Mesazhi.com: “Ndotja e ajrit, trefish më e lartë nga e lejuara” plus 9 more |
- Ndotja e ajrit, trefish më e lartë nga e lejuara
- “Diplomacia ekonomike prioritet i politikës së jashtme kosovare”
- Ministri Shala inspekton punimet në stadiumin dhe palestrën e Prishtinës
- Nga Halepi lindor janë evakuuar 301 të plagosur
- Izraeli arreston nje deputet arab
- “I dyshuari për sulmin në Berlin mund të mos jetë autori”
- Turqi-Rusi-Iran, deklaratë të përbashkët për Sirinë
- Kjo pajisje do t’ua lehtesonte perditshmerine personave te hendikepuar
- Kuvendi miraton rekomandimet e koalicionit PDK-LDK për rastin Deharin
- Konfiskohen mbi 25 kg substancë e dyshuar narkotike
| Ndotja e ajrit, trefish më e lartë nga e lejuara Posted: 20 Dec 2016 09:16 AM PST Përkeqësimi i nivelit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, ka vënë në alarm Ministrinë e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, por edhe dikasteret tjera, konfirmojnë zyrtarët të kësaj ministrie. Zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Prishtinë është shënuar ngritje e vlerave të ndotjes së ajrit. Kufiri i vlerave ditore të lejuara për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 miligram për metër kub. Letafete Latifi, drejtuese e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në dy ditët e fundit, ndenja e ajrit është trefishuar në raport me vlerat e lejuara ditore. "Është regjistruar vlera maksimle e mesatares ditore, deri më tani, 168.3 mikro gram për metër kub. Do të thotë, gjatë datës 19. 12. 2016 kemi pasur një vlerë që ka qenë maksimumi i të gjitha vlerave të regjistruara, flasim për mesatare ditore, deri më sot". Latifi ka shtruar se nga ngritja aktuale e nivelit të ndotjes së ajrit duhet të kenë kujdes dhe t'i reduktojnë daljet, sidomos grupet e ndjeshme të popullatës, sikurse të moshuarit, peronat që kanë ndjeshmëri nga sëmundjet astmatike, fëmijët, si dhe gratë shtatzëna. Ferat Shala, ushtrues i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se kjo ministri, pranë saj tashmë ka ngritur një trup profesional dhe shkencor, e cila po punon me të gjithë akterët relevant, shoqërinë civile dhe grupet e ekspertëve shkencorë, për të parë, analizuar dhe vlerësuar gjendjen aktuale të ndotjes së ajrit në Kosovë. Kjo trupë, sipas Shalës, ka nxjerrë rekomandimet e qarta për disa institucione që janë akterë dhe ka kërkuar që problematikat të adresohen dhe të merren masat parandaluese, që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e burimeve të ndotjes së ajrit "Në vazhdën e këtij aktiviteti, Task forca ka nxjerr letër zyrtare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë së Tregtisë dhe Industrisë dhe sot ka nxjerrë letër zyrtare për Pushtetin Lokal, gjegjësisht nivelin komunal. Brenda këtij aktiviteti janë të adresuara problemet e ndotjes, masat që duhet të ndërmerren, zbatueshmëria e legjislacionit aktual dhe atij që duhet të nxirret, si dhe koordinimin e politikave në nivel ndër-sektorial për parandalimin e shkallës së ndotjes së ajrit". Latifi thotë se faktorët që po ndikojnë në ndotjen e ajrit tashmë ka kohë që janë identifikuar, por atyre u është shtuar edhe faktori meteorologjik i ditëve të fundit. "Në ndotjen e ajrit ose në përqëndrimet e larta në këto ditët e fundit, që janë paraqitur, janë emisionet që dalin nga industritë, nga transporti dhe nga amvisëria. Mirëpo, të gjitha këtyre emisioneve ose përqëndrimeve të larta të emisioneve, i kontribuojnë shumë edhe kushtet meteorologjike që janë duke mbretëruar ditëve të fundit". Ushtruesi i detyrës së ministrit Shala, thotë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke bërë maksimumin e mundshëm, në aspektin ligjor dhe në aspektin