Burimi: Iljasa Salihu
Një pushtetar thotë se gjendja e përgjithshme është në rregull
Një pushtetar thotë se gjendja e përgjithshme është në rregull. Më mirë se tani asnjëherë nuk kemi qenë. Ky nuk e ka keq, ashtu siç nuk e kishte keq asnjë njeri derisa ishte në pushtet, pavarësisht vuajtjeve dhe lemerive të popullit. Gjendja vetjake është mu ashtu sikurse thotë ky, kurse peshën e vuajtjeve dhe të katandisjes së popullit e peshon me peshorën e tij, peshore kjo që është e kurdisur të peshojë vetëm privilegjet e njerëzve, privilegje këto që vështirë gjenden në mesin e popullit. Ky dhe ata që mendojnë si ky, gjendjen e vërtetë do ta kuptojnë vetëm atëherë kur nuk do të jenë aty ku janë sot.





