Aktorët nga Kosova shfaqën një komedi politike në Kryeqytetin Serb e cila përshkruan shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Numri i policëve serbë ishte pothuajse sa numri i shikuesve, mbi 60 vetë.
Artistë nga Kosova arritën në Beograd me shfaqjen `Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës`. Kjo shfaqje ftohet për të dytën herë në kryeqytetin serb, por tashmë me përcjellje policore, dhe roje para teatrit. Kjo si pasojë e tensionimeve të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve, pas ndeshjes së futbollit Serbi – Shqipëri.
Megjithëkëtë, regjisori Jeton Neziraj, shprehet i kenaqur me interesimin e publikut, nga skena e artit dhe kulturës në Serbi.