Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ndërmarrë një nismë sensibilizuese karshi disa sjelljeve të caktuara të pahijshme, të cilat përveçse mund të jenë mjaft të bezdisshme për qytetarët, dëmtojnë rëndë edhe imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në botë. Në prag të sezonit veror, me synim që pushuesit vendas dhe të huaj të gjejnë një klimë sa më të ngrohtë dhe të këndshme kudo që ata ndodhen për të vizituar skajet e Shqipërisë, AKT ka vendosur që ta kryeje këtë ndërgjegjësim përmes disa mesazheve mjaft të drejtëpërdrejta dhe që nuk lënë vend për nënkuptime apo mesazhe të koduara. Tre spotet e AKT-së prekin çështje delikate në jetën e përditshme qytetare, si ato të sjelljeve aspak dashamirëse me mjedisin që na rrethon, apo kultura e shërbimit ndaj klientëve.
Home »
» Turizmi, SPOTI i AKT-së: Sjelljet e pahijshme që duhet të shmangni (VIDEO)
Turizmi, SPOTI i AKT-së: Sjelljet e pahijshme që duhet të shmangni (VIDEO)