Nga Bursa-Turqi Ermelinda Hoxhaj
Turqia mund të quhet "atdheu" i dytë i shqiptarëve, pasi jetojnë mbi 5 milionë banorë me origjinë shqiptare, kryesisht nga Kosova e Maqedonia. Një pjesë e mirë e tyre, edhe pse kanë mbi 100 vjet që jetojnë në Turqi, kanë mundur që të ruajnë gjuhën, traditat dhe kulturën e vendit të tyre. Edhe në qytetin e Bursës ku ne kemi ardhur për vizitë, ka një përqendrim të madh të shqiptarëve. Pothuajse një në tre banorë është "arnaut" (turqisht do të thotë shqiptar), pasi, nga tre milionë banorë që jetojnë në këtë qytet, rreth 800 mijë janë me origjinë shqiptare. Përfshi këtu edhe kryebashkiakun e Bursës, Rexhep Altepe, i cili e drejton këtë qytet prej gati një dekade, por fatkeqësisht, numri i atyre që kanë njohuri të gjuhës shqipe ështe 300 mijë.
Bursa
Brusa është e vendosur në veriperëndim të Anadollit. Qyteti i tre milionë banorëve, për shkak se është një ndër metropolet më të industrializuara në Turqi, një vëmendje të madhe i ka kushtuar gjelbërimit, ndaj ndryshe quhet edhe qyteti i gjelbër. Parku kryesor i saj është 16 kilometra i gjatë dhe bashkisë, investimi për të i ka kushtuar plot 100 milionë dollarë. Veçanti tjetër për Bursën është industria motorike: ky është qyteti i parë në Turqi dhe i gjashti në botë që ka arritur të ndërtojë plotësisht vetë tramin e qytetit. Kryebashkiaku me origjinë shqiptare, Rexhep Altepe, ka dhjetë vite me radhë që është kryetar i këtij metropoli, që është qyteti i katërt në Turqi për nga popullsia, kurse i dyti pas Stambollit sa i përket eksportit vjetor që realizon jashtë vendit. Karrierën e tij politike e ka filluar si kryetar i komunës Osman Gazi, komuna më e madhe në qytetin e Bursës, ku jeton komuniteti më i madh shqiptar në këtë qytet. Në vitin 2004 kandidoi për kryetar të qytetit të Bursës, duke fituar këtë garë si kandidat i AK, partisë së kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ndryshimet që janë bërë pesë vitet e fundit në Bursa janë shumë të dukshme, sidomos për sa u përket investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike. Ajo që të bie në sy në këtë qytet është se shumë prona janë të bashkisë; kjo e fundit i ka dhënë me koncesion për përdorim nga privatët dhe merr përqindjen e vet të fitimit. Në takimin që kryetari Altepe pati me përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës dhe grupin e gazetarëve, u shpreh se është i gatshëm të mbështesë Tiranën në zhvillimin e saj. Sipas tij, paqja dhe stabiliteti në Ballkan ndihmon edhe Turqinë. Ndërsa për sa i përket rrezikut të zhdukjes së gjuhës shqipe, ai u shpreh se: "Kemi bërë një kërkesë në Ministrinë e Arsimit që gjuha shqipe të jetë si gjuhë alternative në shkolla. Kërkesa jonë është në shqyrtim". Ndër të tjera, Altepe u shpreh se: "Turqia është vend mik me Shqipërinë, ju jeni urë lidhëse dhe keni një rëndësi të veçantë. 70-80% e popullsisë këtu janë të ardhur. 800 mijë janë me origjinë shqiptare, si jam dhe unë: babai im është nga Shkupi, nëna nga Kosova".
