Zëri: “Mbi 1 mijë vëzhgues në zgjedhjet e së dielës në Drenas (Video)” plus 29 more |
- Mbi 1 mijë vëzhgues në zgjedhjet e së dielës në Drenas (Video)
- Obama: Rusët janë përgjegjës për sulmet kibernetike
- 'Njerëzit nuk e dinë kush është Cristiano i vërtetë'
- Ambasadorja Çitaku takohet me senatorin Bod Dole (Foto)
- FBI mbështet pohimet e CIA-s se Rusia ndikoi që Trump të bëhej president
- Ndërpritet mbledhja e KSHZ-së- militantët e Gruevskit sulmojnë zyrat me fishekzjarre (Video)
- Lladrovci: Limaj e Krasniqi bënë fushatë të egër ndaj meje, u përgjigjem të hënën
- Rrëfimi i kosovarëve që humbën mijëra euro në bixhoz (Video)
- Shqiptari i Shkëndijës "mbret" në Maqedoni
- E demantojnë Stojanoviqin: Mariqin e shkarkuam në pajtim me Listën Serbe
- Michelle Obama: Pas fitores së Trumpit, amerikanët janë të pashpresë
- Beli përcakton jetëgjatësinë
- Zbatimi i ligjit zvogëlon numrin e luftëtarëve të huaj
- Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar Kosova Brothers
- 'Me shkarkimin e Mariqit, Mustafa i hodhi benzinë zjarrit'
- Shikoni si reagojnë gjakovarët, kur një fëmijë u kërkon tia ndezin cigaren (VIDEO)
- Islami: Enver Hasani një ekspert i kufijve, i njohur për falsifikime dhe mashtrime në Kosovë
- Haxhiu: E vërteta mbi vdekjen e Astritit do të kuptohet
- Mustafa lëvdohet për punët e kryera sa ishte kryetar i Prishtinës
- Ky është moti që do mbretërojë në vikend
- Ban Ki-moon: Aleppo është sinonim për ferrin
- Hazard i gatshëm për sfidën e radhës, por jo edhe Terry
- Chelsea do ta thyej rekordin e Arsenalit
- Ibrahimoviç duhet të pushoj
- Barkley nuk i nevojitet Tottenhamit
- Mignolet: Kariusi do të kthehet edhe më i fortë
- PDK mbyll fushatën në Drenas, e sigurt në fitore
- Tomë Gashi: Kryeprokurori Sylë Hoxha gënjeu, Astrit Dehari është vrarë
- Delawie: Ndërtimi i mureve nuk e bën bashkë popullin e Kosovës
- Arsenal- Manchester City, ndeshje për kënaqësinë e tifozëve
| Mbi 1 mijë vëzhgues në zgjedhjet e së dielës në Drenas (Video) Posted: 16 Dec 2016 02:35 PM PST Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas. Elezi ka thënë se në balotazh do të ketë numër më të madh të vëzhguesve ngase ka pasur afat shtesë për aplikim. Ai ka thënë se të dielën do të jenë mbi 1 mijë vëzhgues në monitorim të zgjedhjeve. Elezi ka thënë se shuma e planifikuar për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Obama: Rusët janë përgjegjës për sulmet kibernetike Posted: 16 Dec 2016 02:15 PM PST Në konferencën e fundit të shtypit për vitin 2016, Presidenti Barack Obama tha se shpreson që presidenti i zgjedhur të garantojë që në të ardhmen të mos ketë ndërhyrje të huaja në zgjedhje. Ai tha se nuk dëshironte që çështja e sulmeve kibernetike të kthehet në një “futboll politik” me akuza dhe kundërakuza politike. Ai tha se rusët janë përgjegjës për sulmet kibernetike kundër DNC. Presidenti Obama tha se SHBA e trajtuan çështjen e sulmeve kibernetike ruse në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 'Njerëzit nuk e dinë kush është Cristiano i vërtetë' Posted: 16 Dec 2016 02:12 PM PST Ish reprezentuesi i Spanjës, Raul Albiol, ka vetëm fjalë të mira për ish bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldon. Portugezi shumë shpesh kritikohet për gjestet që bën në fushë, por Albiol thotë se Ronaldo është person krejtësisht i ndryshëm ngase mendojnë të tjerët, shkruan Gazeta Express. “Është person i mrekullueshëm”, tha fillimisht Albiol. “Jashtë futbollit, ai gjithmonë tenton t’iu ndihmojë të gjithëve, sidomos fëmijët. Një pjesë të personalitetit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ambasadorja Çitaku takohet me senatorin Bod Dole (Foto) Posted: 16 Dec 2016 01:53 PM PST Senatori amerikan Bob Dole, miku i madh i shqiptarëve ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku. Kjo e fundit ka postuar një