Kosova - Poezi nga Frrok Kristaj




Kosovë kreshnike
ty të kujtojmë
edhe n’vende t’largëta
kurrë s’të harrojmë
Mendojmë për Trepçën
për dritat e Obiliqit
kombinatet bujqësore
dhe ujin e Radoniqit
N’kurbet s’i harrojmë
as shkrimet e Bogdanit
vargjet e Fishtës
të Naimit e Rifatit