Forcimi i dollarit amerikan kundrejt frangut ka gëzuar mërgimtarët shqiptar, që jetojnë në Amerikë dhe ka hidhëruar poseduesit e frangut, të cilët duhet ta shkëmbejnë për raste të caktuara frangun me dollarin. Rënia e euros kundrejt frangut, dukshëm ka gëzuar mërgimtarët shqiptar, të cilët punojnë në Zvicër. Forcimi i frangut kundrejt euros ka hidhëruar ndërmarrjet zvicerane, sepse tashmë njerëzit do të jenë të prirë të blejnë mallra jashtë Zvicrës. Zvicrës do t’i pakësohen paratë dhe do t’i grumbullohen mallrat. Me këtë sërish do të përfitojnë shtresat e mesme dhe ato të varfra, sepse grumbullimi i mallrave shoqërohet me ulje të çmimit. Me këtë rast Gjermanisë do t’i rritet sasia e shitjes së mallrave, gjë që do të gëzohen ndërmarrjet gjermane, sidomos ato ndërmarrje të cilat janë në gjendje të prodhojnë shumë, kurse do të hidhërohen në anën tjetër punëtorët dhe punonjësit që punojnë në Gjermani, të cilët kundrejt poseduesve të dollarit dhe të frangut do të jenë në gjendje më pak të blejnë. Me pak fjalë, kështu e ka ekonomia; çdo lëvizje e saj dikë e gëzon shumë dhe dikë e hidhëron tepër.
Burimi:Iljasa Salihu