Në Bursa ka dy kategori shqiptarësh, ata që janë të fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht dhe e ardhmja e tyre është këtu, dhe ata që, edhe pse kanë çerek shekulli që jetojnë në Bursa, sytë i kanë nga Shqipëria dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre e shikojnë në atdhe. Një ndër arsyet përse e shikojnë të tillë, është fakti se këto tri vitet e fundit nuk e ndjejnë më veten të lirë si më parë, për shkak të politikave radikale që po ndjek kryeministri Erdogan. Pjesë e kësaj kategorie shqiptarësh është edhe Teuta Tabaku, e cila rrjedh nga familjet e vjetra tiranase. Prej më shumë se dy dekadash, menjëherë pas rënies së komunizmit, ajo së bashku me dy fëmijët dhe familjen e saj janë vendosur në Bursa. Gjatë intervistës për "Gazeta Shqiptare", ajo tregon se, sapo të përfundojë dokumentet e pensionit, do të largohet nga Bursa dhe do të rikthehet në Shqipëri. Ndërkohë që, edhe fëmijët e saj tashmë janë kthyer dhe jetojnë në Tiranë.
Zonja Tabaku, prej sa vitesh jetoni në Turqi?
U bëmë gati çerek shekulli. Jemi larguar nga Shqipëria në '91-shin familjarisht. Në fillim ka ikur babai im dhe më pas nëna, motrat dhe vëllai, dhe unë familjarisht. Në atë kohë fëmijët i kisha të vegjël, vajzën 6 vjeçe dhe djalin vetëm 1 vjeç.
Përse zgjodhët Turqinë? Shumë emigrantë në atë periudhë ikën në vendet fqinje, Greqi, Itali?
Prej babit; ai kishte disa familjarë të largët këtu. Kur po vinim për në Turqi, ishim në një autobus plot me shqiptarë që po linin atdheun e tyre. Kur mbërritëm në Greqi, të gjithë zbritën, mbeti vetëm familja jonë. Dhe mbaj mend që, na shtyu dëshira edhe neve të zbrisnim.
Si i mbani mend vitet e para këtu në Bursa, ka qenë e lehtë të integroheshit?
Vite të vështira, sidomos fillimi. Problemin kryesor e kishim sepse nuk dinim gjuhën dhe na është dashur kohë ta mësonim. E mira këtu është se, nëse do të punosh përherë, ke dhe gjen punë. Fillimisht ne kemi ndenjur në një godinë të gjithë bashkë, ishte një vilë trekatëshe. Ne shqiptarët e Shqipërisë, turqit nuk na kanë pasur shumë për zemër sa ata të Kosovës dhe Maqedonisë; kjo edhe për shkak të fesë, sepse shpesh na thoshin dhe "kaurë". Por me mësimin e gjuhës turke gjërat u bënë më të thjeshta, sepse fakti që nuk dinim të komunikonim na mbante të izoluar.
Po shqipen, a e dinë fëmijët tuaj?
Po, shumë mirë, me të shkruar dhe të lexuar. Kemi punuar shumë që të mos e humbnin gjuhën shqipe. Babai im u kthye sërish në Tiranë në 1992-shin dhe kur ka ardhur na ka sjellë dhe Abetaren, me të cilën fëmijët mundën të mësonin gjuhën. Sepse faktikisht, edhe pse këtu në Bursa jetojnë gati një milion shqiptarë, por shqipen vetëm 30% e tyre e dinë. Kjo, edhe për faktin se nuk kanë ku ta mësojnë, pasi nuk ka shkolla të gjuhës shqipe dhe qeveritë tona nuk na mbështesin. As ajo e Shqipërisë, as ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë. Sepse, duke e ditur që në Turqi janë 5 milionë shqiptarë, pa diskutim që shtetet tona duhet të na mbështesin të parët.
Po dokumentet turke, e keni pasur të lehtë t'i merrni?
Për fakti se nuk pranuam të ndryshonim emrat, t'i kthenim emra turq, na i zgjatën më shumë sesa normalja. Kur bëmë kërkesë për nënshtetësinë turke, më kërkuan të ndryshoja emrin tim dhe të fëmijëve. Nuk pranova dhe kjo na i zgjati procedurat për më shumë kohë. Veç kësaj, ne nuk pranuam as të hiqnim dorë nga nënshtetësia shqiptare.