fotografi me ish-kandidatin për president të Amerikës. “Jam shumë e lumtur që shoh përsëri senatorin Bob Dole. Kosova është e bekuar që ka një mik si ai”, ka shkruar diplomatja kosovare. Takimi i tyre është zhvilluar në Washington. Ndërsa të njëjtën fotografi e ka postuar edhe Dole në profilin e tij në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| FBI mbështet pohimet e CIA-s se Rusia ndikoi që Trump të bëhej president Posted: 16 Dec 2016 01:45 PM PST FBI ka mbështetur pikëpamjen e CIA-s se Rusia ka ndërhyrë për të ndihmuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kështu thanë dy zyrtarë të lartë qeveritarë për Reuters të premten, transmeton lajmi.net. FBI, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tani të gjithë janë dakord se Rusia ishte pas “hakimeve” kompjuterike në institucionet politike të SHBA-së gjatë zgjedhjeve, zyrtarët kanë thënë. FBI kishte refuzuar fillimisht të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ndërpritet mbledhja e KSHZ-së- militantët e Gruevskit sulmojnë zyrat me fishekzjarre (Video) Posted: 16 Dec 2016 01:33 PM PST Arsyeja për ndërprerjen e seancës së KSHZ-së. siç theksuan anëtarët e Komisionit, ishte zhurma e mëdha dhe shpërthime të shpeshta të fishekzjarre tek dritaret e KSHZ-së. Turma e protestuesve që ishte tubuar para selisë së KSZH-së, ka hedhur fishekzjarre vazhdimisht duke pamundësuar edhe mbajtjen e diskutimit për ankesat e LSDM-së. KSHZ-ja për ankesën e fundit të LSDM-së do të diskutojë nesër në seancën e planifikuar për në ora 11. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lladrovci: Limaj e Krasniqi bënë fushatë të egër ndaj meje, u përgjigjem të hënën Posted: 16 Dec 2016 01:00 PM PST Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së Ramiz LLadrovci i ka ftuar qytetarët që të dielën t’i bashkohen vizionit të partisë së tij. Ai thekson se drejtuesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, kanë udhëhequr një fushatë të egër ndaj tij dhe familjes së tij. Mirëpo ai thotë se përgjigjen atyre do t’ua jap të hënën duke aluduar në fitoren tij pas së dielës. /Lajmi.net/ Ky është postimi i tij: Qytetarë të dashur të Drenasit, Ju ftoj...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rrëfimi i kosovarëve që humbën mijëra euro në bixhoz (Video) Posted: 16 Dec 2016 12:38 PM PST Shkalla e lartë e papunësisë dhe niveli i varfërisë, e bënë Kosovën një ambient të përshatshëm për operimin e lojërave të fatit. Prandaj, shumë qytetarë, bixhozin e shohin si një mënyrë të shpejtë të fitimit të parave dhe pasurimit. Fitorja eventuale, qoftë edhe e një shume të vogël, nxitë dëshirën për të luajtur. Nuk përjashtohet mundësia që të fitosh përsëri. Dhe përsëri. Derisa vjen një moment kur fati të kthen...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shqiptari i Shkëndijës "mbret" në Maqedoni Posted: 16 Dec 2016 12:16 PM PST Sulmuesi i Shkëndijës ka fituar çmimet kryesore ‘Futbollisti më i mirë i vitit’ dhe ‘Golashënuesi i vitit’ në manifestimin e FFM-së, për shpalljen e më të mirëve në futbollin vendor. Besart Ibraimi ka rezultuar njeriu i mbrëmjes në manifestimin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, për shpalljen e më të mirëve në vitin që lëmë pas. Sulmuesi ‘kuqezi’ ka fituar dy çmimet kryesore në mbrëmjen gala të FFM-së. Nëse...