“Obama nesër takohet me kryeministrin e Irakut” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Obama nesër takohet me kryeministrin e Irakut
- Guvernatori Cuomo: Shpërthimi në New Jork është akt terrorist
- Raportohet për shkelje në zgjedhjet parlamentare në Rusi
- Avionët ushtarakë sulmojnë qytetin e Alepos
- Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë
- Al Shabaab ka vrarë një gjeneral somalez
- Protestë para ambasadës së Rusisë në Kiev
- India zotohet se do të ndëshkojë sulmuesit e bazës ushtarake
- Turqia ndalon 137 migrantë që ishin nisur drejt Greqisë
- Hospitalizohet ish-presidenti francez Jacques Chirac
- Edhe 15 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe e padefinuar
- Rusia: Sulmet e SHBA-së mbi ushtrinë siriane vënë në rrezik armëpushimin
- Studentët rreth kushteve në Universitetin e Prishtinës
- Indi: Sulm në një kamp ushtarak, 17 të vrarë
- Rusët votojnë për zgjedhjet parlamentare
- Studentët flasin rreth kushteve të studimeve
- Kosova regjistroi mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora
- 8 të plagosur nga sulmi me thikë në Minnesota
- Disa banorë të Falluxhës rikthehen në shtëpitë e tyre
- New York: Të paktën 29 të lënduar nga një "shpërthim i qëllimshëm"
Obama nesër takohet me kryeministrin e Irakut Posted: 18 Sep 2016 09:43 AM PDT Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Barack Obama do të takohet me kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi i 19 shtatorit pikërisht në kohën kur po bëhen pregatitje për të marrë nën kontroll qytetin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik. "Dy liderët do të kenë rastin që të flasin për fushatën kundër IS-it. Gjithashtu do të flasin për fushatën për ta çliruar qytetin e Mosulit", ka thënë zëvëndëskëshilltari për siguri kombëtare, Ben Rhodes. Më herët gjatë këtij muaji, SHBA ka dërguar 400 trupa shtesë në Irak, me qëllim që forcat lokale të përgatiten për sulmin në Mosul, i cili është qyteti i dytë më i madh në Irak. Xhihadistët e morrën nën kontroll Mosulin në vitin 2014 dhe tash është qyteti më i madh që kanë nën kontroll. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin kinez, Li Keqiang. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Guvernatori Cuomo: Shpërthimi në New Jork është akt terrorist Posted: 18 Sep 2016 09:35 AM PDT Guverantori i shtetit të New Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se indikacionet e para të shpërthimit që ndodhi në një qark të qytetit të Nju Jorkut, nuk tregojnë për lidhje me terrorizmin ndërkombëtare. "Në këtë kohë nuk kemi prova që tregojnë se ky incident është i lidhur me terrorizmin ndërkombëtar por ne jemi akoma në fazën e parë të hetimit", ka thënë Cuomo. Ai u ka thënë gazetarëve se "jemi shumë me fat që nuk kemi pasur viktima nga ky shpërthim". "Kushdo që ka vendosur ato bomba do të sillet para drejtësisë", ka thënë ai. Cuomo ka thënë se ndonëse nuk kanë prova pë lidhje të mundshme me terrorizëm ndërkombëtar,"vendosja e bombave është akt terrorist". Shumica e 29 të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta dhe sipas autoriteteve amerikane të gjithë janë lëshuar nga spitali. Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea Në Chelsea të New York-ut, në orën 21:00 sipas kohës lokale ndodhi një shpërthim. Autoritet më pas, në të njëjtën zonë gjetën edhe një mjet tjetër shpërthyes. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Raportohet për shkelje në zgjedhjet parlamentare në Rusi Posted: 18 Sep 2016 08:23 AM PDT Në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Rusi, janë raprotuar një sërë shkeljesh. "Informacione për shkelje po vijnë nga rajone të ndryshme", citohet të ketë thënë Ilya Shablinsky, kordinator i vëzhguesve të Këshillit presidencial për të Drejtat e Njeriut. Në mesin e shkeljeve, ai tha se se janë rendi i gjatë i ushtarëve që votojnë nëpër qendrat ku nuk janë të regjistruar. Po ashtu votuesit janë parë që kanë votuar hapur dhe jo në kabinat e mbyllura të votimit. Edhe grupi për monitorimin e zgjedhjeve, Golos, ka thënë se ka pranuar disa ankesa për shkelje gjatë votimit. Një video e postuar në Youtube tregon se si një punëtorë zgjedhor në rajonin e Rostovit, hedh disa fletvotime në kutinë e