Për Enver Hoxhën nuk janë të drejta qëndrimet braktisëse ndaj njerëzve të pafajshëm vetëm pse ata janë farefis me armiqtë. Kemi zbuluar në arkiva fakte të panjohura për “zbutjen” e luftës së klasave në vitin 1975. “Si u shkurorëzokan njerëzit me prokurë?!” pyeste i habitur diktatori. Paranoja e liderit për grupet armiqësore në ushtri, ekonomi, kulturë kishte infektuar dhe njerëzit e thjeshtë: “Të pranoj në shtëpi vetëm po të më porositë ndonjë udhëheqës”, i thoshte vajzës një prind
Nga Thanas Mustaqi

Enver Hoxha me punëtoret e uzinës “Traktori”: “Ligjet… nuk e lejojnë heqjen e fëmijës së vogël nga gjiri i një mëme që nuk është dënuar penalisht për ndonjë krim, që nuk i është hequr e drejta prindërore, që nuk vuan nga ndonjë sëmundje infektive etj.”
Mjaftoi që “vajza e shkurorëzuar e një tradhtari” t’i shkruante udhëheqësit se “unë, shoku Enver, nuk kam njeri tjetër veç Partisë dhe juve”, që të prishej një vendim gjykate që i hiqte foshnjën 11 muajshe. Kemi zbardhur nga arkivat një periudhë delikate të regjimit komunist, në vitin 1975 pas eliminimit të atyre që u quajtën grupe armiqësore në ushtri, ekonomi dhe kulturë. Ashpërsimi i luftës së klasave u kthye në bumerang, pasi struktura të tëra të partisë dhe shtetit po e ekstremizonin situatën deri në absurd, gjë që rrezikonte vetë pushtetin e Enver Hoxhës. “Një anëtare partie, që është gjini me një armik, më shkruante se nuk i flet njeri, nuk i japin shtëpi dhe ka mbetur rrugëve. “Vete te xhaxhai, – vinte në dukje ajo, – por edhe ai më thotë: “Vajzë, unë mund të të pranoj në shtëpi vetëm po të më porositë ndonjë udhëheqës!!” Nuk janë të drejta këto qëndrime braktisëse ndaj njerëzve të pafajshëm vetëm pse ata janë farefis me armiqtë”, tregon i nervozuar udhëheqësi .
Bie në sy se rastet e çështjeve civile në gjykata dhe spastrimet në administratë, çuditërisht, ngjasojnë me ato në periudhën pas-komuniste.
SQARIME
Populli pret sqarime tash që armiqtë u dënuan, kështu diskutonte i shqetësuar Enver Hoxha më 7 nëntor 1975 në takimin ditor të sekretarëve të KQ të PPSH. Shefi i regjimit komunist, pasi tha se “armiqtë u qëruan” (fjala ishte për likuidimin e B. Ballukut, P. Dumes, H. Çako, A. Këllezit e K. Theodhosit), është në hall dhe u kërkon vartësve të tij në majën e piramidës partiake të bënin “një punë e madhe sqaruese brenda vendit”. Kjo dhe për faktin se situata ekonomike brenda vendit po vështirësohej për shkak të braktisjes që po i bënte Pekini Tiranës. Nga ana tjetër, kishte trysni politike nga fqinjët.
Armiqtë e likuiduar po e “kërcënonin” nga varri dhe burgjet për shkak të mbështetjes nga brenda. Por më shumë për shkak të lidhjeve me kinezët, që, pas prishjes me sovjetikët, ndihmuan në përmirësimin e dukshëm të ekonomisë, për rrjedhim, edhe të mirëqenies, duke siguruar stabilitet të brendshëm.
LISTAT
Duke parë se situata mund t’i dilte nga duart, kreu i Tiranës filloi një fushatë për kompaktësimin e popullit, duke këshilluar të hiqej dorë nga politikat e ashpra të luftës së klasave. Në këtë atmosferë duhen parë disa lëvizje për “humanizimin” e sistemit, që edhe rrethi familjar i kundërshtarëve të regjimit të ndiente “dorën e ngrohtë” të PPSH-së. Në prononcimet në forume të partisë apo në ish-“Presidiumin e Kuvendit Popullor” Enver Hoxha përshkruan disa ngjarje vërtet tronditëse, me ngjashmëri me të sotmen: “Ne kemi informata që në ndonjë rreth po përgatiten lista me emra njerëzish, të cilët mendojnë t’i pushojnë nga punët që kryejnë, si “të papërshtatshëm”. Dhe “për të argumentuar” këtë qëndrim, fillojnë nga origjina e gjyshit e stërgjyshit dhe dalin tek ata, që kanë një aktivitet shoqëror e politik shumë të mirë”.
