Mesazhi.com: “Delawie kundër murit në veri të Mitrovicës” plus 9 more |
- Delawie kundër murit në veri të Mitrovicës
- Të rinjtë të rrezikuar nga webfaqet e pacenzuruara
- Kështu përfitohet xhami (Video)
- Kritiku i zgjidhjes me dy shtete emërohet ambasador amerikan në Izrael
- FOCIC reagon ndaj shpifjeve nga Sadri Ramabaja
- Sulm gjatë evakuimit të civilëve nga Halepi, 14 të vrarë
- Lidhja e Nxënësve Shqiptarë të Maqedonisë solidarizohet me Halepin
- Karadavi reagon ndaj “heshtjes” së botës islame për Halepin
- Gjeneralit iranian prapa krimeve të luftës në Halep
- Ekspertët e pavarur: Vdekja e Astrit Deharit e dhunshme
| Delawie kundër murit në veri të Mitrovicës Posted: 16 Dec 2016 11:22 AM PST Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka është shprehur kundër ndërtimit të murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. "Ndërtimi i mureve nuk i bën bashkë njerëzit e Kosovës. E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim", ka shkruar ai në Twitter. Në kuadër të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për rivitalizimin e urës mbi Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo në vend të revitalizmin të saj u ndërtua një mur i lartë mbi dy metra. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha javën e kaluar se muri në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër "do të trajtohet sipas ligjit". Ndërsa kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq ka thënë se muri i ndërtuar në veri do të zvogëlohet. The post Delawie kundër murit në veri të Mitrovicës appeared first on Mesazhi.com. |
| Të rinjtë të rrezikuar nga webfaqet e pacenzuruara Posted: 16 Dec 2016 11:18 AM PST Qendra Për Këshillim dhe Çështje Sociale ka bërë paraqitjen e hulumtimit "Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë (2016)". Në këtë hulumtim tregohet se të rinjtë kanë qasje në faqet pornografike dhe kjo bëhet në mënyrë të pacenzuruar, gjë që ndikon në ndërtimin intelektual të gjeneratës së re. Gyltene Dërguti nga kjo qendër tha se websajdet të pacenzuruara ua mundësojnë qasjen të rinjve edhe në ato faqe ku përmbajtja mund të jetë e dëmshme për ta. Ajo bëri të ditur se websajtet me përmbajtje pornografike nëpërmjet internetit brenda një viti përfitojnë rreth 100 miliardë dollarë në vit dhe pjesëmarrja apo vizitorët në këto faqe është 28 mijë e 258 vizitorë në sekondë, raporton Ekonomia Online. "Këto pamje po i mundëson fëmijëve të qasen lirshëm si në pamjet me përmbajtje agresive, përmbajtje pornografike, frikësuese të cilat kanë një ndikim tejet negativ në zhvillimin e fëmijëve", ka pohuar ajo. Samire Prebreza-Peci, ka thënë se 42 për qind e të anketuarve i përdorin rrjetet sociale për t'i lexuar opinionet e njerëzve të tjerë, ndërsa 42 për qind të tjerë i përdorin për të shpërndarë foto ose video. Gëzim Qerimi, ligjërues në fakultetin e gazetarisë u shpreh se e gjthë kjo dukuri po ndodhë për shkak të përfitimeve materiale. "Operatorët e ndryshëm ekonomik i shfrytëzojnë rrjetet sociale për shkak të audeincës së lartë që ata kanë sot. Përveç reklamimit të produkteve në këtë audiencë përfitohet edhe reagimi i shpejtë, pa kosto financiare i produkteve ndaj konsumatorëve" ka thënë Qerimi. The post Të rinjtë të rrezikuar nga webfaqet e pacenzuruara appeared first on Mesazhi.com. |
