Nga Flori Bruqi : Amerike ,e po ku je ?

Kombet e Bashkuara do të rinisin dërgimin e ndihmave në Siri. Dërgimi i tyre u ndërpre të hënën, pas sulmit vdekjeprurës mbi misionin e ndihmave. Avionët rusë ose sirianë dyshohet se janë përgjegjës për këtë sulm që ndodhi pranë Alepos. “Kamionët tani do të kalojnë nëpër disa zona, por duke treguar me shume kujdes dhe maturi”, tha i dërguari i OKB-së për krizën në Siri, Staffan di Mistura. 

Image result for alepo

Ndërkaq 5 ton ndihma humanitare mes të cilave ilaçe dhe materiale të tjera mjeksore iu dorëzuan sot një spitali në Homs nga ushtria ruse. Spitali më parë kontrollohej nga rebelet por tani funksionin nën patronazhin e një kishe ortodokse. Fuqitë ndërkombëtare pritet të diskutojnë sot në Nju Jork përpjekjet për paqe në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë të martën se “e ardhmja e Sirisë është shumë e brishtë”.


siri

Mbi 825 persona kanë humbur jetën  sot nga sulme në Alepo nga sulmet në dy bastione të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Forcave ushtarake  bombarduese ruse.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se tre shpërthime kanë goditur qytetin Tartus, në bregdetin e Mesdheut. 

Image result for alepo
Katër shpërthime të tjera kanë ndodhur në qytetin Xhableh. Disa prej shpërthimeve janë shkaktuar nga bomba vetëvrasëse.

 Dy qytetet, deri tani kanë qenë relativisht të izoluara nga lufta në Siri, e cila ka nisur që në vitin 2011. 
Image result for alepo

Mbi 280,000 njerëz janë vrarë në konflikt, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

Kombet e Bashkuara pezulluan të gjitha ndihmat humanitare në Siri, pas një sulmi vdekjeprurës në kamionet me furnizime, në qytetin verior të Alepos. Zëdhënësi i çështjeve humanitare të OKB-së, tha se pezullimi do të vleje deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë. Ndërkaq SHBA-të shprehen “zemërimin” për sulmin mbi autokolonën e ndihmave në Alepo të Sirisë. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, 12 persona janë vrarë në këtë sulm. Kombet e Bashkuara konfirmuan se autokolona është sulmuar pranë lagjes Urm al-Kubra. 


stefan de mistura kombet e bashkuara thirrje paqe siri rusi armepushim

Ndërmjetesi i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndërhyrjnë urgjentisht për të shpëtuar bisedimet për paqe. Duke folur pas njs takimi informues ne Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stefan de Mistura tha se armëpushimi në Siri, i arritur në muajin shkurt, quhet pothuajse i vdekur. Dhuna në Siri është shtuar ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit. Viktimat e sulmeve dhe luftimeve gjatë muajit janë disa qindra. Bisedimet për paqe në Siri, te cilat kane zhvilluar disa raunde në Gjenevë, janë ndërpreprë javën e kaluar, pasi opozita siriane akuzoi regjimin e Asadit per për shkelje të armëpishimit. De Mistura tha se nuk do të ketë bisedime te reja përpara korrikut. Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011. Mbi 270,000 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.

Image result for alepo

Aktivistët thanë se sulmi ajror ka goditur kamionet disa orë pasi ushtria e shpalli të përfunduar armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia. Uashingtoni, nga ana tjetër, tha se “do të rivlerësoje perspektivat e ardhshme për bashkëpunim me Moskën”.“Destinacioni i kësaj autokolone ka qënë i njohur për regjimin sirian dhe Federaten Ruse”, tha zëdhënësi i departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby. “Por sërish, këta punëtorë të ndihmës u vranë në përpjekjet e tyre për të ndihmuar popullin sirian”, shtoi ai. 

Image result for alepo

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, tha se sulmi është kryer ose nga avionet siriane, ose nga ata ruse, por Damasku nuk ka komentuar. Shefi për ndihma i OKB-së, tha se nëse sulmi del se ka qënë i qëllimshëm, do të përbëje krim lufte. Të paktën 18 nga 31 kamionet janë goditur, ndërsa ishin nisur për të shpërndarë ndihma për rreth 78,000 njerëz. Sulmi sinjalizoi dështimin e përpjekjeve të fundit nga SHBA dhe Rusi për të ndalur dhunën në Siri, me ushtrinë që deklaroi dështimin e armëpushimit.

