është shumë e veçantë. Sabriu mbante foton e Ermalit kurse këngëtari atë të djalit të tij. Kështu, në një ide unike u paraqiten tri gjenerata! ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Angela Merkel: 'Jam e tmerruar dhe e tronditur' Posted: 20 Dec 2016 11:28 AM PST Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 49 të tjerë u plagosën, kur një kamion depërtoi në masën e njerëzve. Kancelarja Angela Merkel u quajti këtë “një akt mizor dhe të pakuptueshëm”. “Në rrethanat aktuale mund të mendojmë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist”, tha Merkel në Berlin. “Kjo është një ditë shumë e rëndë për Gjermaninë.” Merkel tha në një prononcim, se ajo në këto çaste mendon në radhë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ata që kanë pushtet, lëndojnë ata që skanë pushtet Posted: 20 Dec 2016 10:47 AM PST Shkruan Skënder Selmani, ish-anëtar i Kryesisë së futbollit në pavarësim nga ai ish-Jugosllavisë dhe ish-donator Lendojn dhe degradojn me te madhe sepse e kane politiken mbrapa dhe se Kur ne jeten e tyre nuk kane dite te japin por vetem te marin dhe te rjepin Me dekada jane disa ne krye te institucioneve sportive, dhe pa kurfare turpi bejn qmos qe te vazhdojn ende te jane ne krye, pa mare parasysh qe nuk kane kurfare rezultate, gjithmon kohet e fundit mburen se jane ma te merituar per pranim ne instancat sportive Europiane qe sesht e vertet, sepse te gjith jemi deshmitar me deklaratat e tyre Kur kane...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 20 Dec 2016 11:23 AM PST Bota mbrëmë është përballur me tri sulme – në Turqi, Gjermani dhe Zvicër, për të cilat shumëkush beson se mund të jenë akte terroriste. Sulmi i parë ndodhi në një galeri të arteve në Ankara, ku mbeti i vrarë ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, transmeton Telegrafi. Por shumë përdorues të rrjeteve sociale, kanë hasur në një detaj në fotografitë e vrasësi Mevlut Mert Altintas. Ajo çfarë u ka rënë në sy është mënyra se si ky ish-polic mbante...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Të gjithë do ta donin një të dashur si ai i Angela Martinit Posted: 20 Dec 2016 11:09 AM PST Modelja Angela Martini prej kohësh është duke shijuar një marrëdhënie shumë të bukur dashurie me miliarderin Dragos Savulescu. Ajo është më e dashuruar se kurrë dhe duket se një surprizë shumë e këndshme i është bërë modeles së njohur mbrëmjen e kaluar. Një dhomë e mbushur me petale trëndafili e me qirinj duke krijuar kështu një ambient shumë romantik. Në dyshemenë e dhomës ishte shkruar një dedikim dashurie, “Love You My Baby”. “About Last Night. In...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zbatimi i MSA-së hap rrugën për aplikim për statusin kandidat në BE Posted: 20 Dec 2016 11:06 AM PST Konferenca e katërt e Ambasadorëve, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në pjesën e dytë ka vazhduar me tre panelet e radhës ku është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës dhe aplikimin për statusin e kandidatit, diplomacinë ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e vështira me Serbinë. Më shumë se 40 panelistë nga fusha të ndryshme kanë paraqitur pikëpamjet e tyre lidhur me temat përkatëse. Punimet e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Putin i jep urdhër shërbimeve sekrete ruse, pas vrasjes së ambasadorit në Ankara Posted: 20 Dec 2016 11:04 AM PST Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi shërbimet e tij sekrete të rrisin sigurinë në Rusi dhe jashtë vendit. Njoftimi vjen një ditë pasi ambasadori i Rusisë në Ankara është vrarë nga një person i armatosur. Putin tha të martën se ka kërkuar nga “shërbimet speciale të marrin masa shtesë për të garantuar siguri në Rusi dhe jashtë saj”. Putin po ashtu tha se ka udhëzuar agjentët e inteligjencës ruse që “përmes kanaleve të partneritetit” të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosovës i duhen edhe 10 vjet për tiu afruar BE-së Posted: 20 Dec 2016 10:37 AM PST Me gjithë vështirësitë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Ministria e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës qe disa muaj ka mbetur pa “zot shtëpie”, pasi që ish-ministri Bekim Çollaku ka lënë këtë dikaster qeveritar për të shkuar në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi. Partnerët e koalicionit qeverisës ende nuk kanë arritur ta emërojnë ministrin e ri Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk do të jetë një proces i lehtë dhe i shpejtë....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Së shpejti telefonat celularë nuk do ekzistojnë më Posted: 20 Dec 2016 10:34 AM PST Shkrimi i mesazheve, kontrolli i emaileve dhe kryerja e telefonatave ndërkohë që i japim makinës dhe nuk kemi vënë rripin e sigurimit është e papranueshme nga shoqëria. Telefonat celularë mund të ndalojnë automatikisht së funksionuari në makinat që janë në lëvizje, duke e bërë të pamundur për shoferët t’i përdorin. Departamenti i Transporteve (DT) është duke implementuar një teknologji të re që do bllokojë sinjalin e telefonit për shoferët. Kjo pajisje do i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| E dhimbshme: Ja çfarë bënte Shaqiri për të fituar para kur nuk ishte futbollist Posted: 20 Dec 2016 10:32 AM PST Xherdan Shaqiri ka treguar për jetën e vështirë që e kishte para se të bëhej futbollist Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka treguar se si dikur i është dashur të korrte barin e komshiut, në mënyrë që të fitonte disa para e të ishte në gjendje të shkonte në stërvitje të Baseli. Ai po ashtu tregoi edhe sakrificën që bënte vëllai i tij Erdini për të. “Më kujtohet ende sesi dy vëllezërit dhe më vonë unë mbuluam shpenzimet për të qenë lojtarë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia serbe arreston tre shqiptarë, u kapën me 39 kg heroinë Posted: 20 Dec 2016 10:18 AM PST Serbia po përdoret nga trafikantët shqiptarë të drogës, si një vend transit. Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare të Horgos. Në automjetin me tagra shqiptare policia pa se në dy ndenjëset, të shoferi dhe të pasagjerit ishin bëre vende për të futur drogën. Në total ishin 47 pako me heroinë në një peshë mbi 39 kg. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





