Jo vetëm politikanët tanë befasohen me gazetarët në Shqipëri. Ndodh edhe anasjelltas.
Së fundi, është kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ai i cili është befasuar me insistimin e gazetarit në një intervistë të realizuar.
Ai në një postim në rrjetet sociale, është impresionuar nga intervista që e ka dhënë në emisionin “Rrokum Rol”, të autorit Fidan Jupolli.
Psotimi i plotë i Spahiut:
Ky është gazetari shqiptar nga Prishtina që më ka gozhduar, suprizuar, emocionuar, trazuar dhe befasuar më shumë në këto vite. Ai quhet Fidan dhe realizon Hard Talk Shoë-n më të shikuar në Kosovë “Rrokum-Rroll”. Për herë të parë u ndjeva si “i pandehuri” përball “prokurorit”. Komplimente gazetarisë shqiptare në Prishtinë!
Ju sjellim edhe njiherë emisionin e plotë të Rrokum Roll, ku ishte i ftuem Kreshnik Spahiu.