Obama takohet me Putin


Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nuk e kupton qëndrimin e amerikanëve që kritikojnë Rusinë për ndërhyrjen në Siri, kur vetë nuk pranojnë dialog të drejtpërdrejtë për çështjen më të rëndësishme të zgjidhjes politike në këtë vend. Ky pozicion është jokonstruktiv dhe me sa duket vjen nga mungesa e axhendës. Megjithatë, ne do ta mbajmë derën të hapur duke shpresuar dialog konstruktiv për këtë çështje të ndërlikuar, tha presidenti Putin.



U.S. Secretary of State John Kerry (L) shakes hands with Russian Foreign Minister Sergei Lavrov before their meeting at the Russian Ambassador's residence in Paris March 30, 2014. Kerry and Lavrov met in Paris seeking to hammer out the framework of a deal to reduce tensions over Russia's annexation of Ukraine's Crimea region.  REUTERS/Jacquelyn Martin/Pool (FRANCE - Tags: POLITICS)


 Reagimi i tij erdhi pasi Shtëpia e Bardhë nuk pranoi propozimin e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev që të diskutojë me SHBA-në, për bashkëpunim ushtarak në Siri. Uashingtoni dhe Moska kanë biseduar që të shmangin përplasjet gjatë nëdrhyrjeve përkatëse në Siri por Shtetet e bashkuara nuk pranojnë asnjë bashkëpunim tjetër për sa kohë që Rusia mbështet presidentin Bashar al Asad.




Putin pret Asadin në Moskë

Pamje të tjera tronditëse të një fëmije të plagosur vijnë nga Siria, duke shfaqur sërish tmerrin që civilët përjetojnë çdo ditë në vendin e tyre të dërrmuar nga lufta civile.



Grupi i aktivistëve prorebelëve opozitarë “Talbiseh Media Center”, nga qyteti po me të njëjtin emër Talhiseh, publikoi videon e vajzës së vogël të plagosur në një pavijon spitali, duke marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se 8-vjeçarja Aia, emri që ajo thotë në video, u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj pas një sulmi ajror. Mjekët thanë se ajo nuk kishte asnjë plagë kërcënuese për jetën, por tmerri që përjeton është mëse i qartë.


Në video, vajza e vogël qan dhe kërkon prindërit, të cilët bashkë me 3 motrat dhe vëllezërit e saj u nxorën gjallë po nga rrënojat e shtëpisë. Mësohet se familja e vajzës tashmë është bashkuar dhe po kërkon një vend për t’u strehuar, pasi shtëpia e tyre nuk ekziston më.



Siri, sulmohet autokolona e ndihmave

Disa pamje të tilla tronditëse nga Siria kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës, por fatkeqësisht nuk kanë kontribuar në ndalimin e konfliktit. Disa javë më parë, pamjet e Omranit 5-vjeçar në një ambulancë në Aleppo, ndërsa priste të mjekohej pas bombardimeve, sollën një reagim të ashpër civil.

Sikurse edhe vdekja e 3-vjeçarit Alan Kurdi, i cili u mbyt në përpjekjen për të kaluar Mesdheun me familjen e tij, për t’i shpëtuar luftës në Siri


 *****

john-kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka dënuar atë që e cilësoi “kërdinë e pabesueshme” në sulmin e Nisës, ndërsa ka thënë se Siria momentalisht është streha më e madhe në botë për terroristët. Kerry e ka bërë këtë deklaratë ndërsa po bisedonte me homologun rus, Sergei Lavrov. Kerry gjithashtu ka thënë se bisedimet e një dite më parë me presidentin rus, Vladimir Putin kanë qenë serioze dhe produktive. Ndërkaq zëdhënësi i Putinit në Moskë, Dmitry Peskov ka thënë se Kerry dhe presidenti rus nuk kanë biseduar për operacione të drejtpërdrejta ushtarake në Siri. Nga ana e tij, Lavrov ka thënë se është e nevojshme që “të vazhdojmë bisedimet e nisura dje”, duke shtuar se takimi Kerry-Putin ka qenë i dobishëm.