GJIRI I MËMËS
Por është më i ndjeshëm ndaj femrave a vajzave. “Para disa ditësh vajza e shkurorëzuar e një tradhtari më shkruante se e kishte dënuar babanë, se ajo është me Partinë etj. Ish-bashkëshorti e kishte paditur në gjykatë për shkurorëzim dhe gjykata, pasi i ndau, ia merr nga gjiri mëmës vajzën e vogël 11 muajshe dhe ia jep babait, i cili do të martohet nesër dhe nuk do të ketë mundësi ta rritë fëmijën si mëma, që është zor të martohet më, sepse atë, si xhins i tradhtarit, nuk e merr njeri për grua”. Prandaj Enver Hoxha thotë para “Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të kohës sikurse ishte “Presidiumi i Kuvendit Popullor” se u kishte rekomanduar “organeve përkatëse ta rishikonin vendimin e gjykatës sipas procedurës së caktuar nga ligji, sepse ligjet e shtetit tonë, që përshkohen thellësisht dhe tërësisht nga fryma e humanizmit socialist, nuk e lejojnë heqjen e fëmijës së vogël nga gjiri i një mëme që nuk është dënuar penalisht për ndonjë krim, që nuk i është hequr e drejta prindërore, që nuk vuan nga ndonjë sëmundje infektive etj.”.
HISTORI ME MBRET
Ndërkaq lideri komunist bën “ekskursione” në histori lidhur me prokurën në lidhjen dhe zgjidhjen e martesës: “Në kohën e mbretërve të Francës ka ndodhur që, kur deshi të martohej Luigji i 16-të me Mari Antuanetën, Luigji i 15-të dërgoi në Austri kontin e Gramonit të pajisur me prokurë dhe Mari Antuaneta, pasi hyri në Francë, u prit në një katedrale, ku u bë ceremonia e martesës së saj me Luigjin e 16-të”. Enver Hoxha përmend një rast të rrallë në praktikën gjyqësore civile në Shqipëri: “Një vajzë më shkruante se babai i vet u përjashtua nga Partia për fajet që kishte kryer. Bashkëshorti i saj, me të cilin ajo kishte lidhur martesën e pakonsumuar, donte ta shkurorëzonte me anën e një përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme. Shkurorëzimi me përfaqësues bëhej se i shoqi ndodhej përkohësisht jashtë shtetit e nuk mund të paraqitej në gjykatë para tre muajve. Babai i bashkëshortit të ankueses, nën presionin e opinionit, bëri ç’ishte e mundur që, në bazë të ligjit, të zgjidhej martesa sa më parë me anë përfaqësuesi… Kur pyeta nëse e praktikojnë shpesh zgjidhjen e martesës me përfaqësues, më thanë se kjo dispozitë e ligjit zbatohet rrallë. Mirëpo vajzën që më shkroi letër mua, e shkurorëzuan menjëherë, pa e pezulluar gjykimin për tre muaj, sa të kthehej bashkëshorti paditës”.
Mund të na ngjasin shqetësime të mëdha në popull
Nga diskutimi në mbledhjen e Byrosë Politike, 26 dhjetor 1974
… Tani, pas asaj që ka ngjarë në ushtri, ka nga ata që ngrihen në organizatat-bazë dhe i thonë këtij apo atij: “Jashtë ti nga Partia!”, por ama nuk guxon njeri t’u thotë: “Po dale, more shokë, pse të dalë ai jashtë nga Partia? Ai vërtet ka të bëjë me këtë ose atë të dënuar, po nuk është i ndërlikuar me atë”. Në qoftë se ngrihet e thotë një fjalë një i afërmi i një armiku, njerëz të tillë sektarë i drejtohen duke i thënë: “Mos je edhe ti me Beqir Ballukun e me Petrit Dumen?”. Qëndrime revolucionare janë këto? Ose një tjetër del dhe njofton se do të ndajë gruan ose kjo burrin. “Po, po, ta ndash”, i thonë. Ta ndajë?! Po të dojë, le ta ndajë, se ne nuk ndërhyjmë në çështje familjare, por që ta nxitë Partia njërin apo tjetrin të ndajë bashkëshortin, këtë ajo s’e bën, sepse, në radhë të parë, ajo ka për qëllim ta shërojë, ta ndreqë fajtorin, prandaj është e udhës t’i themi gruas së tij: “Moj shoqe, ti ke tre-katër fëmijë me të, përpiqu ta bësh njeri atë, sepse ne do t’i japim punë, nuk do ta hedhim në radhët e armikut”…
Të kemi kujdes, shokë, të luftohen qëndrimet sektare, që të mos na krijohen situata të rënda, se pastaj mund të na ngjasin shqetësime të mëdha në masat e popullit.