e koordinimit ndërinstitucional, lidhur me parandalimin e ndotjes së ajrit. Por, sipas tij, një pjesë e legjislacionit, që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit, që nënkupton edhe parandalimin e ndotjes së ajrit, nuk është duke u zbatuar ashtu siç kërkohet. "Veçanërisht është pak e ndjeshme çështja e ekonomive familjare, që në këtë kohë, veçanërisht në kryeqytet, janë ndër buruesit e ndotjes, burime të ndotjes, për shkak të temperaturave, për shkak të situatës stinore, për shkak t kushteve klimatike". "Ekonomia familjare është më vështirë e kontrollueshme, për shkak të djegieve të lëndëve joadekuate, si dhe bizneset e vogla. Përndryshe, pjesa tjetër, siç janë automjetet, tashmë janë adresuar problemet, kemi kërkuar masat shtesë dhe po presim nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Zhvillimit, si dhe e Pushtetit Lokal, që të veprojnë". Shala ka shtuar se megjithatë, Kosova nuk është vendi me ajrin më të ndotur në Evropë. Sipas tij edhe në disa nga vendet e Bashkimit Evropian, niveli i ndotjes së ajrit është afërsisht i ngjashëm me atë të Kosovës. Ditë më parë, ekspertët e shëndetësisë në Kosovë, kanë theksuar se numri i të sëmurëve nga mjedisi i ndotur është shtuar, në veçanti në muajin e fundit, duke nënvizuar problemet e shtuara me mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore. The post Ndotja e ajrit, trefish më e lartë nga e lejuara appeared first on Mesazhi.com. |
| “Diplomacia ekonomike prioritet i politikës së jashtme kosovare” Posted: 20 Dec 2016 08:07 AM PST Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës. Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në politikën e jashtme si dhe për mbështetjen e mëtejme të Shqipërisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mustafa, siç thotë kumtesa, foli për progresin e Kosovës në politikën e jashtme, duke veçuar të arriturat në fushën e integrimeve, hapjen e kapitullit të ri të bashkëpunimit me NATO-n, anëtarësimin në organizata të ndryshme politike, sportive, rajonale e ndërkombëtare. "Tani, një fokus i veçantë do t'i kushtohet diplomacisë ekonomike dhe angazhimit për forcimin e shkëmbimeve ekonomike si dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat do të mundësohen edhe nga Ligji për Investime Strategjike", tha Mustafa. Bushati foli edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet diplomacive të dy vendeve. The post "Diplomacia ekonomike prioritet i politikës së jashtme kosovare" appeared first on Mesazhi.com. |
| Ministri Shala inspekton punimet në stadiumin dhe palestrën e Prishtinës Posted: 20 Dec 2016 08:06 AM PST Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka inspektuar punimet që po bëhen për renovimin e Stadiumit të Prishtinës dhe Palestrës së vogël të Sportit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Po ashtu, ministri Shala u shpreh i kënaqur me zhvillimin e punimeve në Palestrën e vogël të Sporteve në Pallatin i Rinisë, ku janë investuar 140 mijë euro për parket, 30 mijë euro për semaforët sipas standardit të FIBA-së, dhe 80 mijë euro në zhveshtore, me çka plotësohen kriteret për zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare në basketboll, hendboll, volejboll dhe sporte të tjera. Ministri Shala më tej u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht dhe në shumë drejtime për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në vend, që të krijohen kushte të mira dhe në përkim me standardet të kërkuara për zhvillim të garave ndërkombëtare. The post Ministri Shala inspekton punimet në stadiumin dhe palestrën e Prishtinës appeared first on Mesazhi.com. |