Image result for alepo



Avionët rusë kanë vijuar sulmet ajrore mbi zonat e marra peng nga rebelët në Aleppo, në atë që aktivistët thonë se është bombardimi më i madh i ditëve të fundit.

Image result for alepo

Të paktën 25 persona raportohet të kenë vdekur, duke përfshirë edhe fëmijë. Bombardimi vjen pas një periudhe qetësie të kërkuar nga qeveria siriane, për t’i dhënë mundësi civilëve të largohen nga zonat e marra peng nga rebelët në lindje të qytetit.

Image result for alepo

 Por që prej fundit të armëpushimit të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, Aleppo i është nënshtruar sulmeve intensive ajrore. Këto sulme vijnë në të njëjtën kohë kur Presidenti rus Vladimir Putin anulloi vizitën e tij të planifikuar në Francë.

Image result for alepo

Presidenti Hollande deklaroi se zyrtarët rusë mund të përballen me akuzën e krimeve të luftës për bombardimet në Aleppo, akuzë të cilën Moska e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme.

Image result for alepo

Organizata e ndihmës Mjekët pa Kufinj deklaroi të martën se tashmë kanë mbetur vetëm 11 ambulanca funksionale në qytet, pasi 5 prej tyre ishin goditur nga bombat dhe 8 të tjera kishin mungesa në pajisje dhe ishin pjesërisht të dëmtuara.

Image result for alepo
Ndërkohë media shtetërore siriane raportoi se për shkak të sulmeve rebele në zonat e kontrolluara nga qeveria, janë vrarë 4 persona dhe janë plagosur 14 të tjerë. Përpjekjet diplomatike për të ringjallur armëpushimin nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Image result for alepo
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Aleppo mund të përballet me shkatërrim total në harkun kohor të 2 muajve. Javën e kaluar, Rusia vendosi veton në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB, të hartuar nga Franca, ku kërkohej fundi i bombardimeve në Aleppo.

Image result for alepo


“Në Alepo viktimat nuk filluan sot. Është një vuajtje çnjerëzore që zgjat prej gjashtë vitesh, ku kanë vdekur fëmijë të pafajshëm nën vëzhgimin e ftohtë të botës”. 

Image result for alepo


Këto janë fjalët e një prej zëdhënësve të UNICEF-it. “Është e kotë t’i sillemi rreth. Kombet e Bashkuara kanë ndaluar të numërojnë fëmijët e vdekur në siri në vitin 2013, kur ishin rreth 11.000. Tani kemi frikë se numri i fëmijëve të vdekur të jetë pesëfishuar në krahasim me atëherë por edhe pse nuk ka të dhëna të sigurta mund të flasim me siguri për një gjenocid”.


Map of Aleppo
Sipas UNICEF-it, nga e premtja e , në lindje të Alepos janë vrarë të paktën 96 fëmijë dhe janë plagosur 223 të tjerë. “Fëmijët e Alepos janë në kurthin e një ëndrre të tmerrshme”, deklaroi Justin Forsyth zëvendës drejtor i përgjithshëm i UNICEF-it.

Image result for alepo


 “Nuk ka fjalë, shtoi ai, për të përshkruar vuajtjet që po jetojnë këta fëmijë”. Sistemi shëndetësor në Alepon Lindore, shpjegon UNICEF-i, është në shkatërrim: kanë mbetur rreth 30 mjekë, ka shumë pak mjete apo mjekime urgjence për të shëruar të plagosurit, ndërsa rritet numri i rasteve të personave të traumatizuar.
21 viktima nga sulmet ruse në Alepo
Një mjek në terren tha për UNICEF-in se fëmijët që kanë pak mundësi për të mbijetuar lihen që të vdesin sepse rezervat janë të pakta dhe të kufizuara. “Asgjë nuk mund ta justifikojë një dhunë të tillë mbi fëmijët, tregoi ai, dhe një moskujdesje të vlerave të jetës njerëzore. Vuajtja dhe ndeshja e saj me fëmijët është pa dyshim gjëja më e keqe që kemi parë”.