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| E demantojnë Stojanoviqin: Mariqin e shkarkuam në pajtim me Listën Serbe Posted: 16 Dec 2016 12:07 PM PST Zëvendës kryeministri i Republikës, Branimir Stojanoviq ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm nga Isa Mustafa për shkarkimin e Ljubomir Mariqit nga detyra e Ministrisë të Administratës së Pushtetit Lokal. Stojanoviq ka thënë se ky vendim nuk është bërë në koordinim me Listën Serbe dhe se ky veprim i kryeministrit, sipas tij, është hedhje e benzinës në zjarr nga Mustafa. Mirëpo, me këto deklarata nuk është pajtuar zv/ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj. Në një prononcim për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Michelle Obama: Pas fitores së Trumpit, amerikanët janë të pashpresë Posted: 16 Dec 2016 12:00 PM PST Burri i saj vazhdimisht përdori porosi të shpresës në kampanjën e tij presidenciale dhe gjatë kohës sa ishte president. Por zonja e parë Michelle Obama është dukur më pak optimiste në intervistën e saj të fundit para se ta braktis Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net. Duke folur në emisionin e Oprah Wifrey, Michelle Obama tha se pikëpamja e amerikanëve ka ndryshuar që nga fitorja e Trumpit president. “Ne tani po ndjehemi të pashpresë”, tha ajo. Michelle Obama luajti një rol të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 16 Dec 2016 11:47 AM PST Për të arritur femra pleqëri të thellë patjetër duhet të ketë zemër të shëndetshme dhe masa ideale trupore, kështu së paku konstatojnë ekspertët e Institutit të mjekësisë preventive në Kopenhagë. Hulumtimet e tyre kanë treguar që femra e tillë vesh numrin 42 të rrobave, ka kërdhokulla dhe gjoks të theksuar, me muskuj dhe shtresa dhjamore mu në ato pjesë, ndërsa belin të theksuar me shumë pak dhjam, transmeton Telegrafi. Femrat e hajthme nuk bëjnë pjesë në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zbatimi i ligjit zvogëlon numrin e luftëtarëve të huaj Posted: 16 Dec 2016 11:43 AM PST Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, thonë se prej më shumë se një viti numri i shtetasve të Kosovës që i janë bashkuar grupeve militante në Siri e Irak ka shënuar një rënie të madhe. Nga 300 qytetarë nga Kosova që në vitin 2012 iu bashkuan grupeve militante në Lindjen e Mesme, një numër prej afro 120 syresh brenda pak vitesh, të dëshpëruar me përjetimet dhe trajtimin, u kthye në vend, ndërkohe që afro 60 të tjerë u vranë në zonat e luftës. Policia e Kosovës...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar Kosova Brothers Posted: 16 Dec 2016 10:53 AM PST Sot në Prugofc të komunës së Podujevës filluan xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar “Kosova Brothers” në produksion të SK Pictures dhe e subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi në regji dhe skenar të Samir Karahodës, është projekt i fokusuar në fenomenin e shtëpive të njëjta të ndërtuara nga vëllezërit Kosovar. Eroll Bilibani, producent i filmit sqaroj që filmi “Kosova Brothers” është i zhanrit dokumentar eksperimental që do të xhirohet në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 'Me shkarkimin e Mariqit, Mustafa i hodhi benzinë zjarrit' Posted: 16 Dec 2016 10:51 AM PST Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se shkarkimi i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, nuk është bërë në pajtim me Listën Serbe dhe se ky veprim i kryeministrit Isa Mustafa është hedhje e benzinës në zjarr. Ai ka thënë për Klan Kosova, se në gjithë këtë ndryshim në qeveri kanë gisht disa persona që nuk e përfaqësojnë Listën Serbe. Kështu, ai tha se brenda ditësh do të zbulohet se kush janë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shikoni si reagojnë gjakovarët, kur një fëmijë u kërkon tia ndezin cigaren (VIDEO) Posted: 16 Dec 2016 10:39 AM PST Grupi i të rinjve nga Gjakova, “GJ07 Prank” si gjithnjë edhe kësaj radhe kanë realizuar një eksperiment social, ku përmes tij tentojnë të ngritin vetëdijen tek qytetarët. Në videon e re ata kanë testuar qytetarët e Gjakovës, së si do të reagojnë kur një fëmijë u afrohet atyre dhe u kërkon që t’ia ndezin cigaren. Se si kanë reaguar qytetarët lidhur me kërkesën e vogëlushit, ju ftojmë të shikoni videon e postuar më poshtë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Islami: Enver Hasani një ekspert