Parandalimi i gripit të shpendëve dhe derrave : një analizë e re premtuese


Flori Bruqi

MJEKËT  SHQETËSOHEN NGA GRIPI I DERRIT DHE SHPEZËVE 


Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918(VOA)


Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.

Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan.
"Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.

Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura.

"Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."

Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.
Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve.

"Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.

Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore.
Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit.

"Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."

Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.

Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger.

"Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.

Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë.
Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re.


Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve (CNN &VOA)

****

Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.
Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.
Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.
Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.
Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.

Parandalimi i gripit të shpendëve: një analizë e re premtuese


Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg dy muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.

Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.

Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së gripit të shpendëve tek njerëzit


Autoritetet turke vazhduan edhe sot asgjësimin e mijëra gjelave të detit dhe pulave, në kuadër të masave për të parandaluar një epidemi të gripit të shpendëve.
Zyrtarët vendorë në provincën veriperëndimore të Balikesirit thanë se afro 6 mijë shpendë janë asgjësuar që pas njoftimit të shtunën për shfaqjen e virusit, i cili mendohet se shkaktohet nga zogjtë shtegatarë.

Zyrtarët turqë thanë se vendimi i Bashkimit Evropian për të ndaluar importimin e produkteve turke të pularisë nuk do të ndikonte negativisht në ekonominë e këtij vendi, pasi sasia e mallrave të eksportuar është shumë e vogël.

Ekspertët kanë thënë se analizat e para të shpendëve të ngordhur kanë rezultuar pozitivë për virusin H-5, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për variantin H5-N1. Ky variant ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në 3 vitet e fundit, pjesa dërrmuese në Azinë juglindore, dhe shkencëtarët shqetësohen se virusi mund të shndërrohet në një variant që mund të transmetohet nga një njeri në tjetrin.
Ndërkohë, zyrtarët ndërkombëtarë të shëndetësisë, të cilët po vizitojnë vendet e Azisë juglindore kanë bërë paralajmërime të hapura se virusi i gripit të shpendëve mund të ndryshojë dhe të infektojë një numër të madh njerëzish. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Jong Woo Lee parashikon se do të ketë një epidemi masive të gripit edhe tek njerëzit, sapo të shfaqet një variant i virusit i cili përcillet nga një njeri tek tjetri. Zoti Lee i bëri këto komente në Tailandë, dhe pritet që së shpejti të vizitojë edhe Kamboxhian, Vietnamin dhe Laosin për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të situatës.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Michael Levitt dhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Jong Woo Lee ndodhen në Tailandë, ndalesa e parë e turneut të tyre në katër vende për të nxitur bashkërendimin e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e gripit të shpendëve.
Varianti agresiv i këtij gripi, i njohur nga shkenca si H5N1 ka prekur miliona shpendë në Azi që në vitin 2003. Të paktën 62 vetë në rajon kanë vdekur nga virusi dhe dhjetëra miliona shpendë janë asgjësuar në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit në popullata të mëdha zogjsh.
Personat që vdiqën në Azi kishin rënë në kontakt me shpendë të infektuar. Deri tani nuk ka pasur të dhëna se virusi mund të transmetohet nga një person i infektuar tek një person tjetër. Dr. Lee thotë se miliona vetë mund të vdesin nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtë tek njerëzit:
"Pyetja kryesore është: a do të ketë një epidemi masive të gripit tek njerëzit. Unë besoj dhe mund t’ju them në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se do të ketë një epidemi të tillë. Një kusht që e mundëson këtë është një virus që transmetohet lehtë nga një njeri në tjetrin."- thotë Dr. Lee.
Sekretari Leavitt thotë se shkencëtarët kanë prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve, por doza e nevojshme për të luftuar sëmundjen është 6 deri 12 herë më e madhe se vaksinat që përdoren aktualisht kundër gripit të zakonshëm. Zoti Leavitt u bëri thirje vendeve të tjera të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për të prodhuar një vaksinë të tillë, pasi rreziku i një epidemie gripi është shumë i madh:

"Nuk kemi objekte të mjaftueshme për të prodhuar vaksinën, si rrjedhojë e kohës së gjatë që kërkon prodhimi i vaksinave për çdo person në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër në gjithë botën."- tha zoti Levit.

