“Përpjekja e dështuar për të ikur nga burgu përmes një biruce, e la të turpëruar dhe me dhimbje të mëdha (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Përpjekja e dështuar për të ikur nga burgu përmes një biruce, e la të turpëruar dhe me dhimbje të mëdha (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Përpjekja e dështuar për të ikur nga burgu përmes një biruce, e la të turpëruar dhe me dhimbje të mëdha (Video)

Posted: 08 Dec 2016 03:28 PM PST

Në një burg në Santa Monica të Brazilit, i burgosuri ka ngecur në mes të derës, teksa përpiqej të arratisej nga qelia.

Ai është lyer me vaj dhe ka dashur të rrëshqasë nëpër hapësirën e vogël që përdoret për t'ju shërbyer ushqimin të burgosurve, transmeton Telegrafi.

Derisa pjesa e sipërme e trupit i ka dalë, pjesa nën bel ishte shumë e gjerë dhe nuk mundte të kalonte në anën tjetër.

Burri që ishte vetëm me brekë, ka filluar të qajë nga dhimbjet dhe i ka alarmuar gardianët. Pasi ata nuk mund ta ndihmonin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët e kanë ndihmuar të lirohet nga vendi ku kishte ngecur.

Por, ai sërish do të hyjë në qeli, madje mbi të rëndon akuza për tentim arratisje dhe dënimit aktual do t'i shtohet edhe një tjetër. /Telegrafi/

The post Përpjekja e dështuar për të ikur nga burgu përmes një biruce, e la të turpëruar dhe me dhimbje të mëdha (Video) appeared first on Telegrafi.

Shtëpia ku Fritzl e përdhunoi të bijën për 24 vjet, është blerë nga pronari i një klubi nate (Foto)

Posted: 08 Dec 2016 09:54 AM PST

Joseph Fritzl nga Austria, ishte bërë lajm në tërë botën më 2008, pasi u zbulua se e kishte mbajtur të mbyllur të bijën e tij për 24 vjet, duke e përdhunuar gjatë tërë kohës.

Gjatë marrëdhënieve të dhunshme që kishte Elisabeth me të atin, ajo lindi katër fëmijë, njëri prej të cilëve vdiq shkaku i komplikimeve me frymëmarrje, pasi nuk dërgohej në spital, transmeton Telegrafi.

Kjo shtëpi që ndodhet në perëndim të Vjenës, në përdhesen e së cilës janë kryer incestet makabre, është blerë nga pronari i një klubi të natës për 160 mijë euro.

Pronari i ri planifikon ta rinovojë shtëpinë, ndërsa në të do të banojnë punonjësit e klubit, që janë kryesisht kameriere dhe valltare.

Mirëpo, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë kërkuar që banesa ku Elizabeth dhe fëmijët e saj pesë, 18 dhe 19-vjeç janë mbajtur të mbyllur, të rrënohet dhe të mos ekzistojë më.

Ndryshe, Fritzl është i dënuar me burg të përjetshëm, për incest, përdhunim, mbyllje të paligjshme si dhe vrasjen e një fëmijë, duke mos e dërguar në spital. /Telegrafi/

AMSTETTEN, AUSTRIA - MARCH 15: Journalists stand in front of the house, where Josef Fritzl imprisoned his daughter in a cellar for 24 years and fathered seven children with her, on March 15, 2009 in Amstetten, Austria.The 73-year-old Austrian goes on trial on March 16. (Photo by Miguel Villagran/Getty Images)

AMSTETTEN, AUSTRIA - MARCH 15: General backside view of the house, where Josef Fritzl imprisoned his daughter in a cellar for 24 years and fathered seven children with her, is pictured on March 15, 2009 in Amstetten, Austria.The 73-year-old Austrian goes on trial on March 16. (Photo by Miguel Villagran/Getty Images)

AMSTETTEN, AUSTRIA - UNDATED: In this undated Police handout image provided by Security Administration of Lower Austria a hidden bedroom at the house and hiding place, where a father imprisoned his daughter for 24 years and had seven children with her, is seen in Amstetten, Austria. According to police Josef Fritzl kept his daughter Elizabeth, now 42, imprisoned in his basement and sexually abused her. Three of the children, now aged 5, 18 and 19, had never seen the light of day until the eldest was recently taken to hospital because of a severe illness. (Photo by SID Lower Austria via Getty Images)

AMSTETTEN, AUSTRIA - UNDATED: In this undated Police handout image provided by Security Administration of Lower Austria a hidden bathroom at the house and hiding place, where a father imprisoned his daughter for 24 years and had seven children with her, is seen in Amstetten, Austria. According to police Josef Fritzl kept his daughter Elizabeth, now 42, imprisoned in his basement and sexually abused her. Three of the children, now aged 5, 18 and 19, had never seen the light of day until the eldest was recently taken to hospital because of a severe illness. (Photo by SID Lower Austria via Getty Images)