E keni menduar ndonjëherë të ktheheni në atdhe, në qytetin tuaj të lindjes?
Pa diskutim që po. Kur kemi ardhur në fillim në Bursa, menduam të rrinim pak vite, sa të stabilizohej situata në Shqipëri me rënien e diktaturës. U bëmë gati në vitin 1996 që të ktheheshim, po shikonim mundësitë të hapnim një dyqan. Ndodhën problemet me firmat piramidale dhe ardhja jonë u shty. U shty fatkeqësisht pa një datë tjetër kthimi. Por patjetër që do të kthehem. Fëmijët e mi, të ardhmen, sidomos me situatën aktuale në Turqi, që qeveria në pushtet e Erdogan po ndjek politika shumë radikale, e panë në vendin e tyre. Vajza ime, Fabiana, tashmë 29 vjeçe, prej disa vitesh është kthyer në Tiranë. Ndërsa Endri është duke ndjekur universitetin po në Tiranë.
Nuk janë të mira universitetet turke, që po mbaron universitetin në Tiranë?
Universitetet, shkolla në përgjithësi është shumë e mirë në Turqi, por kërkuan që ta merrnin ushtar, ndaj ne u detyruam që ai të ndiqte universitetin në Shqipëri. Këtu ushtria është e detyruar dhe është dy vjet, por, duke qenë se ai do mbarojë universitetin, do bëjë vetëm tre muaj.
Ju thatë se po plotësoni dokumentet për pension dhe më pas do ktheheni në Tiranë; në çfarë faze jeni me to?
Nuk kam shumë punë. Drejt përfundimit jam dhe sa të dalë pensioni do vij në vendin tim. Edhe prindërit e mi këtë ëndërr kishin, por nuk ia dolën dot të vinin të gjallë. Dhe na e lanë amanet që të varroseshin në Shqipëri. Amanetin e tyre e mbushëm, pasi ata janë varrosur në varrezat e Sharrës.
Po me shtëpinë këtu në Bursa, çfarë do bëni? Do e shisni?
Jo, jo, nuk e shesim. Kemi punuar shumë vite për të ndërtuar këtë shtëpi. E kam lënë me testament që, nëse më ndodh mua diçka, ajo do t'iu kalojë në pronësi dy fëmijëve të mi. Nuk mund ta shes këtë shtëpi, pasi këtu kemi vitet më të vështira, por njëkohësisht edhe më të lumturat. E kam ndërtuar çdo gjë vetë dhe sipas dëshirës së fëmijëve. Ata kanë kujtimet e fëmijërisë, bibliotekën, e cila është sa një faqe muri, me të gjithë librat, fletoret, punimet, fotografitë e tyre nga klasa e parë e deri tani.
Në çfarë moshe dalin femrat në pension në Turqi?
Mosha për gratë është 52 vjeç dhe mjaftojnë vetëm 10 vite punë. Unë e kam mbushur moshën më herët, por më duheshin vitet e punës.
Sa është pensioni që mund të përfitoni?
850-1.500 lira turke, varet nga rroga dhe kontributet që ka paguar çdokush.
A keni diçka që do të donit ta shtonit?
Dua të flas për problemin e gjuhës. Duke qenë se kemi vuajtur vetë, dua të ngre zërin, që qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës të luftojnë më shumë për qytetarët e tyre në Turqi. Nuk janë pak, janë më shumë se pesë milionë shqiptarë, gjuha shqipe e të cilëve po zhduket. Dhe një gjë tjetër që më bën shumë përshtypje është islamizimi i tepërt në Shqipëri; sepse e vizitoj Tiranën shpesh dhe përherë më lind pyetja: Pse ky islamizim radikal në 2014-ën në Shqipëri? Duhet bërë kujdes me këtë çështje, sepse ne po e shikojmë ku po shkon çdo ditë Turqia dhe Shqipëria mendoj se është në rrezik.