Më thanë se kam ‘gjoks të ngjeshur’, por s’më paralajmëruan ç’do të më sillte Shëndetësia |
| Më thanë se kam ‘gjoks të ngjeshur’, por s’më paralajmëruan ç’do të më sillte Posted: 17 Sep 2016 07:15 AM PDT Një grua që kaloi kancer në gji vendosi të paralajmërojë gratë nëpër botë mbi rrezikun që ‘gjoksi i ngjeshur’ paraqet. ‘Gjoks i ngjeshur’ quhet ai që ka një dendësi më të madhe qelizash se e zakonshmja, ndaj edhe është një terren më pjellor për qelizat kancerogjene. Por Denise Albert nuk e dinte këtë. Pasi bëri një kontroll rutinë, analizat i treguan se kishte ‘gjoks të ngjeshur’, por kjo ishte diçka normale. Siç thekson Denise edhe pse është ‘normale’, duhet të ishte paralajmëruar se kanceri mund t’i zhvillohej më lehtë. Ajo ndjeu dhimbje në gjoksin e majtë, por nuk i kushtoi rëndësi duke e shpjeguar me periodat. Një muaj më vonë, në dhjetor të vitit që shkoi, dhimbjet u kthyen. Edhe pse thuhet se kanceri nuk jep dhimbje Denise ndjeu se duhej të vizitohej. Pasi u vizitua zbuloi se kishte dy tumore malinje tek gjoksi i majtë, që krijonin irritim dhe dhimbje. Pas shumë seancash kimioterapie intensive, tepër të lodhshme, Denise u kurua dhe mundi të vazhdojë jetën me dy djemtë e saj të vegjël. Ajo kërkoi ta ndante historinë e saj me të tjerët, e u bën grave thirrje të kontrollohen para se të jetë tepër vonë. Burimi: Cosmopolitan The post Më thanë se kam ‘gjoks të ngjeshur’, por s’më paralajmëruan ç’do të më sillte appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Shendetesi Lajme – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