Gjykatat, vendime të nxituara ndaj grave të “njollosura”
Nga diskutimi në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, më 28 shkurt 1975
Dispozitat ligjore duhet të interpretohen drejt, sipas frymës së vërtetë të tyre dhe jo në mënyrë subjektive e arbitrare. Në qoftë se ligji është i paqartë ose mund të lihet shteg për dy kuptime, atij t’i bëhet interpretimi autentik nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje punës së gjykatave për interpretimin dhe zbatimin e drejtë të ligjeve.
FOSHNJA
Para disa ditësh vajza e shkurorëzuar e një tradhtari më shkruante se e kishte dënuar babanë, se ajo është me Partinë etj. Ish-bashkëshorti e kishte paditur në gjykatë për shkurorëzim dhe gjykata, pasi i ndau, ia merr nga gjiri mëmës vajzën e vogël 11 muajshe dhe ia jep babait, i cili do të martohet nesër dhe nuk do të ketë mundësi ta rritë fëmijën si mëma, që është zor të martohet më, sepse atë, si xhins i tradhtarit, nuk e merr njeri për grua. “Unë, shoku Enver, nuk kam njeri tjetër veç Partisë dhe juve, – vazhdonte të shprehej letërshkruesja, – por nuk më duket se është e drejtë që t’i merret mëmës foshnja nga gjiri, kur ajo s’ka faj”.
PRISHJA E VENDIMIT
Me këtë rast u rekomandova organeve përkatëse ta rishikonin vendimin e gjykatës sipas procedurës së caktuar nga ligji, sepse ligjet e shtetit tonë, që përshkohen thellësisht dhe tërësisht nga fryma e humanizmit socialist, nuk e lejojnë heqjen e fëmijës së vogël nga gjiri i një mëme që nuk është dënuar penalisht për ndonjë krim, që nuk i është hequr e drejta prindërore, që nuk vuan nga ndonjë sëmundje infektive etj. Jeta do të tregojë si do të jetë ajo në të ardhmen, por sa kohë që do të punojë kokulur, si shtetase e republikës, asaj nuk mund t’i mohohen të drejtat e siguruara nga shteti. Sipas mendimit tim, ky qëndrim i nxituar i gjykatës nuk ishte në vijën e Partisë, prandaj shpreha mendimin që gjykata le të vendosë sipas bindjes së saj, por të më njoftohej vendimi që do të merrej për çështjen në fjalë. Në qoftë se, sipas ligjit në fuqi, ankueses nuk do t’i jepej e bija për rritje, unë do t’ia parashtroja çështjen për diskutim Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili, po qe se do të vërente që Kodi i Familjes përmban ndonjë dispozitë ligjore që nuk është e drejtë, do ta korrigjonte me siguri atë sipas procedurës së parashikuar me ligj. Pas kësaj u njoftova se gjykata e shkallës së dytë, që kishte shqyrtuar çështjen me kërkesën e prokurorit, prishi vendimin e gjykatës së rrethit, sepse e gjeti të padrejtë.
SHKURORËZIM ME PROKURË
… Një vajzë më shkruante se babai i vet u përjashtua nga Partia për fajet që kishte kryer. Bashkëshorti i saj, me të cilin ajo kishte lidhur martesën e pakonsumuar, donte ta shkurorëzonte me anën e një përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme. Shkurorëzimi me përfaqësues bëhej se i shoqi ndodhej përkohësisht jashtë shtetit e nuk mund të paraqitej në gjykatë para tre muajve. Babai i bashkëshortit të ankueses, nën presionin e opinionit, bëri ç’ishte e mundur që, në bazë të ligjit, të zgjidhej martesa sa më parë me anë përfaqësuesi.
