Ju kujtojmë me mallë - Poezi nga Frrok Kristaj





Nga kurbeti i largët
me mallë u përshëndesim
shokë, miqë, vëllezër
nga mendja s’u heqim
Drejt jush shpesh vijmë
me letra e telefon -
çdo lajm nga vendlindja
zemrat na i gëzon
Këto vargje po i shkruaj
me shumë përmallim
u përshëndes të gjithëve
me shpresë për kthim