Pikërisht në regjimet gjakatare lulja e quajtur Kadare mbinë brufullueshëm. Në kohën e komunizmit ai bëri emër dhe nam si shkrimtar, derisa në anën tjetër Lasgush Poradeci kishte thyer lapsin për të vdekur pastaj në një mjerim të paparë. Lasgushi kishte thënë më mirë do ta thyej lapsin se sa të shkruaj ashtu siç më thuhet a urdhërohet prej lartë. Në kohën kur Izraeli akuzohet prej shumëkujt për gjenocid ndaj popullit palestinez, Kadare merr çmim të rëndësishëm po prej këtij shteti, ani pse intelektuali dhe shkrimtari duhet të jetë zë i zëshëm i të përvuajturve dhe i atyre që i bëhet padrejtësi, pavarësisht përkatësisë së tyre racore, politike, kombëtare dhe fetare. Lus Zotin që kurrë të mos bëhem peng i çmimeve, sepse kjo do të ma garantonte nënçmimin, pikërisht atëherë kur do të kem nevojë të çmohem!
Burimi:Iljasa Salihu