Thuajse është punë koti ta thuash fjalën e drejtë

Thuajse është punë koti ta thuash fjalën e drejtë në kohën kur të ikën mundësia për t’ia bërë ndonjë të mirë dikujt. Sa njerëz, tashmë buzë plakjes, i shoh t’i thonë fjalët e drejta në kohën kur as nipërit e tyre tashmë nuk i marrin seriozisht ato fjalë. Ata në kohën kur duhej thënë fjalët që sot i thonë, pikërisht atë kohë heshtnin si të ishin memecë, sepse çdo fjalë për të mirën e shoqërisë, mund ta privonte atë prej privilegjeve të shumta. Kështu që, më vjen mirë për një plak që kishte hequr dorë prej kurvërisë, por aspak nuk më erdhi mirë kur mora vesh se ai kishte hequr dorë prej kësaj dukurie të shëmtuar, vetëm pasi potenca seksuale kishte hequr dorë prej këtij plakushi!

Burimi: Iljasa Salihu