Vëreni gishtin në kokë, para se gishti të vetërrëfehet nesër



Tetë orë në punë. Një orë vajtje-ardhje për në punë. Dy orë ushqim, bisedë dhe kafe. Dy orë shikim të kampionatit botëror të futbollit. Një orë para dhe një orë pas komentim për lojën e futbollit. Një orë pushim prej kësaj lodhjeje dhe shtatë orë gjumë. Të nderuar lexues, po mbetet vetëm edhe një orë për t’ia lidhur grykën ditënatës. Vallë, mendoni se këtë orë do ta shfrytëzoni me familjen, vizitë farefisit, lexim, shkrim, namaz, sport, mendim, meditim e këshillim? Nëse mendoni se vetëm për një orë mund t’ia dilni mbanë gjithë këtyre gjërave të vlefshme, atëherë duhet ta shikoni dhe kontrolloni veten, mos vallë jeni gjeni ende i pazbuluar?!  Iljasa Salihu

Related Posts: