Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie.

Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie. Ata shihen se janë ekspert në gjumëvënie. Ata duhet të punësohen në ndonjë klinikë ku njerëzit vuajnë prej pagjumësisë! Duhet ruajtur nxënësat apo studentët prej këtyre gjumashëve. Jo rastësisht pastaj lloji i këtyre nxënësve apo i studentëve, thonë se jeta po ikën si një ëndërr. Normalisht, po kush mund të sheh ëndrra të tejzgjatura, pos atij që në të shumtën e kohës ka fjetur? Në këtë rast, nuk është problem se kush ka fjetur, por kush ishte shkaktar i asaj fjetjeje!

Burimi: Iljasa Salihu