Ligji ynë e njeh edhe të drejtën e ngritjes së padisë së shkurorëzimit nëpërmjet përfaqësuesit të pajisur me prokurë të posaçme, prandaj edhe burri i ankueses, sipas porosisë së babait të tij, shpejt e shpejt dërgoi një prokurë për t’u shkurorëzuar me gruan, e cila, sikurse më shkruante, e dënon veprimtarinë e të atit. Kur njerëzit lidhin martesën para zyrës së gjendjes civile, ligji ynë me të drejtë kërkon paraqitjen personale të bashkëshortëve të ardhshëm, sepse nuk është pranuar të lidhet martesa me përfaqësues dhe pa pëlqimin e të dy bashkëshortëve. Në kohën e mbretërve të Francës ka ndodhur që, kur deshi të martohej Luigji i 16-të me Mari Antuanetën, Luigji i 15-të dërgoi në Austri kontin e Gramonit të pajisur me prokurë dhe Mari Antuaneta, pasi hyri në Francë, u prit në një katedrale, ku u bë ceremonia e martesës së saj me Luigjin e 16-të.
Unë pyes: Është e drejtë që ta lidhësh martesën në prani të çiftit dhe ta zgjidhësh atë në mungesë të tij me përfaqësues? Në rast se zgjidhja me përfaqësues është e nevojshme në disa raste kur ka pengesa serioze për paraqitjen e bashkëshortit para gjykatës dhe kur shkurorëzimi duhet bërë sa më parë që të jetë e mundur, këto raste duhet të përcaktohen mirë nëpërmjet interpretimit të ligjit nga organi kompetent.
RRALLË
Kur pyeta nëse e praktikojnë shpesh zgjidhjen e martesës me përfaqësues, më thanë se kjo dispozitë e ligjit zbatohet rrallë. Mirëpo vajzën që më shkroi letër mua, e shkurorëzuan menjëherë, pa e pezulluar gjykimin për tre muaj, sa të kthehej bashkëshorti paditës, që të shpjegohej personalisht me gruan e të thoshte vetë para gjykatës nëse me të vërtetë nuk e donte më atë ose, në të kundërtën, po të bindej se ajo e dënonte sinqerisht babanë e saj dhe kishte shkëputur përfundimisht lidhjet me të, të hiqte dorë nga gjykimi i padisë. Në qoftë se gjatë jetës ajo do të lidhej me babanë, përsëri ai ruan të drejtën e shkurorëzimit. Atëherë pse nuk pritet që koha të provojë ç’qëndrim do të mbajë bashkëshortja?
XHAXHAI
… Një anëtare partie, që është gjini me një armik, më shkruante se nuk i flet njeri, nuk i japin shtëpi dhe ka mbetur rrugëve. “Vete te xhaxhai, – vinte në dukje ajo, – por edhe ai më thotë: “Vajzë, unë mund të të pranoj në shtëpi vetëm po të më porositë ndonjë udhëheqës!!” Nuk janë të drejta këto qëndrime braktisëse ndaj njerëzve të pafajshëm vetëm pse ata janë farefis me armiqtë.
Jo më lista pushimesh nga puna për biografi
Nga diskutimi në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të PPSH, më 21 maj 1975
… Po na vijnë lajme që vërtetojnë veprime të nxituara dhe ekstreme ndaj disa kuadrove. Një inxhinier vërtet mund të ketë bërë ndonjë gabim në punë ose në jetë, por Partia nuk thotë që këtij t’i pritet koka, ose t’i ndërrohet profili, pse bëri një gabim që nuk e justifikon ndëshkimin e rëndë. Inxhinierit që gaboi, nuk mund t’i thuhet: “Shko e puno me kazmë!”, kur atij mund t’i jepet edhe një punë tjetër e përshtatshme në profesionin e tij, duke e ndihmuar politikisht që të përmirësohet dhe duke e kontrolluar. Prandaj duhet të bëhet një punë e kujdesshme. Veprimet në trajtimin e kuadrove dhe të të gjithë punonjësve duhet të kryhen me urtësi, në vijë partie, pa lejuar që të shkaktohen shqetësime dhe alarmime të kota.
ME GJYSH E STËRGJYSH
Ne kemi informata që në ndonjë rreth po përgatiten lista me emra njerëzish, të cilët mendojnë t’i pushojnë nga punët që kryejnë, si “të papërshtatshëm”. Dhe “për të argumentuar” këtë qëndrim, fillojnë nga origjina e gjyshit e stërgjyshit dhe dalin tek ata, që kanë një aktivitet shoqëror e politik shumë të mirë. Si është e mundur që, pasi e kanë mbajtur 17 ose 20 vjet në Parti një njeri që punon mirë, t’i thonë: “Meqenëse rrjedh nga një familje e pasur, do të të përjashtojmë nga Partia!”. Si u përjashtoka nga Partia një njeri, kur gjatë 17 vjetëve veprimtarie si komunist, si inxhinier i dalluar, ka treguar se është besnik i Partisë dhe i popullit? Si mund të përjashtohet ky nga Partia, vetëm sepse rrjedh nga një familje e pasur, kur asnjë nga familja e tij nuk është i dënuar për ndonjë veprimtari armiqësore dhe kur ai nuk ia ka fshehur Partisë origjinën e tij?
