Shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë për ta harruar kurrë punën e madhe që u bë nga naftëtarët para se të fillonte shpimin pusi Papër-4. Gjithnjë, është fjala para viteve ’90 të shekulli të kaluar, kur qytetarët tanë numëronin thërrimet, tiktaket e orës dhe rënkimet e daltës së shpimit. Ishte koha moniste, ku shteti bënte gjithçka për naftën, për kuzhinë dhe për bunkerë. Pa dyshim, preventivi i plotë i gjithë punimeve për projektimin e atij pusi duhet të ketë arritur miliona e miliona lekë, sepse ajo punë në atë zonë më reliev tepër të aksidentuar, u bë me angazhimin e disa brigadave dhe zgjati vite të tërë. Pusi Paper-4 i ishte pusi i parë që do të testonte atë strukturë të madhe, po siç rezultoi, ai nuk i kapi gëlqerorët sipas skemës strukturore të vizatuar nga ne, autorët e atij projekti. Pa dyshim, më mirë se ne grupi i autorët, nuk ka persona apo kompani nafte vendase apo e huaj që të njoh më mirë problemet e pusit Papër-4. Ne, vetëm ne grupi i autorëve bëmë ristudimin e të gjithë të dhënave ekzistuese gjeologo-gjeofizike, gjetëm dobësitë dhe saktësuam pozicionin e të mundshëm të strukturës së Papërit, domethënë pozicionin e pusit tjetër. Për këtë pus, u bënë analiza të thella nga të gjithë anët, u bënë dhjetëra mbledhje, u zbrazën inate personale, të cilat gjenden të dokumentuara në fondet e Institutit të Naftës dhe në atë të Ndërmarrjes Sizmike të Fierit. Si nisi puna për studimin e strukturës së Papërit dhe si u zhvilluan punimet sizmike, është histori e gjatë, që do fletë të tëra të shkruhet. Po, le ta lëmë këtë për një here tjetër, dhe të shikojmë ekspozenë e hapët të vjedhjes së naftë shqiptare, jo një kovë naftë, jo një fuçi naftë po perspektivën e jashtëzakonshme të një vend burimi kolosal me premisa shumë të mira. Ja, kështu vidhet Shqipëria ime dhe juaja, Shqipëria e sotme dhe e ardhme, shumë lehtë, në mes të ditës, duke bërë ca kopjime me ngjyra…
Si është puna do të pyesni ju? Tani afër, krejt rastësisht hasa në faqen e internetit të kompanisë PETROMANAS ENERGY vizatimin e mëposhtëm, (fragmenti B), ku ajo kompani paska në plan të shpojë një pus të thellë në objektin e Papërit, pikërisht në atë pozicion që kemi përcaktuar ne specialistët shqiptarë, gati tridhjetë vite më parë. Pa bërë komente, theksojmë me të madhe se ky kopjim është një vjedhje monstruoze, ashiqare e punës tonë shqiptare bërë për disa vite. Çfarë do të ndodhte sikur këtë gjë ta kishim bërë ne shqiptaret, të kishim kopjuar një studim te huaj dhe të pretendonim si studimin tonë? Më qesharakja është se disa nga këta gjoja specialist ekstra, në atë kohë nuk kanë qenë dakord me shpimin e pusit Papër-4. Për më shumë akoma, para ca kohe dikush nga këta autorë “UFO”, më merrte mua në telefon dhe më pyet pa druajtje, ku e mendoj unë kulmin e ngritjes së Papërit(!?) Po, se mos është vetëm ky rast, vetëm rasti Papërit! Ja shikoni çfarë po ndodh në zonën e Beratit, tek puset Sqepur, Shirag dhe Molisht! Po turren me dhjetëra specialistë nafte, vendas dhe të huaj apo hibrid, kush të marrë kurorën më të madhe, duke lënë në heshtje autorët real, ata të parët, ata të plakurit të cilët nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur punët e tyre. Poshtërimi më i madh po ndodh me problemin e autorësinë në naftë.
Po le të vazhdojmë me problemin e Papërit. I habitur dhe i shqetësuar, sa konstatova në faqen e Kompanisë PETROMANAS ENERGY, u përcjellë disa shokëve këto dy prerje gjeologjike. Fragmentin A vizatuar nga ne shqiptarët mbas shpimit të pusit Papër-4, dhe fragmentin B vizatuar nga Kompania PETROMANAS ENERGY, në vitin 2014. Si mendoni, i pyes unë ata, kush ka kopjuar njëri-tjetrin, ne shqiptarët të huajit, apo të huajit ne shqiptarët? Kujt do t’i takonte merita nëse pusi do të shpohej aty ku kemi projektuar ne shqiptaret dhe do të jepte naftë? Dhe ata më përgjigjen kështu:
I pari, Ç. A. Prof.Dr.: Pa dyshim është e njëjta ide. Dihet që ti je nga të parët që ke propozuar variantet e mbihypjeve në zonën e Papërit konfirmuar nga Papër 4. Tani blloqet në fjalë menaxhohen nga Pertomanas dhe ti duhet të jesh krenar që idetë tuaja janë mbështetur. Problemi është se nuk ruhet autorësia dhe përfundimisht nuk merret vesh se kush është i parë dhe i fundit.
I dyti. F.A. Prof.Dr.: Mos dysho, do të thonë, shkruajnë e trumbetojnë: Petromanas gjeti naftë! Do të ketë që edhe do të shkruajnë e thonë: atje ku shqiptarët nuk e gjetën dot! Po mos u mërzit, kjo botë kështu qenkërka, ose më saktë kjo kohë!
I treti. V.T. Prof.Dr.: Të dy vizatimet janë si dy pika uji. Më i vonshmi ka kopjuar të parin. I pari ka meritat, kurse i dyti është një kopjues dhe asgjë më shumë.
I katërti. K.V. Prof.Dr.: Të dy prerjet gjeologjike janë identike. Të huajit kanë marrë gjithçka, sepse ua jep vet shteti. Më 29 janar u mor vendimi i qeverisë nr. 33 për shitjen 100% të fushave të naftës të “Albpetrolit” dhe dhënien e gjithë Shqipërisë në ankand me koncensione për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Shqipëria do të mbledhë vetëm taksat dhe rentat (thërrimet që do na hedhin të huajit!). Pra, Shqipëria 1 Euro! Shqipëria në ankand! Më 24 prill, u mbajt forumi mbi transparencën në industrinë nxjerrëse të naftës dhe mineraleve. Lutem, lexoni fjalimin e ministrit Damian Gjiknuri. Mua me duket si fjalim i një gagaçi, sepse ai nuk di si të mbrojë poshtërsitë: “Industrinë përpunuese e gjetëm në një gjendje jo të mire”, (këta e rregulluan!!! Edhe tani Uzina e Ballshit punon 1 muaj në vit!!!). Lutem, mos ma merrni për keq, por as mos t’u shkojë mëndja për të drejtë autori, sepse ky është vend i padrejtësive. Qeveria e re i ka nxjerr brirët dhe tregon qartë se është vazhduese e tradhtisë kombëtare.





