Cila është e vërteta? A është Kosova në krizë apo jo? Nëse nuk jemi në krizë pse duhet të ketë një dialog jashtë institucioneve, si ka bërë thirrje Presidentja e vendit dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Të enjten shprehimisht është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, se vendi po hyn në një krizë të re.
Ndërkohë, që ambasadorja gjermane është shprehur qartë se vendi nuk ka krizë institucionale dhe se partitë në pushtet e kanë një shumicë stabile.
“Unë nuk shoh një krizë, sepse ju keni një Qeveri të zgjedhur, të cilët kanë 82 ulëse në Parlament. Pra, ata kanë një shumicë stabile, e cila nuk mund të rrezikohet nga opozita, prandaj nuk ka krizë institucionale dhe ajo që ata po mundohen të bëjnë, është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Ambasadorja Gjermane në Kosovë, Angelika Viets.
Ngjashëm është shprehur kryeministri Mustafa duke theksuar në një deklaratë të bërë të premten që të zhbllokohet Kuvendi, ndërsa gjendjes së krijuar nuk i është referuar si krizë, por si bllokim të institucionit të Kuvendit nga opozita.
“Si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkoj të zhbllokohet sa më shpejt puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ne të vazhdojmë me përmbushjen e obligimeve që kemi marrë para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
Ndoshta për t’iu kundërpërgjigjur kryekuvendarit Veseli për shkak të cilësimit se vendi është në krizë, apo për shkak se tashmë edhe shumë deputetë dhe analistë po vlerësojnë se në këtë krizë ka dorë, ish struktura e SHIK-ut, të cilën e udhëhiqte Veseli, kryeministri ka kërkuar që të zgjidhet situata duke zbatuar aktet ligjore nga Kushtetuta e deri tek Rregullorja e Punës së Kuvendit, që këtë të fundit Veseli nuk po e zbaton sipas pretendimeve të LDK-së. “Kjo duhet të bëhet duke zbatuar rregullat, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa. Pra, me këtë Kryeministri i bën thirrje të drejtpërdrejt Veselit që ta zhbllokojë Kuvendin dhe duke e fajësuar në një mënyrë për gjendjen!