Ndërkaq, gripi i shpendëve vazhdon të përhapet. Gjatë ditëve të fundit, virusi është shfaqur në dy vende evropiane. Zyrtarët kanë vendosur karantinën në një fshat rumun, pasi tri rosa ngordhën nga virusi. Në Turqi u vendosën masa karantine pasi 1 mijë e 800 gjela deti ngordhën javën e kaluar nga sëmundja. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, zyrtarët turq kanë theksuar se do të vazhdojnë për një periudhë 3 javore asgjësimin e shpendëve në zonat e infektuara.

Bashkimi Evropian njoftoi se ka ndaluar importimin e zogjve të gjallë dhe puplave nga Turqia. Rezultatet e analizave të shpendëve të ngordhur në Rumani dhe Turqi do të merren nesër dhe zyrtarët do të jenë në gjendje të konfirmojnë nëse zogjtë ishin infektuar nga virusi H5N1 apo nga një formë tjetër e gripit të shpendëve.


PARANDALIM PËR VIRUSIN H5 - N1 NË BE

Komisioni Evropian thotë se po shqyrton mundësinë e ndalimit të gjithë importimit të shpendëve të gjallë në Evropë. Kërkesën e bëri Britania pasi një papagall nga Amerika e Jugut ngordhi i prekur nga gripi gjatë kohës që ishte në karantinë.

Disa zyrtarë evropianë janë kundër bllokimit të importeve, të shqetësuar se kjo mund të çojë në krijimin e një tregu të zi. Vendimi mund të merret brenda disa ditësh.
Ndërkohë zyrtarët suedezë thanë se një rosë që u gjet e ngordhur në perëndim të Stokholmit ishte prekur nga një formë e lehtë gripi, jo nga i njejti virus që shkaktoi vdekjen e 60 njerëzve në Azi.
Zyrtarët e bujqësisë thanë sot se analizat tregojnë se është normale që 20 deri 30 përqind e rosave të egra të preken nga një formë e lehtë e gripit të shpendëve në këtë stinë të vitit. Zyrtarët thonë se nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë.



Qysh se është zbuluar për herë të parë në fund të marsit të vitit  2013 , virusi H7N9 ka infektuar 60 njerëz, dhe 13 kanë vdekur. Nuk është e qartë nëse virusi mund të përhapet nga personi në person, por siç ka treguar raundi i parë i testeve, ka disa karakteristika të tmerrshme.
Shkencëtarët nga e gjithë botë janë të zënë dukë studiuar virusin tani që gjenomi i tij është sekuencuar. Hulumtimi nga He Jianku nga Universiteti jugor i shkencës dhe teknologjisë në Kinë sugjeron që ai mund të ndryshojë shpejt; proteina e cila lidh H7N9 me qelizat e nikoqirit mund të mutohet tetë herë më shpejt sesa në virusin tipik të gripit. Ai ka zbuluar mutacione dramatike të haemagglutininës në një nga katër llojet e gripit të plasuara për studim nga qeveria kineze; nëntë nga 560 aminoacidet e proteinave kanë ndryshuar. Në mënyrë tipike, vetëm një ose dy aminoacide ndryshojnë në periudhë aq shumë të shkurtër.

Nature News raporton që virusi i ri ka disa mutacione që e bëjnë më të adaptuar për njerëzit sesa H5Nl. Sipas Jeremy Farrar, drejtorit të Oxford University Clinical Research Unit në Ho Chi Minh City të Vietnam. "Kjo duket shumë ndryshe se H5Nl. Kurrë nuk kemi parë këtë numër të kalime të supozuara shpezore/shtazore në njerëzore në periudhë kaq të shkurtër kohore."

Zyrtarët kinezë kanë zhvilluar një test për të detektuar virusin në njerëz, por asnjë test i tillë nuk ekziston momentalisht në Amerikën Veriore apo gjetkë.

