Nga Alket Aliu
Nëse ndodh që gjuetarë të paligjshëm të dëmtojnë mjedisin, qeveria merr masa të menjëhershme për të ndaluar gjuetinë. Nëse ndodh që një fugon me pasagjerë të bjerë në humnerë, qeveria merr masa të menjëhershme për të ndaluar qarkullimin e furgonëve.

Nëse ndodh që drejtuesi i mjetit të mos ketë patentë për drejtim, qeveria merr masa të menjëhershme që asnjë person i aftë të mos detyrohet të paguajë nën dorë, përderisa e meriton patentën. Dhe nëse rezulton se mjeti ishte në gjendje të keqe teknike, qeveria garanton se të gjithë drejtuesit e mjeteve do të paguajnë një më një të gjitha detyrimet financiare që kanë ndaj shtetit përpara se të kryejnë procedurat e kolaudimit. Logjika e kësaj qeverie ka të krahasuar vetëm me atë të “Klubit të Selanikut”. “Të dhemb një sy? Kërreje, të shpëtoç ‘tjatrin”. Ruajna Zot mos ndodhtë ndonjë përdhunim sa të jenë Adhamudhët në qeveri, se mund të japin urdhër edhe të na tredhin për të ulur nivelin e kriminalitetit me sfond seksual.
Vendime gjithnjë e më skandaloze po shikojmë të merren këta muajt e fundit nga qeveritarët e rinj të Shqipërisë. Vendime që në një masë të konsiderueshme rrjedhin o nga paaftësia për të qeverisur, ose nga sëmundje kronike mendore. Vendime që shkelin haptas jo vetëm ligjet, por edhe liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Pse furgonët
Ndalimi i qarkullimit të furgonëve për pasagjerët është vetëm i fundit në këtë seri. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoja të rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri. Sipas logjikës tahirjane, nëse bie një avion, ndalohet transporti me avion, nëse bie një autobus, ndalohet transporti i udhëtarëve me autobus e kështu me radhë. Dhe të mendosh se ishte po kjo forcë politike që, dikur në opozitë, do ta konsideronte “politikën e moratoriumeve” si tregues të qartë paaftësie të qeverisë së atëhershme.
As ministri i Brendshëm dhe as ai i Transporteve nuk na dhanë një shifër të qartë se sa është numri i furgonëve që tashmë do të jenë nën “koprifuoko”. Por unë besoj se shifra duhet të jetë vërtet e lartë, padyshim disa mijëra. Një pjesë të licencuar si furgonë-taksi e një pjesë që punojnë në mënyrë pirate. Janë padyshim disa mijëra të punësuar apo të vetëpunësuar si shoferë dhe fatorino. Janë mijëra familje që ushqehen dhe miliona euro kapitale të investuara. Por qeveria nuk do t’ia dijë. Për të shmangur aksidentet me pasoja të rënda, ata do të duhet të qëndrojnë në garazh. Pavarësisht se kanë investuar për të blerë mjetet e punës, për të siguruar për vete një vend pune që qeveria nuk ua siguron dot. Pavarësisht se kanë paguar taksat e tatimet si çdo biznes tjetër, kanë marrë lejet për të ushtruar këtë shërbim dhe kanë vite të tëra që investojnë në mënyrë të vazhdueshme për të përmirësuar komoditetin e udhëtarëve. Pavarësisht se kjo mund të sjellë një situatë aspak të favorshme për udhëtarët në përgjithësi, të cilët do të kenë më pak alternativa shërbimesh apo çmimesh.
“Politikë sociale” vetëm në Lazarat?!
Por ministri Tahiri nuk do t’ia dijë për mijëra familje shqiptare që u heq bukën e gojës. I njëjti ministër që deklaroi në mënyrë skandaloze se “nuk hyn në Lazarat për arsye se më parë duhen marrë masa për politikë sociale”, në rastin e furgonëve të transportit të udhëtarëve nuk do t’ia dijë se nuk është bërë paraprakisht politikë sociale. E pra, edhe shoferët e furgonëve janë qytetarë të këtij vendi dhe nuk meritojnë më pak përkujdesje se banorët e Lazaratit. Nuk kanë bërë ndonjë krim, kanë paguar taksat e tatimet dhe nuk mund të ndëshkohen kolektivisht. Nëse ka nivel informaliteti, mungesë të parametrave të sigurisë teknike të automjeteve apo të dokumentacionit, ato janë arsye të forta për ndëshkime individuale, madje edhe tepër të rënda kur bëhet fjalë për transportin e pasagjerëve. Por jo për ndëshkim kolektiv.
“Ligji”, kjo fjalë e padobishme
Në momentin kur shteti shqiptar ka promovuar parimet e ekonomisë së tregut, në momentin kur ka mundësuar edhe transportin e qytetarëve me furgonë, kur ka lejuar hyrjen në vend të furgonëve të prodhuar nga fabrikat posaçërisht për transport pasagjerësh dhe kur ka licencuar drejtuesit e mjeteve dhe ka pranuar pagesat që ata kanë bërë për taksa e tatime, ka edhe detyrime ndaj këtyre njerëzve. Minimalisht veprohet si kudo në botën e qytetëruar, kur një shërbim zëvendësohet nga një tjetër, duke përcaktuar afate të mesme kohore, që t’u lënë kohën dhe mundësinë drejtuesve të mjeteve t’i shesin ato, t’i përshtatin për qëllime të tjera apo edhe thjesht të kërkojnë një mundësi të re punësimi apo të hidhen në një biznes tjetër. Është minimumi që shteti i detyrohet qytetarit, i detyrohet taksapaguesit. Pasi, pavarësisht se zoti Ministër nuk preferon të lëvizë me furgonë, nga taksat e “furgonxhinjve” rrjedh edhe një pjesë e rrogës së tij.