| Kështu përfitohet xhami (Video) Posted: 16 Dec 2016 10:11 AM PST Sigurisht qe per shume nga ne eshte elementi qe na shoqeron ne ambiente te shtepise dhe punes, por mbase shume pak dime se si krijohet Qelqi. Ky eshte procesi i gjate i perpunimit te qelqit, i shpjeguar mjaft qarte ne videon e mesiperme. Qelqi apo xhami arrihet nga shkrirja e disa mineraleve në temperatura shumë të larta. Silica në formën e rërës është përbërësi kryesor. Ky element kombinohet me hirin e sodes dhe gëlqeren e shkrirë, dhe perzihen në një furrë në temperaturë prej 1700 ° C. Materialet të tjera zakonisht shtohen për të prodhuar ngjyra dhe dizajne të ndryshme te xhamit. /MESAZHI/ The post Kështu përfitohet xhami (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Kritiku i zgjidhjes me dy shtete emërohet ambasador amerikan në Izrael Posted: 16 Dec 2016 09:49 AM PST Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur David Friedmanin për ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Izrael. Avokati 57-vjeçar kritikon fuqishëm synimin e kahmotshëm të SHBA-së për zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Ai po ashtu mbështet ndërtimet hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor, të cilat edhe sipas administratës Obama, janë pengesë për paqe. "Administrata Trump nuk do t'i bëjë kurrë presion Izrelit për të bërë zgjidhje me dy shtete apo ndonjë zgjidhje tjetër që është kundër dëshirave të popullit izraelit", ka thënë Friedman më 26 tetor, në një tubim parazgjedhor të Trumpit. Një grup liberal hebre e ka kundërshtuar emërimin e tij, ndërsa konservatorët e kanë mirëpritur. Friedman tha se do të punojë "nga ambasada amerikane në kryeqytetin e Izraelit, Jerusalem". Kombet e Bashkuara nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ambasada amerikane, me dekada, ndodhet në Tel Aviv. Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme mes Izraelit dhe palestinezëve. /RFE/ The post Kritiku i zgjidhjes me dy shtete emërohet ambasador amerikan në Izrael appeared first on Mesazhi.com. |
| FOCIC reagon ndaj shpifjeve nga Sadri Ramabaja Posted: 16 Dec 2016 07:58 AM PST R E A G I M I nderuar z. Sadri Ramabaja! Postimi juaj në Facebook në lidhje me Fondacionin "Qendra e Civilizimit Islam" në Shkup na ka indinjuar thellë dhe shprehim shqetësimin për shpifjet që bëni në llogari të këtij institucioni dhe anëtarëve të Bordit Këshillues pranë Fondacionit. Ajo që na shqetëson nuk jeni ju vetëm ju si person, por edhe institucioni që përfaqësoni si asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik. Ta cilësoni Fondacionin "Qendra e Civilizimit Islam" (FOCIC), ashtu siç shpreheni tekstualisht, "boshtin e rrymës neotomane" jo vetëm që është shpifje e nivelit më të ulët, por edhe paragjykim i bazuar në mosnjohje elementare të historisë në përgjithësi. Akuza shpifëse e juaja ndaj figurave të ndershme dhe të arrira shkencore të Bordit Këshillues të FOCIC-it, siç është akademik Luan Starova – zëvendëskryetar i Akademisë dhe Shkencave të Maqedonisë, akademik Ali Aliu – anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, akademik Ferid Muhiqi – kryetar i Akademisë së Shkencave Boshnjake dhe emra të dëshmuar botërisht në fushën e shkencës dhe akademisë, përfshirë këtu edhe bashkëpunëtorin tuaj politik, të respektuarin profesor Hysamedin Ferajn nga Tirana, flet më shumë për injorancën tuaj dhe fobien tuaj ndaj gjithçkaje që ka atributin "islame". Të gjithë këta emra të dëshmuar në fushën e shkencës dhe kontributit që kanë sjellë për akademinë t'i kategorizoni si "destruktivë", kjo është përtej çdo morali fillestar njerëzor. Ju mund të mendoni çfarë të doni në lidhje për partitë politike, meqë ato gëzojnë edhe mbështetje publike, por FOCIC-i nuk është subjekt politik dhe nuk lidhje me asnjë subjekt politik shqiptar brenda dhe jashtë Maqedonie. E nëse juve ju pengon që tre nga themeluesit e një lëvizjeje politike në