Një studim i publikuar në New England Journal of Medicine e ka përshkruar H7N9 si virus të ri të gripit reasortant me ngjashmëri gjenetike me llojet e zbuluara në tre lloje të ndryshëm të zogjve - trishtili në Beijing, patat nga provinca Zhejiang dhe Koreja. Autorët e studimit nuk e dinë se si është e zhvilluar lloji i ri, por nuk ka dëshmi që lloji i ri gjenetik ka ndodhur në nikoqirin gjitar. Dhe në të vërtetë duke marrë parasysh se sa i ngjashëm është virusi njerëzor me tre llojet aviane, me siguri është transmetuar direkt nga zogjtë.Studimi NEJM po ashtu ka vënë re që virusi përhapet më lehtë në njerëz sesa viruset e ngjashme duke pohuar që sekuencat e gjeneve po ashtu tregojnë që këto viruse mund të jenë të adaptuara më mirë sesa viruset e tjera të gripit të shpezëve në gjitarët e infektuar. Dhe kur është në njerëz, është gjithçka tjetër pos e këndshme.

Në një shkrim në "Forbes", Melanie Haiken shpjegon efektet e tij: Në një analizë të të dhënave virologjike dhe rrethanave që rrethojnë tri fatalitetet e para, një ekip i madh i hulumtuesve kinezë ka zbuluar që pacientët janë sëmurë me shpejtësi, kanë zhvilluar pneumoni shumë të rëndë dhe vështirësi të sipërme respiratore, dhe gjendja e tyre është përkeqësuar shumë shpejt me sepsë dhe dështim të shumë organeve. Në veçanti shqetësuese është që dy nga tre kanë zhvilluar encefalopatinë, ose infeksionin e membranës rreth trurit.

Disa nga informatat e kaluara në raport po ashtu ofrojnë arsye për shqetësim. Po, të tri viktimat kanë pasur probleme shëndetësore ekzistuese prej më herët; njëri ka pasur sëmundje pulmonare obstruktive kronike, dhe dy kanë pasur hepatit B. Njëri ka qenë obes. Por derisa një pacient ka pasur 87 vjet, dy tjerët kanë qenë vetëm 27 dhe 35. Dhe derisa dy nga tre kanë pasur kontakt me shpendët në javët para se të sëmureshin (njëri ka qenë kasap, tjetri ka qenë në dyqan të shpendëve), i treti nuk ka pasur ndonjë raport të kontaktit me zogjtë.

Dhe në fund, zhvillimi i vaksinës për H7N9 mund të dëshmohet i vështirë. Testet klinike të vaksinave të dizajnuara për të mbrojtur kundër viruseve tjera në familjen H7 kanë treguar që vaksinat nuk nxisin shumë reaksion imunitar, edhe atëherë kur njerëzve u jepen ato që konsiderohen doza shumë të mëdha. Thënë këtë, Sinovac Biotech Ltd është duke planifikuar të zhvillojë imunizimet kundër virusit, të cilin shpresojnë ta kenë gati për përdorim komercial deri në korrik. Por kjo është disa muaj larg. Duke pasur parasysh shkallën e frikshme të përhapjes së virusit, kjo mund të bëhet problem serioz.

Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg dy muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.(Flori-press,24 tetor 2005)






Literatura:


http://floripress.blogspot.com/2011/02/gripi-i-derrave-simptomat-e-semundjes.html

http://flori-press.blogspot.com/2005/11/flori-bruqi-lajme-per-gripin-e.html

http://flori-press.blogspot.com/2005/12/doracak-per-gripin-e-shpezeve.html

http://flori-press.blogspot.com/2005/11/shkruan-flori-bruqi-gripi-i-shpezeve_02.html

http://gjuhashqipe.blogspot.de/2006/03/gripi-flua-avian-pjesa-9-te.html

http://flori-press.blogspot.com/2006/02/flori-bruqigripi-i-shpendevepjesa-10.html

http://flori-press.blogspot.com/2006/03/lexoni-vetm-n-flori-presfloart-dhe-art.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2006%2F02%2Fflori-bruqibuletin-nr11-per-virusin.html

 http://gjuhashqipe.blogspot.com/2006/02/gripi-i-shpendeve-flori-bruqi-pjesa-9.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2006%2F02%2Fflori-bruqibuletin-nr11-per-virusin.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2005%2F10%2Fflori-bruqivirusi-i-grpit-te-shpendeve.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2005%2F10%2Fflori-bruqivirusi-i-grpit-te-shpendeve.html