| Nga Halepi lindor janë evakuuar 301 të plagosur Posted: 20 Dec 2016 08:03 AM PST Nga e enjtja deri më sot nga Halepi lindor janë evakuuar 301 të plagosur, konfirmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jashareviç deklaroi në konferencën për media në Zyren e Kombeve të Bashkuara (KB) në Gjenevë se dje janë evakuuar 43 të plagosur dhe se numri i të plagosurve të evakuuar është rritur në 301. "Në mesin e tyre gjenden edhe 93 persona që janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të cilët trajtohen në Turqi. Të plagosurit tjerë janë transferuar në Idlib dhe në Halepin perëndimor", sqaroi Jashareviç. Në mesin e të plagosurve të evakuuar gjenden edhe 42 gra dhe 67 fëmijë. Zëdhënësi i Zyres së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Ndihmës Humanitare (OCHA) Jens Laerke konfirmoi se edhe sot ka vazhduar evakuimi me ndihmë të autobusëve. Ai theksoi se ende nuk e di sa persona gjenden në lindje të Halepit. Laerke tha se sot janë dërguar 20 autobusë në vendin Fua dhe Kefrey ku përveç Halepit lindor kryhet evakuim. Siç tha, në kohë më të shkurtër në këtë rajon do të dërgohen 20 vëzhgues shtesë të OKB-së të cilët do të mbikëqyrin evakuimin. Përkujtojmë se në pajtim me marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë të enjten filloi procesi i evakuimit të civilëve nga qyteti sirian Halep. Të dielën u rinovua marrëveshja për ndërprerje të luftimeve dhe evakuimin e civilëve nga Halepi, ndërsa përveç evakuimit të civilëve nga pjesët lindore të Halepit të cilët janë nën rrethim të forcave lojale të regjimit sirian, dje filloi evakuimi i civilëve edhe nga kuartet Fua dhe Kerfey të cilat janë nën kontroll të Hezbollahut proregjimit, ndërsa nën rrethim të forcave të opozitës siriane. Të evakuuarit nga Halepi lindor transportohen në Idlib të cilin në kufi me Turqinë e kontrollon opozita siriane, ndërsa civilët nga rajonet Fua dhe Kefrey evakuohen në pjesët e Halepit nën kontroll të regjimit sirian. The post Nga Halepi lindor janë evakuuar 301 të plagosur appeared first on Mesazhi.com. |
| Izraeli arreston nje deputet arab Posted: 20 Dec 2016 07:45 AM PST JERUSALEM (AA) – Policia izraelite ka marrë në pyetje të martën një anëtar arab të Knesetit (Parlamenti) izraelit mbi dyshimet se ka futur fshehurazi në burg një telefon celular të cilin ia ka dhënë një pjesëtari të burgosur të Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA). Radioja izraelite tha se të hënën vonë, policia ka marrë në pyetje deputetin Basel Ghattas i cili është dashur të përgjigjet në akuzat se ka futur fshehurazi një telefon për një të burgosur palestinez në burgun në Ktzi’ot. Policia e Izraelit, tha radioja e lartpërmendur, i ka shqiptuar deputetit një ndalesë udhëtimi. Deputeti i partisë "Likud", Gilad Erdan, njëherësh ministër për Siguri Publike dhe Çështje Strategjike, ka bërë thirrje që Ghattasit ti merret mandati i deputetit, nëse dëshmohet se ka kryer veprën për të cilën akuzohet. "Mendoj se duhet të veprojmë me mençuri duke vënë në përdorim të gjitha mjetet ligjore që kemi në dispozicion, nëse provat e pretenduara kundër janë prova të besueshme", citohet Erdan nga e përditshmja Yedioth Ahronoth. Ai madje ka kërkuar edhe dënim me burg për deputetin arab. Ghattas nga ana e tij ka mohuar akuzat të cilat i quajti si përpjekje për të minuar lidershipin arab në Izrael. “Kjo është një përpjekje për të thyer boshtin e arabëve dhe përparimin e tyre politik në këtë vend”, thuhet në kumtesën me shkrim. The post Izraeli arreston nje deputet arab appeared first on Mesazhi.com. |