votimit. Deri në mesditë, sipas kohës në Moskë, grupi ka thënë se ka pranuar 310 ankesa përmes telefonit dhe 656 të tjera në uebfaqen e tyre. Zgjedhjet e sotme parlamentare, pritet që të vazhdojnë dominimin e partive politike pro-Kremlinit. Votimet po ashtu po mbahen në Krime që është hera e parë pasi Moska aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014. SHBA ka deklaruar se votimet në Krime janë të paligjshme dhe nuk do të pranojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Për dallim prej zgjedhjeve paraprake, vetëm gjysma e ulëseve do të zgjidhen nga lista e partive, ndërkaq për 225 ulëse të tjera, do të mbahen zgjedhje nëpër qarqe të caktuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Avionët ushtarakë sulmojnë qytetin e Alepos Posted: 18 Sep 2016 07:50 AM PDT Avionët ushtarakë kanë sulmuar sot në veri të qytetit Alepo në Siri. Kjo është hera e parë që prej se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi para shtatë ditësh, që janë kryer sulme në këtë qytet, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Raketat kanë goditur në lagjet Karam al-Jabat, Karam al-Beek, Sakhour dhe Sheikh Hadar, raporton Reuters. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ka njoftuar grupi monitorues. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë Posted: 18 Sep 2016 07:02 AM PDT Në Kosovë, kohët e fundit shpesh është shtruar për debat çështja e nevojës për ligjin për referendumin. Por, njohës të fushave juridike thonë se ligji për referendumin s'do të mund t'u japë përgjigje disa çështjeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Al Shabaab ka vrarë një gjeneral somalez Posted: 18 Sep 2016 05:54 AM PDT Grupi islamik al Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin me makinë bombë ku u vra një gjeneral somalez. Gjenerali Mohamed Roble Jimale ishte duke udhëtuar në një konvoj për në kryeqytetin e Somalisë, në Mogadishu, raporton Reuters. Radio Andalus, që është e lidhur me grupin al Shabaab ka konfirmuar këtë sulm duke thënë se "një luftëtar ka rënë martir, pasi ka kryer një sulm me makinë bombë ku është vrarë gjenerali Goobaanle", duke përdorur kështu pseudonimin e gjeneralit të vrarë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Protestë para ambasadës së Rusisë në Kiev Posted: 18 Sep 2016 05:32 AM PDT Dhjetëra protestues të krahut të djathtë janë mbledhur pranë ambasadës ruse në Kiev të Ukrainës, ku është hapur një qendër votimi, me qëllim që qytetarët rusë të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Lideri i partisë Svoboda, Ihor Miroshnichenko, që ishte në mesin e protestuesve, ka thënë se Ukraina nuk duhet të jeojë "që armiku dhe shteti agresor", të mbajë zgjedhje të paligjshme në Ukrainë. Një protestues është arrestuar gjatë përleshjes me policinë, pasi disa protestues nacionalistë kanë tentuar që të ndalojnë qytetarët rusë që të votojnë. Një përleshje ndodhi edhe pranë ndërtesës së konsullatës ruse në Odesa të Ukrainës. Rusia po mban zgjedhje edhe në gadishullin e Krimesë. Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen atje, që prej se Moska e aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Rusisë, në territorin e Ukrainës, ka zemëruar qeverinë ukrainase. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Maryana Betsa ka thënë se votimet për zgjedhjet e Rusisë, nuk do të zhvillohen në Ukrainë. Rreth 80 mijë votues rusë jetojnë në Ukrainë, kanë thënë zytarët rusë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
India zotohet se do të ndëshkojë sulmuesit e bazës ushtarake Posted: 18 Sep 2016 05:18 AM PDT Kryeministri i Indisë, Narendra Modi është zotuar se do të ndëshkojë personat përgjegjës për atë që ai e quan sulm "qyqar dhe të nevertishëm", në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Ushtria ka njoftuar se të paktën 17 ushtarë dhe katër sulmues janë vrarë gjatë një sulmi të sotëm të kryer në qytetin Uri. Zyrtarët kanë thënë se një numër i paspecifikuar i militantëve kanë sulmuar me armë dhe granata këtë bazë ushtarake, që gjendet pranë kufirit me Pakistanin. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ministri indian i kësaj zone, Rajnath Sight ka shkruar në Twitter se ai është "thellësisht i dëshpëruar pasi Pakistani po vazhdon në mënyrë direkte të mbështesë terrorizmin dhe grupet terroriste. Kemi të dhëna që sulmuesit në Uri ishin të trajnuar mirë dhe të armatosur rëndë", ka thënë ai. Zyrtarë të ushtisë së Indisë, kanë thënë se katër sulmuesit e vrarë janë "terroristë të huajë" dhe hetimet e para sygjerojnë se ata ishin pjesëtarë të grupit militant Jaish-e-Mohammed, një grup bfa Pakistani që është akitv në Kashmir për më shumë se 15 vjet. Paksitani ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka qenë i përfshirë në këtë sulm. "India menjëherë akuzon Pakistanin pa bërë asnjë hetim", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nafees Zakaria. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Turqia ndalon 137 migrantë që ishin nisur drejt Greqisë Posted: 18 Sep 2016 04:55 AM PDT Agjencia shtetërore e lajmeve turke thotë se 137 migrantë janë ndaluar, teksa kanë tentuar që të kalojnë përmes detit Egje në Turqi për në ishujt grek. Agjencia Anadolu thotë se 95 migrantë ishin nga Siria, Afaganistani dhe Iraku. Ata kishin tentuar që të arrinin në ishujt grek Lesbos dhe Chios, përmes tre barkave, raporton AP. Ndërkaq, 42 migrantët e tjerë, përfshirë këtu gra dhe fëmijë, janë kapur teksa kanë tentuar të arrinin në ishullin Kos. Sipas të dhënave të rojes bregdetare të Turqisë, vetëm në muajin gusht 1,603 migrantë kanë tentuar të arrijnë në Greqi. Kjo shifër është poshtuajse dy herë më e madhe krahasuar me muajin korrik. Agjencia e BE-së, Frontex ka thënë se këtë javë numri i migrantëve që kanë arritur në ishujt grek është rritur krahasuar me muajin e kaluar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hospitalizohet ish-presidenti francez Jacques Chirac Posted: 18 Sep 2016 04:30 AM PDT Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac është kthyer nga Moroku në Francë për tu shruar në spital, për shkak të një infeksioni akut në mushkri, i ka thënë AFP-së dhëndëri i tij. Chirac, 83 vjeç "do të qëdrojë në spital edhe për disa ditë", ka thënë Frederic Salat-Baroux. Ish-kryeministri Alain Juppe, një bashkëpunëtor i ngushtë i Chirac, ka shkruar një status në Tëitter, duke i uruar ish-presidentit shërim sa më të shpejtë. Chirac ka pasur probleme cereblovaskulare që prej aksidentit në shtator të vitit 2005, në kohën kur ishte president. Ai u shtrua në spital dhjetorin e vitit të kaluar dhe zyrtarisht u tha se ai ka kryer kontrolle të përgjithshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Edhe 15 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe e padefinuar Posted: 18 Sep 2016 04:02 AM PDT Edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ende nuk ka një zgjidhje të plotë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, gjë që në vazhdimësi ka shkaktuar debate e polemika të shumta, nëse përdorimi i saj është ose jo i garantuar me Kushtetutë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rusia: Sulmet e SHBA-së mbi ushtrinë siriane vënë në rrezik armëpushimin Posted: 18 Sep 2016 03:43 AM PDT Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA mbi forcat e regjimit sirian, kërcënojnë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri dhe i kanë bërë thirrje Uashingtonit të hetojnë incidentin. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë të shtunënë se avionët ushtarakë amerikanë kanë vrarë më shumë se 60 ushtarë sirianë në katër sulme ajrore, njofton Reuters. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke cituar një burim bnreda ushtrisë në aerportin Dier al-Zor ka thënë se të paktën 90 ushtarë sirianë janë vrarë. Ministria e Jashtme ruse thotë se incidenti ka ndodhur si rezultat i "kundërshtimit" të Uashingtonit që të bashkëpunojë me Moskën për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, Frontin Nusra – që tash njihet si Jabhat Fatah al Sham- dhe "grupe të tjera terroriste". