Të paktën tre persona kanë vdekur për shkak të një stuhie të fuqishme rëre, e cila ka prekur sot në mesditë kryeqytetin e Itanit, Teheranin. Lajmin konfirmohet nga mediet lokale. Cikloni ka errësuar qiellin e teheranit, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe probleme në të gjithë qytetin aziatik.
Stuhia është shoqëruar me erëra të forta deri në 120 kilometra në orë dhe e ka lënë Teheranin në errësirë, duke sjellë shkëputjen e energjisë elektrike.
Shumë pemë kanë rënë në rrugë dhe rrugët janë mbuluar nga rëra, si në një film të vërtetë të “Hollywood”-it që tregon fundin e botës.