i kufijve, i njohur për falsifikime dhe mashtrime në Kosovë Posted: 16 Dec 2016 10:34 AM PST Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve, Akademik Hivzi Islami, në një fejton të shkruar ekskluzivisht për gazetën “Zëri”, thotë se Enver Hasani, një “ekspert“ i të drejtës ndërkombëtare dhe i kufijve, i njohur për falsifikime dhe mashtrime në Kosovë, që thoshte se në vitin 1959 u bë këmbimi i Leposaviqit me Preshevën, gjë që kurrë nuk ka ndodhur, duke theksuar se për këtë “ka vendim”! “Disa media çdo ditë Zejnullh Grudën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haxhiu: E vërteta mbi vdekjen e Astritit do të kuptohet Posted: 16 Dec 2016 10:10 AM PST Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj Kryeprokurorit Sylë Hoxha, i cili deklaroi se nuk do ta marrin parasysh raportin e ekspertëve të pavarurur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti. Postimi i plotë i Haxhiut: Kryeprokurori Sylë Hoxha paska thënë se nuk do ta marrë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa lëvdohet për punët e kryera sa ishte kryetar i Prishtinës Posted: 16 Dec 2016 10:00 AM PST Isa Mustafa, tash kryeministri i vendit i është kthyer pak kohës së qeverisjes së tij në Prishtinë. Ai përmes një statusi në Facebook, ka kujtuar punët që kishin bërë, pas një artikulli që ka bërë New York Times, ku Sheshin “Nënë Tereza”, e vlerësoi një njërën ndër “Lagjet më cool në Ballkan”. “Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ky është moti që do mbretërojë në vikend Posted: 16 Dec 2016 09:56 AM PST Gjatë ditëve të vikendit, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën e parë të ditës së shtunë, vende-vende do të krijohen kushte për mjegull të intensitetit mesatar. Vlera minimale e temperaturës gjatë vikendit do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ban Ki-moon: Aleppo është sinonim për ferrin Posted: 16 Dec 2016 09:48 AM PST Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka folur për krizën në Siri. “Ngjarjet në Siri mbesin një vrimë e madhe e ndërgjegjes globale”. “Aleppo tani është një sinonim për ferrin”, ka thënë Ki-moon. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hazard i gatshëm për sfidën e radhës, por jo edhe Terry Posted: 16 Dec 2016 09:43 AM PST Reprezentuesi belg, Eden Hazard duket se do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Crystal Palace, por jo edhe kapiteni, John Terry. Conte ka bërë të ditur që Hazard është kthyer në stërvitje, por Terry nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për shkak të një lëndimi muskulor, transmeton “Zëri.info”. “Po, mendoj se ai (Hazard) është mirë.Do të shoh nëse do të startoj me të apo jo.Por, ai është mirë, sot ai u stërvit bashkë me ekipin.”, u shpreh...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Chelsea do ta thyej rekordin e Arsenalit Posted: 16 Dec 2016 09:42 AM PST Ish lojtari i Arsenalit, Martin Keown mendon se Chelsea mund ta thyej rekordin e Arsenalit, prej katërmbëdhjetë fitoresh radhazi. Chelsea deri më tani ka dhjetë fitore radhazi dhe është në rrugë të mirë që ta thyej këtë rekord, transmeton “Zëri.info”. Ish mbrojtësi i Arsenalit, Keown, ishte pjesë e ekipit të Arsenalit në vitin 2002 kur u arrit ky rekord. “Arsenal arriti katërmbëdhjetë fitore radhazi dhe besoj se Chelsea mund ta thyej këtë rekord.”, u shpreh Keown për “Daily...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 16 Dec 2016 09:40 AM PST Jose Mourinho thotë se impakti i sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, në skuadrën e Manchester Unitedit ka qenë i jashtezakonshëm mirëpo mendon se veteranit i duhet një pushim. 35-vjeçari suedez, e tregoi klasin e tij të mërkurën, me një gol të bukur në minutën e 88-të, duke i siguruar “Djajve të Kuq” tre pikë në sfidën ndaj Crystal Palace, transmeton “Zëri.info”. Ibrahimoviçi ka munguar në vetëm një ndeshje të ligës angleze, atë ndaj Arsenalit, për shkak...