“Në kërkim të gruas, që simuloi akt seksual me skulpturën e dinozaurit (Foto, +16)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Në kërkim të gruas, që simuloi akt seksual me skulpturën e dinozaurit (Foto, +16)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Në kërkim të gruas, që simuloi akt seksual me skulpturën e dinozaurit (Foto, +16)

Posted: 02 Oct 2016 03:16 PM PDT

Një grua e paidentifikuar, është fotografuar me fustan të ngritur teksa simulonte akt seksual me skulpturën e dinozaurit, që ndodhet në një park në Exmouth të Anglisë.

Për disa ditë me radhë, Policia është duke hetuar dhe po kërkon ndihmën e të gjithëve për zbulimin e saj, transmeton Telegrafi.

Ajo akuzohet për vandalizmin e figurës që shfaq një Tyrannosaurus Rex duke dalë nga veza, si dhe për kryerjen e aktit banal në publik.

"Ne i sjellim fëmijët këtu, duke menduar se gjithçka është në rregull dhe pastër. Ky rast është i pështirë dhe më ka frikësuar", ka shkruar një nënë lidhur me rastin.

Mirëmbajtësit e parkut i kanë pastruar të gjitha skulpturat e tij, nga frika se mund të jenë shfrytëzuar në të njëjtën formë. /Telegrafi/

Në kërkim të gruas që simuloi akt seksual me skulpturën e dinozaurit foto 2

The post Në kërkim të gruas, që simuloi akt seksual me skulpturën e dinozaurit (Foto, +16) appeared first on Telegrafi.

Derisa hante në restorant luksoz, miu i ra në kokë (Foto)

Posted: 02 Oct 2016 11:31 AM PDT

Një grua që mbetet e paemëruar, ka qenë duke ngrënë me shoqëri në restorantin 'Smiths of Smithfield' në Londër, kur i ka rënë në kokë një mi.

Shkaku i përplasjes, brejtësi që po lëvizte në tavan, ka mbetur i ngordhur në vend, transmeton Telegrafi.

Grupi prej 24 miqsh, që ishin së bashku me gruan, janë ankuar te stafi i lokalit, nga frika se vendi është i mbushur me minj dhe se ushqimi mund të jetë i ndotur.

 

Menaxheri i restorantit luksoz ka siguruar se brenda nuk është asnjë mi tjetër dhe se nuk di se nga ka ardhur ky mysafir i paftuar.

Për këtë incident, atyre nuk u janë marrë 240 funte, sa do tlë duhej të pagunin për ushqimin dhe pijet.

"Mbeta e shokuar dhe e bezdisur, megjithëse nuk frikësohem nga minjtë. Por, u tejkalua momenti i cili uroj të mos më ndodhë më kurrë", ka thënë ajo për The Sun, pas këtij rasti. /Telegrafi/

The post Derisa hante në restorant luksoz, miu i ra në kokë (Foto) appeared first on Telegrafi.