Eksperti i sigurisë Profesor kolonel Hajrullah Tërnava, thotë se situata e krijuar në Kosovë kërkon dialog të partive, në të kundërtën ajo lehtë mund të eskaloj.

“Mire është sipas përvojës së tanishme që të mendohet në të ardhmen të përfshihen administratorë shtetëror si Prokurorit, Gjyqet, Policia me ligj që të jenë apolitik sepse atëherë nuk do ti furnizojnë simpatizantët e tyre në Parlament me armë si lotsjellësit që sot e konfirmoj opozita. Me armatim pajisen sipas ligjeve pozitive vetëm policia e shtetit dhe sipas ligjeve i përdorin ato autorizime vetëm në rastet e parapara me ligj e sidomos lotsjellësi kryesisht përdoret në hapësira për shpërndarjen e demonstruesve e jo si ne rastin e kuvendit apo banesa”, vlerëson Tërnava .
Sipas tij, rasti i opozitë me veprimet e saj, do të ju shërbej si mësim i keq mjerisht edhe qeverive të ardhshme, sepse opozita si pakicë në parlament duke mos ju përmbajtur kritereve demokratike e në mënyrën sikur i pamë gjithnjë do të jenë të gatshme ta ngufasin demokracinë parlamentare.
“Tani grupet parlamentare duhet ngushtë të bashkëpunojnë dhe ti kontribuojnë daljes nga kjo krizë parlamentare. Nëse nuk gjejnë rrugëdalje atëherë duhen të shkojnë edhe me zgjedhje të parakohshme parlamentare me këtë qeveri apo nëse ndryshe nuk bënë, të shkohet me Qeveri teknike apartiake. Garantues të rendit dhe qetësisë është policia e Kosovës, por nëse kjo situatë eskalon për masa të mëdha kufijtë dhe rendin e qetësinë në Kosovë e ruan KFOR dhe NATO”, potencon ai.