Zoran Zaev, lideri i opozitës në Maqedoni, në konferencën për media njoftoi se posedon material për përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve nga ana e pushtetit.
Zaev ka deklaruar se të gjitha materialet nga përgjimi ia ka dorëzuar edhe Gruevskit. Për momentin derisa po vazhdon presskonferenca, gazetarët janë duke dëgjuar incizimet nga përgjimet, ku dëgjohen bisedat e liderit opozitarë me bashkëpartiakët e tij, gazetarët dhe anëtarët e familjes së tij. Sipas Zaevit në mesin e të përgjuarve janë edhe Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, Menduh Thaçidhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ndërkohë nuk janë përgjuar vetëm kryeministri Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, ndaj të cilëve lideri i opozitës Zaev ka paralajmëruar padi penale.

Kryetari i LSDM-së, Zaev ka paralajmëruar se edhe ditëve në vijim do të vazhdojnë me publikimin e “bombave”. “Për shkak të ndjeshmërisë së momentit dhe hapësirës së kufizuar mediale, do të shkojmë me kujdes, hap pas hapi. Mirëpo do të publikojmë gjithçka, të gjitha argumentet do t’i publikojmë”, tha Zaev.
Ndërkohë, në faqen në Facebook të Zoran Zaevit janë publikuar audio-incizimet e plota të shpalosura gjatë ditës së sotme.

LSDM: Kush tjetër përveç Gruevskit mund të jetë i përfshirë në skandalin e përgjimeve?

Pak ditë më parë televizioni “Sitel ka zbardhur një video inçizim në të cilën shihen duke biseduar dy liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPNE-së dhe LSDM-së opozitare, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Sipas TV Sitel, në këtë xhirim Zaev e shantazhon Gruevskin se posedon materiale nga shërbimet sekrete.
Pas publikimit të këtij materiali ka reaguar LSDM-ja opozitare duke e cilësuar materialin si skandaloz. “Kjo paraqet edhe një vërtetim klasik dhe argument kyç për atë se kush kë e përgjon në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga LSDM-ja shtrojnë pyetjen se kush tjetër pos vetë Gruevskit mund të incizoj në kabinetin e tij?
Sipas LSDM-së, ky rast tregon se si funksionon Geruevski dhe vërteton gjithë atë që e thot lideri i LSDM-së Zoran Zaev. “Ja se si përcillet dhe incizohet lideri i opozitës. Ja se si përcillen dhe incizohen mijëra qytetarë në Republikën e Maqedonisë. Video materiali i publikuar vërteton se Nikolla Gruevski i incizon ata të cilët vijnë në takime politike në kabinetin e tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.