Këto nuk janë vetëm detyrime morale, por mbi të gjitha ligjore. Taksa që çdo automjet paguan në doganë, përfshirë edhe furgonët, është një lloj kontrate, ku shteti merr përsipër automatikisht të lejojë përdorimin e këtij mjeti sipas legjislacionit në fuqi. Po ashtu taksat vjetore, aq më shumë licencat që shteti jep për përdorimin e mjetit me funksione të caktuara dhe në vende të caktuara. Duke cenuar këto të drejta të pronarëve dhe përdoruesve të këtyre mjeteve, vendimi për ndalimin e përdorimit të tyre për transport pasagjerësh (arsye për të cilën janë bërë pagesat) cenon automatikisht edhe marrëdhëniet-bazë të sistemit tonë ekonomik, ekonomisë së tregut. Në kushtet e një arbitrariteti shtetëror nuk mund të ketë liri tregu, nuk mund të ketë investime. Në çdo shtet me ekonomi tregu të liberalizuar, masa të tilla ekstreme merren vetëm në kushtet e një emergjence kombëtare dhe koston e paguan shteti, jo investitorët, sado të vegjël të jenë ata. Të tilla shkelje ligjore nuk mund të bëhen, qoftë edhe me qëllime të mira, pasi pasojat që ato sjellin në sistemin-zinxhir të ekonomisë dhe në tregun e investimeve, janë afatgjata.
Si Europa apo si “Ballkani”?
Është lehtësisht e kuptueshme se me zhdukjen e furgonëve, menjëherë do të gjallojnë autobusët që deri tani vetëm tek-tuk gjenden në udhëtimet ndërurbane. Ashtu siç ndodhi vite më parë me furgonët në Tiranë që Rama i fshiu “nga faqja e dheut”, edhe këtë radhë, pronarët e kompanive që ofrojnë transport me autobusë do të fërkojnë duart, në mos kanë nisur ta bëjnë (Një e përditshme kishte si kryeartikull sot, lajmin që furgonët do të hiqen nga qarkullimi se vrasin me aksidente).
Në këtë mënyrë, qytetarët do të duhet të përballen me udhëtime rraskapitëse. Ndoshta pak më lirë, por me më shumë rrezik ndër sy dhe stërmundim udhëtimi. Sepse në Shqipëri ende nuk ka një autostradë të mirëfilltë, por vetëm disa autostrada dhe superstrada copë-copë, diku të asfaltuara, diku në punime, diku të shtruara e diku të shkatërruara.
Për më tepër, pjesa më e madhe e rrugëve në vend janë në zona malore e kodrinore, si në veri ashtu dhe në jug, si në Shqipërinë e Mesme ashtu dhe në juglindje. Këto rrugë plot kthesa, janë rrezik evident për autobusët.
E vërteta është se praktika ndërkombëtare në këto 20-30 vitet e fundit i ka mënjanuar furgonët.
Por ndryshe nga Shqipëria ku politika është treguar krejt e papërgjegjshme duke mos arritur asnjë standard të BE, vendet e Europës dhe më gjerë, kanë krijuar dhe ruajnë rigorozisht, standarde optimale për transportin rrugor. Për më tepër, ato kanë jo vetëm rrugë me standarde, por edhe sistem shumë të mirë transporti: kanë trena me shumë orë lëvizjeje dhe çmime modeste, kanë autobusë komodë për udhëtime ndërurbane, disa prej tyre kanë sistemin e metrosë jo vetëm për lëvizje urbane por edhe ndërqytetëse, pa folur pastaj për plot alternativa të tjera qarkullimi, si trami qytetës, makinat me çmime plotësisht të përballueshme për rrogat e qytetarëve të tyre, etj.
Ndërsa po të hedhim sytë nga fqinjët në rajon, si Turqia, vërejmë se furgonët janë mjeti kryesor i lëvizjes së udhëtarëve për rrugëtime urbane, ndërurbane dhe rurale. Edhe pse sistemi i rrugëve në Turqi, vitet e fundit është përmirësuar shumë, këto mjete vazhdojnë të jenë kryesoret në qarkullimin e udhëtarëve, duke mbajtur në një nivel më të lartë, standardet e komoditetit të lëvizjes.
Kush “vret” më shumë?
Mjaft të kujtosh faktin se vitet e fundit, pjesa më e madhe e aksidenteve ku janë përfshirë autobusë, kanë përfunduar me numër të madh viktimash dhe ato kanë ndodhur pikërisht për shkak të rrugëve plot kthesa dhe të mjerueshme.
E nëse i referohemi shifrave statistikore të aksidenteve të raportuara në media, numri i aksidenteve ku janë përfshirë furgonë është inferior ndaj totalit të aksidenteve që ndodhin.
Dhe përderisa ministri Tahiri urdhëron “tani dhe menjëherë” zhdukjen e furgonëve, më së paku duhet të justifikojë vendimin e tij. Sepse deri sot, nuk ka asnjë provë të paktën të bërë të ditur publikisht, se furgonët janë shkaktarët kryesorë dhe kyç të aksidenteve tragjike. Ajo që dihet sikurse thamë është vetëm se ka përfshirje në një pjesë të aksidenteve edhe të furgonëve të udhëtarëve dhe atyre për transport mallrash.