| “I dyshuari për sulmin në Berlin mund të mos jetë autori” Posted: 20 Dec 2016 07:42 AM PST BERLIN (AA) – Prokurori gjerman deklaroi sot se i dyshuari në sulmin e natës së kaluar në tregun e Krishtlindjeve në qendër të Berlinit “ndoshta nuk është autori ose anëtar i grupit të autorëve”, raporton Anadolu Agency (AA). I dyshuari për sulmin, i cili u arrestua mbrëmë, ndodhet në paraburgim. Shume media por edhe oficer policia thone se pretendimet se nje refugjat pakistanez eshte autor i sulmit jane te pasakta, dhe sipas tyre autori gjendet ne arrati dhe eshte i armatosur. /aa/mesazhi/
The post “I dyshuari për sulmin në Berlin mund të mos jetë autori” appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqi-Rusi-Iran, deklaratë të përbashkët për Sirinë Posted: 20 Dec 2016 07:22 AM PST Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Turqia, Rusia dhe Irani kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku janë përcaktuar hapat që do të kryejnë për të gjetur një zgjidhje për krizën në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Bashkëpunimi Turqi-Rusi-Iran mundësoi evakuimin e civilëve nga Halepi “Mendoj se evakuimet do të përfundojnë brenda një apo dy ditësh. Kjo situatë ka treguar se formati trepalësh ka qenë efektiv”, tha Lavrov. Çavuşoğlu: Turqia mbështet integritetin territorial të Sirisë Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia mbështet unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të gjithë fqinjëve dhe se kategorikisht janë kundër ndaj një ndarjeje. “Mallkojmë edhe njëherë këtë sulm të pabesë dhe e dënojmë ashpër” është shprehur Çavuşoğlu, duke përcjellë ngushëllimet për qeverinë dhe popullin rus për shkak të vrasjes së ambasadorit Karlov. Duke vënë në dukje se në takim kanë diskutuar për lehtësimin e krizës njerëzore në Halep dhe elementët për evakuimin e rregullt dhe të pandërprerë nga kjo zonë si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike, Çavuşoğlu ka vlerësuar se ata kanë qëndruar mbi çështjen e vendosjes së armëpushimit në Siri dhe përhapjen e tij në të gjithë Sirinë dhe se çfarë përpjekjesh duhen treguar. “Deri tani nga lindja e Halepit janë evakuuar 37.500 persona. Shprehim falënderimet Rusisë për përpjekjet e treguara në këtë çështje. Që të gjithë e theksojmë se në Siri është e mundur vetëm një zgjidhje politike. Dhe zgjidhja e përhershme është zgjidhja politike dhe se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përpos zgjidhjes politike. Kemi diskutuar çështjen që përpjekjet tona në rrugën e zgjidhjes për krizën në Siri të jenë në cilësinë plotësuese, në procesin në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Si rezultat ne do të vazhdojmë së bashku përpjekjet tona që të ndalojë gjakderdhja në Siri, armëpushimi i përhershëm të përhapet në të gjithë Sirinë dhe që ndihmat humanitare të jenë të pandërprera. Për këtë unë i shpreh falënderimet për mikpritjen homologut Lavrov dhe për takimin vëllait tim Zarif”. Çavuşoğlu ka nënvizuar se sipas tyre formati më i mirë i bisedimeve është formati ku zbatohen vendimet e marra. “Deri më sot ka patur vendime të marra në formate të ndryshme për çështjen e Sirisë, por se rezultatet nuk janë zbatuar dhe si rezultat situata në terren është përkeqësuar akoma edhe më shumë”, ka theksuar Çavuşoğlu. Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se vazhdojnë përpjekjet për përhapjen e armëpushimit në të gjithë Sirinë dhe në luftën kundër organizatave terroriste si DEASH dhe Al Nusra, Çavuşoğlu, është shprehur se “Lufta jonë kundër atyre do të vazhdojë, por është regjimi, opozitarët dhe grupe të tjera që vijnë nga jashtë. Është Hizbullah dhe grupe të tjera. Për këtë arsye duhet të ndërpriten ndihmat ndaj të gjithë këtyre grupeve. Nuk është e drejtë që të bëjmë me shenjë vetëm në njërën anë”. “Në Munbixh nuk duhet të lejohet spastrimi etnik” Pas një pyetjeje në lidhje me qëllimin e operacionit “Mburoja e