AMSTETTEN, AUSTRIA - UNDATED: In this undated Police handout image provided by Security Administration of Lower Austria a hidden room at the house and hiding place, where a father imprisoned his daughter for 24 years and had seven children with her, is seen in Amstetten, Austria. According to police Josef Fritzl kept his daughter Elizabeth, now 42, imprisoned in his basement and sexually abused her. Three of the children, now aged 5, 18 and 19, had never seen the light of day until the eldest was recently taken to hospital because of a severe illness. (Photo by SID Lower Austria via Getty Images)

The post Shtëpia ku Fritzl e përdhunoi të bijën për 24 vjet, është blerë nga pronari i një klubi nate (Foto) appeared first on Telegrafi.

E zgjoi burrin në mënyrë të vrazhdë, duke i ndezur në shtrat qindra mjete piroteknike (Foto)

Posted: 08 Dec 2016 07:33 AM PST

Një grua nga Shtetet e Bashkuara, i ka ndezur qindra mjete piroteknike në shtratin e bashkëshortit, derisa ai ishte duke fjetur.

Për pasojë ai është hedhur me shpejtësi dhe ka vrapuar përjashta, derisa i mbante veshët nga dhimbja, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtë kohë, derisa mundohej të qetësohej, fërkonte sytë sepse i ishite mjegulluar shikimi nga shkëndijat e shumta.

"Kam ndezur shumë", dëgjohet duke thënë gruaja, ndërsa përpiqet ta ndihmojë burrin.

"Veprim i ulët dhe i pakuptimtë. Mjafton një që ta zgjojë, jo ta tmerrojë në këtë formë", është një koment për rastin.

Nuk dihet nëse ai ka pësuar ndonjë lëndim, por rekomandohet që kjo mos të përdoret në shtëpi sepse pasojat mund të jenë të paparashikueshme. /Telegrafi/

The post E zgjoi burrin në mënyrë të vrazhdë, duke i ndezur në shtrat qindra mjete piroteknike (Foto) appeared first on Telegrafi.

Vuri kamerë për të zbuluar nëse ‘cimeri’ po e vidhte, u tmerrua nga gjesti tij pervers (Video)

Posted: 08 Dec 2016 07:30 AM PST

Gruaja e njohur si Sarah dhe partneri saj, dyshonin se një burrë që ndanin banesën me të në Zelandë të Re, po u hynte në dhomë dhe vidhte, andaj e vendosën një kamerë për të parë çfarë po ndodhë.

Filmi i fshehtë tregoi momentin shokuesi kur 'cimeri' pervers hyri në tualetin e tyre, mori brushën e dhëmbëve të saj dhe nisi të fërkojë organin gjenital, transmeton Telegrafi.

Me të parë se çfarë ndodhi, Sarah i ka kërkuar pronarit të shtëpisë t'i kthehet parapagimi për disa muaj, ndërsa këtë njeri e ka kërcënuar se do ta paraqesë në Polici.

"Shkova tek ai me dy brusha dhëmbësh dhe e pyeta se çfarë më duhen tani. Ai u bë i kuq si domate, por sillej sikur nuk dinte gjë. Më pas ia hodha fytyrës dhe u largova", ka thënë ajo.

"I kam fiksim brushat e dhëmbëve, më kënaqin", është shprehur ky njeri i paemëruar, duke mos u bezdisur me atë që ka bërë.

Nuk bëhet e ditur nëse ajo e ka paraqitur vërtetë rastin, apo vetëm është larguar nga banesa që ndante me këtë burrë të pështirë. /Telegrafi/

The post Vuri kamerë për të zbuluar nëse 'cimeri' po e vidhte, u tmerrua nga gjesti tij pervers (Video) appeared first on Telegrafi.

Teknologjia e Putinit shumë e avancuar? Shihni dështimin spektakolar të raketës ruse! (Video)

Posted: 08 Dec 2016 04:38 AM PST

Rusia testoi raketat e saj s-300, por testi në zonën e Ashuluk-ut shkoi si mos më keq.

Një video është publikuar së fundmi në internet, ku tregohet dështimi spektakolar i kësaj rakete, e cila nuk ngjitet më shumë se sa disa metra në toka dhe më pas bie duke u shkatërruar.

Menjëherë në zonën e testimit shpërthyer flakë të mëdha, ndërsa gjithçka u shkatërrua, shkruan TCH.

Personi që filmoi testin ishte në zonë sigurie dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ky test i dështuar i Rusisë.

The post Teknologjia e Putinit shumë e avancuar? Shihni dështimin spektakolar të raketës ruse! (Video) appeared first on Telegrafi.