Shkruan: Flori BRUQI | |
ATDHEU IM S’MË VRET -Poezi - Librin e autorit Flori Bruqi, "Atdheu im s'më vret"mund ta shkarkoni falas në sektorin (E falënderojmë përzemërsisht autorin) | |
ATDHEU IM S’MË VRET Asgjë s’është harruar kanë ikur korbat para syve të mi. As koha e mjegullt nuk është më as besojnë se Trimi është kthyer me një ferman si Skënderbeu t’ia japë Adem Jasharit para kullës të ndodhë betimi. Udhëkryqet pëshpërisin shtëpitë akoma digjen kohë më kohë diçka ikën. Ujë dua të pi si në Epir krojeve të Qyqavicës. Ndryshimi absurd mund vdekjen tek mbesin vetëm iluzionet atdheu im s’më vret dhe martirët janë të shenjtë. SI HËNA PESËMBËDHJETË (S.H) Iku tetëmbëdhjetëvjeçare e bukura S… si hëna pesëmbëdhjetë në fletore shkroi vjershën për Mëngjesin në Prishtinë i pëlqyen soliterët e lartë dhe shtëpitë plot blozë tjegullat e çative të ulta me myshqe të venitura shtegu i fushës kujtonte nënën me këmbë t’amputuar dhe Agimin e madh pas shiut që lëkundin pemët në zgavra në Prishtinë... Ajo me gishtin tregues vizatoi në xhamat e atelies profilin e babait plak-Metë pastaj e fshiu me dorë dhe dorën e puthi kur u kthye në vendlindje vuri pëlhurën pas një karroje me sanë në kalldrëm… dhe vizatoi dridhshëm një rrugicë fshati në muzg në agimin e azhurtë hapi dritaren rrotulloi çuditshëm lindjen e Diellit hijet në vetminë e rrugës dallëndyshet një pikë vesë në mbremjën e majit ngriti penelin dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës pikturoi rrugën me baltë të Strellcit Durakun plak kopshtet me dardhë fshatarët e vyer me drapërinj në duar shtëpi me dyer të rënda strehë me borë hapësira bojë gushëpëllumbi nga fshatrat malorë… SELVITË NDANË RRUGËS Shpirti i Saj një lëndinë Qershori. Selvitë ndanë rrugës trupin e saj imitojnë. E dua atë. Era viteve buzët do t’ia vyshkë reliefin e kuq të mollëzave vizat e rudhave do t’ia prishin por megjithatë e dua. Sot kur me të jam i dritëzuar në shpirtin e përjetshëm jam i rrethuar më njomësi edhe me rrudha nga pranvera e syve margaritarë të Saj. KUPA E HELMIT Ata nuk e dinë se poeti në komisariat është torturuar për mëkatin e bërë: “Fjalës i kishte dhënë shumë fuqi...” Fjala vriste më shumë se shpata, fjala shëronte më shumë se mjalta... Poetit i duhej dhënë kupa e helmit të shpejtë apo të ngadalshëm Ç’rëndësi ka?! NË DITËN E TAKIMIT Në ditën e takimit më fole me zë tjetër dhe unë çuditërisht prapë erdha nga zemra të të shoh e të puthi si Dielli kopshtin me lule. Përse qe aq e ashpër? Mos vallë në qytetin tënd ilirik të ndjekin qentë e tërbuar, ndonjë hije nate apo do të mbetesh e mbyllur sall për vete? Arti nuk të do të vetmuar as muzikë s’mund të ndjesh një buzëqeshje do të kërkoj prore dhe karafila do të dhuroj e puthje të ngrohta, mos hesht as mos ik luleborë. Sigurisht ti ke për t’qeshur një ditë dhe lufta mes unit tënd e urrejtjes do të çmendë ty të tërën. Vetëm jam dhe pres të vish… Poezi nga libri "Atdheu im s'më vret" | |
Home »
» Flori Bruqi, "Atdheu im s'më vret"