Image result for Great Mosque of Aleppo
Ndërkohë vazhdon ndeshja mes Moskës dhe Uashingtonit për bombardimet. Amerikanët kërkojnë një pushim të tyre për një javë, por rusët mund të japin vetëm 48 orë, siç thonë “për të mos u dhënë mundësi terroristëve që të riorganizohen”.

isis
Krerët ushtarakë rusë janë “gati” që të fillojnë bisedimet në Gjenevë me palën amerikane për Sirinë, kjo edhe pse sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i ka kërcënuar se do të ndërpresë çdo bashkëveprim që kanë ata me Uashingtonin nëse nuk pushojnë sulmet ruso-siriane në Alepo. 

Image result for alepo

Këtë e ka deklaruar gjenerali Viktor Poznikhir, shef i Shtatmadhorisë të ndërforcave të Moskës, duke thënë se biseduesit e tyre janë gati për të fluturuar për në Gjenevë për të kërkuar bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “një rrugë të mundshme për të normalizuar gjendjen në Alepo”, pasi që armëpushimi pushoi pas gati një jave nga fillimi. Megjithatë Poznikhir nuk i ka rënë drejt për drejt sekretarit Kerry.

alepo
Rusia mbështët vetëm një armëpushim prej dy ditësh në Siri, por jo më shumë. “Kemi propozuar vazhdimisht një pushim të luftimeve për 48 orë, por Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në kërkesën e tyre për shtatë ditë, që është një kohë e mjaftueshme që grupet terroriste të riformohen dhe të mbledhin forcat. 

Image result for alepo

Një armëpushim prej shtatë ditësh për ne është e papranueshme”, deklaroi zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov i cili padit “kërkimet e vazhdueshme për të kërcënuar ndërprerjen e bashkëbisedimit mes Moskës dhe Uashingtonit”.


Akoma me i drejt për drejtë  qënë zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dimitri Peskov: “Moska vazhdon veprimtaritë e forcave ajroro-hapësinore për të mbështëtur aktivitetin antiterrorist të Forcave të Armatosura siriane. Kjo, shtoi Peskov, është gjëja më e rëndësishme, pra lufta kundër terrorizmit vazhdon”.

Image result for alepo
Dhe ndërkohë që politikanët  vazhdojnë të bëjnë lojën e tyre të fëlliqur, fëmijët e pafajshëm por edhe familjet e tyre vazhdojnë të pësojnë dhunën e egër të atyre që flasin për paqe përballë opinionit publik dhe mediave.

*****



UNICEF: Në siri po ndodh një gjenocid fëmijësh

Rusia e ka hedhur poshtë deklaratën e fundit të Shteteve të Bashkuara për Sirinë, duke thënë se forca e saj ajrore do të vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë e qeverisë së Sirisë. Zëdhëneëi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha mbrëmë se Uashingtoni përgatitet për “pezullimin e angazhimit dypalësh SHBA – Rusi për Sirinë, nëse Rusia nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për ndaljen e sulmit në Alepo”. 


Image result for alepo

Duke i përshkruar komentet si “problematike”, zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, tha sot se “lufta kundër terrorit” në Siri do të vazhdojë. Ai, po ashtu, tha se Moska mbetet e interesuar për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në përpjekje për zgjidhjen e krizës së Sirisë. 

Image result for alepo

Ndërkaq UNICEF ka vënë alarmin për situatën e krijuar në Siri. Jetesa në vend është shndërruar në një makth të vërtetë, ku në një javë janë shënuar 96 fëmijë të vrarë dhe 223 të plagosur. UNICEF bën thirrje se krahas mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimit, mungojnë edhe mjekët. Ndihmat humanitare janë ndërprerë ndërsa bombardimet nuk kanë të ndalur. Por pavarësisht alarmit të dhënë, bombardimet në Aleppo vazhdojnë, ndërsa lagje të shumta i janë nënshtruar sulmeve ajrore.


siri

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër deklaron se nga sulmet ajrore në qytetin Idlib, që është nën kontrollin e kryengritësve, janë vrarë të paktën 14 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ky observator, i cili i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se besohet se aeroplanët që bombarduan ishin të Rusisë. Të paktën 7 sulme ajrore kanë goditur Idlibin, përfshirë edhe një hapësirë ku gjendet Spitali Kombëtar.