Eufratit”, Çavuşoğlu tha se qëllimi i këtij operacioni është pastrimi nga DEASH-i i Munbixh Xhebi, sjellja e kësaj zonë në një zonë të sigrutë për refugjatët dhe për njerëzit e dëbuar nga këtu si dhe vendosjen e njerëzve që jetojnë në këtë rajon. Më tej Çavuşoğlu ka vënë në dukje se operacioni vazhdon drejt rajoni El Bab dhe se ky është një prej qyteteve të rëndësishme që është nën kontrollin e DEASH-it. “Qëndrimi ynë është gjithmonë i qartë, por në Munbixh ka edhe elementë që banorët e Munbixhit nuk i dëshirojnë. Ky territor është vetëm i banorëve të Munbixhit dhe nuk është e përshtatshme që këtu të vijnë grupe të ndryshme nga jashtë duke u përpjekur që të kryejnë spastrime etnike. Edhe kjo nuk duhet të lejohet”. The post Turqi-Rusi-Iran, deklaratë të përbashkët për Sirinë appeared first on Mesazhi.com. |
| Kjo pajisje do t’ua lehtesonte perditshmerine personave te hendikepuar Posted: 20 Dec 2016 07:19 AM PST /Video NTD.TV Posted by Mesazhi/ The post Kjo pajisje do t’ua lehtesonte perditshmerine personave te hendikepuar appeared first on Mesazhi.com. |
| Kuvendi miraton rekomandimet e koalicionit PDK-LDK për rastin Deharin Posted: 20 Dec 2016 07:02 AM PST Në seancën e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit, me iniciativën e PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është votuar rekomandimi, ku familjes Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron. Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t'i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë. Vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar këtë rekomandim të PDK-së. Rekomandimet e PDK-së janë votuar me 49 vota për, 13 abstenim. Ndërsa projekt rezulutura e propozuar nga VV ka marr 20 vota për, 17 kundër. Ky është projekt rekomandimi i PDK-së: R E K O M A N D I M Kuvendi i Republikës së Kosovës me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës dhe vlerave kushtetuese të Republikës së Kosovës edhe një herë shpreh përkushtimin e vet, që në Republikën e Kosovës të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe që secili individ të gëzojë të drejtën për jetë. The post Kuvendi miraton rekomandimet e koalicionit PDK-LDK për rastin Deharin appeared first on Mesazhi.com. |
| Konfiskohen mbi 25 kg substancë e dyshuar narkotike Posted: 20 Dec 2016 06:55 AM PST Policia e Kosovës, konkretisht njësia anti-drogë e rajonit të Pejës që vepron në kuadër të drejtorisë për hetimin e trafikimit të narkotikëve (DHTN), në luftën e saj të pakompromis për parandalimin dhe luftimin e rasteve të trafikimit të substancave narkotike në bashkëpunim edhe me njësitet tjera policore gjatë një operacioni operativ-hetimor në fshatin Llapnasellë, komuna e Graqanicës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar. Policia në koordinim edhe me prokurorinë kompetente pas hetimeve intensive të kryera dhe sigurimit të informacioneve relevante se: i dyshuari R. ZH. mashkull serb kosovar (viti i lindjes 1983) posedon në shtëpinë e tij sasi të substances narkotike dhe të njëjtën gjatë ditës pritej ta transportonte në një vend tjetër, me datë 19.12.2016, në Llapnasellë, Policia ka realizuar një operacion taktik bastisjeje në lokacionin e të dyshuarit dhe në pronën e tij janë gjetur të mbushur tre thasë me substancë narkotike të dyshuar e llojit marihuanë, pesha e së cilës rezultonte të jet 25 (kg) kilogramë e 400 gramë. Sasia e substancës së dyshuar është konfiskuar përderisa me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit të arrestuar iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. The post Konfiskohen mbi 25 kg substancë e dyshuar narkotike appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