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Studentët rreth kushteve në Universitetin e Prishtinës Posted: 18 Sep 2016 02:28 AM PDT This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Indi: Sulm në një kamp ushtarak, 17 të vrarë Posted: 18 Sep 2016 02:17 AM PDT Ushtria e Indisë thotë se dyshohet se rebelët kanë sulmuar një kamp të ushtrisë në pjesën e Kashmirit, të administruar nga India, duke vrarë 17 ushtarë. Katër militantë janë vrarë po ashtu gjatë këtij sulmi. Policia ka thënë se një numër i paspecifikuar i militantëve kanë hyrë në kampin ushtarak që gjendet në qytetin Uri, afër kufirit me Pakistnin dhe kanë sulmuar ushtarakët me granata dhe armë. Rajoni i Kashmirit, që është më shumicë myslimane është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rusët votojnë për zgjedhjet parlamentare Posted: 18 Sep 2016 02:01 AM PDT Rusia është duke mbajtur zgjedhje në mbarë vendin dhe pritet që partitë e mbështetura nga presidenti Vladimir Putin, të vazhdojnë të dominojnë në Dumën ruse. Votimet gjithashtu janë duke u zhvilluar edhe në gadishullin e Krimesë Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen atje që prej se Moska e aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014. Votimet në mbarë vendin do të vazhdojnë për 22 orë. Sondazhet kombëtare të javëve të fundit kanë treguar se partia "Rusia e Bashkuar" që është pro-Krmlinit, me mbështetjen e rreth 50 për qind të votueseve, mund të marrë vota të mjaftueshme për të pasur mazhorancë absolute. Shtetet e Bashkuara dje kanë deklaruar se votimet për Dumën ruse në Krime, janë të jashtëligjshme. SHBA nuk do të njoh rezultatet e këytre votimeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Studentët flasin rreth kushteve të studimeve Posted: 18 Sep 2016 01:53 AM PDT Studentët e Universitetit të Prishtinës në rubrikën e përjavshme "VOX" të Radios Evropa e Lirë flasin për kushtet, në të cilat studiojnë. Problemet me të cilat ata ballafaqohen, janë të shumta, por shpresojnë se do të krijohen kushte më të mira në të ardhmen. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova regjistroi mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora Posted: 18 Sep 2016 01:29 AM PDT Procesi i regjistrimit të diasporës nga Qeveria e Kosovës, ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Deri më tani janë evidentuar rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të botës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
8 të plagosur nga sulmi me thikë në Minnesota Posted: 18 Sep 2016 01:15 AM PDT Tetë persona janë dërguar në spital pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në veri të shtetit të Minnesotas në SHBA. Të plagosurit, sipas zyrtarëve amerikanë nuk kanë lëndime serioze. I dyshuari i këtij sulmi në qytetin St.Cloud, është vrarë nga një polic që nuk ishte në detyrë. Sulmuesi, që kishte një thikë, ishte veshur me uniformë të sigurimit,gjatë kohës së sulmit dhe ka bërë "disa referenca të Allahut", ka thënë shefi i policisë në St.Cloud, Blair Anderson. "Ne e kemi konfirmuar se sulmuesi kishte pytur të paktën një person se a është mysliman, përpara se t'i sulmonte", ka shtuar Anderson. Shefi i policisë ka refuzuar që ta quaj këtë sulm si akt të terrorizmit, duke thënë se motivet e këtij sulmi janë akoma të panjohura. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Disa banorë të Falluxhës rikthehen në shtëpitë e tyre Posted: 18 Sep 2016 01:02 AM PDT Banorët e zhvendosur nga Falluxha kanë filluar që të kthehen në qytet më 17 shtator- që është grupi i parë i banorëve të kthyer pasi forcat irakiane e morrën kontrollin e qytetit, nga militantët e Shtetit Islamik. Korrespondentët raportojnë se 14 familje kanë pranuar ofertën e autoriteteve që të kthehen në Falluxha. Kjo shifër është shumë e vogël, krahasuar me premtimet e autoriteteve irakiane, të cilët thanë se në Falluxha do të kthehen qindra persona. Vetëm një numër i vogël i lagjeve të këtij qyteti, janë pastruar nga eksplozivët dhe minat që kanë lënë militantët e IS-it. Zonat e pastruara janë në veri të vendit, ndërkaq lagjet në jug kanë pësuar shkatërrime më të mëdha dhe akoma duhet kohë që autoritetet irakiane të jenë në gjendje ta pastrojnë nga mjetet shpërthyese në mënyrë që banorët të kthehen. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
New York: Të paktën 29 të lënduar nga një "shpërthim i qëllimshëm" Posted: 18 Sep 2016 12:21 AM PDT Të paktën 29 persona janë plagosur nga një shpërthim në një qark të qytetit të New York-ut. Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea mbetet akoma i paqartë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |