Prej teje nuk duan vetëm të dëgjojnë për fenë islame

Prej teje nuk duan vetëm të dëgjojnë për fenë islame, por ata duan ta shohin fenë islame në sjelljet dhe veprat tua. Është ligësi e thellë shkurorëzimi i fjalëve prej veprave. Kot se më flet dhe më shkruan për mirësi, kur në të vërtetë të kundërtën përditë e shoh në ty. Ndaj, t’i japim jetë kësaj feje madhështore përmes fjalëve dhe veprave tona, përndryshe edhe pse ajo në thelb përgjithmonë është e gjallë, për ne do të jetë e vdekur!

Burimi: Iljasa Salihu