ARSIMTARËT
Ka edhe rrethe që kanë hartuar lista me 50 emra arsimtarësh e arsimtaresh, të cilat kanë nga 20 e ca vjet që punojnë dhe duan t’i pushojnë nga puna se “u mungojnë kushtet e nevojshme për të edukuar brezin e ri”. Pas Çlirimit këta mësues e mësuese kanë qenë të rinj e të reja, kanë bërë pjesë në organizatën e rinisë dhe kanë edukuar me mijëra të rinj e të reja. Të kërkosh pushimin e tyre nga puna tani, kur njëri ose tjetri është në prag të pensionit, ky është një qëndrim sektar, në këtë rast më i dënueshëm nga liberalizmi, sepse krijon shqetësime të panevojshme. Partia këto gjëra duhet t’i shikojë me mend. Ata që kanë bërë gabime, të ulen në përgjegjësi, ata që kanë fshehur origjinën e tyre dhe, natyrisht, për këtë qëndrim janë fajtorë, të shikohen. Këta, sipas rastit, mund të ulen nga vendi ose përgjegjësia që u është dhënë pa të drejtë, por jo t’i hedhim rrugëve. Edhe kur largohet njeriu nga detyra që kryen, sepse i mungojnë kushtet politike, duhet të sqarohet duke i thënë: “More shok, kjo është luftë klasash, ne kemi respekt për ty si person, por në këtë punë nuk të mbajmë dot. Ne bëmë gabim kur të morëm në këtë punë, por edhe tani ne nuk po të hedhim poshtë”. Duhet të bëjmë kujdes në këto gjëra, shokë, të mendojmë e të veprojmë kurdoherë duke zbatuar drejt vijën e Partisë.
Partia nuk duhet të divorcojë për arsye klasore
Nga biseda në takimin ditor të sekretarëve të KQ të PPSH, më 7 nëntor 1975
Armiqtë u qëruan [fjala është për likuidimin e B. Ballukut, P. Dumes, H. Çako, A. Këllezit e K. Theodhosit]. Tani duhet bërë shumë kujdes dhe të rritet vigjilenca, po midis njerëzve duhen bërë diferencime. Rrethi i këtyre shtrihet si valët rrethore që krijohen pas hedhjes së një guri në një pellg me ujë të qetë…
TË GABUARIT, JO SI ARMIQ
Duhet pasur kujdes që të gabuarit të mos trajtohen si armiq, por Partia t’i ndihmojë të korrigjohen njerëz të tillë si në ushtri, ashtu dhe jashtë ushtrisë. Këta, në përgjithësi, janë të moshuar, njerëz që kanë bërë luftën, prandaj puna dhe e kaluara e tyre duhen pasur në konsideracion, por u duhet thënë dhe duhet ta njohin se në punën e tyre kanë pasur gabime. Gjatë periudhës së luftës ata kanë qëndruar e kanë luftuar mirë, por pas Çlirimit, pasi bënë edukimin ushtarak në shkolla e në akademi, patën edhe trajtim të mirë, faktorë që krijuan te këta shokë një botëkuptim të sëmurë që duhet shëruar. Por edhe ne duhet të pranojmë se puna edukative e Partisë ka bërë pak efekt tek ata…
PARTIA NUK NDAN ÇIFTET
Në jetë, shokë, dalin gjithfarë problemesh, deri dhe familjare e personale. Ja, më shkruante një oficer se djali i është martuar me një vajzë, babai i së cilës ka qenë oficer i Zogut dhe pas Çlirimit është futur në burg, “kurse unë, thotë ai, kam qenë partizan dhe tash vazhdoj të jem oficer i Ushtrisë Popullore. Kur i them djalit të heqë dorë, ai më përgjigjet: “Ti baba nuk më kupton, je me koncepte të vjetra”, dhe në fakt u martua me të”. Për këto arsye i lutet Partisë të ndërhyjë që djalin ta ndajë nga ajo vajzë. Pra, ky shok kërkon të ndërhyjë Partia në këtë çështje, gjë që nuk mund të bëhet. Prandaj iu përgjigja që djali, tash që janë martuar, të përpiqet ta bindë nusen që të mos mbajë anën e prindërve, por ta edukojë atë me mësimet e Partisë…
Qershori “i nxehtë” kinez në Tiranë
Nga “Ditari” i Enver Hoxhës
17 qershor 1975… Sot morëm radiogram nga Adili, i cili na relaton mbi bisedën që kishte bërë me të zyrtarisht Li Hsien Nieni, kryetar i delegacionit qeveritar të RP të Kinës, pas parashtrimit të problemeve nga ana e Adilit.