Image result for alepo

 Aktivistët e grupeve të tjera kanë konfirmuar se ka të vrarë nga sulmet ajrore, por kanë dhënë shifra të ndryshme. Më 25 të këtij muaji, Rusia shpalli një pauzë të përkohshme në fushatën e saj të sulmeve ajrore në mbështetje të regjimit të Sirisë, duke thënë se dëshiron që kryengritësve, të cilët e kanë nënshkruar armëpushimin, t’u jepet mundësi t’i shkëpusin lidhjet e tyre me grupin al-Nusra, që është i lidhur me al-Kaidën.


siri

Shtetet e Bashkuara po shtojnë trysninë mbi aleatin kryesor të Sirisë, Rusinë, që Moska të përdorë ndikimin e saj për dërgimin e ndihmave humanitare për zonat që ndodhen të rrethuara nga forcat e presidentit Bashar al-Asad. Departamenti i Shtetit tha se i ka kërkuar Rusisë të përdorë avionët e saj ushtarakë në Siri për dërgimin e ndihmave. Programi Botëror i Ushqimit ka punuar mbi një plan për të hedhur nga ajri ushqime dhe ilaçe për komunitetet siriane, por plani kërkon lejen e regjimit sirian.

Image result for alepo

 Të mërkurën një zëdhënës i OKB-së, tha se regjimi sirian kishte dhënë leje për autokolona me ndihma për tre zona të rrethuara. Ndërprerja e luftimeve dhe shpërndarja e ndihmave humanitare janë pikat kryesore të një plani më të gjerë, i përkrahur nga Grupi Ndërkombëtar i Mbështetjes për Sirinë, për një tranzicion politik në këtë vend.

siri



Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca i kanë kërkuar Kombeve të Bashkuara të fillojnë shpëndarjen e ndihmave humanitare nga ajri në zonat e rrethuara në Siri. Tre fuqitë u shprehën se qeveria siriane ka dështuar në respektimin e një afati për shpërndarjen e këtyre ndihmave, për të cilat u ra dakord me fuqitë botërore dhe rajonale që të fillonin në datën 1 qershor. 

Image result for alepo

Rreth 4 banorë në rrethinat Daraja të kryeqytetit Damask kanë mbetur pa ndihma ushqimore që në vitin 2012. Një autokolonë hyri në zonë të mërkurën, por transportonte medikamete dhe produkte të tjera jo-ushqimore. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet këtë të premte për të diskutuar shpërndarjen e ndihmave nga ajri. Sekretari i departamentit amerikan të shtetit Xhon Kërbi, tha se qindra mijëra sirianë kishin nevojë për ndihmë të vijueshme.

Image result for alepo

 Ndërsa sekretari i Jashtëm britanik Filip Hemond, e përshkroi si cinike lëvizjen e qeverisë siriane për të lejuar vetëm sasi shumë të vogla ndihme, duke pretenduar se po respekton paktet. “Megjithëse shpërndarja e ndihmave nga ajri është komplekse, e kushtueshme dhe me rrezik, këto ndihma janë shpresa e fundit për lehtësimin e vuajtjeve njerëzore në shumë zona të rrethuara”, u shpreh Hemond.

Image result for alepo

Rusia ka urdhëruar të gjithë zyrtarët shtetëror dhe të afërmit që jetojnë jashtë shtetit që të kthehen në vendin e tyre, pas rritjes së tensioneve dhe nisjes së luftës botërore.

Politikanët dhe figurat e larta shtetërore thuhet se iu është tërhequr vërejtja nga presidenti Vladimir Putin që t’i sjellin të dashurit e tyre në shtetin amë, raportojnë mediat ruse.



Image result for alepo

E kjo vjen pas anulimit të vizitës së Putin për në Francë dhe rolit të Moskës në konfliktin e Sirisë.

Image result for alepo

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik. Mikhail Gorbachev ka tërhequr vërejtjen se bota është në një pikë të rrezikshme, pas tensioneve mes Rusisë dhe ShBA.


Image result for alepo

Sipas DailyStar, stafi i administratës, administratorët regjional, ligjbërësit dhe të punësuarit në të gjitha nivelet dhe të gjitha ata që punojnë në korporata publike janë urdhëruar që t’i tërheqin fëmijët e tyre nga shkollat jashtë vendit.