Xhironin dokumentar në një shtëpi, gjejnë 8, 5 mln dollarë në një kuti druri



Një ekip televizioni gjetën plot 8,5 mln dollarë në një kuti druri brenda një shtëpie në Silvertown, në lindje të Londrës ku ishin duke xhiruar një dokumentar kushtuar përmbaruesve.
Ekipi televiziv ishte duke xhiruar një program për Channel 5 dhe teksa po ndiqnin përmbaruesit të cilët po ekzekutonin një urdhër për lirimin e banesës në fjalë, zbuluan shumën e madhe të parave dhe lajmëruan menjëherë policinë.
Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në pranga është vënë një 29 vjeçar që dyshohet për pastrim parash.