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Barkley nuk i nevojitet Tottenhamit Posted: 16 Dec 2016 09:39 AM PST Ross Barkley është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Tottenhami, por ish trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka vënë pikëpyetjet e tij për transferimin e anglezit, transmeton “Zëri.info”. Mesfushori anglez nuk ka arritur të bindë trajnerin, Ronald Koeman, për vlerat e tij dhe zërat për një largim të mundshëm janë shtuar. “Shikoni, unë jam tifoz i madh i Barkleyt por ata kanë Dele Allin, Dembelen, apo Christian Eriksen, të cilët janë lojtarë me kualitete të mëdha.”, u...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mignolet: Kariusi do të kthehet edhe më i fortë Posted: 16 Dec 2016 09:37 AM PST Belgu, Simon Mignolet, ka mbështetur shokun e tij të skuadrës nëpër formën e dobët të cilën po kalon dhe beson se kritikat do ta forcojnë karakterin e tij. Mignolet beson se Loris Kariusi do të kthehet edhe më i fortë, pas një forme të dobët në ndeshjet e fundit,transmeton “Zëri.info”. “Ne jemi shokë skuadre, duhet t’i kalojmë të gjitha së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Për Lorisin nuk do të jetë gjë e mirë por ai është i aftë dhe shumë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| PDK mbyll fushatën në Drenas, e sigurt në fitore Posted: 16 Dec 2016 09:34 AM PST Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sonte fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, në Sallën e Kulturës në Drenas, me një tubim të madh dhe me një mbrëmje madhështore. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se më 4 dhjetor është dëshmuar fuqia e pakonkurrencë e PDK-së në Drenas, ndërsa të dielën, më 18 dhjetor, kur mbahet raundi i dytë i votimeve, do të festohet fitorja e madhe e PDK-së dhe Kandidatit të saj për Kryetar të Drenasit, Ramiz...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tomë Gashi: Kryeprokurori Sylë Hoxha gënjeu, Astrit Dehari është vrarë Posted: 16 Dec 2016 09:27 AM PST Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari ka thënë se Astrit Dehari, nuk është vetërarë, por plagët që ka marrë janë të natyrës vetëmbrojtëse. “Në bazë të konstatimeve, ekspert kanë ardh në përfundim që të gjitha plagët në trupin e Astrit Deharit, janë plagë të vetëmrojtjes”, tha avokati Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke thënë tutje se kryeprokurori Sylë Hoxha ka deklaruar rrejshëm kur ka thënë se Astrit Dehari është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Delawie: Ndërtimi i mureve nuk e bën bashkë popullin e Kosovës Posted: 16 Dec 2016 09:21 AM PST Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie në një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar lidhur me ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës “Ndërtimi i mureve nuk e bën bashkë popullin e Kosovës. E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”, ka shkruar Delawie, transmeton “Zeri.info”. Në kuadër të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për rivitalizimin e urës mbi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arsenal- Manchester City, ndeshje për kënaqësinë e tifozëve Posted: 16 Dec 2016 08:56 AM PST Trajneri i Arsenali, Arsene Wenger, është i bindur se ndeshja e së dielës do të jetë për kënaqësinë e tifozëve dhe shpreson se ekipi i tij do të kthehet edhe më i fortë pas humbjes ndaj Evertonit. Vendi i tretë dhe i katërt do të takohen në “Etihat Stadium”, në një ndeshje e cila ka prodhuar mesatarisht katër gola në tre sezonet e fundit, transmeton “Zëri.info”. Wenger thotë se kjo do të jetë një ndeshje e madhe, me një performancë speciale dhe një ndeshje e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