Përgjigjja e kinezëve dhënë kërkesave tona për kredi dhe ndihmë për pesëvjeçarin e afërt, ishte e ulët: Kinezët na akordojnë vetëm 25 për qind të kredisë që kërkuam, nga e cila 50 për qind për vepra dhe 50 për qind për materiale. Në këtë kredi futin edhe kërkesat ushtarake. Kjo është ndihmë sa për të mos thënë që nuk ju japim fare.
Arsyet që dhanë kinezët për këtë, janë si për t’u tallur: “Jemi një vend shumë i varfër”. Kurse 5 vjet më parë, që ishin një “vend shumë më i varfër”, na akorduan një kredi disa herë më të madhe. Është çështje tjetër fakti që 20 nga 35 veprat që janë në marrëveshjet e përfunduara as që na i kanë dhënë akoma dhe, natyrisht, këto mbeten për pesëvjeçarin e ardhshëm, por dhe veprat që po ndërtojmë, na i shtynë tej pesëvjeçarit aktual.
… Është e vërtetë se kinezët na akorduan një kredi të mirë për pesëvjeçarin e pestë, por janë larg plotësimit të detyrimeve të tyre. Nga 35 vepra që do të na jepnin gjithsej, vetëm 10 a 15 na dhanë. Disa vepra as që i kemi filluar dhe kjo jo për fajin tonë. Tri vepra të mëdha, metalurgjinë, Fierzën dhe Ballshin, për të cilat na u desh të bënim një luftë të madhe, mezi i filluam. Megjithatë, përfundimi i tyre u shty për një ose dy vjet tej afatit të caktuar me kontrata. Gjithashtu edhe kjo shtyrje u bë jo për fajin tonë.
***
25 qershor 1975 … Plani Çu En Lai-Beqir Balluku ishte prosovjetik, sepse u linte këtyre dorë të lirë të pushtonin Shqipërinë; ai ishte edhe projugosllav, sepse synonte të likuidonte socializmin në vendin tonë. Zbulimi, demaskimi dhe dënimi i Beqir Ballukut dhe i njerëzve të grupit të tij, ishin njëkohësisht një grusht kundër Çusë, që kishte kurdisur këtë komplot me Beqir Ballukun dhe me Abdyl Këllezin, i cili edhe ky, si tradhtar, sabotonte naftën dhe ekonominë tonë popullore.
Çuja, pra, e humbi luftën që të na rrëzonte nga brenda dhe, në pamundësi të vepronte ndryshe, përdori armën e bllokadës ekonomike…
Pikërisht pas një ose dy ditëve, kur Li Hsien Nieni i refuzonte kredinë Adil Çarçanit, duke i dhënë si arsye se “Kina është shumë e varfër”, Radio Moska, në një koment për Shqipërinë, në mes të tjerash, thoshte: “Njerëzit e Tiranës tash e kanë kuptuar se Kina është një shtet i varfër… që nuk e ndihmon Shqipërinë” etj. Çfarë t’i themi kësaj? Presion ekonomik i koordinuar kino-sovjetik?!
Dy-tri ditë pasi Çu En Lai i tha Adil Çarçanit që “të bashkoheni me vendet ballkanike”, një gazetë jugosllave, në një artikull të gjatë, pretendon se “Shqipëria, me gjithë mosmarrëveshjet, ka kthyer sytë nga Evropa dhe veçanërisht nga Jugosllavia në marrëdhëniet tregtare, kulturore” etj. Gazeta shton se “pas Kinës, Shqipëria bën më shumë tregti me Jugosllavinë” etj. “Perspektivë” e mirëkoordinuar për ne nga Çu En Lai-Tito.
Nuk ka si të mos lidhen këto fakte. Ndër të tjera që dimë, edhe këto vërtetojnë lidhjet me komplotin e Beqir Ballukut e të Abdyl Këllezit, me bllokadën dhe me “perspektivën” që na hap “i famshmi” Çu En Lai…