Maqedoni kanë qenë pjesë e Bordit Këshillues të FOCIC-it, ndërsa një tjetër është deputet i LSDM-së, ky është aluzion që mund ta bëjnë vetëm mendjet konspirative dhe dashakeqe. Sa për informim të opinionit, ata për shkak të impenjimeve politike nuk kanë më asnjë angazhim në kuadër të FOCIC-it. Por, kjo absolutisht nuk e ndërlidh FOCIC-in me ndonjë subjekt politik. Kjo i bie që ju me vetëdije keni shpifur për secilin anëtarë të Bordit Këshillues se, gjoja, FOCIC-i i shërben një subjekti politik që ju e apostrofoni. FOCIC-i është fondacion i themeluar me qëllim të ngritjes së infrastrukturës shkencore dhe funksionon si çdo institucion tjetër shkencor, por me një gamë të gjerë aktivitetesh shkencore, tribuna dhe shkolla në të cilat kanë marrë pjesë ligjërues të dëshmuar nga shkencat sociale, nga universitet më të njohura botërore, të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Turqisë dhe shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tuaj partiakë, siç është i nderuari profesor Feraj dhe hulumtuesi shkencor nga Tirana, Elvis Hoxha. Fondacioni "Qendra e Civilizimit Islam" në Shkup është njëri ndër institucionet më serioze në hapësirat shqiptare dhe ballkanike, i cili angazhohet për ngritjen e instituteve të ndryshme hulumtuese, përfshirë këtu Institutin për Studime Ballkanike, Institutin për Studime Orientale dhe Islame, Institutin për Ndërveprim ndërmjet Qytetërimeve dhe disa departamente për zhvillimin e kulturës, dialogut ndërmjet feve (kaq të nevojshëm për ambientin shqiptar), si dhe departamentin e resurseve njerëzore. Fondacioni "Qendra e Qytetërimit Islam" (FOCIC) angazhohet që përmes instituteve të veta të ndërtojë vizionin e ri të Ballkanit, të cilin deri më tani si luks e kanë pasur vetëm shtetet e fuqishme sllave, duke e projektuar Ballkanin si hapësirë gjeografike sllave përmes projekteve të tyre historike, si Mbretëria SKS dhe Jugosllavia si federatë e popujve të bashkuar sllavë të Ballkanit. Pretendimi i juaj për ta cilësuar fondacionin si "boshtin e rrymës neotomane" nuk është asgjë tjetër, pos një qasje raciste dhe ksenofobe për myslimanët e këtyre trojeve, ashtu siç shpjegohet nga pionierët e këtij neologjizmi në Ballkan, gjegjësisht akademikët serbë si profesori Darko Tanaskoviq, ish këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, profesori Miroljub Jeftiq dhe disa të tjerë. Nuk duam të hapim debat me premisa shkencore, por të qenit i prirë në përdorimin e neologjizmave të fenomeneve të paqena që fabrikohen në Beograd dhe me këto neologjizma, si puna e "neotomanizmit", ta akuzoni një institucion që përpiqet me shumë sakrifica ta bëjë subjekt dhe aktor shqiptarin në projektimin e ri të Ballkanit, nuk na lë alternativë tjetër, pos të përfundojmë se ju me këso shpifje e akuza me paramendim i shërbeni ose verbërisht i kontribuoni kësaj vije të mendimit serbosllav, që nuk e dëmton askënd më tepër sesa shqiptarin e këtyre trojeve. Shpresojmë që sa më shpejt të reflektoni dhe të tërhiqeni nga akuzat pezhorative – nëse jo për dinjitetin e personalitetit tuaj, të paktën për hir të subjektit në të cilin veproni. Me nderime! Dr. Bajrambunjamin Idrizi The post FOCIC reagon ndaj shpifjeve nga Sadri Ramabaja appeared first on Mesazhi.com. |
| Sulm gjatë evakuimit të civilëve nga Halepi, 14 të vrarë Posted: 16 Dec 2016 07:52 AM PST Lirohet grupi i civilëve të cilët ishin marrë peng nga terroristët mbështetës të regjimit sirian të presidentit Bashar al-Asad, raporton Anadolu Agency (AA). Si pasojë e të shtënave të cilat ndodhën gjatë pengmarrjes të civilëve nga Halepi, kanë humbur jetën 14 persona.
