- Grave nuk u besohet mjaftueshëm dhe jo sepse nuk e meritojnë, por sepse edhe ato që janë të përfshira, e bëjnë këtë në mënyrë artificiale, për shkak të kuotave të vendosura

- Dhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë, ato nuk votojnë për gjininë e tyre, pasi zgjedhjet e tyre politike përcaktohen nga familjet dhe burrat e tyre
“Dëshira për t’u përfshirë në politikë ekziston, por terreni duket shumë i vështirë”. Vetëm 3 nga 34 gra shprehën dëshirën për t’u përfshirë në mënyrë aktive në politikë. Pavarësisht gjinisë, prejardhjes dhe statusit social, shqiptarët bien dakord se gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të pamjaftueshme në politikën shqiptare, thonë ekspertët amerikanë pas sondazhit në tetor 2012. Klasa politike shqiptare perceptohet si e dominuar nga meshkujt dhe nuk u ofron shumë mundësi femrave për t’u përfshirë në politikë dhe për të ngritur zërin e tyre. “Grave nuk u besohet mjaftueshëm dhe jo sepse nuk e meritojnë, por sepse edhe ato që janë të përfshira, e bëjnë këtë në mënyrë artificiale, për shkak të kuotave të vendosura”, thotë një fierak. Qeveria amerikane është tejet e shqetësuar për pabarazinë gjinore në politikën shqiptare. Kjo u duk dhe në ujdinë PD-PS në KQZ për të mos respektuar kuotat gjinore që vetë i kishin vendosur.
KONSERVATORIZMI
Shumë pjesëmarrës në grupet e diskutimit të sondazhit theksuan se niveli i ulët i pjesëmarrjes së grave në politikë reflekton mbizotërimin e pabarazisë gjinore në shoqëri. Disa prej tyre theksuan se diskutimi i çështjes së përfaqësimit politik është i parakohshëm në një shoqëri ku gratë nuk konsiderohen të barabarta. Me gjithë përkrahjen e fuqishme ndaj angazhimit të grave në politikë, ata janë të vetëdijshëm se gratë në Shqipëri përballen me shumë pengesa, që përfshijnë: qëndrimet publike konservatore në lidhje me angazhimin e grave në jetën publike dhe politike, mungesën e aksesit në arsim dhe mundësitë për karrierë si edhe faktin që gratë tradicionalisht kanë qenë përgjegjëse për rritjen e fëmijëve dhe punët e shtëpisë shumë më tepër se burrat. Gjithsesi, disa pjesëmarrës në shumë raste i perceptojnë përfitimet nga angazhimi i grave në politikë si një zgjatim të rolit të tyre tradicional të nënës dhe kujdestares.
ÇËSHTJE SOCIALE
Për shumicën e pjesëmarrësve aseti më i madh i grave në politikë është prirja e tyre për t’u fokusuar në çështje sociale. Shpesh pjesëmarrësit paralelizojnë përgjegjësitë që gratë mbajnë jashtë ambientit politik me potencialin e madh që ato kanë si aktorë politik. Ata gjithashtu shfaqën besimin se nëse gratë do të ishin më të përfaqësuara, diskutimi politik do të ishte më konstruktiv dhe etik. Përgjithësisht, për pjesëmarrësit gratë politikane janë më pak të prira ndaj korrupsionit, më pak egocentrike si edhe më shumë punëtore dhe empatike. Sipas tyre, ato do të kontribuonin në zhvillimin e dialogut politik përtej linjave partiake.
SFIDAT E MJEDISIT MASHKULLOR
Për shumë pjesëmarrës antagonizmi i theksuar në skenën politike shqiptare përbën një pengesë të rëndësishme për hyrjen e grave në politikë. Teksa pranojnë se ato pak gra aktive në skenën politike shqiptare po punojnë shumë për arritjen e qëllimeve të tyre, ata e vënë theksin te sfidat që mjedisi politik mashkullor u imponon si grave kandidate ashtu edhe atyre të zgjedhura. Ndërkohë që përshkruajnë veçoritë unike që gratë lidere mund të sjellin në jetën politike, ata me keqardhje shprehen se këto përparësi shpesh humbasin kur grave u duhet të përballen me sjelljen agresive të kolegëve të tyre meshkuj.
ZGJEDHJET POLITIKE NGA BURRAT
Një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, përfshirë këtu meshkuj ashtu si edhe femra, mendojnë se mentaliteti patriarkal në Shqipëri po pengon përfaqësimin e grave në jetën publike dhe politike. Disa prej tyre, kryesisht banorë të zonave rurale theksojnë se burrat shpesh i shohin gratë vetëm nën prizmin shtëpiak duke nënvlerësuar në këtë mënyrë kontributin e tyre në jetën politike. Nga ana tjetër, një pjesë e grave pjesëmarrëse përmendën se familjet e tyre shpesh kanë qenë dekurajuese ndaj mundësisë për të kandiduar për një post publik. Për më tepër, disa pjesëmarrës theksuan se edhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë shqiptare, ato nuk votojnë për gjininë e tyre, pasi zgjedhjet e tyre politike përcaktohen nga familjet dhe burrat e tyre.
VETËM 3 NGA 34 GRA
Gratë pjesëmarrëse në grupet e fokusuara në përgjithësi u shfaqën hezituese në lidhje me përfshirjen e tyre të mundshme në politikë. Vetëm 3 nga 34 gra shprehën dëshirën për t’u përfshirë në mënyrë aktive në politikë, dhe edhe ato u shfaqen skeptike për mundësitë që kanë për t’ia arritur qëllimit. Pjesa tjetër e justifikoi mungesën e interesit me argumentin se atmosfera politike sot është tejet agresive dhe joetike për to. Ndër gratë pjesëmarrëse në grupet e fokusuara, duket se mbizotëron mendimi se është e domosdoshme që gratë të sillen si burrat për t’ia dalë në arenën politike.