Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat. Greqia nuk ia pranon emrin Maqedonisë, ndërsa qeveria e Maqedonisë nuk ia pranon emrat disa shkollave shqiptare. Pastaj emrat e shqiptarëve, të cilët patjetër duhet t’i shkruajmë edhe në kirilicë, nuk mbesin emra si duhet, deformohen pra. Bardhylit i thonë Bardil, Salihut Saljihi, Vlerës Vljera ose Vllera e të ngjashme. Kah do të sillesh e të pështillesh, mes tjerash, sheh edhe vargmale të tëra të problemeve për sa i përket emrave. Po kur të dalim te mbiemrat? Ndoshta atëkohë do t’i humb vlera emrave!
Burimi: Iljasa Salihu