Bëhet fjalë për civilë të cilët ishin pjesë e autokolonës për bartjen e të plagosurve nga Halepi lindor në zonën e sigurt, në Idlib. Autokolona më civilët është kthyer në zonën e okupuar. Rikujtojmë se grupe të huaja terroristësh mbështetës ndaj regjimit të Bashar al-Asadit, ndaluan autokolonën për evakuim, që u nis nga Halepi lindor duke marr peng qindra njerëz. The post Sulm gjatë evakuimit të civilëve nga Halepi, 14 të vrarë appeared first on Mesazhi.com. |
| Lidhja e Nxënësve Shqiptarë të Maqedonisë solidarizohet me Halepin Posted: 16 Dec 2016 07:45 AM PST Në organizim të Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë të Maqedonisë, me sloganin "Aleppo – Turpi i njerëzimit" qindra qytetarë u tubuan para xhamisë "Murat Pasha" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për t'u solidarizuar me gjendjen e mjerueshme të popullin sirian në qytetin e Halepit, raporton Anadolu Agency (AA). Anëtarët e Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë thonë se Halepi është duke u masakruar dhe ai qytet i lashtë antik është duke u shkatërruar, ndërsa nga ana tjetër bota hesht dhe qëndron duarkryq. Ata theksojnë se tani është momenti që bota të ndihmojë Halepin dhe të tregojë solidaritet me popullin sirian. "Halepi është duke u masakruar dhe gjendja në atë qytet të shenjtë është katastrofale. Vetëm brenda 20 ditëve të fundit 900 persona të pafajshëm kanë humbur jetën, prej të cilëve dhjetëra fëmijë të pafajshëm, spitale të bombarduara", tha se Berna Vata nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë. "Kjo që jemi tubuar sot këtu është një gjë shumë e bukur, pasi që tregojmë idetë dhe kulturën tonë. Ne jemi këtu t'i tregojmë publikut ngjarjet që ndodhin në Halep dhe bashkërisht do t'i tregojmë botës se edhe ne jemi me Halepin", u shpreh Ebri Zendeli nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë. Në sheshin para xhamisë "Murat Pasha", organizatorët vendosën fotografi në të cilat shpjegoheshin vështirësitë e popullin sirian, ndërkohë u lexuan edhe lutje, si dhe u fal namazi i xhenazes në mungesë për civilët e pafajshëm sirianë që humbin jetën si pasojë e bombardimeve. Ndërkohë, në qytetin e Halepit populli përpiqet të evakuohet, mirëpo kohë pas kohe sulmohen nga grupe terroriste, mbështetës të regjimit të Bashar al Asadit në Siri. The post Lidhja e Nxënësve Shqiptarë të Maqedonisë solidarizohet me Halepin appeared first on Mesazhi.com. |
| Karadavi reagon ndaj “heshtjes” së botës islame për Halepin Posted: 16 Dec 2016 07:43 AM PST Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Jusuf el-Karadavi ka reaguar ndaj "heshtjes" së botës islame ndaj tragjedisë në qytetin e Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Në video-deklaratën që ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Karadavi është shprehur: "Ku janë shtetet islame; ku janë qeveritë islame; ku janë krerët e opinionit; ku është umeti; pse nuk vrapojnë në ndihmë të vëllezërve të tyre në Halep?" Duke theksuar se muslimanët duhet të jenë të bashkuar me njëri-tjetrin kundër ngjarjeve që po ndodhin, Karadavi fjalët e tij i ka vazhduar me urdhëresën e Zotit: "Me të vërtetë, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e tij të rreshtuar si ndërtesë e fortifikuar" dhe hadithin e Hazreti Muhamedit: "Lidhja e besimtarit me besimtarin është si ndërtesë me pjesë të lidhura fort me njëra-tjetrën." "Ku janë muslimanët e lidhur fortë me njëri-tjetrin?", ka reaguar Karadavi ndaj botës islame, duke iu drejtuar muslimanëve të Halepit me fjalët: "Vëllezër të Halepit, vëllezër të atyre trojeve të bukura, unë jam me ju. Në tërë sipërfaqen tokësore, nga lindja në perëndim, nga Azia në Afrikë, ju keni vëllezër muslimanë që janë me ju. Nuk do t'ju braktisim vetëm." The post Karadavi reagon ndaj "heshtjes" së botës islame për Halepin appeared first on Mesazhi.com. |
| Gjeneralit iranian prapa krimeve të luftës në Halep Posted: 16 Dec 2016 07:09 AM PST Duart gjakatare te gjeneralit iranian Sejid Xhevad ne masakrën ndaj civilëve po vazhdon me muaj në rajonin e Halepit lindor në Siri. Ai ka sabotuar armëpushimin dhe ka udhehequr terroristët e huaj dhe ata iranian. Boshtin kurrizor të sulmeve të regjimit në lindje të Halepit e përbëjnë terroristët e huaj pro-regjimit të cilët janë pozicionuar në këtë vend afërsisht para tri viteve. Afërsisht shtatë mijë terrorist të Hizbullahut nga Libani dhe Iraku, Brigadës Fatimijun nga Afganistani, Brigadës Bakir dhe Brigadës së Lëvizjes Nuxheba nga Iraku, kanë ushtruar dhunë të madhe ndaj vendasve në Halep. Ndërkaq, në krye të grupeve që kanë sulmuar me armë të rënda dhe fluturake pa pilot pa zgjedhur civilë apo luftëtarë, ka dalur të jetë një komandant iranian, Gjeneral Xhevad. Veçanërisht, në muajt e fundit ku krimet e luftës në Halep vazhdimisht kanë qenë temë diskutimi në opinionin ndërkombëtar, figura qendrore e sulmeve ishte Gjeneral Xhevad. Grupet nën urdhrin e Xhevad kanë qenë shkaktar i rritjes së vdekjeve duke e penguar evakuimin e qindra mijëra civilëve dhe familjeve të luftëtarëve të bllokuar në sipërfaqe të ngushtë në Halep. Qëllimi për "asgjësimin kolektiv të të rrethuarve" ka hasur në reagimi në opinionin botëror. Prej shumë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe OKB, erdhi alarmi se "po vazhdojnë të kryhen krime lufte". Grupet terroriste pro-regjimit, më 13 dhjetor pranuan armëpushimin dhe planin e evakuimit nën presionin e Rusisë, ndërsa më pas filluan ta sabotojnë. Marrëveshja e arritur sërish dy ditë më parë, u prish nga ana e grupeve nën komandën e Xhevad. Guximi i terroristëve të huaj shkoi deri në vrasjen e katër personave duke hapur zjarr ndaj civilëve që filluan të evakuohen. Pasi u bë e qartë se autokolona do të dilte nga rrethimi, terroristët sektarianë sulmuan lagjen Rashidin ku autokolona do të kalonte pas 20 minutave. Akti i fundit i Xhevad-it për goditjen e tentativave të Turqisë dhe Rusisë ishte pengmarrja e 800 personave në autokolonën e gjashtë të evakuimit. Gjenerali iranian ka vendosur në tryezën e pazarllëqeve edhe Fua-n dhe Kefreja-n që janë të rrethuara nga opozitarët, por që ndihmohen nga regjimi. Shqetësimet janë mbi atë se gjenerali do të vazhdojë me sabotimet e tij dhe të shpërfillë jetën dhe sigurinë e dhjetëra mijëra civilëve. 18 zona nën rrethimin e regjimit Dy qytezat me popullsi totale shiite prej gjithsej 15 mijë banorësh, kontrollohen nga militantët e Hizbullahut dhe Gardianëve të Revolucionit Iranian. Duke qenë se qytezat janë të rrethuara nga opozitarët, regjimi dërgon intensivisht ndihma nga ajri. Në këtë mënyrë plotësohen nevojat e civilëve. Ndërkaq, opozitarët të cilët tërheqin vëmendjen për ndihmat e mëdha nga ajri drejt qytezave në fjalë, tregojnë se gjendja humanitare nuk mund të krahasohet me atë të Halepit. Opozitarët theksojnë se nën rrethim të regjimit ndodhen edhe 18 zona dhe se forcat e regjimit mund të tentojnë masakra në 18 vendbanime nëse pranohen kërkesat për Fua-n dhe Kefreja-n. The post Gjeneralit iranian prapa krimeve të luftës në Halep appeared first on Mesazhi.com. |
| Ekspertët e pavarur: Vdekja e Astrit Deharit e dhunshme Posted: 16 Dec 2016 05:56 AM PST Gjatë një konference , që është duke u mbajt sot në zyrën e avokatit Tomë Gashi, ekspertët e pavarur Dr.Besim Ymaj, nga Tirana, dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti, bënë publike gjetjet e raportit të autopsisë mjeko –ligjore në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren. Raporti i ekspertëve të pavarur konstaton se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte e dhunshme. "Vdekja është e dhunshme dhe e menjëhershme ka ardhur si asfiksisë mekanike dhe të dhunshme. Dëmtimet në trajtë gërvishtje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehta për së gjalli. Lëndimet në kokë dhe gjymtyrë në anën e djathit te qafës në nofullën e poshtme janë shkaktuar me mjete të forta që klasifikohen si lëndime trupore me natyrë më shumë si shenja të vetëmbrojtjes. Mbyllja e laringut një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimi zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit", thuhet në raportin e autopsisë mjekoligjore të ekspertëve të pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti. Ndërsa avokati mbrojtës Tomë Gashi ka deklaruar se kryeprokurori Sylë Hoxhaj ka mashtruar publikun dhe ka përdorur një raport me numra rendor për të justifikuar mbylljen e hetimeve. The post Ekspertët e pavarur: Vdekja e Astrit Deharit e dhunshme appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





