Burimi: Iljasa Salihu
Sot njeriu shahet e kërcënohet gjithandej
Sot njeriu shahet e kërcënohet gjithandej. Madje kjo shprehi e keqe sikur është bërë normale, sidomos nëpër rrjetet shoqërore. Madje ka faqe të tëra që janë hapur enkas kundër Shefqet Krasniqit, ku çnjerëzisht deformohet pamja e tij, pastaj shahet e kërcënohet me gjëra nga më të rrezikshme. Askush askujt asgjë! Thjesht, kjo është liri e shprehjes. Ndërsa, njëri që e paska shprehur një mllef të hapur në profilin e Lamës, tanimë qenka bërë nami e kijameti. Mediat, mbase edhe prokuroria ka mundësi ta merr këtë për kërcënim serioz, kundër të cilit duhet të merren masa shumë serioze. Ajo ka të drejtë të pëllet, ndërsa ai që i thotë kujdes oj se na mbyte me këto të pëllitura, nuk ka të drejtë se mund të akuzohet rëndë. Pa, pa, pa, na mbyti padrejtësia, sa prej shkijeve aq edhe prej disa shqiptarëve!





