Për t’i pakësuar vetëvrasjet, duhet patjetër t’i pakësojmë fjalët lavdie për të vetëvrarit

Për t’i pakësuar vetëvrasjet, duhet patjetër t’i pakësojmë fjalët lavdie për të vetëvrarit

Nëse vërtetohet përnjëmend se vdekja ishte si rrjedhojë e vetëvrasjes, kushdo qoftë ai, atëherë për atë njeri të paktën duhet të heshtet dhe në heshtje duhet të turpërohet familja e tij, shoqëria dhe shteti. Ky është çmim i edukatës morale dhe dënim i mosdëgjimit të fjalës së Zotit. Kurse në shoqërinë tonë, tmerrësisht llojin e këtyre njerëzve janë duke e ngritur në qiell përmes lavdërimit. Me këtë sjellje që është jashtë çdo parimi moral dhe logjik, shoqëria jonë është duke e kultivuar bukurinë e vetëvrasjes, shëmtinë e një vepre të ndytë, prandaj edhe së fundmi në mesin e shoqërisë sonë në vend të pakësimit, vetëvrasjet vetëm se janë duke u shtuar.

Të gjallët duhet ta shohin turpin e atij që nuk ishte pajtuar me sprovat që natyrshëm janë të pranishme në këtë jetë. Fatkeqësisht kështu nuk ndodh, sepse hirësia e njeriut ka tejkaluar dukshëm dhe dendur hirësinë e Zotit Fuqiplotë. “Njerëzit kështu po kanë dëshirë, lëre ti Zotin”! Ja e shini se nën cilën hije të fjalisë shumica e shoqërisë sonë është duke jetuar, madje edhe duke u krenuar

Iljasa Salihu